Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Pa titull

  1. #1
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767

    Pa titull

    Ora ishte rreth dymbedhjete e nates. Ne aeroportin e vogel te qytetit S u afrua nje taksi. Koha ishte e ftohte, qielli kishte marre nje ngjyre te rende plumbi, ate ngjyre te zbehte e te humbur qe kishte cdo Nentor. Sapo ndaloi taksia zbriti nje cift I ri duke ecur me hap te lehte e te shpejte per tiu shmangur shiut e te ftohtit. Kur hyne brenda ne Aeroport u duk qe nuk nguteshin per te ikur. Aty u ulen te dy ne nje nga stolat e pritjes. Zymtesia e kohes sikur iu shkruhej te dyve ne fytyre. Here pas here I jepnin njeri tjetrit nga nje buzeqeshje per te fshehur pagjumesine dhe lodhjen. Aeroporti ishte pothuajse bosh ne kete ore te vone te nates, te gjitha sportelet te mbyllura dhe ata pak pasagjere rreth e rrotull po dremitnin ne kembe mbi stola, te mbuluar nga era e cigares dhe nje muzike nostalgjike ne sfond. . Ai nxorri nga xhepi paketen e filloi te dridhte nje cigare duke u kthyer nga ajo I tha:
    - une po dredh nje
    Sa here e kishte degjuar ajo kete shprehje! Ishte bere si refren sa here flisnin bashke. Tani qe po e shihte I kujtohej ckishin thene. U mbeshtet pas tij si te donte ta ndante kete mendim me te. Atij duart I dridheshin. Donte ta shikonte nje here ne sy kete qenie te mbeshtetur pas tij e tia thoshte te gjitha ato cmendonte ne ato momente. Ishte e veshtire, tani qe e kishte afer, ishte e veshtire. Me e lehte ishte te thithte tymin e cigares e ta ndjente brenda mushkerive si per te zbutur mendimet. I dukej sikur tymi ia hiqte mendimet e shumta qe kishte. Sikur I debonte e zinte vendin e tyre. Pastaj clirohej, frynte tymin per te fshehur nje psheretime. Cigarja I ngjan vete jetes time mendoi, kur e thith merr flake, kur e fryj nxjerr tym e ne fund sngelet gje tjeter vec hirit. Qeshi me ze. Per te fshehur habine e saj e puthi me buzet qe I dhimbnin. Ajo rrinte e tulatur e pas cdo puthje I jepte nje buzeqeshje.Nuk e hiqte dot veshtrimin prej syve te saj. Ishin dy sy te medhenj si bajame gjithmone te ndritshem. I pelqenin shume syte e saj, aty kerkonte kurdohere ti lexonte mendimet. Aty brenda sikur kishte gjithnje te shkruar nje pike loti, megjithese nuk e kishte pare asnjehere te qante. Cuditej sa te bukur I dukeshin.
    Cigarja e ndezur leshoi tym. Te gjitha I mbulon nje tym mendonte, tymi I dyshimeve. Dyshimi here behet tym qe e merr era, here petale lule deleje ne duart e nje femije qe duke I keputur nje nga nje thote pa ze: “me do, nuk me do” Loje femijerore. Kujtime. Dyshime dhe tym. Cigaret I kishte shtuar shume kete kohe. Ajo e kishte vene re.
    - shume cigare pi ti lali I kishte thene
    - cte bej, mendoj shume, merzitem shpejt,
    - per cfare mendohesh dhe merzitesh?
    Deshte ti thoshte
    - per ty – po si gjithmone ishte me e lehte per te thithte cigaren. Nuk foli po ia vuri doren mbi sup dhe e puthi lehte. Aty me doren e tij mbi te udhetonte…
    -
    Iku larg, perpara nje muaji e gjysem shkoi aty ku e kishte “takuar” per here te pare.. Sapo kishte kaluar sezonin e provimeve te vjeshtes. Dita e pare punes e kishte hedhur perseri ne monotonine e pashmangshme. Pjese nga jeta e tij ishte monotonia qe ofronte ky qytet I vogel. Kater vjet kishte kaluar aty. Ne ate dhomen e vogel ne auditore dhe neper kafene me miqte. Kjo ishte bota e tij e vogel, aty ku e kishte hedhur fati. Vitet e para kishin kaluar lehte se gjithmone kishte dicka per te zbuluar e perpiqej te gjente dicka te re. Pastaj vjeshte ja keshtu si tani, shi kohe e zymte njerez te zymte bote e vogel, tym. Nje nate vjeshte ne dhomen e tij te vogel e kishte “pare” per here te pare ate qe kishte tani ne krah. Po per cudi ate nate e ndjente afer, sidomos tani ne aeroport. Muajt dhe ditet qe kishin kaluar bashke ishin mbeshtjelle si nje lemsh ne kujtesen e tij dhe dilnin perpara syve te crregullt. Donte te kujtonte ate nate. Hera e pare qe ndejti pa gjume afer saj. Ate nate nuk priste ndonje gje te madhe. Ishte lodhur pak nga puna leximi ankthi I provimeve dhe nga merzia. Tani e priste dhoma e tij e vogel dhe vetmia. Dhoma e tij ishte e thjeshte, sa hapje deren dilte perpara ne frigorifer I vogel dh ne krah te tij dollapi I madh I rrobave.Ne krahun tjeter te frigoriferit ndodhej krevati, afer dritares. Perballe krevatit nje tavoline e ngjitur ne mur. Mbi te ishte komjuteri. Kishte gjithashtu nje televizor te vogel dhe raftin e mbushur me libra. I perlqente dhoma e vogel, sidomos ai cepi te dritarja, afer tavolines. Shume here aty kishte pare henen te dilte e ta pershendeste duke I hedhur ndonje rreze mbi tavolinen e tij kur qielli ishte I paster. I bente shoqeri hena ndonjehere kur ulej e lexonte. Ndonjehere shkruante, sidomos ne netet me hene. Por netet me hene kishin qene te pakta kete vjeshte. Kete nate nuk e zinte gjumi. Donte te shkonte diku te harrohej.
    (vazhdon)
    Ezekiel 25-17.

  2. #2
    Po presim vazhdimin
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  3. #3
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Per vazhdimin duhet te pres dhe une.
    Data 13 Shkurt 2006.
    Ezekiel 25-17.

Tema tė Ngjashme

  1. Film Dokumentar me titull “Kush Flet Shqip?”
    Nga Vicianum nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 09:04
  2. Pa titull
    Nga kulla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-08-2004, 23:47
  3. Pa titull!
    Nga Mina nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-03-2003, 17:32
  4. Pa titull!
    Nga denku nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-03-2003, 21:51
  5. Pa titull....
    Nga ELEKTRA nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-04-2002, 15:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •