
Postuar mė parė nga
liveintwoplaces
Po sjell disa vargje nga Efesianët.
11 Vishni gjithë armatimin e Perëndisë që të mund të qëndroni kundër kurtheve të djallit,
12 sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër sunduesve të botës së errësirës të kësaj epoke, kundër frymërave të mbrapshta në vendet qiellore.
13 Prandaj merreni të gjithë armatimin e Perëndisë, që të mund të rezistoni në ditën e mbrapshtë dhe të mbeteni më këmbë pasi t`i keni kryer çdo gjë.
14 Qëndroni, pra, të fortë, duke patur në ijë brezin e së vërtetës, të veshur me parzmoren e drejtësisë,
15 dhe duke mbathur këmbët me gatishmërinë e ungjillit të paqes,
16 mbi të gjitha, duke marrë mburojën e besimit, me të cilën mund të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut.
17 Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë,
18 duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën, duke ndenjur zgjuar për këtë qëllim me çdo ngulmim dhe lutje për të gjithë shenjtorët,
Zakonisht këto vargje intepretohen sikur individi, pra çdo besimtar në veçanti duhet të ketë veshur të gjithë armatimin e Perëndisë. Kjo gjë nuk është e vërtetë. Ne radhë të parë kjo letër i drejtohet një kishe, pra një grupi të Krishterësh dhe jo një individi. Në radhë të dytë të gjithë e dimë se dhuntitë ndahen në kishë dhe jo çdo person ka të gjitha dhuntitë e Frymës. Pra jo të gjithë kanë dhuntinë e ungjillëzimit, të besimit apo të lutjes. Ka persona që luten më shumë se të tjerë, ka persona që kanë më shumë besim se të tjerë, ka persona që njohin më mirë fjalën e Zotit se të tjerë, e kështu me radhë.
Pra është kisha si trup i gjallë që e vesh armatimin e Perëndisë, jo individi.
Gjithashtu do doja të thoja se kur themi se me anë të veprave tona të mira Kisha forcohet dhe rritet nuk e kemi fjalën vetëm për ata që janë të shpëtuar, por edhe për të zgjedhurit e Tij që vetëm Ai i njeh dhe që nëpërmjet dëshmisë sonë besojnë dhe bashkohen me Kishën.
Krijoni Kontakt