Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lek Zogu me se fundi ka nje strehe..

    me ne fund i biri i themeluesit te Shtetit Shqiptar.. ka nje shtepi ne atdheun e tije..

    me mire vone se kurre..

    i lumte berishes..

    --

    GSH..

    Trashėgimtari i fronit shpėton nga qeraja, kthehet prona e parė

    Familja Mbretėrore rimerr Pallatin e Princeshave

    Avokati: Pritet formalisht vendimi

    ------------------

    Blerina Gjoka

    Pas 60 vjetėsh, fati ka dashur qė trashėgimtari i mbretit Ahmet Zogu, Leka Zogu i Parė, tė rikthehet nė rezidencėn e parė mbretėrore tė tė atit, nė Pallatin e Vjetėr. Instituti i Monumenteve tė Kulturės ka liruar vend dje pėr pronarin e vėrtetė tė godinės, trashėgimtarin e fronit mbretėror dhe familjen e tij. Rikthimi i pallatit ėshtė bėrė me miratimin e kryeministrit Sali Berisha, pas kėrkesės sė bėrė nga familja mbre-tėrore, e cila qė prej disa vjetėsh po jeton me qira nė njė rezidencė jashtė Tiranės.
    Ky pallat ka njė histori tė vjetėr, ai ka qenė pronė e Esat Pashė Toptanit, daja i Ahmet Zogut. Esat Pashė Toptani ia dhuroi kėtė pallat motrės sė tij, Nėnės Mbretėreshė dhe qė prej asaj kohe godina u bė rezidenca e parė e Zogut pas kurorėzimit tė tij si mbret i shqiptarėve. Pas shpėrnguljes sė Zogut nė pallatin e ri mbretėror (sot Pallati i Brigadave), ky pallat u quajt Pallati i Princeshave, pasi nė tė jetonin motrat e Mbretit Zogu I-ė.
    Qė nga dita e djeshme, nė ambientet e kėsaj ndėrtesė do tė jetojnė pasardhėsit e mbretit. Avokati i Familjes Mbretėrore Shefqet Dizdari, tregon pėr Gazetėn Shqiptare kontaktet me stafin e kryeministrit Berisha pėr tė marrė kėtė pronė. Ai pranon se nga ana ligjore ky pallat vazhdon tė jetė nė proēedurat e kthimit, ndėrsa konkretisht ai i ėshtė kthyer familjes me mirėkuptim tė kryeministrit, pėr tė mos lejuar qė familja mbretėrore tė vazhdonte tė jetonte me qira.
    Zoti Dizdari si arriti Familja mbretėrore tė merrte njė nga pronat mė tė rėndėsishme tė saj?
    Aty familja mbretėrore shqiptare ka patur njė nga pallatet e saja, siē quhet pallati i vjetėr mbretėror nė qendėr tė Tiranės. Pėr shkak se familja mbretėrore po jeton me qira, u kėrkua njė zgjidhje nga qeveria dhe nėn nismėn e kryeministrit dhe stafit tė tij, u gjet mirėkuptimi dhe u realizua sistemimi pėrfundimtar i trashėgimtarėve tė familjes mbretėrore shqiptare. Ky sistemim u bė nė njė nga pronat e tyre. Kjo qė ndodhi ishte njė akt i domosdoshėm dhe njė akt i madh moral nga ana e kryeministrit Sali Berisha. Ishte gjithashtu njė veprim i duhur ligjor qė kjo familje me dinjitet tė sistemohet nė njė nga pronat e veta.
    Sa kohė keni qė kontaktoni me kryeministrin Berisha pėr kėtė ēėshtje dhe a u ka premtuar ai kthimin e pronave tė tjera?
    Ne kemi kontaktuar me stafin e kryeministrit Berisha prej mė pak se njė muaj. Normalisht kryeministri nuk mund tė kthejė pronat, pasi kėtė e bėn Komisioni i njohjes sė pronave. Qeveria “de facto” e sistemoi kėtė familje nė njė nga ish- pronat e tyre. Ndėrsa kthimi i saj “de jure” ėshtė nė proēedurat ligjore nė komision, sė bashku me tė tjerat. Domethėnė “de jure” do tė vendosė komisioni dhe pritet tė jetė njė vendim shumė i afėrt.
    Avokat Dizdari na flisni pak pėr pėrmasat e kėsaj prone, pasi mendohet se nė sipėrfaqen e Pallatit tė Vjetėr ku ėshtė sot Instituti i Monumenteve, futet dhe Kisha Katolike?
    Objekti ka njė sipėrfaqe 32 mijė metra katrorė, ku janė tė pėrfshira trualli mbi tė cilin ėshtė ngritur Hotel Dajti, Kisha Katolike, kinema Milenium 2 dhe godina e pallatit. Ne kemi bėrė aplikimin pranė komisionit dhe presim tė merret vendimi.
    Cili ėshtė pretendimi i Familjes Mbretėrore pėr Kishėn, ose pėrse “Hotel Dajti”-n?
    Ne sot morėm vetėm godinėn e pallatit, kur tė jepet verdikti final, do gjendet rrugėzgjidhja me Kishėn. Ose shteti do tė kompesojė familjen mbretėrore pėr kėtė truall, ose do tė zgjidhet me kishėn. Ndėrkaq ambientet e kinemasė do tė lirohen pasi ajo ka qenė godinė e pėrdorur nga princeshat. Ndėrsa pėr “Hotel Dajti”-n familja mbretėrore ėshtė pronare e truallit dhe si e tillė ka tė drejtėn e parablerjes. Kjo do tė thotė, se nė qoftė se shteti vendos qė hotelin t’ia nėnshtrojė procesit tė privatizimit, na ofrohet ne tė parėve pėr ta blerė. Pronari i truallit nuk merr ēmimin e ankandit, por e blen me vlerėn qė caktojnė ekspertėt.
    Cila ėshtė prona qė pritet tė marrė Familja Mbretėrore pas Pallatit tė Vjetėr?
    Mendojmė se do tė jetė vila nė Durrės dhe prona tė tjera qė do tė jenė tė lira. Siē ėshtė ish-plazhi i familjes mbretėrore nė Durrės, aty ku janė sot trupat e NATO-s, poshtė Kampit tė Pionerėve.

    Pronat nė qendėr
    Familja mbretėrore ka qenė pronare e sipėrfaqes prej 32 mijė metra katrorė, ku janė tė pėrfshira trualli mbi tė cilin ėshtė ngritur Hotel Dajti, Kisha Katolike, kinema Milenium 2 dhe godina e pallatit (tė princeshave).

    Millenium II
    Avokati i familjes mbretėrore thotė qė pritet tė lirohen edhe ambjentet e Kinema Millenium II nė Tiranė sepse ato ishin ambjentet qė pėrdoreshin nga princeshat

    Hotel Dajti
    Familja mbretėrore ėshtė pronare e truallit ku ėshtė ndėrtuar “Hotel Dajti” dhe si e tillė ka tė drejtėn e parablerjes. Kjo do tė thotė, se nė qoftė se shteti vendos qė hotelin t’ia nėnshtrojė procesit tė privatizimit, na ofrohet ne tė parėve pėr ta blerė

    Katedralia Katolike
    Dizdari, avokati i familjes mbretėrore thotė se shteti duhet tė kompesojė pėr truallin ku ėshtė ndėrtuar kisha katolike nė rast tė kundėrt kjo ēėshtje do tė zgjidhet me kishėn.

    ----

  2. #2
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    C'eshte kjo idiotesi?
    Eshte monument kulture,eshte pasuri historike e popullit shqiptar dhe jo e Leka Zogut.Ishte dashur te ngelte pallat muze ku gjeneratat e reja te shkonin dhe te vizitonin nje pjese te historise te popullit tone,eshte barbarizem ky.
    Sipas principeve te Berishes pallatet mbreterore ne France,Rusi,Austri etj ju deshkan kthyer pasardhesve?Pse jo?Ta kthejne ne kafe!

    Mire qe Leka Zogu pretendon pronat e te atit,por ate qe i ati i vodhi ne Shqiperi para se ta linte ne mizerie ku e ka cuar?Familja mbreterore ne Shqiperi para se te kerkoje te drejta prone duhet te ktheje pasurine e vjedhur pastaj te vije e te ver kufinjte se ku ka pasur banjot i Ahmeti.

    Berisha me shoke duhet te kuptojne qe pasuria kulturore e Shqiperise s'eshte prone private e tija dhe e Lekes por e popullit.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  3. #3
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Blue_sky

    Therret hajduti "Kapeni hajdutin"!

    Monument kulture? Dakort, po ta administroje i zoti qe i takon, jo "populli" , pra askushi!
    Cfare vodhi i ati i Lekes? Urdhero na sill fakte...Na sill pra cilen pikerisht depozite ari vodhi, cfare sasie kishte dhe kujt i takonte!

    Te gjitha dmth cfare ka pasur Zogu na paskan qene te popullit...Dhe ato qe kishin tregetaret e para 1945 na paskeshin qene te popullit.....Dhe tokat na paskan qene te popullit ...Po mire ta marre vesh une, "ky populli" na qenka figure abstrakte keshtu? A nuk jane 1, 2 apo 100, 1 milione individe qe perbejne popullin? Familja e Leka Zogut nuk qenka pjese e "popullit" keshtu?
    "Who is John Galt?"

  4. #4
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga Toro

    Po o burr akoma akuzojne me ato akuzat e komunistave te pas luftes se dyte. Duhet te jemi me objektive. Duhet te rishikohet historia e shkruar nga komunistat.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  5. #5
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Ahmet Zogu ka qene thjeshte nje diktator.Ai nuk e krijoi Shqiperine, pavaresia e Shqiperise e shpall ne 1912 nga Ismail Qemali.Pavaresi dhe shtetesi jane dy koncepte qe qendrojne larg njera tjetres njerez !Zgjedhjet e para demokratike u fituan nga demokrati Fan Noli.Ahmeti yne i humbi!Zogu nuk mund te fitonte zgjedhjet ne forme te lire ndaj hypi ne fuqi me force.Mbac ca vitesh deklaroi veten Mbreti i Shqiperise dhe ktheu veten ne diktator.
    Ai s’ishte gje vecse nje instrument i Italise.Protestoi kunder pushtimit per arsye te buxhetit te tije vetjak dhe jo per shqiptaret.
    Ai vodhi thesarin e shtetit per qellime personale,ai vrau me mijera rome
    Nese Enver Hoxhi beri ate qe ai MENDONTE qe ishte mire per Shqiperine,Ahmet Zogu beri ate qe ishte me ne favor te buxhetit te tije.Zogu eshte nje nga figurat me negative te historise te Shqiperise madje me negative se Hoxha.Po mos te kishte patur nje Zog,s'do kishte patur nje Hoxha!

    Pronat e tija Ahmet zogu me familje i ka marre me kohe ne kallupe te arte atehere kur vodhi Shqiperine,atehere kur e shiti,atehere kur iku.Ahmet Zogu ka qene nje nga faktoret kryesor qe coi ne instalimin e komunizmit ne Shqiperi.Shqiperia ngeli ne varferi,kerkoi zgjidhjen e problemeve te saja ne oratoret e kohes si psh Enver Hoxha,i dha besimin,pjesa tjeter eshte histori e qarte per te gjithe!Ai qe me flet pro Zogut ketu eshte komunist nga dora me e keqe!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 06-11-2005 mė 12:30
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  6. #6
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Zogu ka ardhur me force pasi Fan Noli pati ardhur me force. Kurse per vjedhjen e thesarit edhe per gjerat tjera qe i thua me cka i argumenton? Historia e komunistave nuk eshte argument. Cka thone historianet e huaj per kete teme?
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  7. #7
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Mund ta provosh qe Ahmet Zogu NUK ka grabitur thesarin e Shqiperise?Per te kunderten ka fakte te dokumentuara te cilat madje i kam patur dhe ne dore.

    Fan Noli ka ardhur ne pushtet ne forme DEMOKRATIKE.Nese ti ve ne dyshim figuren dhe arritjet e Fan Nolit per njerez si Ahmet Zogu atehere te me falesh,ti s'je bashkebisedues i denje per te vazhduar me tutje.Une ty mesime historie se kam vene nder mend te te jap.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  8. #8
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga Blue_sky
    Mund ta provosh qe Ahmet Zogu NUK ka grabitur thesarin e Shqiperise?Per te kunderten ka fakte te dokumentuara te cilat madje i kam patur dhe ne dore.

    Fan Noli ka ardhur ne pushtet ne forme DEMOKRATIKE.Nese ti ve ne dyshim figuren dhe arritjet e Fan Nolit per njerez si Ahmet Zogu atehere te me falesh,ti s'je bashkebisedues i denje per te vazhduar me tutje.Une ty mesime historie se kam vene nder mend te te jap.
    Ec mor se ti i jep mesime historie injorantevee jo mua. Ty te paskan rene dokumentet ne dore. Me ben per te qesh
    Nese s'do te diskutosh mos diskuto. Por te them edhe njehere ku jane argumentet?
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  9. #9
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Na u dogj "xhani" pėr Zogun qė iku 2 ditėsh nga Shqipėria me tė jatin qė u vetėshpall mbret.
    Nuk diskutoni pėr mijėra tė pastrehė e tė papunė qė ka Shqipėria sot, por merreni me njė trutallash qė qeveria i paska kthyer pronat.
    Sa pėr Fan Nolin, lani gojėn ju qė flisni dhe mos hidhni histori tė tipit ēerdhe-kopėsht, sepse Ahmet Zogu, shiti troje tė Shqipėrisė pėr tė rrėzuar Fan Nolin me mercenarėt sėrbė-grekė.
    Ti Pancho Villa apo Emilianno Zapata (si tė pėlqen tė tė quajmė ??), nga na e nxore qė Noli erdhi me forcė nė pushtet??!! Nė ēfarė librash historie e lexove kėtė??
    Nė fletushkat e Zogut ??

  10. #10
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Na u dogj "xhani" pėr Zogun qė iku 2 ditėsh nga Shqipėria me tė jatin qė u vetėshpall mbret.
    Nuk diskutoni pėr mijėra tė pastrehė e tė papunė qė ka Shqipėria sot, por merreni me njė trutallash qė qeveria i paska kthyer pronat.
    Sa pėr Fan Nolin, lani gojėn ju qė flisni dhe mos hidhni histori tė tipit ēerdhe-kopėsht, sepse Ahmet Zogu, shiti troje tė Shqipėrisė pėr tė rrėzuar Fan Nolin me mercenarėt sėrbė-grekė.
    Ti Pancho Villa apo Emilianno Zapata (si tė pėlqen tė tė quajmė ??), nga na e nxore qė Noli erdhi me forcė nė pushtet??!! Nė ēfarė librash historie e lexove kėtė??
    Nė fletushkat e Zogut ??
    Si spaska ardhur Fan NOli me force. Cfare robsh. Kur ka ardhur Noli me force Ahmet Zogu ka ikur ne Serbi(Ky fakt me indinjon mua dhe shume shqiptare te tjere). Por nuk eshte gjithcka zi si mundoheni ta tregoni ju e shume te tjere.
    Shko lexo pak histori dhe hajde diskuto.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrpjekje pėrkthimesh...
    Nga oiseau en vol nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 02-04-2014, 20:00
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisė sė Tiranės
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 00:05
  5. Kasollja e xha Tomit
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-04-2006, 09:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •