26.11.2005
Sikurse opinioni publik eshte njoftuar, ne daten 23.11.2005, ne oret e para te mengjesit ne Burgun e Shenkollit Lezhe, u arratisen tre te denuar.
Strukturat e Policisë së Shtetit, duke vleresuar rrezikshmerine e te arratisurve, konsumimin e nje vepre tjeter penale, moren masa te menjehershme duke angazhuar te gjitha kapacitet: resurset njerezore - deri tek Forcat Speciale ashtu dhe resurset materiale - deri tek helikoptere dhe shperblim per shtetasit qe do te ndihmonin per kapjen e te arratisurve.
Mbas nje kohe prej reth 2-oresh, nga Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe ne bashkepunim me Forcat Speciale u kap njeri prej te arratisurve i quajtur Redi Tan Rrjolli, 21-vjec, lindur e banues ne Shkoder, i denuar me 8-vjet heqje lirie per “Vrasje me dashje” dhe “Armembajtje pa leje”.
Me te njejtin intesitet, ne zbatim te Leter-Porosise te Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, vazhduan masat policore ne drejtim te kontrollit te elementit kriminal ne postoblloqe, pika – kontrolli, krehje zone, vleresim dhe sigurim te informacionit permanent, studimin e lidhjeve shoqerore e miqesore, duke shenuar njeheresh edhe nje bashkepunim te disa Drejtorive Vendore te Policise si asaj te Lezhes, Tiranes, Durresit, Forcave Speciale dhe Drejtorive Qendrore te Policise.
Rrjedhoje e ketij vleresimi, sot me date 26.11.2005, strukurat e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane dhe konkretisht Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, me marrjen e informacionit organizuan një super-operacion në oret e paradites ne drejtim të lokalizimit te vendodhjes se dy te arratisurve te tjere.
Me një pune të mirëfilltë operacionale dhe mbi bazën e shkëmbimit në kohë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur kapja në një kohë të shpejtë e shtetasve:
1. Valmir Ramadan Qerimaj, 23-vjec, banues ne Tirane, i denuar 4-vjet me heqje lirie per “Vjedhje me dhune te kryer ne bashkepunim”, i cili u kap ne nje banese ne Babrru.
2. Fisnik Ali Matoshi, 21-vjec, banues ne Tirane, i denuar me 7-vjet heqje lirie, per vepren penale te “Vjedhjes me dhune”
Gjithashtu, me masat e marra nga Policia u kap edhe shtetasi Aleksander Tahir Nikoci, 20-vjec, student ne Institutin Buqesor, I cili me automjetin e tij, me targa Tr.9010C, tip-Golf po trasportonte te denuarin Fisnik Matoshi nga Babrrua ne Institutin Buqesor, ndaj te cilit u mor masa e arrestit ne flagrance.
Aktualisht po punohet me kryerjen e veprimeve proceduriale dhe dërgimin përpara organeve të drejtesisë te autoreve te mesiperm.
Strukturat e Policise se Shtetit rikonfirmojne gadishmerine e tyre te plote, ashtu si dhe ne ngjarje te tjera per te reaguar me forcen e ligjit ndaj te gjithe tentativave te elementeve te ndryshme kriminale te cilet synojne te realizojne krime ndaj jetes ose prones se qytetareve dhe tentojne te largohen nga vendet e vuajtjes se denimit.
Njeheresh falenderojme dhe ate pjese te Komunitetit i cili ka dhene informacione te vlefshme ne drejtim te kapjes se autoreve te veprave penale c’ka tregon rritjen e besimit publikut ndaj Policise.
Florian K.
Krijoni Kontakt