Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    PERMBYTEN 100 DITET E QEVERISE

    Ne 3-mujorin e pare te saj ekzekutivi nuk arrin dot te mbaje asnje nga premtimet e dhena

    Qeveria Berisha peson permbytjen e saj te madhe ne 100 ditet e saj te qeverisjes. Kur nuk kane mbetur dhe pak dite ne kete plotesim ditesh, qeveria e vogel ka deshtuar ne punet e saj te medha. Prej tri ditesh i gjithe vendi eshte permbytur nga reshjet e shumta qe rane. Ndoshta lutja per te pasur reshje e per te shpetuar nga erresira u konkretizua ne nje krize tjeter qe rendon edhe me shume ne familjet shqiptare. Mbase krejt e rastesishme, por vetem nje dite para se vendi te permbytej, opozitaret kuvendore kerkuan nga Ministri i Brendshem te dine se si eshte situata ne shtabet e emergjences ne rast te ndonje situate te tille. "10 dite furnizime per 100 mije persona", ishte pergjigja e vetme qe mund te jepte qeveria. Nga kriza ne krize, eshte perkthimi i vetem qe mund te vije per qeverine e re, qe ne tete vjetet e saj opozitare, sic duket, nuk kishte nje strategji te qarte te ardhjes se saj ne pushtet. Duket e larget koha e nxehte e veres, me premtime po te nxehta elektorale. Uje, drita, rritje pagash, trajtim i vecante per shtresa te ndryshme te shoqerise, lufte pa kompromis korrupsionit. Ky i fundit duket si nje paradoks ne keto dite te veshtira shqiptare. Me shume se nje premtim i pambajtur, njerezit tashme po vuajne pasojat e nje terrori psikologjik. Erresira, uji deri ne permbytje kushedi ku shkon e nesermja per ta. Ata nuk mendojne dot per te sotmen, deri sa kane nje ekzekutiv qe po mban diete per te mbajtur premtimet. Shkurtime ne administrate eshte zgjidhja e dhene nga kjo qeveri. Do te pushohen ata 2500 punonjes, po valle e zgjidh kjo krizen energjitike? Valle e zgjidh kjo kaosin ne vend? Se fundi, qeveritaret tane hartuan nje projektbuxhet ku asnje nga premtimet e tyre elektorale nuk ishte i misheruar. Edhe per ata arsimtare apo infermiere qe perfitojne nje rritje rroge, nuk dihet se kur mund ta marrin. Mungojne te pasqyruara ne kete buxhet investimet qe do te behen ne infrastrukture. Mungon aty zgjidhja e krizes energjitike. Ministri i Financave e tha qarte se kjo krize do te ndikoje dukshem ne te ardhurat e vitit tjeter. Mire se krizen ja faturuan paraardhesve te tyre ne pushtet, po ne ditet ne vijim cfare pritet te ndodhe? Duket se ditet e nxehta elektorale ku lideri opozitar i asaj kohe premtonte ne dite dielli se "ata jane zgjidhja e vetme per kete vend" jane nje e kaluar e kthyer ne imazh. Ne 100 ditet e saj kjo qeveri kishte premtuar se do te afronte parajsen e munguar per shqiptaret. 100 ditet jane drejt skadences e duket se dhe qeveria ka skaduar bashke me to. Kabineti i ri me njerez te rinj po me nje lider te vjeter nuk solli dot ndryshimin e pritur per shqiptaret qe dhe nje here i besuan voten e tyre politikes se djathte.



    KJ

  2. #12
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Kreu i Komisionit të Ligjeve kritikon rritjen e diferencuar të pagave e pensioneve dhe shkurtimet e shpenzimeve

    Berisha-Ngjela, replika për buxhetin

    Ngjela: Rritja e diferencuar e pagave, politikë e majtë

    Nevila Perndoj

    TIRANË- Ndodhi ajo që pritej. Sërish kryetari i Komisionit të Ligjeve, Spartak Ngjela, ka bërë oponencën e tij gjatë diskutimit njëorësh që deputetët demokratë i kanë bërë projektbuxhetit të ri të miratuar pak ditë më parë nga Këshilli i Ministrave. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, Ngjela nuk ka nguruar që të kundërshtojë disa pika bazë të projektbuxhetit. Replika mes tij dhe Berishës ka qenë e vazhdueshme, paçka se vetë kryeministri Berisha e kishte pranuar gjatë mbledhjes së djeshme se e priste kundërshtimin për projektbuxhetin nga neoliberalistët.
    Projektbuxheti
    Burime nga grupi parlamentar i PD-së cituan dje për “Shekullin”, se Ngjela është shprehur i pakënaqur rreth përmbajtjes së projektbuxhetit të ri. “Ky projektbuxhet duhet të ishte më ambicioz, po t’i referohemi premtimeve që u bënë në muajin qershor”, - mësohet të jetë shprehur Ngjela. Ndërkohë, ndër të tjera, kryeministri ka sqaruar se projektbuxheti është përgatitur mbi bazën e disa kushteve që ka vënë FMN-ja. Por kudërshtimet e Ngjelës kanë qenë edhe për konceptin bazë të projektbuxhetit. Mësohet se Ngjela është shprehur se ishte mirë që rriten pagat dhe pensionet e ulëta, por duhet që qeveria e re të kishte kujdes që të mos kalonte nga qendra e djathtë në të bërit e një potilike të majtë. Sipas Ngjelës, masat që janë marrë janë totalisht politika të majta që pak kanë lidhje me politikën e djathtë që duhet të ndiqet normalisht. ”Ç’është kjo që rriten vetëm pagat e ulëta. Po të bëhet, të rritet për të gjitha llojet e pagave njësoj. Sepse kështu ka prirje drejt një shteti komunist’’, - mësohet të jetë shprehur Ngjela. Edhe për këtë pakënaqësi, kryeministri Berisha mësohet të ketë dhënë një përgjigje. “Këto masa vijnë për arsye të një polarizimi të tejskashëm që ka ndodhur me pagat. E gjithë kjo bëhet për të zbutur hendekun mes pagave dhe për të zbutur konfliktin social”, - mësohet të jetë shprehur Berisha. Ndërkohë në këtë moment ka ndërhyrë edhe deputeti tjetër i PD-së, kryetari i Komisionit të Jashtëm, Preç Zogaj. Ky i fundit mësohet të jetë shprehur se nuk është problemi nëse politikat janë apo jo sociale, sepse e djathta është për një shtet social. “Por problemi është te biznesi. Si do t’i vendosim ne marrëdhëniet me biznesin, sepse mua më kanë ardhur sinjale nga përfaqësues të biznesit që nuk jemi miqësorë me biznesin. Këtu duket shteti i djathtë”, - është shprehur Zogaj.
    Ministrat
    Më pas debati mes deputetit demokrat Spartak Ngjela dhe kryeministrit Sali Berisha ka vazhduar edhe më tej, duke u përqendruar edhe në vetë punën e ministrave. “Ministrat e tu janë skëterrë nëpër debate”, - është shprehur Ngjela, duke u nisur nga debatet e fundit televizive që disa prej ministrave kanë zhvilluar me përfaqësues të opozitës. Ndërkohë që Berisha është shprehur se ministrat i kanë fituar debatet. ”Kush i ka fituar debatet?. Bërrnut kane qenë. Pyesni botën e medias”, - është përgjigjur Ngjela. Lidhur me shpenzimet, Ngjela nuk e ka gjykuar si të drejtë faktin se ministrave dhe administratës po u ulen shpenzimet operative. ”Çfarë janë këto shkurtime operative. Në vend që t’i ngrini ato, i ulni”,- tha ai. Sa për shkurtimet ne administratë, mësohet se Ngjela ka qenë në mbështetje të plotë, duke sqaruar se, nëse këta njërëz që hiqen, pretendohen nga pala tjetër të jenë profesionistë, atëherë tregu është i lirë dhe le të konkurrojnë.

    Replikat Ngjela-Berisha


    Ngjela: Ky projektbuxhet duhet të ishte më ambicioz, po të kemi parasysh premtimet elektorale që u bënë në muajin qershor.
    Berisha: Projektbuxheti është përgatitur mbi bazën e disa kushteve që ka vënë FMN-ja.


    Ngjela: Ç’është kjo rritje vetëm për pagat dhe pensionet e ulëta. Po të jetë për t’u rritur, le të rriten të gjitha njësoj, por jo vetëm të ulëtat. Sepse kështu kjo politikë ka prirje drejt një shteti komunist.


    Ngjela: Kjo skemë buxheti është socialdemokrate
    Ne kemi ardhur për ekspansione të kapitalit dhe jo për të shpërblyer parazitizmin.

    Berisha: Këto masa për rritje pagash vijnë për arsye të një polarizimi të tejskashëm që ka ndodhur me pagat. E gjithë kjo vjen si rezultat i zbutjes se konfliktit social.

    Zogaj: Nuk është problemi nëse politikat janë apo jo sociale, sepse e djathta është një shtet social. Por problemi është te biznesi. Si do t’i vendosim ne marrëdhëniet me biznesin, sepse mua më kanë ardhur sinjale nga përfaqësues të biznesit që nuk jemi miqësorë me biznesin. Këtu duket shteti i djathtë.

    Ngjela: Po qe për shtet social, ishte ai qe kemi pasur. E di si ishte? Të gjithë kishin punë dhe asnjë nuk punonte, asnjë nuk punonte dhe planet realizoheshin, planet realizoheshin, dyqanet ishin bosh; dyqanet ishin bosh, askush nuk vdiste uria

    Ngjela: Dy njerëzit e buxhetit kanë dalë mjaft dobët në media për ta sqaruar atë. Ministrat që t’i mbështete gjatë fjalës tënde kanë dalë bërrnut nëpër debate.

    Berisha: Ministrat i kanë fituar debatet
    Ngjela: Kush i ka fituar debatet. Bërrnut kane qenë. Pyesni median.

    Ngjela: Ç’janë këto ulje shpenzimeve operative që po bëhen. Në vend që t’i ngrini për zyrtarët, i ulni ato më shumë.

    Ngjela: Si mundet që të shkurtoni kuotën prej 20 mijë lekësh në ditë për zyratrë kur një zytari vetëm për telefon i duhen 20 mijë lekë në ditë. A pretendoni rritje 7% rritje ekonomike, apa mos doni që administrata të bëje vetëm 7% të punës. Nëse kjo bëhet për vota, doni t’ju them unë një mënyrë për të marrë votat e 70% të shqiptarëve; shpallni shtetëzimin e pronave të kapitalit dhe do t’i merrni ato. Por do të përfundoni në uri si ata të tjetrët.
    Ngjela: Sa për shkurtimet në administratë, ato duhet të jenë më të mëdha. Të gjithë ata që do të shkurtohen le të konkurrojnë në treg. Tregu është i lirë tashmë.

    Berisha: Unë e di që me këtë buxhet do të meritoj këndvështrimin e neoliberalëve, por kjo është Shqipëria
    Berisha: Buxheti është hartuar sipas kushteve të FMN-së, skema jonë do të realizohet në qershor.

    Ngjela: Të presim deri në qershor.




    06/12/2005
    KATEGORIA: Politike


    Shekulli

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Bizmesmeni Pellumb Borshi keqtrajton dy gra te verbera
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 09:25
  2. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  3. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •