Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89

    Thumbs up Thaçi: Kosova nuk ka kohë për të humbur

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi priti përfaqësuesin e Projektit për Demokracitë në Tranzicion, Brus Xhekson. Xhekson u interesua për përgatitjet e institucioneve të Kosovës për fillimin e bisedimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe për aspekte të tjera që kanë të bëjnë me fazën pas-statusore, zhvillimin ekonomik, qëndrimin ndaj pakicave kombëtare dhe integrimeve euroatlantike.

    RTK 25/11/2005 14:14:32

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE

    Opinion

    POPULLI IM E MERITON PAVARËSINË E VET

    Hashim Thaçi kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës




    Nga: Hashim Thaçi

    25 nëntor 2005

    Bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës do të fillojnë së shpejti. Çështja qendore në këto biseda do të jetë “sovraniteti” dhe asgjë më pak. Beogradi ka thënë tashmë se shqiptarët mund të qeverisin vetë punët e tyre por serbët duhet t’i qeverisin të vetat. Ajo çfarë Beogradi ka thënë se nuk do të negociojë është çështja e sovranitetit. Mu kjo çështje do të jetë çështja më e debatueshme. Qyetarët e Kosovës e kanë fituar të drejtën për sovranitet. Sikurse qyetarët e shtypur të Irakut dhe të Afganistanit pas çlirimit, në shekullin e ri filluam të marrim frymë lirisht për herë të parë si qytetarë të lirë, mbajtëm zgjedhjet e para të lira dhe të drejta, zgjodhëm liderët në mënyrë demokratike dhe shkruam ligje të reja dhe një kornizë kushtetuese të cilat u bënë standard në rajon. Ende ka mbetur shumë për t’u bërë, por shumëçka është arritur deri më tash.

    Qytetarët e Kosovës meritojnë pavarësinë. Ne kemi jetuar nën kontrollin e Beogradit tepër gjatë. Qoftë nën mbretërit serbë, komunistët ose nacionalistët, shqiptarët, vetëm në shekullin 20, janë diferencuar, dëbuar dhe spastruar etnikisht tri herë. Pse duhet të besojmë se qeveria e re e zgjedhur demokratikisht do të jetë më ndryshe kur në politikën serbe vazhdon mbretërojë si forcë nacionalizmi i njëjtë i vjetër?

    Shteti dhe qytetarët serbë kanë humbur të drejtën morale për të vazhduar të ushtrojnë sovranitetin mbi tokën dhe qytetarët e Kosovës, por jo edhe të drejtën për të jetuar këtu si qytetarë të lirë dhe të barabartë. Populli shqiptar i Kosovës kurrë më nuk do të rrezikojë të jetojë nën sundimin e Beogradit.

    Ne e kuptojmë shumë mirë shqetësimin e bashkësisë ndërkombëtare për grupet e pakicave në Kosovë, sidomos serbët. Fundja, edhe ne i ndajmë të njëjtat shqetësime për pakicat në Serbi dhe në Maqedoni. Por të jemi të qartë për një gjë, Kosova është me shumicë dërrmuese shqiptare, së paku 90% sipas çdo vlerësimi të arsyeshëm.

    Sigurisht se në shoqërinë tonë ekziston një paragjykim ndaj pakicës serbe, sikurse që ekziston armiqësi ndaj shqiptarëve në mesin e shoqërisë serbe. Por mos harroni se secila familje shqiptare, sikurse edhe ato të komuniteteve të tjera, kanë përjetuar vrasje, rrahje, dëbime dhe dëmtime të pasurisë, si dhe vite të poshtërimit dhe brutalitetit nga qeveria serbe gjatë tërë dekadës së kaluar të viteve 90ta. E dimë se shumë kriminelë lufte, të cilët nuk janë vënë para drejtësisë, janë ende aktivë në policinë dhe ushtrinë serbe.

    Megjithatë, pas gjithë kësaj, Qeveria e Kosovës veproi drejt pas trazirave të marsit të vitit 2004 të cilat lanë qindra njerëz pa shtëpi dhe 30 kisha të shkatërruara ose të djegura. Liderët politikë dhe fetarë të Kosovës e dënuan dhunën ndërsa Qeveria e Kosovës veproi shpejt duke ndarë fonde për riparimin e shtëpive dhe kishave të dëmtuara dhe rindërtimi filloi brenda javësh.

    Për dallim nga kjo, qeveria serbe në Beograd nuk ka ofruar deri më tash të kompenzojë asnjë familje të vetme shqiptare për pronën e shkatërruar nga forcat qeveritare serbe, as nuk ka ofruar të rindërtojë asnjë nga rreth 200 xhamitë e dëmtuara ose të shkatërruara, edhe pse e tërë kjo ishte bërë nga forcat e tyre ose paramilitarët që kontrollin ata. Çfarë dëshmish tjera më të qarta ekzistojnë për të treguar se Prishtina e ka fituar të drejtën për sovranitet mbi territorin e Kosovës ndërsa Beogradi e ka humbur atë?

    Beogradi flet për “më shumë se autonomi e më pak se pavarësi”, por ne kemi pasur autonomi në të kaluarën. Më 1974, ne kemi pasur autonominë më të gjerë të imagjinueshme ndërsa Beogradi e ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm të na lejojë ta kemi as atë nivel autonomie, jo që ne e duam këtë tash, edhe ashtu. Për shkak se Beogradi e kishte sovranitetin mbi Kosovën, ai ia mori autonominë kur iu tek. Kjo do të mund të ndodhte përseri.

    Nuk është thjesht në interes të bashkësisë ndërkombëtare që ta kthejë popullin e Kosovës tridhjetë vjet prapa ose më shumë pas tërë asaj që kemi përjetuar dhe përpjekjeve që kemi bërë për t’i përmbushur standardet e komunitetit botëror.

    Mbase motivimi më i mirë për të gjithë ne është që Bashkimi Evropian t’i pranojë në gjirin e vet Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, si tri shtete të pavarura, të cilat do t’i kenë zbatuar të njëjtat standarde të zhvillimit demokratik, mbrojtjes së pakicave dhe masave ekonomike, nën ombrellën e NATO-s. Në këtë mënyrë, i tërë rajoni mund të demilitarizohet, të ketë kufij të hapur, qarkullim të lirë të njerëzve, të mallrave dhe shërbimeve si dhe një ekonomi të gjallërishme me një valutë të vetme që do t’i bashkonin komunitetet tona të ndryshme. Atëherë dhe vetëm atëherë, urrejtjet dhe konfliktet e të së kaluarës të mund t’i lihen mbamendjes kolektive dhe të mos ringjallen më në përvojën e gjeneratave që do të vijnë pas nesh.

    Versinoni anglisht : http://www.iht.com/articles/2005/11/...on/edthaci.php

    (Autori është kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    E kujt i thote Thaci, "populli im?"
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    I thote popullit te Kosoves, popullit qe ja ktheu dinjitetin kombetar.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    Arb ti me keto mendime shihet qarte se te mungon populli ushtria e policia serbe.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    Arb ti me keto mendime shihet qarte se te mungon populli ushtria e policia serbe.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga GWENI
    I thote popullit te Kosoves, popullit qe ja ktheu dinjitetin kombetar.
    Si ja kthej "dinjitetin Kombetar" ai popullit?

    Duke qendruar here ne Zurich, e me shpesh ne Rogner?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    Arb bell ma me propaganda

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Mos ia kthej "dinjitetin Kombetar" popullit edhe si "hajn pantollonash?"

    Bash zanat i mire per nje Stalin te ri...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    E more ARB vetem e verteton mendimin tend kunder ushtareve te lirise, dhe keni aq urrejtje dhe propagande te madhe ndaj tyre.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  4. Statusi i ardhshem i Kosovës!
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  5. Ceshtja shqiptare ne Kosove!
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 13-08-2002, 03:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •