Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 46
  1. #31
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Une e adhoroj perendimin per guximin e arsyes njerezore dhe arritjet e veta intelektuale. Edhe krishterimin brenda ketij konteksti e vleresoj, jo domosdosjmerisht per mesazhin e vet religjoze. Per vete nuk jame shume fetare, me shume jam spirituale e pavendosur ne nje mision kerkimi.

    Flm per te gjitha pergjigjet.

  2. #32
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Citim Postuar më parë nga liveintwoplaces
    Tannhauser, fakti se ju protestantët i quani heretikë, ndërsa katolikët në një farë mënyre i quani vëllezër tregon se ndryshimet tuaja janë siperfaqësore.
    Nuk di cilin ke degjuar ti te thote per katoliket vellezer por per orthodhokset edhe katoliket edhe protestantet jane heretike.

    Ndryshime siperfaqesore jane nese prifti do mbaj mjeker apo c'fare ngjyre do kete rrobat e tij.

    Me katoliket, ndryshimet nuk kane karakter te till. Ndryshimet, si ajo e filioque jane thelbesore.

    Nëse ti e ke fjalën për protestantët e kishave protestante shtetërore që gjënden në Angli dhe gjetkë, ke të drejtë, ndryshimet e tyre me katolikët janë sipërfaqësore. Por nëse e ke fjalën për ungjillorët, atëhere nuk ke të drejtë. Ata për ju nuk janë veçse heretikë.
    Protestat e Luterit fillimisht nuk kishin karakter dogmatik, ato kishin me shume karakter moral duke pare korupsionin tek kisha katolike. Kjo nuk ka te beje me doktrinen...

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Tannhauser, anëtarja Lunesta bëri disa pyetje dhe unë me sa pata mundësi ju përgjigja. Nëse do vazhdojmë t'i kundërpërgjigjemi njëri-tjetrit për ndryshimet doktrinore në këtë temë, do akuzohemi (me të drejtë) nga të tjerët se nuk lëmë rast pa shfrytëzuar për debate të tipit fetar.

    Nëse do ta bënim një gjë të tillë mendoj se do dilnim krejtësisht jashtë teme, prandaj them se do ishte më mirë, nëse ke dëshirë të bisedojmë për këto gjëra që ti shtron, të hapësh një temë të re dhe kështu mund të diskutojmë sa të duash.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #34
    Larguar.
    Anëtarësuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    në Blog
    Postime
    1,121
    Tannhauser, anëtarja Lunesta bëri disa pyetje dhe unë me sa pata mundësi ju përgjigja. Nëse do vazhdojmë t'i kundërpërgjigjemi njëri-tjetrit për ndryshimet doktrinore në këtë temë, do akuzohemi (me të drejtë) nga të tjerët se nuk lëmë rast pa shfrytëzuar për debate të tipit fetar.
    Dakord, por nderhyrja ime kerkonte ti bente pak me te qarta pergjigjet. Ti p.sh. si protestant nuk di nese ke njohurite e duhura qe te thuash cilat jane diferencat midis katolikeve dhe orthodhokseve. Nuk e them per te nenvleftesuar pergjigjen tende por ceshtja eshte pak me nderlikuar..

    Nëse do ta bënim një gjë të tillë mendoj se do dilnim krejtësisht jashtë teme, prandaj them se do ishte më mirë, nëse ke dëshirë të bisedojmë për këto gjëra që ti shtron, të hapësh një temë të re dhe kështu mund të diskutojmë sa të duash.
    Edhe kjo behet.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Dakord, por nderhyrja ime kerkonte ti bente pak me te qarta pergjigjet. Ti p.sh. si protestant nuk di nese ke njohurite e duhura qe te thuash cilat jane diferencat midis katolikeve dhe orthodhokseve. Nuk e them per te nenvleftesuar pergjigjen tende por ceshtja eshte pak me nderlikuar..
    Atëhere jepi Lunestës një përgjigje të plotë nën këndvështrimin tënd.



    Citim Postuar më parë nga Tannhauser
    Edhe kjo behet.
    Dyert e këtij nënforumi do jenë gjithmonë të hapura për të gjithë ata që duan të pyesin, diskutojnë, apo edhe kritikojnë besimin tonë. Je më se i mirëpritur.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #36
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Po nese te gjithe jane te krishtere cfare rendesie ka ne keto nenkategorite?

  7. #37
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Po nese te gjithe jane te krishtere cfare rendesie ka ne keto nenkategorite?
    Per kete pyet Albon....
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    397
    Ka rendesi te madhe une jam krishtere vetes i them ashtu,po i takoj komunitetit portestant,ka dallim shume te madhe kisha katolike ose otodokse dhe pse jan te dy palet krishter,te tria predikojne ose bazohen ne bibel po secila e shef ne frymen e vet,une po flas personalishte per vete nuk jam njeri qe i du ikonat shume,nuk jam njeri qe i du rutinat,e sidomos shabllonet e lutjeve qe behen ne kisha ortodoske apo katolike pa ofendime une jam e lire jetoj pa shabllone jetesore kam nje rruge qe kam zgjedh dhe qe jam e bindur qe ehste e drejta,dhe dicka nuk beje asnjeher dallime fetare asnjeher te gjithe jane njerez me mendime dhe besime ashtu si done ata

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-03-2006
    Vendndodhja
    rome
    Postime
    44
    Te krishtere!

    Me pelqen kjo teme. Problemi eshte shume delikat dhe mund te keqkuptohet lehte. Si per katoliket, ortodokset dhe protestantet qe ndjekin kishat e federates evangjeliste eshte e rendesishme te kuptojne qe nuk ka kuptim emri apo emertimi "katolik", "ortodoks" apo "protestant" jashte kishes ku bejne pjese siç shprehet vjazapr ketu siper. Une jam katolik sepse jam pagezuar ne kete Kishe dhe profesoj besimin qe shpall Kisha ime. Po e njejta gje per ortodokset e protestantet.

    Kjo gje tregon edhe qe jam koshient per ndryshimet qe ka mes kishave te veçanta. Katoliket nuk quajne me heretike ortodokset dhe ansjelltas qe nga Pali VI por edhe duke e ditur qe te dyja palet, qe nuk egziston ende nje komunion (bashkim) perfekt mes tyre, konsiderohen vellezer sepse besojne ne te njejtin Zot, Jezu Krishtin e Shpirtin e Shenjte dhe kane te njetat sakramente. Filioque, dogmat mariane apo anatemat jane duke u kapercyer e une uroj me tere shpirt qe shpejt te behemi nje Kishe e vetme.

    Me kishat protestante (e thote vete emerimi) ka disa probleme me shume, sepse copezimet jane me te shumta e ndryshimet doktrinale me te thella por jane duke u bere shume hapa domethenes bashkepunimi e hapjeje (lexoni dokumentat e Komisionit biblik nderkombetar).

    Eshte e drejte te quhemi te krishtere? PO! Madje edhe vellezer! Bij te te njejtit Zot nuk mund te quhen ndryshe e si te tille duhet te bashkepunojme per tu bere nje Kishe e vetme e pa ndare.

  10. #40
    Perjashtuar Maska e eVerteta
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    ForumKatolik.com
    Postime
    54
    Te krishtere jane edhe katoliket, protestantet, edhe ortodokset, anglikanet... pra te gjithe besojne ne nje te Vertete (=Jezu Krishti), por interpretimi i se Vertetes ndryshon.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  4. Kriptokrishtërimi në Shqipëri
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •