Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional- Çlirimtare
Data e Publikimit: 29/11/2005
Autori i Lajmit:
24 ore
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, sot në ditën e 61 vjetorit të çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë përkujtoi dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional – Çlirimtare me vizitat në familjet e Heronjve të Popullit Margarita e Kristaq Tutulani dhe Ali Demi.
Duke respektuar kujtimin e tyre në bisedë me të afërmit e heronjve kreu i shtetit tha “Festa e 29 Nëntorit ka simbolikën e saj. Na bashkoi me koalcionin antifashist botëror dhe na dha avantazhin e fitimtarëve. Sakrificat e atyre djemve dhe vajzave janë në themel të ditëve tona. Nuk duhen harruar. Nuk duhet që heroizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur të keqpërdoren për të na përçarë, veçanërisht tani që, kemi nevojë më shumë se kurrë të jemi të bashkuar. Kërkohet të punohet për të ardhmen”. Nga ana e tyre familjarët falenderuan Z. Moisiu që në këtë ditë të shënuar nderoi kujtimin e motrave dhe vllezërve të tyre të rënë për lirinë e vendit dhe shprehën konsiderata të larta për vlerësimin që ai i bën veprës së paharruar të atyre që vunë jetën në altarin e atdheut
Krijoni Kontakt