Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anëtarësuar
    07-05-2003
    Postime
    37

    Arrow Mospërdorimi i shanseve të pushtetit nga PD

    Mospërdorimi i shanseve të pushtetit nga PD

    Mero Baze

    Tendenca e ekzagjeruar drejt njerëzve të vetëshpallur teknicienë dhe të ardhur nga jashtë, po i krijon Partisë Demokratike dy rreziqe kryesore. Rreziku i parë është mospërdorimi i shansit të pushtetit për të formuar një elitë politike në PD dhe rreziku i dytë është dështimi i politikave qeverisëse nga njerëz, të cilët nuk janë përgjegjës dhe nuk janë pasur parasysh nga elektorati shqiptar kur ka votuar për PD-në.
    Duke mos dashur ta ndjell rrezikun e dytë, për të cilin ka plot shenja, duhet të përqendrohem tek rreziku, që vjen nga sterilizimi i administratës së lartë prej njerëzve politikë. Në politikën e PD-së në opozitë, disa ish-këshilltarë të hershëm të zotit Berisha, u bënë figura kryesore në PD, për shkak se kishin pasur fatin të punonin afër ish-Presidentit. Ky fat, i kombinuar më tej me aftësinë e tyre, për të marrë një qëndrim politik, në të vërtetë ishte gati pasuria e vetme politike që PD-ja kishte pas vitit 1997. Genc Pollo, Fatos Beja, Ilir Rusmali, Fatos Harizi, Ylli Panariti, Linda Ihsani, Mimoza Vokshi dhe ndonjë tjetër, në të vërtetë u llogaritën si kapitale politike për Partinë Demokratike. E njëjta gjë nuk mund të thuhet tani me shumë shpresë për ekipin e këshilltarëve të zotit Berisha, ku përveç disa përjashtimeve siç është rasti i Arben Imamit, Myqyrem Tafaj apo dikujt tjetër, nuk ka asnjë shenjë se ata kanë një vetëdije politike për ushtrimin e pushtetit në emër të shumicës që përfaqësojnë dhe për evoluimin e saj në të ardhmen. Po t’i shtoj kësaj prirjeje “teknike” të këtij ekipi edhe rekomandimet, shpesh donkishoteske, në të cilën ata po fusin reformën administrative, dyshoj shumë se mund të gjendemi përballë një mungese perspektive për të krijuar një elitë politike si pasuri e PD-së nga kjo garniturë pushteti. Triumfi më të cilin administrata e Sali Berishës dhe vetë kryeministri njoftoi për shkurtimet e shpenzimeve administrative prej dy ose treqind mijë dollarësh, është një favor i papërfillshëm që i bëhet buxhetit të shtetit, por një pikëpyetje e madhe që i vihet eficencës së administratës dhe një pamundësi për promovimin e burimeve njerëzore të PD-së në pushtet. Dhe pikërisht ky staf këshilltarësh, që ndihen komodë larg njerëzve politikë të PD-së, dhe ky kryeministër, që premtoi se në 100 ditë do të hidhnin bazat ligjore të reformës, në të vërtetë, përveçse kanë kaluar një ligj të rëndësishëm, siç është ai i paketës fiskale, kanë bërë vetëm konferenca shtypi, propagandë dhe ende jo një organigramë përfundimtare të qeverisë së re. Në shumicën e dikastereve mbijetojnë drejtorë të dubluar ose, në raste fatlume si Ministria e Drejtësisë, mbijeton administrata e vjetër. Ndryshimet janë aq shumë të ngadalta, sa duket se ministrat janë të frenuar, ose të pamotivuar të veprojnë personalisht.
    Mospërdorimi i shanseve të pushtetit për të prodhuar një elitë të re politike për PD-në, po shkon në drejtim të kundërt me përpjekjet maksimale që vetë Berisha ka bërë në opozitë për të krijuar një ekip politik afër tij. Pavarësisht sa ia arriti, të gjithë e justifikonin faktin se në opozitë e ke të vështirë t’i ofrosh politikës vlera të reja. Tashmë që PD-ja është në pushtet, ajo në të vërtetë po e përdor fare pak shansin për të promovuar politikisht figura të saj. Teprimi me emërimet e katapultuara në postet kyçe me impakt publik, me njerëz të cilët më 3 Korrik nuk kanë votuar për PD-në, shumica nga fakti se nuk kanë marrë pjesë në votimet shqiptare dhe kanë dëgjuar prej tyre në televizion, mund të jenë një kosto shumë e madhe politike për të. Hipotekat, Telekomi, KESH, Policia, Patentat, Pensionet, Sigurimet e gjithçka tjetër, që është një kontakt i drejtpërdrejtë me qytetarët, jo vetëm që nuk kanë ndryshuar, por kanë krijuar një kolaps në raportet me njerëzit, pasi as janë vendosur norma të reja komunikimi, as janë spastruar linjat e vjetra të korrupsionit. Në Hipotekë, për shembull, është më zi se ç‘ka qenë më parë, pasi tani duhet mik për të gjetur edhe sekserët që t’i bëjnë punët me para, se kanë frikë të rrinë sheshit. Në KESH, po ashtu, vazhdojnë të shëtisin ata faturistët, hajdutë të neveritshëm, që bëjnë ligjin mbi qytetarët dhe i përdhunojnë ata me aforfetë e tyre. Në Polici të dalin para sysh orë e çast, policë bazhibozukë, nga ata që kanë vjedhur vota dhe kanë bërë represione politike, ndërsa policët e hequr politikisht prej punës, nuk kanë një adresim të qartë për t’u ri-integruar. Emërimet nuk kanë as sens politik, as profesional, por më shumë personal. Ndaj shumë operatorëve privatë në fushën e telekomunikacionit, të cilët janë favorizuar duke bashkëvjedhur me Telekomin, nuk është ndërmarrë asnjë nismë bllokuese, ndërsa gara nuk është hapur për ata që duan të konkurrojnë. E vërteta është se impakti publik i qeverisjes së re nuk ndihet, jo vetëm për shkak të errësirës së provokuar nga kriza energjitike, por edhe nga mungesa e marrëdhënieve publike të qeverisë. Dhe marrëdhëniet publike nuk janë çështje ekspertësh. Ato, në radhë të parë, janë çështje të vullnetit politik të njerëzve në pushtet. Nëse njerëzit në pushtet nuk kanë vullnet të mbrojnë atë që bëjnë, apo të shpjegojnë atë që duan të bëjnë, nuk ka kompani lobingu në botë të të nxjerrë nga balta. Këshilltarët e Berishës punojnë me honorare nëpër gazeta, duke shkruar mendimet e tyre dhe duke e bërë edhe më lëmsh politikën e qeverisë, pasi nuk kuptohet nëse ato që ata broçkullisin, janë mendime të tyre, apo të qeverisë. Shumica e administratës së lartë nuk e ka këtë vullnet, pasi nuk vjen nga politika dhe nga kostot politike. I vetmi ministër që shkëlqen në marrëdhëniet publike të qeverisë, është ministri që duhet të menaxhojë errësirën, jo për faj të tij, Genc Ruli. Ai ka arritur të mbajë peshën e një debati, të cilin qytetarët e dëgjojnë zemërdridhur dhe ka mundur të jetë i besueshëm në pamundësinë e kësaj qeverie për të bërë më shumë se kaq për krizën energjitike. Sikur, fjala vjen, në vend të tij të ishte Aldo Bumçi, ne mund të dëgjonim tani lavdërime për paraardhësin që na la pa drita.
    Mospërdorimi i shanseve për të kualifikuar një elitë politike qeverisëse, të kombinuar me ekspertë, do të rrezikojë, në çdo kolaps të pritshëm, integritetin politik të PD-së. Në vend që administrata e lartë të ishte një shans për të trajnuar menaxherët politikë të ish-opozitës, është kthyer në një shans për njerëz teknikë të ardhur nga kanë mundur, të cilët kanë bezdi dhe ndonjë të ri emëruar nga PD-ja, që përfundon aksidentalisht mes tyre.
    Nuk dua të ndalem te rreziku i dytë, tek mungesa e përgjegjësisë politike për dështimet. Shpresoj që dështimi të mos ndodhë, pasi do të jetë dështimi i vetëm në botë, për të cilin, partia e cila ka fituar, nuk është përgjegjëse, pasi nuk është në pushtet.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Dje qyteti është gdhirë i mbushur me parrulla “DUAM DRITA”, të shkruara në mure. Shkruhen edhe muret e Bashkisë

    Muret në Shkodër: “DUAM DRITA”


    Anila Dushi

    SHKODËR- Me qirinj nëpër duar, disa banorë të Shkodrës kanë dalë një natë më parë nëpër lagjet e qytetit dhe kanë shkruar në mure: “DUAM DRITA”. Kufizimet e furnizimit me energji elektrike në Shkodër kanë sjellë edhe reagimin e qytetarëve shkodranë, të cilët kanë zgjedhur për këtë shkrimin nëpër mure të fjalisë “DUAM DRITA”. Në mëngjesin e sotëm në shumë mure pallatesh, dyqanesh apo dhe institucionesh, këto fjali kanë qenë prezente, të shkruara me ngjyrë blu dhe të zezë. Shkruesit anonimë kanë zgjedhur kështu një protestë të heshtur ndaj kufizimeve me energji elektrike, dhe shkrimi është bërë gjatë natës. Të rinjtë që kanë bërë këtë, kanë shkruar të njëjtën fjali, me të njëjtin shkrim në lagjet “Xhabije”, “Parrucë”, “Sarreq”, në qendër të qytetit, si dhe në zona të tjera të Shkodrës. Fjalia e shkruar nuk ka kursyer as muret e institucioneve si Albaposta apo dhe godinën e Bashkisë, e cila është lyer vetëm pak kohë më parë. Persona që ruajnë natën dyqanet e lokalet e qytetit shprehen se kanë parë disa të rinj që i kanë shkruar muret, të cilët për të parë, sepse ka errësirë kudo, mbanin qirinj në duar. Madje një prej rojeve të lokaleve në qendër të qytetit, shprehet se i ka pyetur shkruesit se përse kanë dalë natën, dhe si përgjigje ka marrë atë se ditën është e pamundur, dhe nga arsyeja kryesore që në Shkodër ka banorë që edhe pse janë 16 orë pa drita, pohojnë nëpër media të kundërtën, duke dashur të tregohen militantë dhe përballë errësirës që është e njëjtë për të gjithë. Në qytetin e Shkodrës aktualisht ka 16 orë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa në fshatra kjo është më e madhe. Lidhur me këtë mënyrë proteste që nuk është parë asnjëherë, edhe pse ky qytet ka njohur vitet e shkuara situata të ngjashme apo edhe me kufizime më të mëdha, askush nuk deklarohet, duke ruajtur anonimatin e shkruesve dhe duke lënë enigmë autorësinë e këtij veprimi.




    27/11/2005
    KATEGORIA: Ekonomi

  3. #3
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ne shqiptaret e kemi problemin tek koka, sepse i kemi te gjitha mundesite te zhvillohemi.
    Edhe bota po tregohet dashamirese ndaj Shqiperise dhe ka arritur ti kuptoje shqiptaret me te mirat dhe keqijat e tyre.
    Dje tek lajmet e top-channel degjova se projekti per rivenien ne funksion te TEC-it te Fierit ka lindur qe me qeverine Meta.
    Ghynah qe Meta nuk arriti ta vere ne jete.Ishalla qeveria Berisha do te kete te gjithe kohen e nevojshme per ta realizuar kete synim.

  4. #4
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    FATURAT E PS-SE NE DERE TE PD-SE

    Nga Xhevat Mustafa

    Menjehere pas kalimit ne opozite po duket e kuptohet se ish-qeveritaret, lideret, politikanet dhe deputetet socialiste, kane nisur te luajne rolin e avoketerve mbrojtes ndaj shqetesimeve dhe kerkesave jetesore, te vjera e te reja te qytetareve, sidomos ndaj shtresave ne nevoje. Te flakeruar nga histeria per t'i dale ne cdo rast e per cdo gje kunder qeverise, edhe kur ajo ka te drejte dhe u leverdis a mbeshtesin, kreret e rinj te PS-se nuk po e permbajne vetveten, duke u bere edhe avoketer mbrojtes te flakte te korrupsionit. Por per shumicen e qytetareve ata jane edhe te padegjueshem, edhe te pabesueshem, sepse nuk erdhen ne Shqiperi, nga nje planet tjeter, pas 3 korrikut 2005. Shumekush nga qytetaret ka shume te drejte e plot arsye t'u thote: "Perse u kujtuat te "shqetesoheni" per njemije e nje hallet e perditshme te ne qytetareve mjerane, tani qe kaluat ne opozite, pas 8 vjetesh "verberie, shurdhmemecerie dhe orgjirash mbi "kuajt" e terbuar te kolltukeve te pushtetit? Juve qe u bete sheike me pasurite kombetare, me gjakun dhe djersen e shumices se popullit, qe ishit zemerakuj per vuajtjet tona te ferrshme, qe i bete korrupsionin dhe krimin e organizuar pushtete faktike mbi te gjitha pushtetet ligjore, nuk mund t'u besojme se ndieni shqetesim te sinqerte dhe derdhni lote te nxehte zemrash per te ardhmen tone dhe per kushtetuten". Natyrisht kjo maskarade hipokrizie dhe demagogjie ne skenen apo arenen e teatrit absurd te PS-se nuk eshte as e re dhe as e papritur. Edhe me 29 qershor 1997, edhe ne fushatat e zgjedhjeve te 20 tetorit 2000, te 24 qershorit 2001, te 12 tetorit 2003, te 3 korrikut 2005, Nano me shoke u reklamuan si engjej mbrojtes te interesave jetike te te gjithe qytetareve shqiptare, nenkuptohet ne radhe te pare te atyreve me bindje, tesera dhe vota majtas. Krejt ndryshe nga sa u premtua ne tribunat e fushatave elektorale, gjate 8 vjeteve te qeverisjes prej te majtes, u be plotesisht e qarte se paresor ishte zbatimi sa me i mire dhe me i shpejte i strategjise se pasurimit me ritme marramendese dhe jashte logjikes financiare dhe ligjore te drejtuesve me te larte te partise, te ministrave, deputeteve, te 500 zyrtareve te tjere te larte, te doganiereve, gjyqtareve, prokuroreve... Ne qofte se lideret e larte partiake dhe shtetaret me te larte socialiste u bene multimilionere brenda 8 vjeteve, duke perfshire edhe Edi Ramen dhe Pandeli Majkon, qe nuk shterojne se derdhuri lote krokodili ne mbrojtje "te shtresave ne nevoje", shumica e shqiptareve, pa perjashtuar edhe shumicen e socialisteve te thjeshte, ne krahasim me '96-en perjetojne nivele varferimi dhe papunesie 2-3 here me te larte. Pra, PD-ja ka te drejte te justifikohet duke u thene shumices se qytetareve: "papunesine, varferine, korrupsionin dhe krimin e organizuar, krizen energjitike, nuk jua solla une, por i keni "dhurate" nga 8 vjetet e qeverisjes prej PS-se. Ne keto kushte une nuk mund t'u shpetoj prej tyre brenda 8 javeve apo 8 muajve". Per te bere te qarte se sa u qante zemra qeveritareve socialiste per shumicen e qytetareve apo per shtresat ne nevoje, mund te na ndihmojne ca shifra. Deri ne fund te gushtit 2005, nje minister i qeverise Nano merrte rreth 3 here me shume edhe se ish-presidenti Berisha me 1997 dhe 15-20 here me shume se nje pensionist, veteran lufte apo pune. Vetem per ruajtjen e kryeministrave socialiste e te presidentit mbaheshin dhe paguheshin nga 24 shoqerues dhe per te gjithe zyrtaret e tjere te larte, rreth 450 vete, me te ardhura mujore nga pagat e dietat ne rreth 80.000-100.000 leke.Per mirembajtjen e veturave qeveritare shpenzoheshin rreth 680 mije euro ne vit. Ne qofte se Fatos Nano, Gramoz Ruci, Pandeli Majko, Arben Malaj, Erjon Brace, Edi Rama, Andis Harasani me shoke e shoqe do te ndienin keqardhje dhe meshire per rreth 2 milione qytetaret ne nevoje, qe mbijetojne ca me rrog dhe pensione mujore sa 2-3 dite pune ne vendet perendimore, dhe te tjeret duke shitur per rreth 12 ore, trotuareve misra, geshtenja e bajame te pjekura, banane dhe paketa cigaresh, apo artikuj ushqimore e veshmbathjesh, ne dyqane te thjeshte apo edhe ne tregjet e gabit, nuk do te lejonin qe ata ta paguanin me shume edhe se italianet, gjermanet, greket, zviceranet, etj., nje kilovat ore energji elektrike, rreth 3-4 here me shume nje minute bisede telefonike. Ne qofte se ish-qeveritaret e djeshem dhe politikanet e sotem socialiste do te mendonin fare pak me shume per t'ua zbutur sadopak mjerimin dhe stresin mjeraneve shqiptare, nuk do t'i ngarkonin keta me 42 taksa, aq sa tani premtimi i qeverise Berisha per pergjysmimin e tyre, duket utopi dhe herezi, edhe per opoziten e tanishme, edhe per ca nderkombetare te FMN-se e Bankes Boterore. Ne qofte se ish-qeveritaret socialiste, qe tani luajne rolin e te pergjeruarve e te te pagjumeve per qytetaret varfanjake, do te shqetesoheshin seriozisht per ushtrine e njererzve ne nevoje, nuk do te lejonin edhe qe vendi yne te klasifikohet si kampion ne Evrope per korrupsion e per evazionin fiskal, duke mos derdhur ne arkat e doganave dhe te shtetit deri ne rreth 2-3 miliarde dollare ne vit. Edhe pa makina llogaritese nxirret lehtesisht perfundimi se sa shume mund te behej per uljen e ndjeshme te varferise dhe rritjen e dukshme te mireqenies me keto miliarda, qe i vidheshin shtetit dhe qytetareve.

    Duke menduar te reklamohet si krejt ndryshe nga Nano, Ruci, Angjeli, Malaj, si nje socialist dhe lider i nje lloji te papare deri me sot ne Shqiperi, gjate vizitave te tij te para, "historike" si kryetar i PS-se, Edi Rama, ka perdorur taktiken e pranimit te disa gabimeve te partise se tij gjate 8 vjeteve te qeverisjes dhe te te kerkuarit ndjese per gjemat qe u ka shkaktuar shumices se shqiptareve ne vend e ne emigracion. Pas frazave telegrafike dhe hipokrite te ndjeses ka ardhur bombardimi i tejzgjatur i qeverise Berisha, thua se ajo ka 700 dite jete e jo vetem 70. Per te karakterizuar me mire kete taktike te lidereve te opozites mund te mbeshtetemi edhe tek nje shprehje popullore. Ata jo vetem qe nuk duan te shohin "buajt" e tyre 8-vjecare, por perpiqen qe "mizat" e PD-se t'i reklamojne si "buaj". Por me keto me shume humbin pike se sa fitojne, sepse edhe foshnjet e dine qe buajt nuk mund te fshihen pas mizave.

    Perpjekjet per t'ia lene "kopilet" e tyre ne dere PD-se, per t'i kerkuar asaj te beje brenda 60-100 diteve te gjitha ato qe ata i lane ne cerekun e rruges apo i bene keq e me keq per rreth 98 muaj, shprehen e kuptohen edhe ne deklaratat e ish-njeshit te KESH-it, Andis Harasani. Para zgjedhjeve te 3 korrikut, vartesit dhe pasuesi i tij kishin dhene garanci se kishin siguruar rezerva energjitike me bollek dhe se gjate vjeshtes dhe dimrit 2005 qytetaret nuk do te kishin kufizime te furnizimit me energji elektrike. Por ish-ministri i Energjitikes, Viktor Doda, duke u treguar me i sinqerte, tha me 7 nentor se, ne mes te gushtit, nisur nga fakti se parashikohej thatesire dhe krize, KESH-it i ishte kerkuar pershpejtimi i procedurave per blerje te nje sasie te madhe energjie elektrike. Kete te vertete e shprehu edhe nje zyrtar i EFT-se, po me 7 nentor. Kur ca te majte prisnin qe EFT-ne te hakmerrej ndaj akuzave te Berishes, rreth 6 muaj me pare, per marreveshje korruptive te saj me qeverine Nano, zyrtari i kesaj kompanie u tregoi shumices se politikaneve shqiptare se ataudhehiqen ne punen e tyre nga interesat dhe perfitimet ekonomike dhe jo nga preferencat apo qejfmbetjet politike. Sipas tij, "kriza energjitike ne Shqiperi ishte e pritshme, sepse qeverite shqiptare "nenkupto Nano) nuk kane blere sasite e nevojshme te energjise elektrike, kur ajo ishte me cmim shume me te lire... Per vitin 2004 qeveria shqiptare bleu vetem 25 per qind te sasise se percaktuar ne kontraten me EFT-ne..."Edhe me shqip per paresine e perfitimeve financiare mbi ato koniunkturale politike u shpreh me 25 nentor ne TOP CHANNEL drejtori i menaxhimit i EFT-se, James Nye. Sipas tij, "prej 8 vjetesh EFT-ja e ka ndihmuar Shqiperine dhe ne te ardhmen do te vazhdoje ta ndihmoje..." Po kete dite, ne mes te Tiranes, kesaj loje kungulleshkash per pergjegjesine e krizes energjitike, duket se i vuri kapak zonja Doris Pack. Edhe pse mund te futet ne grupin e atyre politikaneve nderkombetare, qe nuk kane ndonje simpati te vecante per Berishen, ajo deklaroi se "pergjegjese per krizen energjitike eshte PS-ja". Merret me mend se pse nuk u vu ujet ne zjarr nga Andis Harasani me shoke: me nje gur vriteshin me shume se dy zogj. Pas humbjes se pushtetit nga PS-ja, fatura e krizes energjitike dhe pakenaqesite per te i mbeteshin ne dere PD-se. Keshtu qe dosja nuk u pergatit dhe nuk iu la mbi tavoline ministrit demokrat, Genc Ruli, dhe drejtorit te ri te KESH-it, Andi Beli. Nenkuptohet pa veshtiresi mesazhi qe kane menduar te percjellin drejtuesit qendrore e lokale te vjeter te KESH-it:

    "Deshet PD-ne ne pushtet, rrini tani pa drita!".

    Gjithsesi, drejtorit te ri te KESH-it, Andi Beli, mund t'i besohet me shume se Berishes dhe Rulit justifikimi se nuk mund ta conin ndermend se ca zyrtare te larte socialiste, per perfitime ngushtesisht politike e partiake, do t'i ndeshkonin kaq rende 3 milione qytetaret dhe ekonomine kombetare, duke perfshire edhe ata te majte.

    Eshte e qarte se deri tani loja e PS-se per t'i lene sa me shume fatura dhe "kopile" te saj ne dere te PD-se, eshte ndihmuar edhe nga vonesa apo javashlleku i qeverise te se djathtes per te kryer, ne thellesine dhe gjeresine e duhur, reformen ne administrate dhe ne hallkat, ku mund te demtohet me shume nga "kuajt e Trojes", te lene nga PS-ja dhe te "meshiruar" apo te "harruar" nga qeverisja e re. Nje arsye tjeter mund te gjendet ne faktin se disa nga "qingjat" e PD-se, me mandate ministrash apo keshilltaresh, nuk kane pervojen dhe pjekurine, ne ate shkalle sa te kuptojne te gjitha hilete e "ujqerve" apo "dhelprave" te PS-se.

    Nga loja ne skene dhe pas saj e Edi Rames, Pandeli Majkos, Andis Harasanit, Erion Braces me shoke, nenkuptohet edhe shqetesimi i madh i tyre se qeveria "Berisha" ka vene nder objektivat e saj paresore goditjen frontale te korrupsionit, duke e filluar nga kokat apo boset e tij. Ajo po u jep shqiptareve dhe nderkombetareve mesazhe te qarta per nje qeverisje shume me ndryshe nga ajo e se majtes, shume me te paster e shume me pak te kushtueshme per te gjithe taksapaguesit. Kapja fort pas krizes energjitike, te investuar apo te trasheguar nga qeveria e fundit "Nano" dhe te reklamuar me tendence nga disa, si dukuri e fund vitit 2005, kur ne te vertete kemi rreth 20 vjet qe dimrave ndricohemi me qirinj dhe rreth 10 vjet nga gjeneratoret, me shume se nxitjen dhe masivizimin e pakenaqesise e te zhgenjimit tek qytetaret, synon trembjen e qeverise "Berisha" dhe detyrimin e saj qe te mjaftohet, sa per demagogji, me goditjen e disa cironkave dhe jo te peshkaqeneve te medhenj te korrupsionit..

    "Koha Jone"

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    PESIMI ME ITALIANET

    Nga Fatos Cocoli

    Dy dite me pare, nje e perditshme e vendit u beri te ditur shqiptareve se italianet nepermjet ndermarrjes se tyre shteterore kombetare te energjise, ENEL, i kishin ofruar energji elektrike qeverise sone ne ditet e zise se madhe. Kjo s'kishte pranuar. Ate mengjes shume prej nesh sikur ngrine. Mire me ndermarrjen anglo-serbe EFT qe Berisha nuk ka dashur t'ia shohe syfetin, po me italianet c'pati? Po ate dite, ministri yne i Ekonomise flet ne "Zeri i Amerikes" dhe na e sjell gjakun ne vend. Italianet ofruan drita, por tri here me shtrenjte se sa vendet ballkanike, nga ku dhe po importojme sot energji. Lind pyetja, perse Berisha ua mban kete informacion shqiptareve? Perse duhet te zbuloje bisedimet me italianet nje gazete e vendit, qe qeveria te detyrohet te flase? Kryeministri i sotem duhet ta dije mire se nese ende nje pjese e mire e shqiptareve do te jene me te ne rrugen e gjate te daljes nga kriza energjitike dhe reformave te dhimbshme, do ta bejne po te jete ai teresisht i sinqerte me ta. Eshte gabim t'ia fshehesh nje bisedim per blerje energjie qytetareve te tu. Nese qeveria dilte dy-tre jave me pare dhe thoshte: "Kerkuam energji edhe nga italianet "te gjithe e dine se ne vitet 1999-2000 ata na kane dhene energji me linjat greke nepermjet kabllove poshte detit Adriatik), por at jane shume te shtrenjte". Shumica jone do ta kishte mirekuptuar qeverine. Tani kur plasi skandali, sinqeriteti i vonuar ben pak pune. Zoti kryeminister! Kemi nevoje per sinqeritetin tuaj te plote. Kemi nevoje qe ministrat tane te mos druhen te flasin per problemet e forta qe kalon vendi. Qe ju te kontrolloni gjithcka, po jo te shnderroheni gabimisht ne bartesin e vetem te nismave reformuese qeveritare dhe bisedimit "nepermjet mediave) me shqiptaret. Ne vend qe te dilni gati perdite ne ekranin e shtepive tona, lerjuani nje pjese edhe ministrave apo keshilltareve tuaj. Pa tjeter qe njerezit kane nevoje te degjojne edhe prej jush. Por sidomos prej atyre qe ju rrethojne, anetare te kabinetit qeveritar ose jo. Mos u druani asnje here te flisni troc dhe per cdo veshtiresi qe hasni ne qeverisje, me ata qe ju dhane voten. Nese keni mundesi, lerini kritikat per paudhesite e socialisteve "ato i kane pare e ndier te gjithe) dhe flisni vetem per problemet qe hasni dhe menyrat si mendoni ju t'i kaloni ato. Vetem keshtu do t'i keni shqiptaret serish nga pas. Thojeni troc qe me Edi Ramen si kryetar i opozites me te madhe te vendit nuk keni gje, ndersa bllokoni rruge ne kryeqytet. Me ato imtesira qe qemtojne tek dokumentacioni i rrugeve te bashkise se Tiranes ekspertet e ministrit tuaj te Transporteve, gati te gjitha rruget e investuara ne te gjitha qytetet e vendit duhet te ishin bllokuar per mangesi apo paqartesi lejesh ndertimi. Dhe nese "sikunder mendojne shumica e shqiptareve) e keni bllokimin e rrugeve ne Tirane per te baltosur drejtuesin e opozites dhe kandidatin e tetorit 2006 serish per kryetar bashkie nga ana e socialisteve, pranojeni kete gabim. Njerezit nuk presin nga ju te mos gaboni. Asnje nuk eshte i pagabueshem, zoti kryeminister. Ju patjeter qe do te gaboni shume, duke u rrekur te beni shume per kete vend. Kjo eshte e kuptueshme. Por ata presin qe ju te keni kurajon e stermadhe te pranoni gabimin, kur e shikoni se ju vete ose bashkepunetoret tuaj e kane shkelur. Eshte nje sinqeritet i tille qe i ben shqiptaret te besojne ende tek ju. Jo dalja e perditshme me konferenca shtypi apo diskutime neper mbledhje dhe frazat e tejzgjatura se si mendoni t'i ndihmoni me reforma dhe pune te mbara qytetaret e ketij vendi "deshiren tuaj te mire shumica e shqiptareve nuk e vene aspak ne dyshim). Ndoshta jo me miratimin prej jush, por shume nga ata qe sot ju i besoni "ose jeni i detyruar t'u besoni) po sjellin ne pozita kyce te administrates shteterore thjesht militante te PD-se. Njerez qe meritojne ato vende pune vetem pse dine te ngrejne dy gishtat lart. Ruajuni nga kjo e keqe e madhe. Dhe filloni ta beni kete duke ndryshuar se paku ne menyren se si komunikoni me ne qytetaret e thjeshte. Qe te vazhdojme t'ju besojme se mund te sillni ndryshimin per te cilin ju votuam. Le te jete historia me ENEL nje pesim i vlefshem per ju dhe bashkepunetoret tuaj.

    KJ

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    3 KORRIKU DUHEJ PER BERISHEN APO PER SHQIPTARET?

    Para zgjedhjeve parlamentare, nje pjese e mire e analisteve te politikes dyshonin se Berisha synonte fitoren e 3 korrikut vetem qe te rregullonte "biografine" e tij te keqe te rrezimit nga revolta popullore e vitit 1997. Ish-presidenti Berisha kujtohej ne cdo mendim apo shkrim te te huajve per Shqiperine, si njeriu qe u rrezua nga populli dhe keshtu mbeti gjer me date 3 korrik 2005. Duke e ndier veten ngushte dhe me nje moral politik te dyshimte pas asaj qe i ra shteti nder duar, kryesisht per fajin e tij, ai donte me cdo kusht qe t'i fitonte zgjedhjet e 3 korrikut vetem per egon e tij politike personale dhe nuk kishte ndonje qellim per zhvillimin e nje programi me te avancuar qeverises. Duke e vleresuar forcen e tij titanike per mitingje dhe per t'u rikthyer ne pushtet jo me shume per te bere dicka te re, por per te mbyllur dosjen e tij te vitit 1997, nuk mund te lihet menjane edhe loja e tij politike qe u be "qingj" gjate fushates a thua se nuk ishte ai Sali Berisha qe njihte populli gjate viteve 1992-1997. Gjithcka e vuri ne funksion te rregullimit te imazhit te tij personal qe gjithsesi rregullohej vetem me fitoren e zgjedhjeve. Berisha mbetet nje udheheqes qe nuk njeh asnje element te drejtimit te shtetit ne pikepamjen e ekzekutivit dhe te administrimit te tij. Ai njihet si njeri deri tani korrekt ne ndershmerine e tij si dhe autoritar qe di vetem te jape urdhra. Ai nuk di t'i jape urdher vetvetes ne menyre qe te jete nje lider perendimor. Faktet e pas 3 korrikut po provojne fatkeqesisht deri tani se kryeministri mbetet nje nopran ne punet e drejtimit te ekzekutivit. Atij i mjafton qe eshte kryeminister, qe shkon ne takime nderkombetare si numri nje de facto i shtetit, qe nuk citohet si "ish-presidenti i rrezuar", qe nuk guxon njeri brenda mazhorances t'i kujtoje se ka qene nje ish-i deshtuar, etj. Dhe se do te dale ne pension politik me shume si ish-kryeminister i vetelarguar sesa si ish-president i rrezuar nga populli me force. Ne te vertete, per hir te kontributit qe ai dha per rrezimin e komunizimit dhe te ndertimit te nje sistemi kapitalist, nuk e meritonte qe te ikte ashtu sic mund te largohej deri para 3 korrikut. Meritat e tij ne disa drejtime nuk mund te mohohen nga kurrkush, pasi ne te kundert nuk do te ishim serioze ne analizen tone. Por qe Berisha e donte fitoren e 3 korrikut me shume per vete se sa per popullin, kjo eshte evidente. Ku jane premtimet qe ai beri se gjate 100 diteve do te bente kete apo ate gje? Pse ai nuk mbajti fjalen per disa probleme te rendesishme si dergimin ne prokurori te disa ish-ministrave apo drejtuesve te larte te kohes se drejtimit te PS-se? Pse nuk heton dhe ndeshkon ceshtjen e Shkallnuerit me te cilin mbante gjalle mitingjet duke i kujtuar Fatos Nanos "fantazmen e Petrit Islamit"? Pse ndryshoi qendrimin per TEC-in ne Vlore me referendum? Pse emeron pa konkurs apo CV konkurruese dhe pa transparence zv/ministra dhe drejtues te tjere te larte? Pse nuk rrefehet se ne cfare biznesi `shte perfshire djali i tij diku ne nje kazino te paligjshme ne qender te Tiranes? Apo pret qe media t'ia faktoje? Pse nuk tregon se shume emerime te nivelit te larte ne shtet behen me nderhyrjen dhe "krushqine" e vajzes se tij qe ka punuar ne Kosove? Pse nuk thote se si Fatos Nano po manipulon median dhe po krijon media te tjera nen varesine e tij direkte? Apo perse nuk rrefehet se kush i mori milionat e eurove per te lejuar kazinone ne qender te Tiranes, nderkohe qe kur ishte ne opozite sulmonte Fatos Nanon per kazinone? U dha ryshfet per kete apo u ndergjegjesua se kishte bere gabim para 3 korrikut ne kete ceshtje? Berisha apo Ridvan Bode perlau milionat si bakshish? Eshte takuar me Fatos Nanon apo me Xhoana Nanon fshehurazi pasi nuk po heton asnjeri ne kete shtet aferat e tyre sic akuzonte Berisha para 3 korrikut?

    Tashme po duket "sherbesa e Berishes". Ai e arriti qellimin e pare; pastrimin e imazhit te tij te keq si ish-president i rrezuar me force. Per karakterin e tij teper verior ai nuk mund te pranonte qe te rrezohej me force. Ai pranon vetem te ike vete! Berisha harron se ne demokraci iken me vote popullore dhe jo kur parapelqen vete personalisht. Tashme ate qe donte kreu i PD-se e kapi. Me pas ai ka nevoje te laje hesapet me ata qe e rrezuan dikur. Por harron se nuk eshte me koha e Gazidedes dhe Agim Shehut. Monitorimi i gjere nderkombetar nuk mund te lejoje me, qe qeveria shqiptare te hedhe hapa fals. Kjo ka kosto per vendin tone, per rajonin por edhe per vete nderkombetaret.

    Ne syte e shqiptareve, Berisha duket sikur eshte "rehabilituar". Por, askush nuk mund ta thote nese e njejta panorame shfaqet edhe ne syte e faktorit nderkombetar. Mos valle kriza energjitike, nuk eshte thjesht keqmenaxhim? Mos valle kemi te bejme me nje bllokade sic po i behet Kubes se Kastros?

    Mesa duket, 3 korriku ishte vetem per Sali Berishen personalisht. Per popullin duhen zgjidhje, dhe ndoshta zgjedhje te tjera!

    Alban Mati/KJ

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    ja kujt ja dhane voten gabimisht shqiptaret....

    RYSHFET KRYEMINISTRIT PER ALBTELEKOMIN?

    Edhe Berisha si Fatos Nano do t'ua jape turqve kompanine telefonike. Loje e fshehte kryeministrore me njerezit e ish-kryeministrit socialist ne pazare miliona euro

    E kush nuk i mban mend sulmet e perditshme ne parlament dhe ne konferenca shtypi, te liderit te opozites se para 3 korrikut, Sali Berisha, ne drejtim te Fatos Nanos ne lidhje me pazaret e tij per privatizimin e Albtelekomit, kompanise me te madhe shteterore? Madje ne fund te mandatit te tij kryeministror, Nano vazhdonte te firmoste me nxitim marreveshje dhe tenderime ku fituese u shpall nje kompani turke, e cila sipas shtypit te PD-se dhe vete Berishes ishte jo e specializuar ne kete fushe. Berisha arriti gjate fushates elektorale shume me larg sesa mund te shkonte nje mendje politikani. Percaktoi dhe shumat ne miliona euro qe ka marre Fatos Nano nga turqit dhe segmente te tjera ndermjetesuese. "Me ardhjen ne pushtet te koalicionit te djathte,- thoshte zoti Berisha,- ky privatizim do te rikthehet nga Kuvendi". Fill pas ardhjes ne krye te Ekzekutivit, kryeministri momental qe drejton sot Shqiperine beri nje loje dinake. Pas presionit te opozites se sotme socialiste ne lidhje me premtimin e tij paraelektoral per Albtelekomin e futi ne seance parlamentare projekt-vendimin per rrezimin e aktmarreveshjes se meparshme, por me hile e formuloi ne ate menyre qe tani po pergatitet ta risjelle ne Kuvend per ta ratifikuar ate cka beri Fatos Nano. Dhe kjo pasi "korrieret" mes Berishes dhe Nanos kane perpiluar formulen e sjelljes ne parlament te kesaj shitjeje te madhe e cila mbetet pasuria me rentabel momentale e Shqiperise. Ish-kryeministri Nano e mbaroi pjesen e tij te punes para 3 korrikut me kompanine turke "Calik" e cila nuk njihet ne treg si nje kompani e mirefillte e telefonise fikse. Akuzat per korrupsion apo miliona euro te perlara nga Fatos Nano te cilat jane bere nga goja e Sali Berishes tashme kane nderruar adrese. Eshte kryeministri Berisha, qe sipas informacioneve te besueshme, ka bere pazar me Nanon keto dite per ta mbyllur kete pazar te lene ne mes. Nuk dihet nese eshte ne kete loje milionash direkt kryeministri Berisha apo dikush perreth tij qe con letrat dhe projektet ne zyren e kryeministrit. Dyshuese mbetet menyra se si qeveria e sotme veproi ne Kuvend kur beri sikur e rrezoi dhe kerkoi "hetime" per kete shitje. Asnje hetim apo veprim tjeter nuk eshte ndermarre ne keta tre muaj ne lidhje me kete shitje qe hedh hije dyshimi mbi kedo qe firmos per kete superpasuri kombetare. Heshtja e kryeministrit Berisha, i cili ndryshe nga paraardhesi socialist dhe armiku-mik Fatos Nano, te ben ta pyesesh ate publikisht. Pse ndryshuat qendrim ne lidhje me ato cka deklaruat para 3 korrikut per Albtelekomin? Kush ju ka bindur se duhet vazhduar ne udhen e Fatos Nanos ne drejtim te turkut qe e ka bere gati marrjen e kesaj pasurie kombetare? Jane milionat e eurove qe ju kane tulatur apo jeni penduar per akuzat tuaja? Apo keni filluar te mendoni edhe ju si zoti Nano per nje pleq`ri te mbare nen pushtetin e milionave te eurove, pasi edhe mosha po ju shkon drejt nje pensioni politik? Ishte loje per pushtet ajo cka bete edhe ne kete ceshtje, sic po beni edhe per kazinone ne qender te Tiranes? Edhe per kazinone bertitet para zgjedhjeve, madje bete namin, por tani qe ju blene edhe gazeten e mikut tuaj, Mero Baze, nuk bezani me, por keni urdheruar qe t'u hiqet TVSH-ja lojerave te fatit. Ne vend qe ta hiqnit kete takse per bizneset qe mezi jetojne, ju zoti kryeminister, keni kerkuar te hiqet kjo vetem per kazinote. Tamam si Fatos Nano! Vetem se ju nuk e luani si Fatosi kazinone, por me sa duket ka filluar t'ju lezetoje ne prag te ikjes ne pension normal politik.

    Pergatitja e "kontrollit" ndaj letrave dhe dokumenteve te shitjes se Albtelekomit prej nje grupi qe keni ngarkuar me porosi direkte tuajen dhe futja e tyre ne seance te afert parlamentare tregon se dikush prej jush ose ka genjyer, ose ka marre miliona ryshfet. Dhe te vihet pikepyetja mbi ju zoti kryeminister si njeri qe po tundoheni nga ryshfeti eshte goditja me e madhe qe iu behet votuesve shqiptare, te cilet rrezuan Nanon e kliken e tij vetem per kete fakt. Me sakte, fitove pikerisht si nje AntiNano kur flitej per moralin qeverises. Nuk votuan se e dinin se ti je me i afte per te qeverisur apo drejtuar vendin. Dihet se mbeteni totalisht i paafate ne kete drejtim, por shqiptaret menduan se do ta kompensonit me ndershmerine tuaj dhe ministrat e afte qe do te thirrnit ne qeveri. Ministrat i zgjodhet sic donit ju, deri sa arritet te merrnit minister Lufter Xhuvelin! Mbeti, te pakten, ndershmeria, por dhe kete po e derrmoni me disa vendime dhe pazare qe po ju njollosin hapur para shqiptareve. Kush mori ryshfet per kazinone ne qender te Tiranes? Po per Albtelekomin qe po luani me Fatos Nanon dhe turqit kush mori parate e pazarit te fshehte? Ju zoti kryeminister, po e njollosni emrin dhe karrieren tuaj ne keto tre muaj apo dikush tjeter qe eshte nen ju dhe nuk e dini personalisht? Me mire t'ju behen keto pyetje publike zoti kryeminister qe ju te keni mundesine legjitime te veproni ne te kundert te asaj qe po dyshojne votuesit dhe opinioni i gjere. Nuk duam te besojme se ju jeni zhytur kaq shpejt ne kete plehnaje pazaresh dhe pislleku per miliona euro. Nuk duhet te heshtni edhe ju zoti kryeminister, por jo duke pergenjeshtruar. Duhet te veproni praktikisht ne favor te premtimeve tuaja elektorale te cilat ishin te drejta. A e dini zoti kryeminister se projekti qe eshte parapergatitur per Albtelekomin e quan ne pergjithesi te drejte procesin e shitjes se kesaj kompanie nga Fatos Nano? Pra le te kuptoje se gjoja me disa "amendime" te vogla ajo mund te kaloje ne parlament per ratifikim. Pra, ju keni genjyer shqiptaret ne kete ceshtje apo ryshfeti ju beri te nderroni shenjester?

    Flisni zoti kryeminister ose Njeriu Antikorrupsion, sic duam t'ju quajme e sic shpresojme te jeni akoma! Po mikloheni tani ne kete moshe pensioni prej ryshfetit apo keni gabuar para 3 korrikut ne akuzat tuaja? Nese keni gabuar mbetet nje pendese e jona per ju qe ju votuam. Nese keni hyre ne catine e korrupsionit dhe hidhni vallen e tij, atehere jemi te zhgenjyer prej jush zoti Berisha. Flisni!

    Alban Mati


    KJ

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Kush ja ka fajin Nikoll Lesit (Albanit nga bregu Matit) qe e trajtojne te gjithe si baxhelle.

    E shfrytezoi Nano sa i deshi suma dhe me ne fund e la duke uleritur rrugeve:
    "Ndihme se Nano do te me vras"

    E mori Sala me te mire, sic bejne dashnoret e baxhellave nje nate pasi e kan rrahur baxhellen me zinxhirin e qenit, se i duhej per zgjedhjet.
    Tani Nikolla del duke bertitur: "Maskara, rrugac, mashtrues...."

    Po te shikosh gazetat shqiptare sot, gjithandej shkruhet per nje **** shemtaraqe, qe ka masakruar nipin 7 vjecar te dashnorit, per xhelozi.
    Edhe artikujt e Nikolles, te japin te kuptosh, se Nikolla eshte ne te njejten gjendje shpirterore si ajo shemtira qe kishte masakruar ate femijen.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Pse u be i keq Lesi, se shau Sal Ir Senin? Po kur e denoncoji Nanon ne parlament ju pelqeu apo jo? Sbeheni njerez me te peshtire ju salinjte..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga vioxx
    Pse u be i keq Lesi, se shau Sal Ir Senin? Po kur e denoncoji Nanon ne parlament ju pelqeu apo jo?


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Bizmesmeni Pellumb Borshi keqtrajton dy gra te verbera
    Nga _AuLoNa_ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 09:25
  2. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  3. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •