b]1.Fjalosje të tepërta[/b]
Nga Enesi përcillet se Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë, "Besimi i një besimtari nuk drejtohet derisa zemra e tij të drejtohet, dhe zemra e tij nuk mund të drejtohet derisa gjuha e tij të mos drejtohet."
Kjo tregon se Profeti (paqja qoftë mbi të) pastrimin e besimit e ka kushtëzuar tek pastrimi i zemrës dhe pastrimin e zemrës të kushtëzuar tek pastrimi i gjuhës.
Tirmidhiu transmeton një hadith të përcjellë nga Ibn Umeri, "Mos flisni shumë duke mos e përmendur Zotin, sepse fjalosje të tilla të tepërta në të cilat nuk përmendet Zoti ndikojnë në ngurtësimin e zemrës, dhe njeriu më larg Allahut është njeriu me zemër të ngurtësuar."
Umer ibn Khatabi (r.a) ka thënë, "Një njeri që flet shumë gabon shpesh, dhe dikush që gabon shpesh, bie në vepra të këqija. Zjarri është më afër këtij mëkatari."
Në një hadith të përcjellë nga Muadhi, Profeti (paqja qoftë mbi të) na tregon, "A dëshironi t'ju tregoj se si ta kontrolloni të gjithë këtë? Unë i thashë, "Po o i Dërguar i Allahut, na trego" Ai e kapi gjuhën e tij me gishtat e dorës dhe më pas tha, "Përmbaje këtë" Unë e pyeta, "O i dërguari i Allahut, a do të japim llogari edhe për atë që themi?" Ai më tha, "Mos të pastë nëna o Muadh! A ka diçka tjerër përveç të korrurave gjuhës që i tërheq njerëzit për fytyre në zjarr?" Ajo që nënkuptohet këtu me "të korrurave të gjuhës" është dënimi për thënien e gjërave të ndaluara. Një njeri, me veprat dhe fjalët e tij, mbjell farën e të mirës apo të ligës. Në Ditën e Ringjalljes ai do të korrë frytet e të mbjellave. Ata që mbjellin farërat e fjalëve dhe veprave të mira do të korrin nderime dhe bekime; ata që kanë mbjellë farëra të fjalëve e veprave të këqija vjelin vetëm keqardhje dhe pezmatim.
Ebu Hurejra përcjell se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë, "Robi flet fjalë, pasojat e të cilave nuk i njeh, dhe për të cilat kridhet poshtë në thellësi të Zjarrit më thellë se distanca ndërmjet lindjes dhe perëndimit."
I njëjti hadith transmetohet edhe nga Tirmidhiu me disa ndryshime të vogla, "Njeriu mund të thojë diçka që e mendon si jo të dëmshme, por për të cilën ai do të hidhet në Zjarr aq thellë sa kohëgjatësia e 70 vjeshtave."
Ukb bin Amir rrëfen, "E pyeta profetin, "O i Dërguar i Allahut, cila është mënyra më e mirë për t'ia dalë në krye?" Ai u përgjigj, "Ruaje gjuhën, qëndro brenda dyerve të shtëpisë dhe derdh lot për veprat e tua të gabuara."
Përcillet nga Ebu Hurejra se Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë, "Le të flasë mirë ose të heshtë ai që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit."
Kështu pra, fjalët mund të jenë të mira, gjë që meriton të lëvdohet, dhe të këqija, duke e merituar dënimin e dhembshëm.
Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë, "اCarëdo që të thotë i biri i Ademit del kundra tij, përveç urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja dhe përkujtimit të Zotit, lëvduar qoftë emri i Tij."
Umer ibn Khatabi shkoi t'i bënte një vizitë Ebu Bekrit dhe e gjeti duke ndukur gjuhën me gishtërinjtë e tij. Umeri i tha, "Mos, Allahu të faltë!" Ebu Bekri iu përgjigj, "Gjuha është ajo që më shpie në vende të rrezikshme."
Abdullah ibn Mes'udi ka thënë, "Për Allahun, që nuk ka zot tjetër veç Tij, asgjë tjetër nuk meriton burgosje më të gjatë se sa gjuha ime." Ai thosh gjithmonë, "O gjuha ime, fol të mirën dhe do të fitosh; ndalu nga të folurit e të këqijave dhe do të jesh e sigurtë; ndryshe do të gjesh vetëm keqardhje."
Ebu Hurejra përcjell se Ibn Abbas ka thënë, "Njeriu nuk do të ketë inat apo zemërim më të madh për ndonjë pjesë të trupit sa do të ndjejë për gjuhën e tij, përveçse nëse ajo ka folur për të urdhëruar të mirën."
El Hasan thotë, "Cilido që nuk e përmban gjuhën nuk mund të kuptojë fenë." Gabimi më i vogël i gjuhës është përfshirja në fjalosjet e kota pa interes. Hadithi i mëposhtëm i Profetit (paqja qoftë mbi të) është i mjaftueshëm për të shpjeguar dëmin e këtij gabimi, "Prej Islamit të mirë të një njeriu, është largimi nga ajo që nuk i intereson."
Ebu Ubeide përcjell se El Hasani ka thënë, "Një nga shenjat që Zoti e braktis robin e Tij është kur e bën atë të preokupuar me atë që nuk duhet t'i interesojë në të vërtetë."
Sehl thotë, "Cilido që flet lidhur me diçka që nuk i intereson është i privuar nga vërtetësia në fjalët e tij."
Ashtu siç e kemi përmendur më sipër, ky është nga gabimet më pak të dëmshme të gjuhës. Ka gjëra shumë më të dëmshme, si përgojimi, thashethemet, fjalosje të pështira e djallëzore, fjalë hipokrizie, mburrjeje, grindjeje, tekste të ndyra këngësh, mashtrime, përqeshje e tallje, përçmime dhe shpifje, dhe vazhdojnë të shumta gabimet që i ngjiten gjuhës së robit, i shkatërrojnë zemrën dhe e bëjnë që të humbë lumturinë dhe kënaqësinë e kësaj jete, mbarësinë dhe të mirat e jetës tjetër. Allahut i përgjërohemi për ndihmë!
Vijon-----------
Krijoni Kontakt