Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Pastrimi i shpirtit!

    Thote Allahu xhsh. Ate dite nuk do te sjelle dobi pasuria e as femijet, pervec ata qe ju kthyen Zotit me zemer te paster

    Pra pastertia shpirterore ka nje vlere te madhe ne fene islame dhe pa kete pasterti zor se behesh pre atyre te cileve Zoti ne momentet e vdekjes ju thote:O ti shpirt i qetėsuar! Kthehu te Zoti yt i lumtur e i gezuar! Hyr mes robėrve tė Mi! dhe hyr nė Xhennetin Tim!

    Atehere duke u nisur nga rendesia e pastrimit te shpirtit po rradhisim me poshte disa gjera qe te ndihmojne ne kullimin e shpirtit per ta bere ate nje kristal te vertete, te te cilin te kenaqim vetevetet tona por edhe Krijuesin e Madheruar.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    SINQERITETI

    Sinqeriteti ėshtė tė pastruarit e qėllimeve pas veprave pėr t'iu afruar mė shumė Allahut.Eshtė tė siguruarit se qėllimet e adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut nuk janė vetėm se pėr kėnaqėsinė e Tij. Eshtė pėrsiatja e vazhdueshme mbi Krijuesin aq sa harrohen krijesat. Sinqeriteti ėshtė kusht qė Allahu t'i pranojė veprat e kryera nė pėrputhje me sunetin e tė Dėrguarit tė Tij (paqja qoftė mbi tė). Kėtė Ai e urdhėron nė Kur'an: "Ata nuk u urdhėruan vetėm se tė adhuronin Allahun duke qenė tė sinqertė nė fenė e Tij." (Kur’ani 98:5)
    Ebu Umameh transmeton se njė njeri erdhi tek Profeti (paqja qoftė mbi tė) dhe i tha: "Si do tė bėhet me atė njeri qė shkon nė betejė duke synuar famėn dhe plaēkėn e luftės?" Profeti (paqja qoftė mbi tė) iu pėrgjigj, "Ai nuk dotė marrė asnjė shpėrblim.” Ai njeri ia pėrsėriti tre herė pyetjen dhe ēdo herė pėrgjigja ishte: "Ai nuk do tė marrė asnjė shpėrblim." Pastaj Profeti (paqja qoftė mbi tė) shtoi, "Allahu pranon vetėm ato vepra qė kryhen tėrėsisht pėr kėnaqėsinė e Tij."
    Ebu Seid el Hudriu transmeton gjithashtu se gjatė hutbes nė haxhin e lamtumirės, Profeti (paqja qoftė mbitė) ka thėnė, "Allahu do ta bekojė cilindo qė i dėgjon kėto fjalė dhe cilindo qė i kupton ato e mė pas i transmeton, sepse mundet qė atyre qė u kumtohet kjo dije tė jenė ata qė do ta kuptojnė atė mė sė miri.
    Ekzistojnė tre gjėra lidhur me tė cilat zemra e njė besimtari nuk duhet tė ndiejė armiqėsi apo keqdashje: pėrkushtimi i veprave Allahut, dhėnia e kėshillės udhėheqėsve tė muslimanėve dhe besnikėria ndaj shumicės."
    Ajo qė nėnkuptohet kėtu ėshtė se kėto tre gjėra e forcojnė zemrėn dhe cilido qė pėrqėndrohet nė to do tė ketė njė zemėr tė pastėr nga ēdo formė mashtrimi, kalbėzimi dhe mėkati. Njė njeri mund ta ēlirojė plotėsishtveten e tij prej djallit vetėm nėpėrmjet pėrkushtimit tė sinqertė. Allahu na tregon nė Kur'an se Iblisi i tha Atij se do te mashtroje cdo lloj njeriu por ama vetem nje grup njerezish nuk arrin ta mashjtroje dot: "…Pėrveē robėve tė Tu qė janė tė sinqertė." (38:83)
    Kur ndonjė pasuri e kėsaj bote, tek e cila anon zemra dhe egoja gjen rehati, ndėrhyn nė adhurimin tonė, atėherė pastėrtia dhe sinqeriteti i pėrpjekjeve tona dėmtohet. Ngaqė njeriu preokupohet me pasurinė e tij dhe pėrhumbet nė plotėsimin e dėshirave e qejfeve, veprat dhe adhurimet e tij rrallėherė janė tė pastra nga qėllimet dhe dėshirat e pėrkohshme tė kėsaj natyre.
    Devotshmėria ėshtė tė pastruarit e zemrės nga tė gjitha papastėrtitė, tė pakta apo tė shumta qofshin, nė mėnyrė qė qėllimi i tė afruarit tekAllahu tė jetė i pastėr nga tė gjitha shtysat e tjera pėrveē kėrkimit tė kėnaqėsisė sė Tij. Kjo arrihet vetėm nga ai qė e dashuron Allahun, qė ėshtė kaq i pėrpirė nė pėrsiatjen e botės tjetėr saqė nė zemrėn e tij nuk ka vend pėr dashurinė e kėsaj bote. Njė njeri i tillė ėshtė i sinqertė dhe pėrqėndrohet me devotshmėri tek tėgjitha veprimet e tij deri edhe nė tė ngrėnėt, tė pirėt apo nė kryerjen e nevojave fiziologjike. Me pėr jashtimetė rralla, ēdokush qė nuk ėshtė i tillė do ta gjejė tė mbyllur para tij derėn edevotshmėrisė.
    Veprimet e pėrditshme tė njė njeriu tek i cili mbizotėron dashuria pėr Allahun dhe botėn tjetėr duhet tė pasqyrojnė kėtė dashuri, dhe kjo do tė ishte devotshmėria e kulluar. Po njėsoj, nėse shpirtin e dikujt e ka kapluar dashuria dhe shqetėsimet e kėsaj bote, ai do tė rrėmbehet kaq shumė pas kėtyre gjėrave sa adhurimet e tij nuk do tė jenė tė pranueshme vetėm se nė raste tė rralla. Kurimi i dėshirave e qejfeve tė kėsaj bote ėshtė qė ato tė kontrollohen duke i dhėnė fund lakmisė pėr kėtė botė, dhe duke e pastruar e pėrgatitur veten pėr botėn tjetėr. Kjo, mė pas, do tė bėhet njė shprehi e zemrės dhe njeriu do ta ketė mė kollaj qė ta bėjė devotshmėrinė gjendje tė pėrhershme tė vetes sė tij.
    Shumė vepra tė cilat njeriu mendon se i kryen pėr kėnaqėsinė e Allahut nuk janė tė tilla sepse ai nuk arrin tė shohė tė metat e tyre. Tregohet se dikush e kishte zakon tė falej rregullisht nė rreshtin e parė tė faljes. Kur njė ditė erdhi me vonesė, u fal nė rreshtin e dytė. Duke e ndjerė veten ngushtė kur njerėzit e panė nė rreshtin e dytė, ai kuptoi se kėnaqėsinė dhe kėndjen e zemrės qė ai provonte nga tė falurit nė rreshtin e parė vinin si pasojė e admirimit tė njerėzve kur e shihnin aty. Kjo ėshtė njė ēėshtje mjaft e hollė dhe delikate ndaj sė cilės gjithsekush duhet tė jetė i vėmendshėm.
    Es-Susi ka thėnė, "Devotshmėria e vėrtetė ėshtė mungesa e vetėdijes pėr devotshmėrinė tėnde, sepse ai qė vė re devotshmėri nė devotshmėrinė e tij ėshtė njė njeri devotshmėria e tė cilit ka nevojė pėr devotshmėri." Tė mjaftohesh i kėnaqur me devotshmėrinė tėnde do tė thotė tė vetadmirohesh dhe vetadmirimi ėshtė sėmundje e zemrės, ndėrkohė qė e pėrsosura dhe e pastėrta ėshtė pa asnjė mangėsi. Veprat duhet tė pastrohen nga ēfarėdolloj vetadmirimi nė lidhje me plotėsimin dhe kryerjen e tyre.
    Ejubi ka thėnė, "Njerėzit e kanė mė tė vėshtirė tė pastrojnė qėllimet sesa tė kryejnė veprat."
    Kur Suhejli u pyet se cila ishte gjėja mė e vėshtirė pėr egon, ai u pėrgjigj, "Devotshmėria kur egoja nuk ka fatin e mirė tė jetė pajisur me tė."
    Fudajli ka thėnė, "Tė heqėsh dorė nga diēka pėr hir tė njerėzve tė tjerė do tė thotė tė kėrkosh admirimin e tyre. Tė veprosh pėr hir tė admirimit tė tyre do tė thotė t'i shoqėrosh tė tjerė Zotit. Devotshmėria ėshtė kur Zoti tė ēliron nga tė dyja kėto gjendje."

    Vijon-------------
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    NATYRA E QELLIMIT

    Qëllimi i një njeriu nuk është shqiptimi i fjalëve, "Kam për qëllim të bëj këtë e këtë." Eshtë një vërshim i frymëzuar nga Zoti që kaplon të gjithë zemrën. Disa herë është i kollajtë, herë të tjera paksa i vështirë. Një njeri, zemra e të cilit është tërësisht e nënshtruar, e ka të kollajtë t'i pastrojë qëllimet çdoherë. Zemra e një njeriu të tillë gjithmonë priret drejt rrënjëve të mirësisë, të cilat lulëzojnë me kryerjen e veprave të mira.
    Sa për ata, zemrat e të cilave anohen dhe përfshihen nga çështjet e kësaj bote, do ta kenë të vështirë t'i pastrojnë qëllimet, madje edhe adhurimet e përhershme mund t'u vështirësohen e t'u bëhet e mundimshme kryerja e tyre. Profeti (paqja qoftë mbi të) na rrëfen, "Veprat gjykohen sipas qëllimeve, dhe gjithsecili do të shpërblehet sipas asaj që ka pasur qëllim. Kështu, ai që është shpërngulur për hir të Allahut dhe të dërguarit të Tij, ajo shpërngulje do të shpërblehet sikur të jetë bërë për Allahun dhe të Dërguarin e tij. ...
    Imam Shafiu për këtë hadith thotë se "…është një e treta e dijes." Fjalët, "veprat gjykohen sipas qëllimeve", kanë kuptimin që veprat e kryera në përputhje me sunetin do të pranohen dhe shpërblehen vetëm nëse qëllimi në kryerjen e tyre është i sinqertë. Ashtu si edhe fjalët, "gjithsecili do të 4 shpërblehet sipas asaj që ka patur si qëllim", do të thotë se shpërblimi për një vepër varet nga qëllimi për të.
    Pasi e thekson këtë parim, Profeti (paqja qoftë mbi të) na tregon shembuj duke thënë, "ai që është shpërngulur për hir të Allahut dhe të dërguarit të Tij, ajo shpërngulje do të shpërblehet sikur të jetë bërë për për Allahun dhe të dërguarin e tij. Shpërngulja e kujt ka qenë për ndonjë interes të kësaj bote apo për t'u martuar, shpërngulja e tij do të jetë për atë qëllim që e ka kryer." Kështu pra, vepra që në dukje janë të ngjashme, mund të jenë të ndryshme, sepse qëllimet për kryerjen e tyre ndryshojnë në gradë mirësie dhe ligësie, nga një njeri tek tjetri.
    Qëllimet e mira nuk e ndryshojnë natyrën e veprave të këqija. Injoranti nuk duhet ta keqinterpretojë domethënien e hadithit e të mendojë se qëllimet e mira mund t'i bëjnë të pranueshme veprat e liga. Thënia e mësipërme e Profetit (paqja qoftë mbi të), lidhet posaçërisht me kryerjen e adhurimeve dhe veprat që janë të lejueshme, por jo me të ndaluarat. Adhurimi dhe veprat e lejuara mund të kthehen në të ndaluara për shkak të qëllimeve pas tyre, (d.m.th nëse kanë tjetër qëllim përveç kënaqjes se Allahut) dhe veprat e lejuara mund të shndërohen në të mira apo të liga, varen nga qëllimi për kryerjen e tyre. اdo vepër e lëvdueshme duhet t'i ketë rrënjët në qëllimin e sinqertë; vetëm atëherë mund ta meritojë shpërblimin. Parimi thelbësor duhet të jetë që vepra të kryhet si adhurim vetëm ndaj Allahut të Madhërishëm. Nëse qëllimi është mburrja, kapardisja, atëherë këto vepra adhurimi do të shndërohen në vepra mosbindjeje. Sa për veprat e lejuara, ato të gjitha kryhen për qëllime të caktuara që mund t'i kthejnë ato në vepra të mira, e që mund ta afrojnë njeriun me Allahun e t'i sigurojnë atij të mirat e kësaj afërsie me Të.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Rendesia e Qellimeve

    Umar ibn Khatab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë, "Veprat më e mira është të bësh atë që ka urdhëruar Allahu, të largohesh nga ajo që Ai ka ndaluar, dhe të kesh qëllime të sinqerta kundrejt gjithçkaje që Allahu ka kërkuar prej nesh." Disa prej të parëve tanë kanë thënë, "Shumë prej veprave të vogla bëhen të mëdha nga qëllimet për kryerjen e tyre. E nga ana tjetër, shumë vepra të mëdha, zvogëlohen për shkak të qëllimeve të mangëta për kryerjen e tyre." Një njeri i urtë ka thënë, "Mësoni për qëllimet, sepse rëndësia e tyre është më e madhe se rëndësia e veprave." Ibn Umar njëherë dëgjoi një njeri i cili duke veshur ihramin e tij thosh, "O Allah! Qëllimi im është të bëj Haxhin dhe Umren." Iu drejtua kështu atij njeriu, "Kjo që po bën, a nuk është në fakt për t'i njoftuar njerëzit për qëllimin tënd?! Mendon se Allahu nuk i di qëllimet në zemrën tënde?!"
    Qëllimet janë tërësisht një preokupim i zemrës e nuk duhet të pëshpëriten gjatë adhurimeve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 28-11-2005 mė 07:55
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    RENDESIA E DIJES DHE E TE MESUARIT

    Argumentet lidhur me rëndësinë e dijes dhe përcjelljen e saj janë të shumtë në Kur'an. Zoti, i Lartësuari i Madhërishëm thotë, "..Allahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të larta atyre që u është dhënë dituri…" (58:11) E gjithashtu, "A janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?!" (39:9) Në një hadith Profeti (paqja qoftë mbi të) thotë, "Kur Zoti i dëshiron të mirën dikujt, i jep atij kuptim të thellë për fenë," dhe gjithashtu "Zoti ia lehtëson rrugën për në Xhennet gjithkujt që rrugëton për të kërkuar dije."
    Rrugëtimi për dije këtu ka dy kuptime. Kuptimi i parë është rrugëtimi i mirëfilltë, për shembull të ecurit në këmbë për të dëgjuar kumtesën e ndonjë dijetari. Kuptimi i dytë është studimi vetjak dhe mbamendja (memorizimi). Thënia e mësipërme e Profetit (paqja qoftë mbi të) ndoshta ka kuptimin që Zoti ia lehtëson kërkuesit të mësuarit e dijes së dobishme, duke i hapur rrugën dhe qartësuar udhëtimin. Disa prej të parëve tanë thoshin, "A ka ndonjë që kërkon dije që ne t'i bëhemi bashkëudhëtarë atij?" Ky hadith i referohet gjithashtu edhe rrugës që shpie në Xhenet në Ditën e Gjykimit, e që është rruga e drejtë. Dija është rruga më e shkurtër për tek Zoti. Cilido që udhëton në rrugën e dijes, arrin tek Zoti dhe Xheneti sipas rrugëtimit më të shkurtër. Dija e qartëson dhe pastron rrugën nga errësira, padituria, dyshimi dhe mosbesimi. Kjo është edhe arsyeja që Zoti e ka quajtur Librin e Tij "Dritë".
    Muslimi përcjell në autoritetin e Abdullah ibn Umerit se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë, "Vërtet, Zoti nuk do ta tërheqë dijen duke ua marrë atë njerëzve, por duke ua marrë jetët të diturve një nga një, derisa të mos mbetet asnjë. Atëherë njerëzit do të venë në krye të tyre udhëheqës të paditur. Atyre do t'u kërkohet të gjykojnë e ata do të bëjnë ashtu pa patur asnjë dituri. Për pasojë do të devijojnë në të shtrembër e do t'u prijnë edhe të tjerëve në devijim."
    Kur Ubadah ibn Samit u pyet lidhur me këtë hadith, ai tha, "Nëse dëshironi, unë mund t'ju tregoj se cila është dija më e lartë që i ngre njerëzit në gradë: është përunjësia." Ai e tha këtë sepse ka dy lloj dijesh. E para i jep frytet e veta tek zemra. eshtë njohja e Zotit, të Lartësuarit - Emrave, Cilësive dhe Vullnetit të Tij - që ngjallin frymëzim, dashuri, respekt, frikë, përmallim dhe mbështetje tek Ai. Ky është lloji dobiprurës i dijes. Ashtu siç thotë edhe Ibn Mes'udi, "Ata do ta lexojnë Kur'anin, por nuk do t'u shkojë përtej gjuhës së tyre. E mira nga Kur'ani arrihet vetëm kur ai arrin në zemër dhe rrënjoset thellë në të."
    El Hasani ka thënë, "Ka dy lloje dijesh: Dija e gjuhës, që mund të jetë një padi kundër birit të Ademit, siç sqarohet në hadithin e profetit, "Kur'ani ose është një padi kundër teje ose dëshmi për ty", dhe dija e zemrës, që është dija dobiprurëse. I dyti është lloji dobiprurës që i ngre njerëzit në gradë; është dija e brendshme e cila përthithet nga zemra dhe që e ndreq atë. Dija që qëndron vetëm tek gjuha nuk ka dobi për njerëzit: as ata që e kanë, e as askush tjetër, nuk veprojnë sipas saj, e atëherë ajo zhduket në Ditën e Gjykimit kur i gjithë krijimi të dalë përpara llogarisë.”
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    LLOJET E ZEMRAVE

    Tamam ashtu si zemra mund të përshkruhet si zemër e vdekur apo e gjallë, po ashtu mund të klasifikohet edhe në një prej këtyre tre llojeve: zemër e shëndetshme, zemër e vdekur dhe zemër e sëmurë.

    1-ZEMRA E SHENDETSHME

    Në Ditën e Ringjalljes, vetëm ata që do të dalin përpara Allahut me një zemër të shëndetshme do të shpëtojnë. Allahu thotë, "Ditën kur nuk bën dobi as malli e as fëmijët, vetëm nëse njeriu i del përpara Zotit me zemër të paster(shendoshe)." (26:88-89).[/b]
    Në përkufizimin e zemrës së shëndoshë, është thënë si më poshtë, "Eshtë zemra e pastruar nga çdo pasion që kundërshton atë që Allahu ka urdhëruar të kryhet, apo që nxit në atë që Ai ka ndaluar. Eshtë e pastër nga çdo nxitje e impuls që është në kundërshtim me të mirën e përcaktuar nga Ai. Si rezultat i kësaj, është e ruajtur nga adhurimi i diçkaje tjetër veç Tij, dhe nuk kërkon gjykimin e asgjëje tjetër veç Tij. Të shërbyerit e saj është vetëm për Allahun, me vullnet, me dashuri e me besim të plotë; duke u mbështetur vetëm tek Ai, me frikë, shpresë e me një përkushtim të sinqertë. Kur dashuron, dashuria e saj është për hir të Allahut. Nëse urren, bën ashtu nën dritën e asaj që Ai urren. Kur jep, jep për hir të Tij. Nëse mban, mban për hir të Allahut. E megjithatë, e gjithë kjo nuk do të mjaftojë për shpëtimin e saj derisa të mos pasojë e as të marrë shembull dikë tjetër veç të Dërguarit të Tij."
    Një rob me zemër të shëndetshme duhet ta përkushtojë atë për fundin e udhëtimit (jetën tjetër) dhe nuk duhet t'i bazojë veprat e fjalët e tij tek ndonjë tjetër veç të Dërguarit të Allahut (paqja qoftë mbi të). Nuk duhet t'i japë përparësi asnjë bindjeje, fjale apo vepre tjetër ndaj atyre të Allahut e të të Dërguarit të Tij (paqja qoftë mbi të). Allahu thotë, "O besimtarë! Mos bëni asgjë para se të orientoheni me udhëzimet e Zotit dhe të të dërguarit të Tij. Kijeni frikë Allahun se me të vërtetë Allahu i dëgjon të gjitha e i di të gjitha." (49:1)

    2-ZEMRA E VDEKUR

    Kjo është e kundërta e një zemre të shëndetshme. Nuk e njeh Zotin e saj dhe nuk e adhuron Atë ashtu si urdhëron Ai, në mënyrën që i pëlqen Atij e me të cilën Ai është i kënaqur. Përkundrazi, ngujohet në tekat dhe epshet e saj edhe pse këto shkaktojnë zemërimin dhe dënimin e Allahut.
    Adhuron gjësende të tjera veç Allahut dhe dashuria e të urrejturit e saj, dhënia dhe mbajtja, burojnë nga tekat e saj, që kanë rëndësinë primare për të e që i preferon më shumë se kënaqjen e Allahut. Kjo lloj zemre tekat i ka për imam. Epshin e ka për prijës. Injorancën e ka udhëheqës. Impulset e liga janë shtysat e saj. E gjen të zhytur në preokupimet e saj me fitime të kësaj bote, të dehur me shastisjet e vetvetes dhe dëshirën për kënaqësi të menjëhershme e të shkurtra.
    Thirret për tek Allahu dhe i tërhiqet vëmendja për jetën tjetër por ajo nuk reagon ndaj këshillës, përkundrazi, pason çdo shejtan djallëzor e të poshtër. Në këtë jetë gatuan hidhërim e kënaqësi, dhe pasionet e bëjnë të shurdhët e të verbër ndaj gjithçkaje tjetër përveç të ligës. Të shoqërohesh e të miqësohesh me një njeri me zemër të tillë do të thotë të provokosh sëmundje; të jetuarit me të është si të helmosh veten tënde, dhe ruajtja e miqësisë me të do të thotë shkatërrim i dhimbshëm.

    3-ZEMRA E SEMURE

    Kjo është një zemër që ruan në brendësi të saj gjallëri por dhe sëmundje gjithashtu. E para e ushqen për disa momente, tjetra në çaste të tjera, dhe kjo zemër pason cilëndo nga këto të dyja që ia arrin të mbizotërojë tjetrën. Ushqen dashuri për Allahun, besim e bindje në Të, sinqeritet karshi Atij, i mbështetet të Madhërishmit dhe këto e gjallërojnë atë. Por gjithashtu ka ruajtur brenda saj edhe një dëshirë për të ligën dhe epshin, i pëlqen ato, dhe përpiqet që t'i përjetojë.
    Eshtë përplot me vetadmirim, gjë që shpie në vet-shkatërrimin e saj.Eshtë e vëmendshme ndaj dy thirrjeve; njërës që e thërret tek Zoti, i dërguari i Tij dhe tjetra që e thërret në përjetimet shqisore të çastit në këtë botë. I përgjigjet cilësdo nga këto të dyja që ia arrin të ketë ndikim më shumë se tjetra në një kohë të caktuar. Zemra e parë është e gjallë, e nënshtruar ndaj Zotit, e përunjur, e ndjeshme dhe e vetëdijshme; e dyta është e kalbur dhe e vdekur; e treta luhatet ndërmjet shpëtimit a shkatërrimit të saj.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Simptomat e semundjes se zemres.

    Zemra e njė njeriu mund tė jetė e sėmurė dhe e pėrfshirė nė njė pėrkeqėsim tė vazhdueshėm, ndėrkohė qė ai ėshtė krejt i pavetėdijshėm pėr gjendjen e saj. Madje ajo zemėr edhe mund tė vdesė e ai njeri tė mos kuptojė asgjė prej gjėje. Simptomat e sėmundjes sė saj, apo shenjat e vdekjes sė saj, janė qė robi nuk ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr pėrkeqėsimin qė shtohet nga kryerja e veprave tė kėqija, dhe nuk brengoset nga mosnjohja e tij e sė vėrtetės apo nga bindjet e tij tė gėnjeshtėrta.
    Meqė zemra e gjallė pėrjeton dhimbje si rezultat i ēdo shėmtire qė ndesh dhe ngaqė e kupton injorancėn e saj pėr tė vėrtetėn, ajo ėshtė e aftė tė shquajė fillimin e rėnies - rrjedhimisht dhe shtimin e masave qė duhen marrė pėr ndalimin e kėsaj rėnieje - por ngandonjėherė preferon tė bėjė kompromis me dhimbjen e jo t'i nėnshtrohet sprovės sė mundimshme por fisnike tė kurimit.
    Disa prej shenjave tė shumta tė sėmurjes sė zemrės ėshtė braktisja e ushqimit tė mirė pėr atė tė dėmshėm, lėngimi i njė sėmundje tė turpshme nė vend tė kurimit gjallėrues.
    Zemra e shėndetshme preferon atė qė ėshtė e dobishme dhe shėruese ndaj asaj qė ėshtė e dėmshme dhe rrėnuese; zemra e sėmurė anon nga e kundėrta. Mbėshtetja mė dobiprurėse pėr zemrėn ėshtė besimi dhe balsami mė i mirė pėr tė ėshtė Kur'ani.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #8
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    SHENJAT E NJE ZEMRE TE SHENDETSHME.

    Që zemra të jetë e shëndetshme, ajo duhet të tërhiqet nga kjo botë e të arrijë në tjetrën, e atje të vendoset sikur të ishte një prej banuesve të saj, sikur ka ardhur në këtë jetë vetëm si një kalimtar, duke marrë gjithçka që i nevojitet e që po kthehet në shtëpi. Ashtu si i thotë Profeti (paqja qoftë mbi të) Abdullah ibn Umerit, "Ji në këtë botë si i huaj apo si udhëtar."
    Sa më e sëmurë të jetë zemra, aq më shumë e dëshiron këtë botë; ngujohet në të derisa bëhet si një prej banorëve të saj.
    Zemra e shëndetshme vazhdon ta brengosë të zotin e saj derisa të kthehet tek Zoti, e të paqëtohet me këtë kthim tek Ai. Përveç dashurisë për Të nuk ka nevojë për asgjë tjetër, dhe pasi i lutet Atij nuk ka nevojë t'i lutet askujt tjetër. Nënshtrimi ndaj Tij përjashton çdo nënshtrim ndaj diçkaje tjetër.
    Nëse kjo zemër nuk ia arrin ta plotësojë leximin e Kur'anit apo bërjen e lutjeve, ose plotësimin e një prej obligimeve të adhurimit, atëherë i zoti i saj ndjen më shumë ankth se sa një njeri i kujdesshëm që vuan nga humbja e pasurisë së tij apo ndonjë mundësi për ta shtuar atë.
    Digjet nga malli për t'i shërbyer Atij, tamam ashtu si një i uritur që me dëshpërim kërkon ushqim e pije.
    Nje dijetar na thotë, "Cilido që kënaqet duke i shërbyer Zotit, gjithçka do të jetë e kënaqur që t'i shërbejë atij; dhe cilido që ka kënaqësi duke medituar mbi madhështinë e Allahut, të gjithë njerëzit do të kenë kënaqësi duke menduar për të."
    Kjo zemër ka vetëm një preokupim; që të gjitha veprat e saj, mendimet e përshpëritjet e brendshme, të jenë vetëm për Allahun. Eshtë më e kujdesshme ndaj kohës se sa njerëzit ndaj pasurisë së tyre, që ajo të mos i kalojë pa u shfrytëzuar. Kur fillon të falet, gjithë shqetësimet e ankthet e kësaj dynjaje zhduken dhe ajo gjen prehje e lumturi në adhurimin e Zotit të saj. Nuk rresht së kujtuari Allahun, dhe as ndjen lodhje duke i shërbyer Atij, dhe nuk lidh miqësi vetëm se me atë njeri që e udhëheq drejt Zotit dhe e kujton atë për Madhështinë e Tij.
    Përkujdesja e saj për përsosjen e veprave është më e madhe se përkujdesja për vetë veprën. Eshtë e përpiktë deri në detaje për t'u siguruar që qëllimet pas veprave janë të sinqerta e të pastra e që të rezultojnë në vepra të mira.
    Po ashtu dhe përveç gjithë këtyre, jo vetëm që e dëshmon bujarinë e Allahut i Cili i ka mundësuar asaj t'i kryejë këto vepra, por dëshmon gjithashtu edhe për mospërsosjen e vetvetes dhe magësitë në kryerjen e këtyre veprave.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #9
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    SHKAQET E SEMUNDJEVE TE ZEMRES

    Tundimeve ndaj të cilave zemra është e ekspozuar janë ato që shkaktojnë sëmurjen e saj. Këto janë tundimet e epsheve dhe llamburitjeve të kësaj dynjaje.
    Të parat shkaktojnë ndotjen e qëllimeve dhe vullnetit dhe të dytat shkaktojnë venitjen e dijes dhe besimit.
    Hudhejfe ibn Jemeni përcjell se i Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të) na ka treguar se, "Sprovat i shfaqen zemrës një nga një. Në çdo zemër që i nënshtrohet atyre do të shfaqet një njollë e zezë, por në të gjitha ato zemra që i bëjnë ballë këtyre tundimeve do të shfaqet një dritë pastërtie. Kështu zemrat janë dy llojesh: një zemër e kredhur në errësirë, e larguar prej të mirës dhe që ngjason me një enë të përmbysur; dhe një zemër e pastër që kurrë nuk mund të cënohet nga tundimet derisa të ekzistojnë qiejt dhe toka. Zemra e kredhur në errësirë përcakton të mirën dhe refuzon të keqen vetëm kur këto i përshtaten dëshirave e tekave të saj."
    Profeti (paqja qoftë mbi të) i ka ndarë zemrat që i ekspozohen tundimeve në dy lloje: Në llojin e parë futet një zemër që, kur i ekspozohet tundimeve, i përthith ato ashtu si sfungjeri thith ujin, duke lënë një njollë në të. E vazhdon kështu të përthithë çdo tundim që i paraqitet derisa njolloset tërësisht dhe kjo është domethënia e shprehjes "si enë e përmbysur". Kur ndodh kjo, dy sëmundje të rrezikshme e kaplojnë atë zemër dhe e degdisin atë në shkatërrim: Sëmundja e parë është ngatërrimi i të mirës me të keqen, deri në atë gradë që nuk mund ta shquajë të parën dhe nuk e denoncon të dytën.
    Kjo sëmundje mund ta kaplojë këtë zemër aq shumë saqë ajo mendon për të mirën se është e keqe dhe anasjelltas, të vërtetën që është e gënjeshtër dhe mashtrimin që është e vërteta. Sëmundja e dytë është konsiderimi i tekave të saj si gjykatës mbi ato që na ka mësuar Profeti (paqja qoftë mbi të), e kështu robërohet dhe udhëhiqet nga tekat e shastisjet e saj. Në llojin e dytë futet një zemër e pastër e cila shëndrit me dritën e besimit e që shkëlqen nga rrezatimi i tij. Kur tundimi u shfaqet zemrave të pastra, ato e kundërshtojnë dhe largohen prej tij, e kështu drita e shkëlqimi i tyre vetëm se rritet.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #10
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    HELMET E ZEMRES

    Duhet ta dimë që të gjitha aktet e mosbindjes janë helmim i zemrës dhe shkaktojnë molepsjen dhe shkatërrimin e saj. Ndikojnë që vullneti i saj të anojë në vijë të shtrembër, kundër vullnetit të Zotit, dhe kështu sëmurja bëhet edhe më e hidhur, edhe më e pashpresë.
    Ibn Mukareku ka thënë, "Kam parë vepra të këqija që shkatërrojnë zemra, dhe degradimi i tyre mund të shpjerë që zemrat të jenë të varura nga ato vepra të liga. Largimi nga veprat e këqija i jep jetë zemrës, dhe kundërshtimi i vetvetes është më e mira e kësaj. Cilido që preokupohet për shëndetin e zemrës së tij duhet ta largojë atë nga pasojat e helmeve të tilla, dhe ta ruajë atë duke e mbrojtur ndaj helmeve të reja. Nëse helmohet me ndonjë prej tyre atëherë duhet të shpejtojë për t'i asgjësuar pasojat e tyre duke u penduar dhe kërkuar falje nga Zoti, dhe duke bërë vepra të mira që do të asgjësojnë veprat e këqija."
    Me helmet kemi ndërmend: fjalosje të tepërta e të panevojshme, shikime të papërmbajtura, tejngopja në ngrënie dhe shoqëria e ligë. Nga të gjithë helmet e zemrave këto të katra janë më të përhapurat dhe kanë ndikimin më të madh kundër mirëqënies së zemrës.
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rushajet (Pentekosti) - Zbritja e Shpirtit tė Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 10-06-2025, 00:00
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  4. Agjiologjia
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 00:12
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •