NATE-10 prill 2002

Mbi sfondin blu te nje mendimi, nje endrre, nje hapsire plot yje si ne nje nate te panjohur, po pres qe deshira per fjale te reja te shkrihet, kthyer ne lote te humbur ne kerkim te pafundesise.

Endrra me arratiset, vrapon mbi jasteke, perkedhel carcafet e me pas tretet ne endrren e nje muzike te larget, bashkuar me deshiren e rrembimit te nates. Tast mbas tasti degjohen delikatesa notash muzikore dhe frymemarrja e akordeve. Fotografite e viteve, te vetmet qe me kane ngelur, te ruajtura si nje buzeqeshje mbi shtratin tim, mbi shtratin tone. Mengjeset e nje jete te larget, dielli i dimrave mes zjarre dashurish gjysmake.

Dhe jeta eshte prap jete ne cdo skaj heshtjeje, ne cdo cep dhimjesh aty ku struken krahet e ASGJEZISE, aty ku vdes indiferentizmi i rutines se dites time. Perseritja e tere atyre diteve kur shija e fundesires te afrohet ashtu sikurse maja e hundes tende, dhe e ndjen hap pas hapi te marri fryme bashke me ty. Deshira per te ndryshuar, per te mos qene e bashkangjitur me kujtime dashurish te thyera. Erresira e syve te tu perthyen gjunjet, thyen shpinen e paralizuar te nje iluzioni te shkuar. Nderkohe qe fuqija te ka mbetur mbi re dhe vdes vetem ne rast se ti ndalon. Une qe mendonja te prehesha aty, te mos kerkonja gje tjeter vec ato dite qe me duket sikur kane shkuar, nderkohe qe me trokasin mbi koke si gozhde penetruese te vuajtjeve.

Atehere vendosa qe ta kerkonja pa e njohtur, por duke e konsideruar si pjelle e asaj hapsires blu qe cdo nate me fshihej poshte jastekut dhe qe vetem ai e dinte se qendronte aty. Frika se sdo ja dilnja mbane me la te shtangur ne faqen e pare te nje dite te re ne agim, qe gdhihet po aq bukur sa c'perendon dielli ne mbremje. Serisht rikthehem ne nje jete me drita te fikura, te heshtura nga pluhuri i mijra lamtumirave, mijra here duke menduar se ketu i vjen fundi. Dhe pres serisht qe era te mi spostoje shikimet e atyre syve te perlotur, duke i bertitur inatit te permjegullte ne largesen konstante te mendimit. Shtrengoj asgjezine me urrejtje dhe ndjenja humbjeje kundrejt zymtesise te te njejtave dite, duke kerkuar celsin per te shtyre larg cdo realitet te shemtuar.