PUTHJA FATALE


Nė njė burg tė vogėl tė Ferrarės, po ndaheshin rolet e pjesės qė do vihej nė skenė. Tė gjithė tė burgosurit ishin entusiaztė, dėgjoheshin thirrje, shtyheshin me njėri tjetrin, qeshnin e lėshonin batuta tė kripura. Kjo ishte hera e parė qė organizohej. Kishe tė drejtė tė stėrviteshe nė aktrim sa tė doje, koha e burgut nuk tė hynte nė sy. Pėrveē kėsaj, ditėn e shfaqjes do vinte drejtori i burgut dhe pėrfaqėsues tė lartė. Aktorėve qė do interpretonin mirė pjesėn e tyre, mund t’iu ulej njė pjesė e dėnimit. S’ishte pak, po tė mendoje qė kjo fitohej duke mėsuar pėrmendėsh vargje gjithė ditėn e ditės.
-Kleopatrėn, kush do interpretojė Kleopatrėn?
Tė gjithė tė burgosurit nisėn tė qeshin e tė ngacmohen.
-Uh, drejtor, do ta bėja unė kėtė pjesė, por e shikon, e kam xheloz tė dashurin tim,-dhe ngrinin zėrin nė qiell.
-Lerini shakatė! Po pyes edhe njėherė!
Tė burgosurit shikonin nė sy njėri-tjetrin, asnjė nuk fliste.Emri Kleopatra ishte i bukur, njė emėr femre prej vėrteti. Kishin patur kohė mė parė njė bythec qė do ta kishte pranuar me gjithė qejf kėtė rol. Tani ishte liruar nga dėnimi e bridhte lart e poshtė trotuareve, natėn.
-Tė kishte mbetur Liloja,-nisėn ta kujtojnė me mallėngjim mė tė vjetrit.-Ai po, qė mund ta bėnte fare lehtė kėtė punė.
-Djema, ėshtė vetėm njė pjesė teatrore. Hajde, ne tė drejtorisė do tregohemi shumė zemėrgjerė po tė bashkėpunoni.
S’kishte vullnetarė.
-Mos vallė duhet tė pezullojmė kėtė inisiativė? Unė mendova qė ishte gjė e mirė pėr ju.
-Drejtor, jo, zoti drejtor,-nisėn tė ndihen zėrat e tė burgosurve qė kishin marrė rolet e tjera.-hėni more, nuk do pėrdhunojmė njeri!
Nisėn tė qeshin tė dyja palėt.
-Po vendos unė atėherė,-u dėgjua zėri i drejtorit. Shumica ishin dakord me kėtė zgjidhje.
-Ti jo, ti i ke kėmbėt e shtrembra, ti s’bėhet fjalė me atė surrat qė ke. Pa prit, ti, aty, dil pėrpara!
Ishte njė djalė i imėt nė trup, me njė vėshtrim tė trembur, sikur ta kishin arrestuar pėr herė tė dytė.
-Si e ke emrin?
-Alberto!
-Shkurt Klea,-nisėn tė ulėrijnė e tė shtyhen ca tė burgosur, qė e gjetėn perfekt atė djalė pėr rolin.
Alberto u kthye duke i vėshtruar me tėrbim. Ata nisėn tė qeshin, njėri u shtir i frikėsuar, kėrkoi shaminė e bėri sikur humbi ndjenjat.
-Ē’pate?-e ngacmuan ata qė kishte afėr!
-Ēfarė vėshtrimi, mė mori nė qafė, dreqja,-e u ngrit nė kėmbė duke marrė duartrokitje pa fund.
Drejtori i bėri me shenjė njė rojeje, qė e hoqi zvarrė dhe e mbylli nė qeli te burgosurin.
-Ti ke pėr ta marrė atė rol,-po i thoshte drejtori Albertos.-Je djalė i ri, e mund ta mėsosh shumė mirė pjesėn tėnde.
-Por unė, zoti drejtor…
Ti ēfarė? Mos u merakos nga kėta derra tė zgjebosur. Ua rregulloj unė qejfin. Ec tani, me sa vjet tė kanė dėnuar?
-Tetė vjet!
-Dhe ky ėshtė…
-Fundi i vitit tė parė tė dėnimit!
-Mirė, mirė, po tė bėsh maksimumin, do shikojmė mos e rregullojmė me ca vjet mė pak dėnimin tėnd. Ti ke pjesėn mė tė vėshtirė, tė takon me tė drejtė. Si thua, pranon?
Albertos i qeshi fytyra kur mėsoi qė do t’i shkurtonin dėnimin aq shumė. Tundi kokėn, e tek e fundit nuk iu duk gjėmė e madhe tė interpretonte Kleopatrėn. Drejtori kishte treguar vendosmėri pėr t’i qėndruar afėr. Shumė shpejt shfaqja do dilte nė skenė, e gjithēka merrte fund..
-Pranoj!-dhe rrotull tij u dėgjuan fishkėllima e duartrokitje pa fund. U pėrkul me njė hijeshi femėrore sa tė gjithė shkulėn brinjėt duke qeshur. Rrugės pėr nė qeli, nisėn t’ia rrahin shpatullat duke i thėnė nga mbrapa:
-Qerrata, qerrata i madh u tregove!
* * *


-Nuk do puthemi prej vėrteti, jo!
-Kėtu ėshtė shkruar qė Antonio e puth Kleopatrėn gjithė afsh e pasion. S’ke ē’t’i bėsh!
Pėrballė Albertos qėndronte njė i burgosur i gjatė, i bėshėm, qė e shikonte kėrcėnueshėm.
-Jo, nuk pranoj! S’ėshtė thėnė qė ta ndjekim pikė pėr pikė atė qė ėshtė e shkruar nė pjesė.
-Hajde more kėtu,-dhe i burgosuri tjetėr e shtrėngoi gjithė forcė pas vetes, duke ia marrė frymėn. Antonio nuk klithte dot. Spektatorėt e provave po shihnin pa thėnė gjė, tė eksituar si para ndonjė ēudie.
-Mė puth, duhet tė mė puthėsh ti i pari. Ē’pret, ia bėnte i gjati, duke e shtrėnguar gjithnjė e mė fort. Albertos iu errėn sytė e ra pa ndjenja. Tjetri priti sa tė zgjohej, i hodhėn njė gotė ujė pėrsipėr, e si mori veten, Alberto ndjeu njė grusht tė fortė nė brinjė. Klithi nga dhimbja, roja qė kaloi aty afėr bėri sikur s’pa gjė e vazhdoi mė tej. Edhe atij i dukej e pranueshme qė rolit t’i shkohej deri nė fund. Pėrndryshe ē’kuptim do kishte e gjithė kjo?
-Po vjen drejtori, po vjen,-u dėgjuan zėra e shumė shpejt ra njė qetėsi e ngrirė pėrsipėr.
-Ē’patėn kėshtu? Alberto, si ėshtė puna?
-Kėrkoi, deshi tė mė puthė, drejtor,-e filloi tė qajė nėntėmbėdhjetė vitet e moshės.
Drejtori e pa kėrcėnueshėm tė gjatin, qė ngriti supet duke i shpjeguar qė ashtu ishte e shkruar nė skenar.
-Mirė, mirė, kėto janė gjėra qė rregullohen. Ajo ėshtė thjesht njė puthje skenike. Shiko, Alberto, tė kam sjellė kostumin e duhur pėr ty, edhe njė buzė tė kuq, qė tė ngjash tamam me Kleopatrėn. Duhet t’ia luash fenė kėtij roli.
I gjati qeshi e tha:
-Buzė tė kuq! Sa mirė! Kėshtu ėshtė tamam!






* * *

Atė mbrėmje Alberton e transferuan nė njė qeli tjetėr. Ishte pėrgjumėsh kur e zgjuan, por u drodh nga frika kur e mori vesh ku e ēonin. Drejtori kishte dhėnė urdhėr qė ta mbyllnin nė njė dhomė bashkė me tė burgosurin qė luante Antonion, tė gjatin, kėshtu mund tė zinin miqėsi, apo tė krijonin mė shumė intimitet.
-Nėse ai ēift do krijojė njė raport miqėsor, e gjithė shfaqja ka pėr tė ecur vaj!
I gjati ishte shumė i entusiazmuar. I falenderoi rojet, u pėrkul si kavalier pėrpara Albertos, i mori dorėn dhe ia puthi lehtė. Pastaj nisi tė qeshė me tė madhe, pa pushim, ndėrsa Albertoja pėshpėriste me zėrin e thatė:
-Jam akuzuar pėr plagosje me armė zjarri! Jam akuzuar pėr…
I gjati nuk i ra nė sy, e la tė zgjidhte krevatin ku po flinte e pastaj u shtri pėr vete, duke u nanuritur nė njė gjumė tė qetė, pėr t’i bėrė gjėrat mė vonė.
Sapo e ndjeu qė po gėrhiste, Albertoja mendoi si tė shpėtojė. Rrėshqiti lehtėsisht nga shtrati, iu afrua fytyrės sė tjetrit dhe e pa me vėmendje. Nuk ishte e lehtė ta mbyste. Do ta provonte, por duart e tij dridheshin pa pushim, ato duar aq tė vogla nuk kishin pėr tė bėrė ndonjė gjė tė madhe me atė njeri-mal.
Pėrqark s’kishte asnjė send tė fortė qė tė bėnte njė punė tė paqme. Kishte frike, aq shumė sa u pėrlot kur mendoi ē’mund t’i ndodhte aty brenda. Sa i tmerrshėm qė po tregohej fati i tij! Dhe ai kishte pranuar si idiot tė luante Kleopatrėn. Kishte mėsuar pėrmendėsh batutat, kishte provuar tė vishte edhe fustanin e saj. Tani ishte brenda dhomės me tė dashurin e personazhit qė duhej tė luante. Asnjė nuk e kishte ēarė kokėn ta pyeste nė donte apo jo tė bėnte pėrpara.
Tė burgosurit e tjerė flinin. Mbase ėndėrronin pėr atė, Alberton, tė veshur me fustanin e Kleas dhe eksitoheshin nė gjumė.
Por kjo ishte marrėzi. Atij iu pėshtiros vetja.Eh, sa i pafuqishėm ishte, e duhej te kalonte vite nė kėtė birucė. Mendoi tė bėnte si i ēmendur. Tė pėrplasej pas hekurave, tė dėrmonte kokėn e tė ngrinte vajin nė qiell. Dikush kishte pėr ta marrė, do pėrkujdeseshin pėr tė e do ta ēonin nė infermieri. Por pastaj shfaqja do pezullohej. Vetėm ai kishte mėsuar aq shpejt batutat, vetėm ai mund tė luante rolin e gruas mė tė bukur nė botė. Kur tė kthehej, kishin pėr ta vrarė, me siguri. Ose do ta pėrdhunonin me rradhė, tė gjithė aktorėt e pjesės. Ai do bėhej kėshtu dashnorja e njerėzve tė uritur. Ndėrsa jashtė e prisnin tė tjera ėndrra. Aty, jashtė, ai kishte provuar edhe tė dashuronte. I kishte ecur nė dashuri e dikush e priste qė tė dilte njė ditė.
Drejtori, ai e kishte marrė mė qafė. Ai i kishte fajet pėr tė gjitha. Ta kishte nė kėto ēaste, patjetėr do ta kishte vrarė.
I gjati lėvizi, u rrotulla e vendosi dorėn nė organet gjenitale. Po mendonte pėr atė. Kjo ishte e sigurt. Atėherė si i mbetej? Duhej ta vriste, por me ēfarė?
I erdhi rreth e qark dhomės, pa vendosur dot asgjė.
Nė kėtė rrugėtim shpirtėror, brenda njė burgu tė vogėl ku vuanin dėnimin edhe tė tjerė, mendoi qė ky ishte fundi. Duhej tė paguante njė faturė tė kripur pėr tė larat dhe tė palarat e jetės sė tij. Kur i kaloi kjo shkėndijė, nė kokė, u ndje i qetė. Provoi edhe tė buzėqeshė. Nisi tė zhvishej, lehtė, lehtė, lakuriq. I qėndroi tek koka tė gjatit dhe e shau nėpėr dhėmbė, i tregoi prapanicėn e kėsaj i ra njėherė me dorė. Pastaj shkoi te rrobat e tij, nxorri fustanin e Kleopatrės dhe e veshi shpejt. Vuri duart nė gjokse, duke u pėrpjekur t’i ngrinte si njė femėr e rrahur nė zanat.
Mori buzėkuqin, qė ia kishte dhuruar drejtori, u lye ashtu, kuturu, megjithatė nuk e ndali punėn, u pėrlye nė tė gjithė fytyrėn, e ngjante sikur tė kishte vėnė pėrpara njė maskė fatkeqe, qė qeshte nga zori.
Kėtu, i tha lamtumirė jetės, nuk mendoi pėr asgjė, ndryshe mund tė ndrronte mendje. Me rripin e fustanit krijoi njė lak, qė e lidhi nė llambėn e shojtur tė qelisė, e pastaj ia vuri vetes nė qafė. I hipur majė njė stoli, mendoi qė s’kishte kuptim asgjė. E shtyu me kėmbė e nisi tė valėvitej nė ajėr.Disa sekonda mė vonė, ndjeu t’i erreshin sytė, zemra i perpelitej kurse ai qante. Kėrkonte tė lirohej por s’mundej. Tha se vdiq, e klithi me zėrin e mekur pėr ndihmė emrin e tė gjatit.
Ashtu i varur, ndjeu dy duart e fuqishme qė e shkulėn nga dyshemeja. I gjati tani po i lironte fytin, e goditi lehtė me shuplakė e pastaj mbushi ujė pėr ta freskuar.
Albertoja u pėrmend, kurse i gjati i shqetėsuar nė kulm, e shtyu duke i thėnė:
-Ē’po bėje, idiot?
Alberto s’foli. Vetėm u ndje i lodhur pėr gjumė. Jeta e tij, nėntėmbėdhjetė vitet do duhej tė jetoheshin. Le tė bėheshin edhe pak padrejtėsira! Kėshtu mund t’i ndodhte kujtdo. Ra nė gjumin e jetės, e s’dalloi krahėt e fuqishėm tė tė gjatit, qė e ngritėn peshė, e morrėn me vete dhe e futėn tė flinte nė njė krevat me tė. Alberto i veshur si Kleopatra.
-I shkreti, paska vėnė edhe buzėkuqin,-mendoi i gjati, e qeshi djallezisht, i lumtur.