E Enjte, 01 Dhjetor 2005
DHUNOHEN MURGESHAT, POLICIA NE KERKIM TE AUTOREVE

Mirdite - Persona te maskuar kane dhunuar barbarisht mbremjen e se martes, dy misionare te kishes katolike, te cilat prej shume vitesh sherbenin ne komunen e Fanit ne Mirdite. Dyshohet se agresoret, identiteti i te cileve nuk eshte zbuluar ende, jane banore te zones perreth pasi ata kane ditur me se miri te gjithe te fshehtat e baneses se murgeshave. Sipas burimeve nga organi i hetimit, ka qene ora 22.30 e se martes, kur dy grabites te maskuar kane kaluar gardhin e larte metalik qe rrethon misionin e murgeshave, me qender ne Klos te komunes se Fanit. Pasi i jane afruar njeres prej dyerve te godines, ata kane mundur te thyejne nje xham te vogel te kuadrateve perberes te deres. Kjo ka sherbyer sa per te futur doren ne anet e brendshme te deres dhe per te kapur celesin i cili ka qene ne dere. Me te shpejte ata kane mundur te hapin deren dhe te futen brenda godines. Duke qene se ata e kane njohur mire godinen, menjehere jane gjendur ne dhomen e murgeshave, te cilat ne ato momente po kryenin ritualin e lutjeve. Me dy kallashnikove ne duar grabitesit u kane kerkuar murgeshave qe te dorezonin leket qe kishin brenda misionit. Te traumatizuara ato i jane bindur menjehere ketij urdhri dhe kane dorezuar gjithcka kane pasur ne xhepat e tyre. Madje njera prej tyre ka kontrolluar edhe sirtaret, duke marre edhe te holla te tjera te cilat ua ka dhene grabitesve. Keta te fundit duket se nuk jane bindur per shumen e te hollave, ndaj kane kercenuar murgeshat, duke mbushur armet e zjarrit. Tentativa e njeres murgeshe per te larguar grabitesit me ane te nje fshese, ka nxitur reagimin e krimineleve te cilet nuk kane ngurruar te zbrazin kallashnikovin brenda dhomes se murgeshave. Per pasoje ka mbetur e plagosur njera nga misionaret ndersa tjetra rezulton me plage te marra nga goditjet fizike te grabitesve. Menjehere kriminelet jane larguar nga vendi i ngjarjes ndersa njera nga misionaret, me ane te nje telefoni celular, ka mundur te njoftoje familjen e nje vajze e cila punonte prane ketij misioni. Nik Gjoka, banor i fshatit Klos, se bashku me vajzen e tij, eshte drejtuar ne vendngjarje dhe ka konstatuar situaten e rende per te cilen menjehere ka vene ne dijeni edhe policine. Policia e komisariatit te Mirdites e drejtuar nga Arben Hajdarmataj eshte nisur drejt vendit te ngjarjes, sebashku me nje autoambulance te spitalit te Rreshenit me ane te se ciles jane transportuar dy murgeshat per ne spitalin rajonal te Mirdites. Per shkak te gjendjes se renduar shendetesore, njera nga te plagosurat eshte derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Nderkohe e gjithe vemendja e policise zonale e mbeshtetur edhe nga forca speciale te Drejtorise se Lezhes, eshte perqendruar me zonen e Fanit. Dhjetera police kane krehur te gjithe zonen permes shiut dhe erresires se nates ne kapjen dhe identifikimin e autoreve.

Aleksander Ndoja
( Koha Jone )