Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Per mua PS sot shfaqet te jete nje nga forcat politike me te arrira ne shqiperi. Dhe kjo padyshim eshte merita e Nanos.
    Me nje mjeshteri te vecante Nano e ka kthyer PS ne nje parti gjithperfshirese te spektrit te majte. Aty e gjejne veten te perfaqesuar dhe te perfshire qe nga konservatoret e se majtes e deri tek me liberalet. Te gjithe keta mjaft te kenaqur nga trajtimi qe i behet mendimit alternativ te tyre ne parti. Nano me pak fjale i ka kenaqur te gjithe te majtet dhe i ka organizuar ata ne nje parti me nje harmoni tolerance dhe liberalizem te persosur.
    Dhe ky fenomen ndodh me cdo parti ne boten perendimore.

    Fakti qe sot ne PS ka divergjenca nuk tregon se kjo parti eshte ne pike te hallit, perkundrazi tregon integrim, demokratizim, diversitet, modernizim etj etj cilesi keto te subjekteve politike ne boten perendimore. Ndryshe nga PD qe ngriti brenda saj kultin e njeshit si dikur PPSH, ku thuhej behej dhe mendohej vetem si deshte bossi, PS eshte totalisht e hapur per debat dhe polemika ndaj cdo mendimi alternativ, qofte ky edhe i kundert me Nanon. Ndryshe nga PD qe perjashtoi nga partia, rrahu e persekutoi si mundi ata qe nuk menduan si Sala, si dikur PPSH, PS dhe Nano i afron ata ne qeverisje, i ben ministra e u jep te gjitha mundesite brenda dhe jashte partise qe ata te funksionojne normalisht.

    Ndryshe nga PD qe aplikon politiken e urrjetjes merise dhe larjes se hesapeve, qe kekron te vari pushtetaret, qe mallkon kundershtaret politik si tradhetare, armiq, sabotatore ,serb apo greke, qe i perjashtoi keta te fundit nga cdo pjesmarrje ne shoqerine shqiptare, si dikur PPSH, PS sot ben pikerisht te kunderten. Nano del perpara elektoratit dhe u thote njerezve se ai eshte sot perpara tyre qe Berisha te mos shkoje ne Bence. Ai propagandon politikien e gjithpjesmarrjes dhe te gjithperfshirjes. Nano nuk dergon horrat te rrahin, thyejne brinje e dhemballe, terheqin zvarre nga floket kundershtaret politike. Nano nuk e fut Saliun ne burg perkundrazi ulet me ate ne tryezen e rrumbullaket, shtrengon duart me te, apo e fton ne debate televizive, gjera keto qe gjate 92-97 as qe mund te mendoheshin ne shqiperi. Nano ka bere nje shperndarje mjaft te mire te pushteteve ne shqiperi duke perfshire edhe opoziten ne te. Sot opozita ne shqiperi kontrollon 3 pozicione kyce te pushtetit, Presidentin, Kryeprokurorin, dhe kontrollin e shtetit.

    Nano i ka treguar botes se ne Shqiperi politika ka shprese. Se ne nuk jemi popull barbare qe dime vetem te burgosim,shajme mallkojme, rrihemi e vritemi me njeri tjetrin, por qe dime edhe te beme kompromise apo te arrijme ne marrveshje, qe te bashkjetojme edhe kur kemi divergjenca. Nano i tregoi botes se ne pushtetaret nuk jane me njerez qe nuk zbresin nga kali pa plumb, perkundrazi, sot ata i njohin shume mire limitet e pushtetit qe gezojne. Sot ata e sakrifikojne kete pushtet per te ndertuar shtet e konsoliduar shtet, ashtu si vete Nano ka bere disa here.
    Ja pse PS eshte sot per sot e vetmja parti qe zoteron nje ndergjegje te larte politike, qe ka arritur te ruaj ekulibret, harmonine dhe tolerancen e brendshme teper kenaqshem dhe qe ne fund te fundit eshte nje parti e cila kurre dhe asnjehere nuk e katandis kete popull ne nje 97 sic PD e Saliu e provoi te arritshme.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Pershendetje shoku Taras

    Pershendetje shoku Taras dhe mirese erdhe ne Forumin Shqiptar se dhe ti i duheshe ketij forumi. Tani per temen.
    Eshte e vertete se Nano ka arritur te kete unitet ne partine e tij por sukseset e tij duken dhe nuk ka nevoje te na i permendi shoku Taras. Me 1997 ai dhe bandat e tij vrane e prene shqiptar te pafajshem, oficere dhe punonjes te SHIK-ut, iu kundervune rendit kushtetues dhe per kete historia dhe populli shqiptar do ti gjykoje. Nano ishte ai qe premtoi kthimin e parave qe miqte e tij ish-sigurimsa i vodhen popullit. A i ktheu ato para???? Eshte Nano qe ka siguruar unitetin ne PPSH apo siē quhet tani PSSH por jo per te miren e "demokracise"(?!) ne Shqiperi por per hire te ruajtjes se pronave te fituar nga vjelja e posteve. Ai eshte mjeshter i koniukturave dhe ti shoku Taras e di mire se ai krijoi levizjen "katarsis" dhe shau nga te kater anet gjer sa arriti aty ku i duhet por pas saj ai heshti. Pse ????? Sepse aq kishte nevoje.
    Shoku Taras thote se Tosi nuk e ēoi Salen ne Benēe... Po eshte e vertete por nuk e ēoi, por se nuk deshi apo se nuk mundi?!
    Shoku Taras kritikon Salen por Sala nuk eshte shenjtor ka dhe gabime, por ai nuk eshte Nano, te pakten ka nje familje....
    Keshtu do vazhdonim edhe me. Por kujt ti mbushim mendjen shokut Taras?....
    Koministet nuk dorezohen (hollohen...) thuhej njehere e nje kohe... dmth ata ngelen po ata. E pra ēojeni kauzen perpara...
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    Po o Ricky po, Fluturon fluturon.

    Dmth Nano e dogji shqiperine nga burgu?! Cudi une mendova se 70% e shqiptareve humben pothuajse te gjitha kursimet e tyre e bile edhe ato pak gjera qe siguruan nga komunizmi, si psh shtepite.
    Me sa degjova une keto ua vodhen hajdutet publike qe PD e Saliu i quanin "Gjigande ekonomike" dhe qe figuronin ne te kater cepat e posteve te kandidateve te PD per zgjedhjet vjedhura te 96. Te vjedhura jo se them une po se asnje qeveri nuk i njohu e nuk e uroi Salen e PD per ato. Asnje telegram urimi.
    Dmth persekutimi i opozites, rrahja e kundershtareve politike, djegia e gazetave, vjedhja e votave, si dhe renimi total ekonomik qe iu be individit shqiptar, nuk qenkan shkaqe te mjaftushme per ty per nje revolte. Ashtu ne fakt ska se si.

    Shqiptareve si popull u duhet mohuar tashme edhe privilegji elementar i reagimit per vetmbrojte. Edhe e drejta baze pra e revoltes apo protestes kunder abuzimeve edhe kur ato i lene shqiptaret te mjeruar me gisht ne goje si ne 97. Jo, ne nuk mund tia bejme ate Sali trimit se e deshem shume. Ne nuk mund te ngriheshim ne revolta apo protesta.... ne duhet te jemi pak si kope delesh qe bindemi e pranojne cte na japin. Edhe pse kete e beme per 50 vjet, nuk protestuam nuk luftuam kunder abuzimeve dhe e pame si mbaruam. 50 vjet skllaveri nuk duhet te na mesoje asgje per kete........Keshtu qe me siguri e beri Nano pra nga Benca.

    Sigurisht duhet bere fajtor Nano se nuk iu ktheu parate. Po he na i thuaj ti qetesohej ai popull pa i premtuar parate?? PSe nuk ia kerkove zotrote PD "Cekun e Bardhe" mbas 92??
    A nuk ishte pikerisht ky nje premtim qe ata deshen te degjonin nga Nano?

    Nano vertet nuk i ktheu parate, po askush nuk mund ta bente kete se parate i kishte marre lumi me kohe. Nano u ktheu shqiptareve normalitetin, qetesine, harmonine, rendin, jeten pa krisma kallashnikovesh, ndertoi shtetin qe e mori pa asnje polic, pa asnje ushtar , hetues apo gjykates. Nano eshte imoral, i paskrupullt, hileqar, tinzar, kopil etj etj po keto jane karakteristikat e nje politikani sot. Klintoni ishte i tille e sa e sa te tjere. Nqs nje lider nuk rregullon veten as mos pretendo te te rregulloi ty. Eshte naive dhe qesharake te kerkosh sot nje politikan me morale te larta, morale qe nuk kane asnje lidhje me aftesine e tij per sukses.
    Eshte e qarte qe kur nuk di ku ta kritikosh Nanon per ceshtjet me te rendesishme sic jane politikat e tij socialo-ekonomike, fillon e ligjeron per fustanin e gruas apo per krevatin dopjo te tij. Apo e akuzon per armik, serb apo grek. Kjo ne amerike quhet "Low blow" apo "Cheap shot". Nano sot ka arritur objektivat me emergjente e me madhore te politikes ne shqiperi. Pra te qetesoje dhe te ruaje ekulibrin dhe harmonine me te larte ne shoqerine shqiptare dhe politiken shqiptare e ti thua se ai na e paska bere per interesat e tij materiale?? E po pastaj?? Pse ckerkon ti , qe ta beje per shpirt te nenes?? Pse nuk e beri edhe Sala per interes materiale po na la te vriteshim e te shkateroheshim si ne mesjete??
    Politika vet eshte e tille, kerkon ta dredhesh, ta luash, te genjesh, te jesh i ashper ku duhet i bute ku duhet, te lepihesh ku duhet e te urdherosh ku duhet. Dhe Nano e ben kete shume mire.

    Nanon e kane zili e inat per keto gjera, se turma kerkon te shikoje politikane babaxhane, e te ndershem, qe u flasin per idealizem e aspirata boshe, politikane me morale qe tu kenaqi shpirtin edhe pse i cojne ne prag te luftes civile, e edhe pse rreth tyre krijojne nje sistem te tille qe e mjeron kete popull 10 here me shume, si ne 97. Kur do ta kuptoni se pa vjedhur e pasuruar veten me pare nuk ke pushtet, nuk i jep dot askujt e nuk rregullon asgje. Hajduteria e korrupsioni gjithmone ka per te ekzistuar por tashme ajo behet nga njerez qe dine ta kontrollojne e ti njohin asaj fundin. Qe nuk e lejojne ate ti vjedhi qytetarit te thjeshte edhe qindarken e fundit sic beri Sala. Shembull perfekt eshte Rama qe edhe pse i perfolur per korrupsion ka punuar dhe ka realizuar shume plane per Tiranen, e ne krahasim me te meparshmit qe sbenin gje fare eshte si nata me diten.


    E si perfundim o Ricko ..... I am sorry but you do need to get a life. Jo per gje por duhet te te kete rene ne vesh se keto sarkazmat me shoku jane bere pak boze. Une po deshe te le ty te fluturosh po me vjen keq per preshin se kemi 10 vjet qe e importojme.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80
    Shoku Taras, me vjene keq qe ti nuk pranon te te thuhet shoku Taras por ne te kemi folur per 50 vjete me kete emer dhe tash qe na u afrove ne forum na u duk nder....
    Sa per sofizmat e mesiperme mbaji per vete dhe beji leksione ndonjerit aty ne USA. Gjergj Mehmeti dhe te tjere nuk i paten borxh kujt me 1997. Dhe duhet te dish nje gje qe ndonese ti je diplomuar ne shkollen e Nanos (ndoshta ti ligjeron dhe per qejf...) prap ti nuk na mbush dot mendjen qe shefi yt ka arritur rezultate se ato flasin vete. Sa per ate qe duhet te jesh kopil, kurvar, ar, ar, etj eshte e vertet dhe te gjitha i permbledhim ne nje fjale duhet te jesh komunist ose Taras, ose dhe Malo ( se mund te kujtosh se e kam me ty...se Taras ose Tarrasi ishte ai "kungulli i madh...) qe te besh karrier dhe te kesh "sukses" ne Shqiperi.
    Nano yt e quan merit drejtimin e PKSH nga burgu. Pra paska drejtuar nga andej. Po zjarrin nuk ia vuri Shqiperise nga andej....
    Ke te drejte qe na flete per skllaverine 50-vjeēare por ne mesazhin tend te pare na mburre pikerishte shkaktaren e skllaverise 50-vjeēare;PPSH. Zaten ju komunistet ēfare thoni sot nuk thoni neser. Pasi nuk u eci me komunizmin na dolet flamurtaret e demokracise socialiste....Ha ha ha...
    Nejse te uroj ta vazhdosh veprimtarine tende ne dobi te sat eme (PSSH) ne zemer te imperializmit aty ne USA.
    Rycki
    PS I don't speak English like you !!!!!!!!!
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  5. #5
    alvi
    i/e ftuar
    Ej o Rycki, me fal qe po ju nderhyj po ky debat pak si i njeanshem, dhe po fitohet nga Tarasi, i cili jep argumenta ndersa ti vetem mundohesh te tregohesh ironik dhe ofendues. Ai po te jep te zezen mbi te bardhe, ndersa ti i kundervihesh me ca imagjinata prej Don Kishoti. DHe vertete ju simpatizantet e Sales, mjaft e permendet ate PPSh sikur doktori te kishte qene nai fare disidenti a kundeshtar i saj. Te dy, jane pjella te PPSh po njeri diti te evolohet ne nje politikan modern, tjetri ngeli ne stadin e udheheqesve te levizjeve studentore, dhe vendnumero.
    Edhe mo e shaj kot dynjon, dhe me verte ajo sarkazma e shokut Taras eshte bere boze.
    Tani mund te me kthehesh dhe mua, po une me shume do te doja te shihja a do gjeje ti ndonje argument me vlere ti kundervihesh Tarasit.
    Pac fat, Alvi!

  6. #6
    alvi
    i/e ftuar
    O Taras, bravo !
    Kjo eshte analiza me gjakftohete dhe komplete qe kam lexuar per Nanon.
    Shih mos na japesh ndonje te tille dhe per Saliun, po pa pasione ama.
    Respektin tim e ke fituar already.
    Pershendetje, Alvi!

  7. #7
    alvi
    i/e ftuar
    Persa na perket ne Shqiptaro-Amerikaneve, ne ti rrime menderes persiper se populli ne Shqiperi ka folur, na pelqen apo s'na pelqen neve. Ata e dine se me ke kane te bejne, ne e duam Shqiperine vetem per pushime, ata jetojne cdo dite me zgjedhjet e tyre.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-09-2002
    Vendndodhja
    Fshati Henas i Mallakastres
    Postime
    40
    I dashur

    Une nuk kisha asnje interes te debatoja per ty por vetem per temen. Shpresova qe ti te beje te njejten gje dhe te debatoje per temen e jo per mua. Nqs ti kujton se je e do me shume demokracine se te tjeret dhe se je njeri me i sukseshem ne kapitalizem se te tjeret une ate preshin do ta zevendesoja me nje tra.

    As policet e Shkodres nuk ia kishin per borxh Shkodraneve kur ata dogjen komitetin pluralist te rrethit dhe sulmuan per ti eleminuar ata edhe pse ne Shkoder fitoi PD. Apo ata jane te vjerres.
    Tjeter. Kush kujton se jane sot kapitalistet me te suksesshem ne Shqiperi? Nqs nuk e di ta them une. Ish-komunistet e djeshem qofshin keta te majte apo te djathte sot. Koco Kokedhima i pari, nga te paret antare te PD dhe ish-sekretar i PPSH per rinine e Fierit.

    Sic mund ta kuptosh klasa e masterave dje eshte po klase masterash sot. Te vjen pak inat por ske cti besh.

    Por me sa shof une ju qe jetoni per hir te anti-Enverizmit ju jeni me te interesuar qe Enveri te pretendoje nje vend te konsiderueshem ne histori. Ndryshe ju nuk keni asnje subjekt apo sfide mbi te cilin mund te referoni apo justifikoni ekzistencen tuaj. Pa nje reference tek ai ju nuk keni kuptim, as forme e as trajte. Cfare do ishit ju sot sikur Enveri te mos kishte bere gabime dje?? Si do ta justifikonit ju falimentimin tuaj ne jete?? Ne fakt ju jeni ata qe cdo gje sot duhet ta beni me nje reference tek e djeshmja apo tek ajo qe nuk u be mire. Ju nuk mund te shikoni larg e ta krahasoni veten apo te synoni nivelet me te larta sot se aty jeni inferiore, por kundrejt Enverit ju keni nje vend ne debat. KEshtu i dashur, do kalojne vite, e do kalojne dekada e ju akoma do tju gjejne si puna e Tares; duke germuar per "qenin e ngordhur".

    Per ate punen e anglishtes mos u merzit. Askush nuk mesoi anglisht 30 vjet ne burgjet apo kampet e ENverit, e ti nuk ben perjashtim.

    Tarasi

  9. #9
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    O na erdhi dhe tarasi ne forum dhe po na kenaq me argumentime te shkelqyera.

    Te falenderoj dhe te mbeshtes plotesisht Fatos Nano eshte gjeniu shqiptar qe kryeqytetin e Kosoves e ka percaktuar ashtu sic pat dhene urdher tarasi i vertete, Beogradin.

    Keto kohet e fundit jane shtuar shume taraset ne forum dhe une jam i lumtur.

    O te djathte a po kuptoni apo dru me pre!

    Ka qene ne forum nje fare "shqiptari" qe pohonte opozita eshte ne pushtet, ka kohe qe nuk e shof.

    Mi beni te fala gjeniut Nano e kujtoni fjalet e Brahos se ca u be me ate shtypjen e atij plakut me makine.

    Taras te lutem shkruaj sa me gjere per gjeniun nano qe keta te djathtet te kuptojne naj gje.

    Se harrova:

    Na ishte nje here nje gjeni qe premtoi vlonjateve dhe shqiptareve se mbasi i pime gjakun oficereve te Berishes dhe mbasi Berishen ta fusim ne burg di t“ju kthej parate.

    Ky gjeni eshte bere per vete milioner dhe vlonjatet e shqiptaret po notojne ne para.

    Rrofte tarasi!

    PS

    Sa mire qe bere qe na kujtove se Shkodranet dogjen Shkodren.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Cdo njeri flet aq sa di dhe si eshte edukuar!
    Keshtu ndodh dhe per te mjerin Taras.Pa ironi thashe "te mjerin".Duhet meshiruar dhe jo te sulmohet kush eshte rritur mes genjeshtres e injorances.
    A ka me mjerim se fjalet e tija:"Askush nuk mesoi anglisht 30 vjet ne burgjet apo kampet e ENverit"?
    Ku ta dije i mjeri se perkthyesit me te mire qe nga latinishtja e greqishtja e vjeter e deri te gjuhet moderne ishin ato qe u dergjen burgjeve te diktatues?"Heronjte" e tij te istitutit te m-l s'ishin ne gjendje as te perkthenin veprat e E.Hoxhes!
    Ku ta dije i mjeri se ato qe nderuan kombin tone ne cdo fushe ishin ato qe u pushkatuan apo dergjen ne kampe perqendrimi?Per njerez si Tarasi kultura fillon te Lenka e mbaron te "Tarasi,ai i verteti"?
    Per kulturen keni bere mjaft!E tregojne intelektualet e pushkatuar,por valle dhe te qenit te komunisteve biznesmene sot eshte sukses?Apo imoralitet?Si ka mundesi qe ato qe vrane e prene per barazi e kunder prones private,me tu kthyer faqja u bene idhtare te kapitalizmit?A ishin te poshter dje apo jane te poshter sot?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodra13 : 06-09-2002 mė 10:05

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Krahasim mes shėrbimeve WCF dhe ADO.NET
    Nga Uke Topalli nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 05:12
  2. Krahasim
    Nga kiniku nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 10:43
  3. Cmendoni per shoqerine shqiptare ne krahasim me ate te huajen???
    Nga selina_21 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 07:21
  4. Krahasim
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-08-2004, 05:53
  5. Bibla dhe Kurani,nje krahasim historik
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 09:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •