Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    b]1.Fjalosje të tepërta[/b]

    Nga Enesi përcillet se Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë, "Besimi i një besimtari nuk drejtohet derisa zemra e tij të drejtohet, dhe zemra e tij nuk mund të drejtohet derisa gjuha e tij të mos drejtohet."

    Kjo tregon se Profeti (paqja qoftë mbi të) pastrimin e besimit e ka kushtëzuar tek pastrimi i zemrës dhe pastrimin e zemrës të kushtëzuar tek pastrimi i gjuhës.
    Tirmidhiu transmeton një hadith të përcjellë nga Ibn Umeri, "Mos flisni shumë duke mos e përmendur Zotin, sepse fjalosje të tilla të tepërta në të cilat nuk përmendet Zoti ndikojnë në ngurtësimin e zemrës, dhe njeriu më larg Allahut është njeriu me zemër të ngurtësuar."

    Umer ibn Khatabi (r.a) ka thënë, "Një njeri që flet shumë gabon shpesh, dhe dikush që gabon shpesh, bie në vepra të këqija. Zjarri është më afër këtij mëkatari."

    Në një hadith të përcjellë nga Muadhi, Profeti (paqja qoftë mbi të) na tregon, "A dëshironi t'ju tregoj se si ta kontrolloni të gjithë këtë? Unë i thashë, "Po o i Dërguar i Allahut, na trego" Ai e kapi gjuhën e tij me gishtat e dorës dhe më pas tha, "Përmbaje këtë" Unë e pyeta, "O i dërguari i Allahut, a do të japim llogari edhe për atë që themi?" Ai më tha, "Mos të pastë nëna o Muadh! A ka diçka tjerër përveç të korrurave gjuhës që i tërheq njerëzit për fytyre në zjarr?" Ajo që nënkuptohet këtu me "të korrurave të gjuhës" është dënimi për thënien e gjërave të ndaluara. Një njeri, me veprat dhe fjalët e tij, mbjell farën e të mirës apo të ligës. Në Ditën e Ringjalljes ai do të korrë frytet e të mbjellave. Ata që mbjellin farërat e fjalëve dhe veprave të mira do të korrin nderime dhe bekime; ata që kanë mbjellë farëra të fjalëve e veprave të këqija vjelin vetëm keqardhje dhe pezmatim.
    Ebu Hurejra përcjell se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ka thënë, "Robi flet fjalë, pasojat e të cilave nuk i njeh, dhe për të cilat kridhet poshtë në thellësi të Zjarrit më thellë se distanca ndërmjet lindjes dhe perëndimit."

    I njëjti hadith transmetohet edhe nga Tirmidhiu me disa ndryshime të vogla, "Njeriu mund të thojë diçka që e mendon si jo të dëmshme, por për të cilën ai do të hidhet në Zjarr aq thellë sa kohëgjatësia e 70 vjeshtave."
    Ukb bin Amir rrëfen, "E pyeta profetin, "O i Dërguar i Allahut, cila është mënyra më e mirë për t'ia dalë në krye?" Ai u përgjigj, "Ruaje gjuhën, qëndro brenda dyerve të shtëpisë dhe derdh lot për veprat e tua të gabuara."
    Përcillet nga Ebu Hurejra se Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë, "Le të flasë mirë ose të heshtë ai që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit."

    Kështu pra, fjalët mund të jenë të mira, gjë që meriton të lëvdohet, dhe të këqija, duke e merituar dënimin e dhembshëm.
    Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë, "اCarëdo që të thotë i biri i Ademit del kundra tij, përveç urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja dhe përkujtimit të Zotit, lëvduar qoftë emri i Tij."

    Umer ibn Khatabi shkoi t'i bënte një vizitë Ebu Bekrit dhe e gjeti duke ndukur gjuhën me gishtërinjtë e tij. Umeri i tha, "Mos, Allahu të faltë!" Ebu Bekri iu përgjigj, "Gjuha është ajo që më shpie në vende të rrezikshme."
    Abdullah ibn Mes'udi ka thënë, "Për Allahun, që nuk ka zot tjetër veç Tij, asgjë tjetër nuk meriton burgosje më të gjatë se sa gjuha ime." Ai thosh gjithmonë, "O gjuha ime, fol të mirën dhe do të fitosh; ndalu nga të folurit e të këqijave dhe do të jesh e sigurtë; ndryshe do të gjesh vetëm keqardhje."
    Ebu Hurejra përcjell se Ibn Abbas ka thënë, "Njeriu nuk do të ketë inat apo zemërim më të madh për ndonjë pjesë të trupit sa do të ndjejë për gjuhën e tij, përveçse nëse ajo ka folur për të urdhëruar të mirën."
    El Hasan thotë, "Cilido që nuk e përmban gjuhën nuk mund të kuptojë fenë." Gabimi më i vogël i gjuhës është përfshirja në fjalosjet e kota pa interes. Hadithi i mëposhtëm i Profetit (paqja qoftë mbi të) është i mjaftueshëm për të shpjeguar dëmin e këtij gabimi, "Prej Islamit të mirë të një njeriu, është largimi nga ajo që nuk i intereson."
    Ebu Ubeide përcjell se El Hasani ka thënë, "Një nga shenjat që Zoti e braktis robin e Tij është kur e bën atë të preokupuar me atë që nuk duhet t'i interesojë në të vërtetë."
    Sehl thotë, "Cilido që flet lidhur me diçka që nuk i intereson është i privuar nga vërtetësia në fjalët e tij."
    Ashtu siç e kemi përmendur më sipër, ky është nga gabimet më pak të dëmshme të gjuhës. Ka gjëra shumë më të dëmshme, si përgojimi, thashethemet, fjalosje të pështira e djallëzore, fjalë hipokrizie, mburrjeje, grindjeje, tekste të ndyra këngësh, mashtrime, përqeshje e tallje, përçmime dhe shpifje, dhe vazhdojnë të shumta gabimet që i ngjiten gjuhës së robit, i shkatërrojnë zemrën dhe e bëjnë që të humbë lumturinë dhe kënaqësinë e kësaj jete, mbarësinë dhe të mirat e jetës tjetër. Allahut i përgjërohemi për ndihmë!

    Vijon-----------
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #12
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    2.Shikime tė papėrmbajtura

    Shikimet e papėrmbajtura gjenden tek ai njeri sytė e tė cilit nguliten nė diēka qė e tėrheq atė, e kėshtu tablloja e asaj qė sheh stampohet nė zemrėn e tij. Kjo mund tė shpjerė nė disa lloje prishjesh nė zemrėn e robit. Ato qė do tė shkoqiten mė poshtė janė disa prej tyre.
    Pėrcillet se njėherė Profeti (paqja qoftė mbi tė) u ka treguar njerėzve qė "Shikimet e ngulitura janė shigjeta tė helmatisura tė djalliit. Cilido qė e ul shikimin pėr hir tė Zotit, i Madhėrishmi do ta bekojė atė me njė freski e ėmbėlsi nė zemėr ditėn kur robi do tė dalė pėrpara Tij."
    Djalli udhėton me shikimin, mė shpejt se era qė fryn nė ndjerrina. Ai e bėn atė qė shikohet tė duket mė e bukur se ē'ėshtė dhe e transformon nė njė idhull qė ta adhurojė zemra. Vazhdon mė pas duke i premtuar shpėrblime tė gėnjeshtėrta, duke ndezur flakėn e dėshirave pėr tė, dhe duke e ushqyer atė flakė me drutė e veprave tė ndaluara, e qė robi nuk do tė ishte pėrfshirė nė gjithė kėtė nėse do ta kishte ruajtur shikimin e tij.
    Kjo e shpėrqėndron zemrėn dhe e bėn atė tė harrojė ēėshtjet mė tė rėndėsishme e kėshtu zemra e humb rrugėn e saj tė drejtė dhe rrėzohet nė humnerėn e dėshirave tekanjoze dhe injorancės.
    Allahu, lėvduar qoftė emri i Tij thotė, "…e tė kėrkosh bukurinė e kėsaj bote dhe mos iu bind atij qė ia kemi shmangur zemrėn prej pėrkujtimit ndaj Nesh dhe qė i ėshtė dhėnė epshit tė vet, sepse puna e tij ka marrė fund." (18:28)
    Thuhet se ndėrmjet syrit dhe zemrės ka njė lidhje tė drejtpėrdrejtė; nėse sytė janė tė prishur, edhe zemra do tė ketė fundin e tyre. Do tė bėhet si njė kosh plehrash ku mblidhen tė gjitha ndyrėsitė e fėlliqėsirat duke mos mbetur asnjė hapėsirė pėr dashurinė pėr Allahun, tė mbėshteturit nė Tė, vetėdijes pėr praninė e Tij dhe kėnaqėsinė pėr afrimin tek Ai.
    Nė njė zemėr tė tillė mund tė gjesh vetėm tė kundėrtat e kėtyre. Ngulitja e syve pa u pėrmbajtur dhe shtangia e shikimit ėshtė mosnėnshtrim ndaj Allahut tė madhėruar: "Thuaju besimtarėve tė ulin shikimet, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre se kjo ėshtė mė e pasėr pėr ta. Allahu ėshtė i njohur hollėsisht pėr atė qė bėjnė ata." (24:30)
    Vetėm kush i bindet urdhrave tė Allahut ėshtė i kėnaqur nė kėtė botė; vetėm ai qė i bindet Allahut do tė lumturohet nė Jetėn tjetėr. Mė tej, hedhja e shikimeve andej-kėndej e pėshtjell zemrėn me errėsirė, tamam ashtu si ulja e syve pėrdhe pėr hir tė Allahut e vesh atė zemėr me dritė.
    Pas ajetit tė mėsipėrm, Allahu, lėvduar qoftė emri i Tij, vazhdon nė tė njėjtėn sure tė Kur'anit: "Allahu ėshtė dritė e qiejve dhe e tokės. Shembulli i dritės sė Tij i ngjason kandilit tė vendosur nė njė zgavėr tė errėt. Kandili ndiqet brenda njė qelqi si tė ishte yll flakėrues e qė ndizet prej (vajit tė) njė druri tė bekuar, prej ullirit, qė nuk mund tė quhet as i lindjes as i perėndimit, e vaji i tij ndriēon pothuajse pa e prekur. Dritė mbi Dritė. Allahu udhėzon kah drita e Vet atė qė do Ai. Allahu sjell shembull pėr njerėzit. Allahu ēdo gjė e di shumė mirė." (24:35)
    Kur zemra ėshtė e ndritur, asaj i vijnė tė mira pa kufi nga tė gjitha drejtimet. Nėse ėshtė e kredhur nė terr atėherė re tė zeza tė sė ligės e fatkeqėsive do t'i afrohen nga tė gjitha anėt pėr ta kapluar atė.
    Shikimet e papėrmbajtura e bėjnė zemrėn tė verbėr pėr tė dalluar ndėrmjet tė gėnjeshtrės e vėrtetėsisė, ndėrmjet sunetit dhe risisė; ndėrkohė qė ulja e shikimeve pėr hir tė Allahut, tė Madhėruarit e Fuqiplotit, i jep asaj zemre njė mprehtėsi depėrtuese e tė pagabueshme. Dikur njė njeri i urtė ka thėnė, "Cilido qė e pasuron sjelljen e jashtme tė tij duke pasuar sunetin, pasuron shpirtin e tij duke medituar, largon sytė nga ajo qė ėshtė e ndaluar, shmang gjithēka me njė natyrė tė dyshimtė dhe ushqehet vetėm me atė qė ėshtė mire - syri i zemrės sė tij kurrė nuk do venitet."
    Shpėrblimet janė sipas veprave. Cilido qė e largon shikimin e tij nga ajo qė Allahu ka ndaluar, Allahu do t'i falė shikimit tė tij dritė tė bollshme.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #13
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    3.Tejngopja në ngrënie

    Konsumimi i sasive të vogla të ushqimit garanton butësinë e zemrës, forcën e intelektit, përunjësinë e vetes, dobësimin e dëshirave tekanjoze dhe mirësinë e sjelljes.
    Teprimi në të ngrënë sjell të kundërtat e përpikta të këtyre virtyteve të lëvduara.
    Mikdam ibn Ma'd Jakrib thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqja qoftë mbi të) të tregojë, "Nuk ka enë më të keqe që e mbush i biri i Ademit se sa barku i tij. Disa kafshata duhet t'i mjaftonin për të ruajtur fuqinë. Nëse duhet ta mbushë barkun patjetër, atëherë le të jetë një e treta për ushqimin, një e treta për ujin dhe një e treta bosh për të lehtësuar frymëmarrjen."
    Tejngopja në ngrënie sjell shumë mundime. E bën trupin që të anojë më shumë nga mosbindja ndaj Allahut dhe bën që adhurimi e bindja të duken të mundimshme - vetëm kjo është e keqe e mjaftueshme.
    Një bark i mbushur dhe dëndja në të ngrënë jo rrallë ka qenë shkak për shkarje në gabime dhe pengimin për të mira. Cilido që ruhet nga dëmi i dëndjes së barkut të tij i është ruajtur një të keqeje të madhe. Shejtani e ka më të lehtë ta tërheqë për hunde një njeri që e ka dëndur stomakun e tij me ushqim e pije, e prandaj edhe thuhet, "Mbylljani dyert shejtanit duke agjëruar."
    Rrëfehet se kur një grup të rinjsh nga Fisi i Izraelit ishin në adhurim e sipër, dhe u kishte ardhur koha për të mbyllur agjërimin, një prej tyre foli e tha, "Mos hani shumë, ndryshe do të pini shumë, e kështu do të kërkoni të flini më shumë, e për pasojë do të humbni shumë."
    Profeti (paqja qoftë mbi të) dhe Shokët e tij mbeteshin shpesh me barkun bosh. Edhe pse kjo kryesisht ishte si pasojë e mungesës së ushqimeve, Allahu kishte caktuar më të mirën për të Dërguarin e Tij (paqja qoftë mbi të). Kjo është edhe arsyeja që Ibn Umer dhe i jati i tij - edhe pse kishin ushqime me bollëk - i rrënjosën shprehitë e tyre të të ngrënit sipas shëmbëllit të Profetit (paqja qoftë mbi të).
    Transmetohet se Aisha (r.a.) ka thënë, "Që nga koha e ardhjes në Medinë e deri në vdekjen e tij, familja e Muhamedit asnjëherë nuk hëngri bukë mielli për tri ditë rresht."
    Ibrahim Ibn Adham na thotë, "Cilido që kontrollon barkun, kontrollon fenë e tij dhe cilido që kontrollon urinë, zotëron edhe një sjellje të mirë. Mosbindja ndaj Allahut është më afër një personi të ngopur me barkun plot dhe shumë larg nga një njeri i uritur."
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #14
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Shkrimet e lartëpërmendura kanë karakterin e lartë të njohurive shkencore teologjike.Shkrime si këto jo vetëm se kanë tipare të edukimit të mirfillt e njerëzor,por shiquar e lexuar në aspektin analitikë të njejtat ngrisin kulturën dhe vetëdijën kombëtare .Andaj me shtjellime ,interpretime dhe spjegime të tilla të niveleve të larta të ajeteve dhe të sureve Kuranore padyshim se vehemi gjegjësisht renditemi apo bëhemi bashkudhëtarë drejt synimeve tona të kahmotëshme.
    Sabri Selmani,Jurist.
    Kiel/Gjermani

  5. #15
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    4.Shoqėria e ligė.

    Shoqėria e panevojshme ėshtė njė sėmundje kronike shumė e dėmshme. A mbahet mend sa herė shoqėria e keqe i ka privuar njerėzit nga bujaria e Zotit, duke rrėnjosur pėrēarje nė zemrat e tyre qė as koha madje nuk ka arritur t'i shuajė!?
    Nė ruajtjen e lidhjeve me njė shoqėri tė tillė gjenden rrėnjėt e humbjes, tė dėshtimit nė kėtė jetė dhe nė Jetėn e Pėrtejme. Njeriu duhet tė pėrfitojė nga shoqėria. Pėr kėtė qėllim ai duhet t'i ndajė njerėzit nė katėr ndarje e tė jetė i kujdesshėm qė tė mos i pėrziejė sepse nėse njė prej tyre pėrzihet me njė tjetėr, atėherė e keqja do ta gjejė rrugėn tek ai.
    Nė kategorinė e parė janė ata njerėz shoqėria e tė cilėve ėshtė si ushqimi: e domosdoshme, ditėn apo natėn. Pasi njeriu ta plotėsojė nevojėn e tij tek kjo shoqėri, vazhdon nė punėn e tij derisa tė ketė pėrsėri nevojė pėr tė, e kėshtu vijon mė tej… Kėta janė njerėzit qė njohin Zotin, urdhėrat e Tij dhe djallėzitė e armiqve tė tij, sėmundjet e zemrave dhe shėrimet e tyre. Duan mė tė mirėn pėr tė Dėrguarin e Zotit dhe njerėzit besimtarė.
    Shoqėrimi me kėta njerėz ėshtė njė arritje e madhe.
    Nė kategorinė e dytė pėrfshihen ata njerėz shoqėrimi me tė cilėt ėshtė si ilaē. Njeriu ka nevojė pėr ta vetėm kur sėmuret. Nėse ėshtė i shėndetshėm nuk ka nevojė pėr tė. Sidoqoftė, shoqėrimi me ta disa herė ėshtė i nevojshėm pėr jetėn, kėshillimin e tė tjera tė ngjashme. Pasi t'i ketė plotėsuar nevojat e tij me kėta njerėz, robi mund tė vazhdojė mė vete nė pėrditshmėrinė e tij.
    Nė kategorinė e tretė bėjnė pjesė ata njerėz miqėsimi me tė cilėt ėshtė i dėmshėm. Shoqėrimi me kėto lloj njerėzish ėshtė si njė sėmundje, me tė gjitha llojet dhe gradėt, forcimin dhe dobėsimin e saj. Shoqėrimi me njė apo disa prej tyre ėshtė si njė sėmundje kronike e pashėrueshme. Kurrė nuk do tė pėrfitoni, as nė kėtė jetė e as nė tjetrėn nėse i zini ata pėr miq, dhe ėshtė e sigurt qė do tė humbni fenė tuaj apo jetesėn e drejtė ose tė dyja bashkė pėr shkak tė tyre.
    Nėse miqėsimi me ta e ka pushtuar zemrėn tuaj dhe ka hedhur rrėnjė, atėherė kjo ėshtė njė sėmundje kobėzezė dhe fatale. Mes kėtyre njerėzve janė ata qė as flasin ndonjė tė mirė e qė ju mund tė pėrfitoni, e as ju dėgjojnė qė ata vetė tė pėrfitojnė prej jush. Nuk dinė hiē pėr shpirtrat e tyre e rrjedhimisht nuk kanė si ta drejtojnė vetveten.
    Nėse flasin, fjalėt e tyre bien mbi zemrėn e dėgjuesit si fshikullimat e njė thupre, ndėrkohė qė gjatė gjithė kohės kėnaqen me vetadmirim pėr llafollogjinė e tyre. U shkaktojnė shqetėsime njerėzve qė gjenden nė shoqėri tė tyre, ndėrkohė qė vetė besojnė se janė aroma e kėndshme e shoqėrisė.
    Nėse heshtin, janė mė tė rėndė se njė shkėmb i stėrmadh - tepėr i rėndė pėr t'u mbajtur apo pėr t'u tėrhequr pėrgjatė. Nė tėrėsi pra, pėrzierja me ndokė, tė ndenjurit me tė cilin ėshtė e dėmshme pėr shpirtin nuk do tė zgjasė, edhe nėse shoqėrimi me tė ėshtė i pashmangshėm.
    Mund tė jetė njė nga aspektet mė pezmatuese tė jetės sė njė njeriu qė ai tė molepset nga njė i tillė, me tė cilin mund ta ketė tė domosdoshme tė shoqėrohet. Nė njė lidhje tė tillė, njeriu duhet tė pėrqėndrohet nė sjellje tė mira, duke e shprehur shoqėrimin vetėm nė pamjen e jashtme, por nė shpirt ai duhet tė ndjejė neveri, deri kur Zoti ta bekojė me ndonjė rrugėdalje nga kjo fatkeqėsi e tė mund tė largohet nga ajo gjendje.
    Nė kategorinė e katėrt futen ata njerėz shoqėrimi me tė cilėt ėshtė vetė shkatėrimi. Eshtė si tė helmohesh me duart e tua: viktima ose gjen barnėn shėruese ose vdes. Tė shumtė janė njerėzit qė i pėrkasin kėsaj kategorie. Ata janė njerėzit e shtrembėrimeve dhe risive nė fe, ata qė braktisin traditen e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja qoftė mbi tė) dhe thėrresin nė besime tė tjera. Atė qė ėshtė sunet e quajnė bidat dhe anasjelltas. Njeriu sadopak i menēur as nuk duhet tė ulet nė bisedat e tyre e as tė pėrzihet me ta. Nėse bėn tė kundėrtėn, ajo do tė jetė ose vdekje pėr zemrėn e tij, ose, nė rastin mė tė mirė, zemra e tij do tė lėngojė seriozisht.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #16
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Interesante dhe informatieve kjo qe shkruate siper Indrit.

    Me pelqen ky pershkrim i kategorive shoqerore qe ben ti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 06-04-2006 mė 15:41
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  7. #17
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Arcimedes flm per ndjekjen ne teme
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #18
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Alkimia e zemres

    Zoti i Latėsaur thotė: "Atė Ditė asgjė nuk i bėn dobi njeriut, as pasuria e as fėmijėt, pėrveē atij qė i paraqitet Zotit me njė zemėr tė pastėr.”

    E pastėr mund tė jetė vetėm ajo zemėr qė ėshtė larg ēdo ceni dhe njollosje shpirtėrore.
    Dhe pse zemra shpirtėrore ėshtė e pėrqendruar nė zemrėn fizike, ajo qė ka pėr qėllim ajeti ėshtė zemra shpirtėrore dhe jo ajo fizike. Sipas mjekėsisė sė hershme kineze, zemra strehon atė qė njihet si "chen" apo "shpirt". Tipari dallues kinez pėr "tė menduarit", "mendimin", "dashurinė", "virtytin" dhe "pėrqendrimin nė tė dėgjuar", ėshtė se tė gjitha kėto pėrmbajnė ideogramėn e zemrės. Nė fakt, nė ēdo kulturė tė botės, njerėzit pėrdorin metafora tė ndryshme pėr zemrėn. Nė anglisht, p.sh, njerėzve tė ligj, u drejtohemi me metaforėn "njerėz zemėr-ngurtė". Poashtu ekziston dhe idea e tė pasurit tė njė "zemre tė ftohtė" apo njė "zemre tė dashur". Gjithashtu pėr njerėzit qė nuk janė nė gjendje tė fshehin ndjenjat e tyre, thuhet "njerėz me zėmėr te mėngėt". Kur dikush na prek thellė, themi: "mė preku nė zemėr" apo "mė preku nė thelb". Nė tė vėrtetė, nė anglisht fjala "thelb" nėnkupton "mė tė brendshmen" ku nė arabisht ekuievalentja e fjalės "lub" ėshtė me origjinė latine qė don tė thotė "zemėr". Kėsisoj, thelbi apo bėrthama e qėnies njerėzore ėshtė me tė vėrtetė zemra. Nė po tė njėjtėn mėnyrė, fjala kurajo vjen nga e njėjta rrėnjė nga e cila rjedh fjala "zemėr", sepse kurajoja ėshtė e pėrqendruar nė zemėr. Fjala mė e hershme me origjinė Indo-Evropiane pėr zemrėn, ka pėr qėllim "diēka qė brof", reagim ky kur shohim dikė. Ka dhe shumė e shumė metafora tė tilla qė pėrdoren pėr "zemrėn".
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #19
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Tri lloje njerėzish

    Tė parėt ishin tė vetėdijshėm pėr sėmundjet shpirtėrore tė zemrės, gjė qė nuk ka dyshim se pėrbėn thelbin e mėsimit islam. Gjėja e parė qė bėn Kurani ėshtė ndarja e njerėzve nė tri kategori: Besimtare, Idhujtare dhe Hipokrite.

    Ndėrkohė qė besimtarėt janė njerėz me zemėr tė gjallė, idhujtaret janė njerėz me zemėr tė vdekur. Kategoria e tretė,hipokritet, janė njerėz me zemėr tė sėmurė. Pėr kėtė Zoti i Lartmadhėruar thotė: "Nė zemrat e tyre ka sėmundje dhe ata e shtuan atė sėmundje." Ky ajet ėshtė nė pėrputhje me njė tjetėr ajet: "Kur zemrat e tyre devijuan, Allahu bėri qė ata tė devijojnė mė tej." Kur dikush i kthen shpinėn Allahut tė Lartėsuar, Allahu bėn qė ai tė devijojė akoma mė tej nga e vėrteta.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #20
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Mesime shume te mira keto Indrit.

    Te uroj gjithe te mirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arcimedes : 06-04-2006 mė 15:59
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rushajet (Pentekosti) - Zbritja e Shpirtit tė Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 10-06-2025, 00:00
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  4. Agjiologjia
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 00:12
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •