Liria nė Krisht
[Shėnim i autorit: Ky artikull ėshtė shkruar nga mendime qė kishin si qėllim pėr tu ndarė me njė audience prej rreth 20 vetėsh, nė njė dhomė ndenjieje, qė pėrfshihen nė atė komunitet ku unė bėj pjesė. Pra, kijeni kėtė parasysh nė kohėn kur ju lexoni]
Cfarė ėshtė liria? Liria, ne themi, ėshtė Krishti. Ose, Krishti ėshtė Liria jonė. Krishti vetė ėshtė gjithēka qė ne kemi nevojė. Por ēfarė nėnkuptojmė kur themi se Krishti ėshtė Liria jonė? Ne kemi tendencėn pėr tė shprehur kudo shprehje tė tilla, por unė mendoj se ėshtė e rėndėsishme qė tė ndaleshim pėr njė moment dhe ta merrnim nė konsideratė gjithēka qė kjo nėnkupton. Kjo nėnkupton se nė Tė ne kemi liri tė vėrtetė nga mėkati, vdekja, mishi dhe ēdo gjė tjetėr dhe se jashtė Tij nuk ka liri. Jashtė Personit tė Tij ka vetėm nje liri fallco, e cila nė fakt nuk ėshtė veēse njė formė tjetėr e maskuar e skllavėrisė. Kjo liri fallco ekziston vetėm pėr hir tė vetvetes dhe ėshtė e ndarė prej Tij. Njė liri e tillė ėshtė thjesht njė imitim.
Ka nga ata qė tėrhiqen nė mėnyrė natyrale nė drejtimin e lirisė nga ndalesat. Ata janė shpirtra tė lirė, siē themi ne, qė nuk e pėlqejnė qė tė lidhen nga ato qė presin njerėzit prej tyre dhe nga rregullat.Ata demostrojnė njė mospėlqim natyral pėr ambjentin familjar duke preferuar tė ndjekin frymėzimet e tyre tė brendshme ashtu siē shfaqen ato. Natyrisht, jo ēdokush sillet nė kėtė mėnyrė; nė tė kundėrtėn disa tė tjerė ndjehen rehat nė sigurinė dhe veshjen e traditave. Por kėta nuk janė tipa qė shfaqen shpesh nė derėn tonė. Unė e imagjinoj qė kjo lloj jete kishe tėrheq shumė pak nga ky tip njerėzish. Meqėnėse ra fjala, unė e klasifikoj vehten time nė grupin e njerėzve tė lirė gjithashtu.
Ata qė kanė guximin pėr ta parė drejt e nė sy lirinė radikale qė ne kemi nė Krisht, parapėlqejnė shumė deklaratėn e Palit tek Galatasit 5:1:
Qėndroni tė patundur nė lirinė nė tė cilėn Krishti na liroi, dhe mos hyni pėrsėri nėn zgjedhėn e skllavėrisė.
Kjo deklaratė e qartė pason tre kapituj argumentesh tė cilat provojnė njė fakt tė qartė: Krishti na ka ēliruar ne nga ligji! Nė tė vėrtetė ka disa deklarata tė tilla nė Shkrim qė janė po kaq tė bukura sa kjo e mėsipėrmja. Duke na marrė ne me vehte nė vdekjen e Tij nė kryq, Krishti ėshtė bėrė pėrfundimi i Ligjit pėr tė gjithė ne qė besojmė (Romakėve 10:4). Ne e kemi lėnė prapa besimin nė mishin i cili i bėn tė ndjehen rehat tė gjithė ata tė cilėt gjejnė njė lloj pėrfitimi nė ambjentet e kishave tradicionale tė krishtera. Ne e kemi braktisur pėrgjithmonė atė lloj ndjekjeje tė tė bėrit mirė pėr ti pėlqyer Zotit dhe pėr ti shėrbyer Atij me drejtėsinė tonė. Ne e kemi lėnė mėnjanė Ligjin dhe kemi vėnė nė vend tė tij udhėheqjen nga Fryma, duke njohur se shkronja vret, por Fryma jep jetė dhe aty ku ėshtė Fryma e Zotit aty ėshtė Liria (2 Korintasve 3:16,17).
Por pas gjithė kėsaj, ne akoma nuk e kemi pėrfunduar zbulimin e tė gjithė asaj se ēka do tė thotė tė jesh i lirė nė Krishtin.
N.q.s ne do tė ishim ndalur vetėm nė liria nga Ligji, ne akoma do tė ishim nė robėri. Ne duhet tė lirohemi nga diēka qė ėshtė pėrtej Ligjit; ne kemi nevojė tė lirohemi nga VEHTET TONA. Lexoni tek Galatasit 5 dhe do ta shihni kėtė.
Sepse ju o vėllezėr u thirrėt nė liri; por mos e pėrdorni kėtė liri si njė rast pėr mishin, por me dashuri ti shėrbeni njėri-tjetrit (5:13)
Kėtu ne zbulojmė pėrsėri qė Krishti ėshtė liria jonė, por tani nuk ėshtė vetėm Krishti si Kokė por dhe Krishti si Trup qė na siguron kėtė liri madhėshtore nga tė gjitha gjėrat. Nė Kishėn e Tij, Krishti vjen tek ne pėrsėri si Kampion i lirisė. Vetėm se tani Ai nuk po na liron ne vetėm nga Ligji, por Ai po na shpėton dhe nga vehtet tona.
Dhe vėllezėr dhe motra, ne kemi nevojė pėr kėtė liri. Ekziston njė lloj vetėkėnaqėsie qė vjen nga trumbetimi i lirisė nga Ligji. Dhe kush do tė na fajėsojė ne? Ky zbulim ėshtė njė thesar aq i madh sa ne duam qė tia dėshmojmė tė gjithė botės qė Krishti na ka ēliruar nga Ligji! Por, ne nuk jemi plotėsisht tė lirė nqs kjo ėshtė gjithēka qė Ai e ka bėrė. Pėrfundimisht, Ligji nuk ėshtė armiku ynė. Ai ėshtė burgu i vehteve tona tė rėna tė cilat kanė nevojė gjithashtu pėr punėn e Krishtit, dhe kėtu fillon puna e Trupit tė Krishtit. Vetėm mendoni pėr kėtė, njė njeri nuk do tė jetė kurrė i lirė nga Ligji jashtė njė komuniteti motrash dhe vėllezėrish tė lirė tė cilėt ia kujtojnė atij pėrditė se i ėshtė dhėnė drejtėsia e Jezus Krishtit. Jashtė kėsaj familjeje, unė dyshoj nėse dikush do tė bėnte dicka tė mirė duke qenė i lirė nga Ligji. Por unė jam akoma dhe mė shumė i sigurt se ai nuk do tė ngrihej kurrė mbi prirjet e tij natyrore dhe kufizimet e mishit tė tij pa ndihmėn e miqėve tė tij shenjtorė.
Kėshtu Pali, emancipuesi i ne paganėve, na kėrkon ne qė tė qėndrojmė tė lirė nga tė gjitha gjėrat. Ai na kėrkon ne qė tė mos lejojmė asgjė qė ta shtypė lirinė tonė nė Krishtin madje as prirjet tona natyrale. Kjo nė tė vėrtetė bėhet njė sfidė akoma mė e madhe pėr tė gjithė ne qė e kemi shijuar Krishtin: tė shohim se si frekuentimi dhe shijimi i prirjeve tona natyrore mund tė na bėjnė robėr tė zakoneve dhe mėnyrave tona tė tė menduarit. Pėr kėtė, Zoti na vendos ne nė mes tė njė komuniteti njerėzish tė cilėt po ashtu kanė nevojė pėr ndihmėn tonė pėr ti nxjerrė nga vehtet e tyre natyrore. Kur ne ti zhytim vehtet tona nė mbajtjen e ngarkesave tė njėri tjetrit, ne do tė shikojmė qė ngarkesa jonė do bėhet gjithnjė e mė e lehtė. Nė vehtet tona ne asnjėherė nuk do jemi tė lirė. Vetėm nė Krisht, i Cili ėshtė Koka dhe Trupi, ne do tė gjejmė lirinė e vėrtetė. Kur ėshtė Biri Ai qė ju bėn tė lirė, atėherė ju jeni me tė vėrtetė tė lirė!
Krijoni Kontakt