Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Te pershendes dhe te pergezoj per mesimet qe po i ndan me ne.

    Allahu te shperblefte ne te dy boterat.

  2. #22
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Te pershendes per fjale te bukura.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #23
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Zoti ju nderofte qe te gjitheve nderkohe po e vazhdojme serish temen tone
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #24
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Zemra dhe truri

    Zemra fizike brenda krahėrorit tonė kryen rreth 100.000 rrahje nė ditė, duke pompuar afėrsisht 7.5 litra gjak nė minutė, 450 nė orė, duke vazhduar me 24 orė tė ditės, shtatė ditė tė javės, 365 ditėt e vitit e pėr gjithė jetėn! Sistemi enėzor qė bėn tė mundur shpėrndarjen e ketij gjaku jetėsor ėshtė mėse 60.000 milje i gjatė: pra mė shumė se dyfishi i perimetrit tė tokės. Pėr mė tej, ajo qė ėshtė tepėr interesante pėr t'u pėrmendur kėtu ėshtė se zemra jonė nis rrahjet e saj para se truri tė formohet: zemra fillon tė rrahė pa ndihmėn e sistemit nervor qendror. Njė nga teoritė qė ka dominuar prej kohėsh, pohonte se ėshtė sistemi nervor qendror ai qė nga truri kontrollon gjithė qėnien e njeriut, ndėrkohė qė neve tashmė na ėshtė bėrė e ditur se ky sistem nuk ėshtė nismėtari i rrahjeve tė zemrės. Nė tė vėrtetė ajo e vetnis kėtė proces; nga ku ne do tė pohonim se ėshtė Zoti i Lartėsuar Nismėtari i saj.
    Zemra ėshtė epiqendra e qėnies njerėzore. Shumė njerėz mendojnė se truri ėshtė qendra e vetėdijes, ndėrsa nė Kuran thuhet qartė, "A nuk kanė ata zemra me tė cilat tė kuptojnė"? Muslimanėt janė tė bindur se qendra e vetėdijes njerėzore ėshtė zemra e jo truri; vetėm kohėt e fundit na ėshtė bėrė e ditur se nė zemėr ndodhen mbi 40.000 neurone; me fjalė tė tjera nė zemėr ka qeliza tė cilat komunikojnė. Eshtė e qartė tani se mes trurit dhe zemrės ekziston njė komunikim i dyfishtė: truri i ēon mesazhe zemrės dhe poashtu zemra i ēon mesazhe trurit. Kėto mesazhe qė truri i merr nga zemra arrijnė lobin e trurit dhe talamusin. Korteksi e merr informacionin nga lobi i trurit dhe talamusi duke bėrė kėshtu tė mundur krijimin e ndjenjave; korteksi i ri ka lidhje me tė mėsuarit dhe arsyetimin. Kėto procese janė zbulime tė kohėve tė fundit, e megjithėse ne nuk arrijmė t'i kuptojmė krejtėsisht, jemi tė bindur se zemra ėshtė njė organ tejet i ndėrlikuar.
    Sipas njė hadithi zemra ėshtė burimi i diturisė. Profeti a.s ka thėnė se veprat e shėmtuara janė ato qė e prishin zemrėn. Kėsisoj, zemra arrin t'i dallojė kėto vepra, dhe kjo ėshtė njė nga arsyet se pėrse njerėzit arrijnė tė bėjnė gjėra tė tmerrshme, e tė kenė mė pas njė barrė qė ndikohen negativisht mbi ta. Nė veprėn e tij Krim e Ndėshkim, autori brilant rus, Dostojevski, shpreh se vet krimi ėshtė ndėshkimi i keqbėrėsit sepse njerėzve u duhet tė jetojnė me pasojat e veprave tė tyre: shpirtrat e tyre, ndikohen nga kjo. Kur njerėzit veprojnė nė rrjedhė tė kundėrt tė asaj qė thotė zemra, veprojnė kundėr shpirtrave tė tyre gjė qė ndikon deri nė atė masė sa i shpie nė njė gjendje tė trazuar shpirtėrore, nga ku ata pėrdorin lloj-lloj mėnyrash pėr ta mbuluar kėtė gjendje. Ky ėshtė kufri: "kufri" nėnkupton tė mbulosh. Pėr tė mbuluar kėtė trazim e turbullim tė brendshėm, njerėzit pėrdorin alkohol, drogė e pėrvoja seksuale abuzive; ata gjithashtu kėrkojnė pushtet pasuri dhe famė duke u pėrfshirė nė njė gjendje harrese dhe duke u zhytur kokė e kėmbė nė kėtė botė kalimtare, gjė qė i bėn tė harrojnė thelbin e natyrės dhe zemrėn e tyre. Duke vazhduar nė kėtė mėnyrė, ata i shkėpusin marėdhėniet me zemrėn.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #25
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Veprat e shėmtuara e sėmurin zemrėn

    Njė ndėr pasojat qė sjell ndėrpreja e marėdhėnieve me zemrėn ėshtė se sa mė shumė tė largohesh prej saj, aq mė shumė ajo sėmuret, sepse zemra do ushqyer dhe pakujdesia ndaj saj e shpie atė drejt mbarimit. Kur dikush harron Zotin dhe perjetesine, ai bėhet i pandėrgjegjshėm pėr botėn e pafundme nė lidhje me kėtė tė fundmen, i pavetėdijshėm se ne jemi nė kėtė botė pėr njė periudhė fare tė shkurtėr kohore. Kur mendojmė pėr botėn e pafundme nė lidhje me kėtė kalimtare, papritur vėmendja jonė pėrqendrohet nė atė tė pafundmen kundrejt kėsaj tė shkurtrės. Nė anėn tjetėr, kur njerėzit zhyten krejtėsisht nė kėtė botė, duke besuar se do tė jetojnė nė tė pėrgjithmonė dhe se nuk do tė japin llogari pėr veprat qė kanė kryer, qėndrimi i tyre do tė shkaktojė vdekjen pėrfundimtare tė anės shpirtėrore tė zemrės. Megjithatė, para se tė vdesė, tė prishet e ndotet krejtėsisht, zemra do tė shfaqė simptomat e saj. Dhe kėto janė sėmundjet shpirtėrore.
    Ndoshta ilaci me i mire ne kete rast eshte keshilla e Profetit Muhammed as: Puno per kete bote sikur nuk do vdesesh kurre, nderkohe puno per perjetesine sikur do vdeshesh neser
    Vijon----
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #26
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Dyshimet dhe epshet:

    Zemra njeh dy lloje sėmundjesh. E para quhet dyshim dhe sėmundjet e kėsaj natyre kanė tė bėjnė me tė kuptuarit. Pėr shembull, nėse dikush i frikėsohet furnizimit tė Zotit, se nuk do ta sigurojė ushqimin gjatė ditės, atėherė zemra e tij ėshtė e sėmurė sepse njė zemėr e pastėr ka besim tė palėkundur tek Zoti i Lartėsuar, ndėrsa njė zemėr e sėmurė dyshon. Pėr kėtė arsye njė zemėr tė pastėr nuk e kap asnje lloj shqetėsimi. Eshtė egoja, tekat e kapriēot dhe dashuria pėr kėtė botė kalimtare qė shpiejnė nė njė gjendje frike dhe ankthi. Zemra brenda dhe nė vetvete ėshtė njė organ i projektuar pėr qetėsi, por kjo qetėsi vjen vetėm me pėrkujtimin e Allahut tė Lartmadhėruar. Nė Kuran thuhet: "A nuk ėshtė pėrkujtimi i Allahut me tė cilin zemra qetėsohet?" Kjo ėshtė ajo ēfare zemra dėshiron: Ajo kėrkon tė pėrkujtojė Zotin e Gjithfuqishėm. Ndėrsa kur nuk pėrkujtohet Zoti, zemrėn e kaplon njė gjendje trazimi: e pėrfshin njė gjendje ērregullimi, nga ku mungesa e ushqimit bėn qė ajo tė sėmuret. Ashtu siē kemi nevojė tė marrim frymė ngase qelizave tona u nevojitet oksigjen, d.m.th jetė, ashtu siē do tė vdisnin qelizat nė mungesė tė kėsaj frymėmarjeje, ashtu dhe zemra jonė kėrkon tė marrė frymė, ku frymėmarrje e saj nuk ėshtė asgjė tjetėr, veēse tė kujtuarit e Zotit.
    Permendja e Zotit ėshtė ajo qė e ushqen dhe i mirėmban zemrėn. Shoqėrimi me njerėz tė mirė ėshtė ushqim e ushtrim pėr tė. Tė gjitha kėto gjėra janė tė nevojshme qė zemra tė jetė e pastėr dhe e shėndetshme, dhe nė tė vėrtetė ky ėshtė dhe qėllimi kryesor e shpalljes. Kėshtu Zoti na tregon se njerėzit qė do tu jepet pėrparėsi nė botėn tjetėr, janė ata qė do t'i paraqiten Atij me zemėr tė pastėr.
    Kur lindim, hyjmė nė kėtė botė nė njė gjendje te kulluar, natyre te pastėr e brendaqėnėsishme e njeriut; mė pas mėsojmė tė shqetėsohemi. Ankthin e mėsojmė nga nėnat, baballarėt dhe shoqėria. Kėshtuqė, Kurani thotė se njeriu ėshtė krijuar nė njė gjendje ankthi (hala'), dhe se ata qė janė larg kėsaj gjendjeje janė njerėzit e namazit. Fjala "namaz" kėtu nuk ka pėr qėllim pesė namazet e detyrueshme ditore, por ka pėr qėllim namazin e atyre njerėzve qė janė pėrherė nė gjendje namazi (pėrkujtimi); ata janė pėrherė nė gjendje qė i mban lidhur me Zotin e Lartėsuar, dhe ky ėshtė stadi mė i lartė. Ky ėshtė stacioni i njerėzve qė nuk largohen nga pėrkujtimi i Allahut tė Lartėsuar pėr shkak tė shitblerjes, tregtisė apo ēdo lloj gjėje tjetėr. Ata janė tė atillė qė e pėrkujtojnė Zotin ashtu siē i pėrmend Kurani famėlartė: nė kėmbė, ulur apo dhe kur janė shtrirė." Kėta janė njerėz qė nuk i pėrkasin bashkėsisė sė njerėzve tė pakujdesshėm.

    Lloji i dytė i sėmundjes quhet epsh, dhe kėtu futen nevojat mė kryesore. Pėr shembull ushqimi dhe dėshira seksuale janė epshe; ata futen tek dėshirat e mėdha. Kur kėto tė dya e kapėrcejnė masėn e natyrshme, kthehen nė sėmundje pėr njeriun. Nė Islam ekziston mėnyra apo mjeti me tė cilin mund t'i mjekojmė dhe kthejmė sėrish zemrat tona nė gjendje pastėrtie. Lutja qė profeti a.s e pėrmendte mė shumė se ēdo gjė tjetėr ishte: "O Kthyes i zemrave, bėje zemrėn time tė vendosur nė permendjen tėnde", dhe ėshtė tepėr e rėndėsishme qė kjo gjė t'i pėrkujtohet shpesh muslimanit.

    vijon----
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #27
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Pastrimi i zemrave

    Ky tekst flet pėr alkiminė e zemrės: dhe na sqaron se si ta transformojmė atė. Pastrimi i zemres u shkrua nga dijetari i madh, Muhamed Meulud. Ai ishte njė dijetar brilant i Afrikės sė Veriut, i cili pėrvetėsoi tė gjithė shkencat islame pėrfshirė dhe shkencat e brendshme. Shkroi kėtė poemė didaktike me qėllim qė t'u mėsojė njerėzve mėnyrat se si tė pastrojnė zemrėn sepse duke parė pėrreth arriti qė tė kuptojė se kushdo qė e rrethonte kishte njė zemėr tė sėmurė. Megjithėse e kuptoi vlerėn e mėsimit tė shkencave abstrakte tė Islamit si gramatika, retorika dhe logjika, ndjeu se njerėzit mund tė kenė nevojė tė madhe pėr atė lloj diturie, duke qenė se nė Ditėn e Gjykimit, zemra ėshtė e vetmja gjė pėr tė cilėn do tė pyetemi. Gjendja e zemrės ėshtė e vetmja qė mund tė na sjellė dobi sepse "veprat llogariten sipas qėllimit" ashtu siē e pėrmend dhe vet hadithi i Profetit a.s. Duke qenė se ēdo vepėr lidhet ngushtė me qėllimin, dhe dukeqenėse vendstrehim i qėllimit ėshtė zemra, ēdo vepėr qė bėjmė lėshon rrėnjė nė zemėr. Sėkėndejmi, kur pyetemi pėr veprat, nė tė vėrtetė pyetemi pėr qėllimet qė fshihen pas atyre veprave, dhe duke patur parasysh faktin se qėllimet burojnė nga zemra, ajo pėr tė cilėn njeriu do tė pyetet vėrtetė, ėshtė vet zemra. Kur Muhamed Meuludi arriti ta kuptojė kėtė, tha se papritur Zoti i Lartėsuar e frymėzoi tė shkruante kėtė tekst duke e bazuar nė shumė tekste qė ishin shkruar mė parė siē ėshtė libri i fundit i imam Abu Hamid Gazalit: Ringjallja e shkencave te fese.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #28
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Pėrmirėsimi fillon me veten.

    Nėse hedhim njė vėshtrim nė botėn e sotme, nė mundimet, gjakrat dhe ēdo luftė qė ndodh, do tė vėmė re se ēdo vuajtje rrėnjėt i ka nė zemrėn e njeriut. Arsyeja se pėrse njerėzit janė agresivė kundrejt tė tjerėve ėshtė pėr shkak tė sėmundjeve tė zemrės: lakmia, etja pėr tė pushtuar, dėshira pėr tė shfrytėzuar tė tjerėt dhe dėshira pėr tė vjedhur burimet e tyre natyrore, janė tė gjitha sėmundje tė zemrės. Njė zemėr e pastėr assesi nuk mund tė bėjė vepra tė tilla. Cdo vrasės, ēdo pėrdhunues, ēdo idhujtar, do njeri i lig dhe ēdokush qė bėn vepra mizore, ka zemėr tė sėmurė sepse vepra tė tilla nuk rrjedhin veēse nga njė zemėr e tillė. Nėse zemrat do tė ishin tė pastra, asgjė nga kėto qė dėgjojmė e shohim pėrreth, nuk do tė ndodhte. Kėshtui nėse dėshirojmė tė ndryshojmė botėn, nuk mund ta arrijmė njė gjė tė tillė, duke u pėrpjekur tė ndreqim tė jashtmen; pėrkundrazi botėn mund ta ndryshojmė vetėm duke ndryshuar tė brendshmen tonė, sepse ėshtė e brendshmja qė paraprin tė jashtmen.
    Nė tė vėrtetė, ēdo gjė qė shohim, prejardhjen e ka nga bota e padukshme. Bota fenomenale del nga bota e padukshme, dhe tė gjitha veprat burojnė nga banesa e padukshme e veprave tona. Sėkėndejmi, nėse dėshirojmė tė pėrmirėsojmė veprat, duhet tė ndreqim zemrėn nė radhė tė parė. Dr. Martin Luter Kingu, predikuesi i famshėm amerikan dhe aktivisti pėr tė drejtat e njeriut, ka thėnė se njerėzve e duhet tė ndjekin katėr etapa pėr tė luftuar padrejtėsitė: etapa e parė ėshtė qė ata tė sigurohen se mė tė vėrtetė po bėhet padrejtėsi. Ata duhet t'i zbardhin ēėshtjet e padrejta, dhe nė rastin e tij ishin padrejtėsitė kundrejt popullit afrikano-amerikan nė Shtetet e Bashkuara. Etapa e dytė ėshtė tė futesh nė negociata: njerėzit duhet t'u drejtohen shtypėsve dhe tė kėrkojnė drejtėsi. Nėse ata qė shtypin refuzojnė, atėherė Dr. Kingu pėrmend si etapė tė tretė vet-pastrimin. Ai thotė se ne duhet tė pyesim veten se mos ndoshta keqbėrėsit jemi ne. Mos jemi ne vallė vet shtypėsit? Etapa e katėrt dhe e fundit ėshtė tė vepruarit pasi tė kemi parė nė veten tonė.
    Njė ndėr gjėrat qė muslimanėt e botės moderne nuk arrijnė tė kuptojnė ėshtė se kur pėrballen me gjithė kėto gjėra tė tmerrshme, harrojnė tė shohin dhe tė pyesin veten, se pėrse po ndodhin gjithė kėto? Nėse pyetje tė tilla i drejtojmė me gjithė sinqeritetin e duhur, pėrgjigja do tė jetė e shpejtė dhe mjaft e qartė; gjithēka vjen prej nesh. Jemi ne ata qė i kemi shkaktuar tėrė kėto vuajtje vetes. Ky ėshtė i vetmi pozicion fuqizues qė mund tė marrim dhe ky ėshtė dhe pozicioni kuranor. Allahu i Lartėsuar thotė mjaft qartė nė Kuran se ai vendos disa shtypės mbi shtypės tė tjerė pėr shkak tė asaj qė gatuan duart e tyre. Sipas sqarimit qė jep Farahudin Razi, kuptimi i kėtij ajeti ėshtė se kurdoherė qė nė toka ka shtypje, kjo vjen si rezultat e shtypjes sė njerėzve tė tjerė. Kėshtuqė njerėzit tė cilėve u dhunohen tė drejtat, shtypen pėr shkak tė shtypjes qė kanė bėrė karshi tė tjerėve. Gjithsesi, pėrjashtim kėtu bėjnė kohėt e trazirave. Pa diskutim, qė ka kohė kur besimtarėt vihen nė provė, por nėse kėtė sprovė e pėrballojnė siē duhet, me durim dhe vendosmėri, Zoti i Lartėsuar do t'u japė atyre pėrherė fitore.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #29
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Tė papastrit shtypin, tė pastrit lartėsojnė

    Nuk ka dyshim se Profeti a.s bashkė me shoket e tij u shtypėn gjatė qėndrimit tė tyre nė Mekė, por mė vonė Zoti ju garantoi atyre fitore. Pėr 23 vjet me radhė Profeti a.s jo qė nuk u shtyp mė, por kishte pushtuar gjithė gadishullin arabik dhe gjithė njerėzit qė mė parė i kishin shtypur, tani po kėrkonin mėshirė prej tij. Megjithėse meritonin ndėshkim pėr ēka kishin bėrė, Profeti a.s i fali dhe kėtu qėndron dallimi mes njeriut me zemėr tė pastėr dhe atij me zemėr tė papastėr. Njerėzit e papastėr shtypin, ndėrsa njerėzit e pastėr jo vetėm qė i falin shtypėsit, por i lartėsojnė ata pasi i mundin me fuqinė e Zotit. Kjo ėshtė ajo ēka muslimanėt duhet tė dijnė sot dhe pikėrisht pėr kėtė flet dhe pastrimi i zemrave. Po ta mernim me seriozitet kete veper(pastrimin e shpirtit), tė punonim me zemrėn dhe tė zbatonim atė qė do mėsonim prej tij, do tė shihnim ndryshime nė jetėn tonė, rreth nesh, si dhe brenda dinamikės familjare.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #30
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ilaēi pėr zemrėn e sėmurė

    Nėse ndiqni udhėzimet e dhėna nga profeti as dhe pastroni zemren duke i kerkuar vetes llogari per cdo pune te keqe , do t'i shihni shpejt rezultatet. Megjithatė kjo ėshtė thjesht nje recetė qė doktori i jep pacientit: puna e doktorit ėshtė thjesht ta shkruajė recetėn: ai mund tė tė japė ilaēin, por nuk mund tė tė detyrojė ta marrėsh. Varet tek ne, nėse do apo nuk do ta pėrdorim kurėn. Keshillar profetike po na ofrojnė atė: udhėzimi ėshtė aty, i qartė dhe mjaft efikas, me tė cilin mund tė ndryshojmė veten. Nėse e arrijmė njė gjė tė tillė, Zoti i Lartėsuar na ka premtuar se do tė na shpėrblejė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.Allahu nuk e ndryshon gjendjen e nje populli, derisa ai te ndryshoje vetveten(kurani) Kėshtuqė, gjithēka na mbetet pėr tė bėrė, ėshtė tė depėrtojmė nė kėto sėmundje dhe tė gjejmė kurėn pėr ta,dhe ndoshta nje recete e thjeshte mund te jete edhe kjo.
    I mencur eshte ai qe kritikoi vetveten dhe punoi per perjetesine, nderkohe i paafte eshte ai qe ndoqi epshet e prishura dume menduar se Zoti do ta shpetoje(Profeti as)
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Rushajet (Pentekosti) - Zbritja e Shpirtit tė Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 10-06-2025, 00:00
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  4. Agjiologjia
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 00:12
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •