
Postuar më parë nga
murik
Nga "vizione shpirterore" –ngjarje e vertete.
(Tregim i nje gruaje qe u kthye nga jeta tjeter)
Isha ateiste dhe shaja Perendine. Jetoja Brenda turpit dhe prostitucionit dhe isha nje e vdekur ne toke. Mirepo Perendia meshireplote, nuk me la te humbas, por me udhe hoqi ne pendim. Ne vitin 1962 u semura me kancer dhe isha 3 vjet e semure. Gjate kesaj periudhe nuk qendrova e shtrire, por punoja dhe beja terapi duke shpresuar qe te gjeja sherim. Gjashte muajt e fundit isha dobesuar aq shume sa as nuk haja e sa nuk pija. Njerezit e mi duke me pare ashtu, moren nje professor nga Moska qe te me operonte. Sa me happen barkun, ndjeva qe u shkeputa nga trupi im dhe qendroja ne ajer midis 2 mjekeve qe perpiqeshin te me sillnin ne jete. Nuk kisha ide qe ekzistonte shpirti sepse isha me ide komuniste.Mjeket pas perkjeve te shumta nuk arriten te me sillnin ne jete dhe hoqen dore prej meje. Te gjitha levizjet i shikoja me frike. Dhe thoja me vete "Si ka mundesi qe te jem ne 2 vende net e njejten kohe"? Me trasportuan ne nje vend tjeter dhe atje me lane lakuriq, te mbuluar gjer ne gjoks me nje carcaf. Pastaj shikoj se erdhi vellai im dhe me pruri birin tim qe ishte 6 vjec atehere dhe quhej Andruska (Andrea). Biri im u afrua ne trupin tim dhe me puthi ne balle. Filloi te qante dhe te bertiste. Une ne ate kohe e perqafoja por ai nuk me ndiente e nuk me shikonte. Shikoja qe qante dhe vellai im. Pas kesaj ndjeva qe u shkeputa qe aty dhe u gjenda ne shtepine time. Erdhi vjehrra ime nga martesa ime e pare sepse burrin e pare e kasha lene ngaqe ishte shume fetar. Atje pashe se si njerezit, motra ime po mblidhte gjerat e mia dhe te gjithe kursimet e mi ate cilat ishin te shumta nga puna e padrejte qe kasha bere dhe degjoja ish vjerrhen time qe i thoshte te linte dicka dhe per djalin tim.
Ndersa ato ziheshin, pashe befasish rreth nesh djaj qe gezoheshin dhe hidhnin valle.
Befasisht u gjenda ne ajer dhe me dukej sikur fluturoja me aeroplan. Ndej se dikush me mbeshtet dhe une lartesohem me shume. U gjenda mbi qytetin barnaul. Pas pak shikoj se qyteti u zhduk. U be erresire. Pas kesaj filloi te vije nje drite dhe ne fund u ndricua plotesisht. Drita qe shume e forte dhe me verbonte aq shume sa nuk mund ta shikoja. Me vune ne nje pllake te zeze me madhesi nje meter e gjysem. Shikoja peme me trungje shume te trashed he gjethe te bukura e sume ngjyreshe. Midis pemeve kishte shtepi dhe bile te gjitha te reja, por nuk pashe se kush jetonte ne to. Kjo lugine ishte plot me bar te gjelber dhe u mendova se ku gjendesha tani. Neqoftese gjendem ne toke atehere pse nuk shikoj nderrmarje, fabrika, ndertesa, pse nuk ka rruge…Pak me tutje pashe qe po ecte nje grua shume e bukur e veshur me veshje mbreterore qe i dukeshin gishterinjte e kembeve.
Ecte kaq lehte sa qe nga kembet nuk kthejeh as bari. Prane saj shkonte nje i ri qe kishte lartesi deri ne shpatullat e sa. Fytyren e tij e kish te mbuluar me duart e tij dhe qante shume i hidheruar dhe i lutej, po perse i lutej nuk mund ta di. U mendova se mund te qe i biri i saj dhe thashe me veten time pse e mundonte gruaja dhe nuk ja plotesonte deshiren
(Shenim: Nga te gjitha keto u duk se i riu ishte engjelli im mbrojtes i cili qante per shpirtin tim.) Kur ata mu afruan doja te pyes: "Ku gjendesha". Ne ate moment gruaja kryqezoi duart dhe thirri me te madhe "O Zot, ku do te shkoje kjo keshtu"?
Une fillova te dridhem dhe aty kuptova se kisha vdekur dhe se shpirti im gjendej ne qiell kurse trupi im gjendej ne toke. Atehere fillova te qaj dhe te cirrem dhe degjoj nje ze qe thosh: "Kthejeni ne toke per veprat e mira te babait te saj" Nje ze tjeter u pergjigj:
"U merzita me jeten e saj mekatare dhe te korruptuar. Une doja ta zhduk, por mu lut babai i saj. Tregoja vendin qe i perkiste".
Menjehere u gjenda ne Had. Atje pashe lloj-lloj pislleqesh dhe gjera te frikshme. Era e keqe ishte e padurueshme. Filluan te me torturonin disa krijesa te frikshme qe ndieja qe me hynin neper trup dhe fillova te ulerij me te madhe nga dhembjet. Atje pashe nje grua qe kish vdekur duke deshtuar foshnjen e saj dhe lutej per meshire, por zeri i thosh: "Ti ne toke nuk me pranoje dhe vrisje femijet e tu ne barkun tend dhe vec kesaj shtyje dhe te tjere njerez qe te benin te njejtat veprime dhe femijet per ty ishin te tepert". Kurse mua Zoti me thosh "Une ta dhashe semundjen qe te pendoheshe dhe jeten tende ta varje vetem ne mua, por ti me blasfemoje dhe me shaje gjer ne fund te jetes tende. Sic jetove ne toke pa Perendi, ashtu do jetosh edhe ketu."
Befasisht cdo gje ndryshoi dhe era e keqe u zhduk dhe ume fluturova diku.
Pashe Kishen time qe nuk e perfillja, priftin qe e tallja dhe per te cilin thoshja se ishte dembel dhe zeri qe me thosh "Sado dembele dhe te ulet te jene, ata me sherbejne mua."
Atehere ju luta qe te sillte serish ne jete duke i thene qe kasha lene nje djale te vogel dhe ai mu pergjigj "Kurse mua me vjen keq per te gjithe shpirtrat tuaja dhe pres me padurim qe te zgjoheni nga endrrat tuaja mekatare, te pendoheni e te vini ne vete".
Ketu u shfaq Nena e Perendise qe pak me pare e quajta grua dhe mora guximin dhe e pyeta "Ekziston ketu tek ju Parajsa"?
Ne vend te pergjigjes me dergoi serish ne ferr. Tani qe me e tmerrshme. Vrapuan demonet dhe me rrethuan dhe me lista me tregonin tere mekatet e renda qe kasha bere.
Me binin, me rrihin dhe rreth meje degjoheshin renkime njerezish.
Kur zjarri forcohej, shtohej drita she shikoja cdo gje rreth meje. Shpirtrat kishin pamje te frikshme, ishin te gjymtuara .
Une isha shume e trembur. Pas kesaj u shfaq serish Hyjlindesja. Dhe u be drite. Demonet iken me vrap dhe shpirtrat qe renkonin filluan ti luten asaj per meshire: "Mbretereshe qiellore, mos na ler ketu, po digjemi". Ajo qante dhe thosh se s'mund ti ndihmonte se vete ata nuk e kishin pranuar Birin e Saj dhe prandaj gjendeshin ne ate vend…
…Me pas u be serish erresire. Duke kryqezuar duart ne gjoks, Hyjlindesja ngriti syte ne qiell dike thene: C'te bej me kete grua? Nje ze ju pergjigj: "Jepi nje tufe flokesh" Atehere hyjlindesja iku me qetesi. Nderkohe une nuk shihja me asgje. Pas pak u kthye duke mbajtur ne duart e saj floket e mia. Hyjlindesja me dha floket, por une nuk e ndjeva qe me preku.
Ndjeva qe me shtyu dhe erdha ne toke.
Pas kesaj une isha e ndergjeshme dhe shikoja. Ishte ora nja nje e gjysem e mesdites. Pas asaj drite, cdo gje ketu ne toke me dukej pa shije. I thashe shpirtit tim qe te hynte ne trupin tim. Atehere u gjenda perseri ne spital dhe shkuam ne frigorifer qe mbante trupat e te vdekurve.. Ai ishte i mbyllur, por une hyra pa pengese dhe atje pashe trupin tim te vdekur. Koka ime ishte kthyer pak ne krah ndersa mesi im shtypej nga trupat e te vdekurve te tjere.
Sa hya ne trupin tim, menjehere ndjeva nje te ftihte te llahtarshme. U mundova qe te lirohesha, por qe e pamundur. Ne ate kohe per fat po sillnin trupin e nje te vdekuri tjeter dhe kur u ndezen dritat me pane te kerrusur. Duke me pare keshtu, infermieret uleriten nga frika dhe ja mbathen. U kthyen dy mjeke qe urdheruan qe te me ngrohnin pasi kasha ngrire nga te ftohtet. Trupi imkishte 8 prerje , tre ne gjoks dhe te tjeratne bark pasi me te kishin mesuar studentet e mjekesise.. Dy ore pasi me kishin ngrohur, hapa syte dhe pas 12 ditesh fillova te flas.
Ne mengjes me prune per te ngrene petulla me gjalpe dhe kafe, por nuk doja te haja sepse ishte dite kreshmimi. Kur erdhen mjeket, fillova t'ju tregoj gjithe historine time pas vdekjes dhe se c'pa shpirti im.atje u grumbulluan shume mjeke, qe degjonin dhe zverdheshin nga frika. Filluan te vinin njerez te ndryshem qe donin te degjonin historine time. Ata ishin kaq te shume saqe policia detyrohej ti perzinte.. me cuan ne nje spital tjeter. Plaget qe me kish bere, mezi mu sheruan. Me cuan ne sallen e operacionit per te me pare te brendshmet e mia se ne c'gjendje ishin dhe me thane qe ishin te pastra e te shendosha. Erdhen dhe mjeket qe me kishin operuar para se te vdisja dhe nuk ju besohej kur shihnin se organet e mia ishin te pastra sit e nje femije te vogel dhe qe mbajha mend me saktesi se c'kishte ndoshur ne sallen e operacionit.
Menjehere pas spitalit thirra priftin qe e quaja dembel. Ia tregova te gjitha, u rrefeva dhe u kungova me Misteret e Shenjta te Perendise. Shkoj rregullisht ne Kishe dhe me vine njerez nga vende te ndryshem qe me vizitojne dhe qe duan tu tregoj historine time te mrekullueshme dhe si Zoti me beri te denje ta jetoj e tua tregoj te tjereve.
Tani une Klaudia mekatare 40 vjec me ndihmene e Perendise dhe te Mbretereshes Qiellore Hyjlindeses se shenjte jetoj ne menyre kristiane. Le te jete i levduar Zoti Perendia jone!. Te gjithe i keshilloj qe te kudesen se si jetojne sepse me te vertete ekziston nje bote tjeter dhe nje jete tjeter. Dhe secili do jape llogari per veprat e tij tokesore dhe ne varesi me to do kete shperblim ose denim me drejtesi . Te jetoni te gjithe ne menyre te krishtere dhe sipas Vullnetit te Perendise. Amin
__________________
Njeriu nuk rron vetëm me bukë...
Krijoni Kontakt