Close
Faqja 0 prej 27 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 261
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Indinjatë ndaj karikaturave të Muhamedit

    Bota myslimane po dënon me forcë botimin në disa gazeta evropiane të disa karikaturave të profetit Muhamed.

    Qeveri, udhëheqës fetarë, shkrimtarë dhe shumë njerëz të zakonshëm në të gjithë rajonin i kanë dënuar këto karikatura.

    Presidenti egjiptian Hosni Mubarak dhe qeveria e Indonezisë thanë se lirija e shtypit nuk duhet të shërbejë si preteks për të ofenduar një fe.

    Islami i konsideron karikaturat e profetit si blasfemi.

    Megjithëse nuk ka ndonjë gjë të shprehur specifikisht në Kuran që ndalon vizatimet e profetit, kjo është diçka që konsiderohet shumë fyese në traditën myslimane.

    Ka pasur kërcënime, demonstrata dhe bojkote të mallrave nga Danimarka. Janë djegur flamurë dhe janë thirrur ambasadorë.

    Në Gaza persona të armatosur kanë pushtuar zyra të Bashkimit Evropian. Militantët në Rripin e Gazas kanë kërcënuar se do të kenë si objektiva qytetarë të Danimarkës, Norvegjisë dhe Francës pasi karikaturat u ribotuan në këto vende.

    Gazetat në të gjithë botën arabe e kanë kundërshtuar argumentimin se karikaturat janë shprehje e lirisë së fjalës, duke thënë se kjo nuk justifikon ofendimin e ndjenjave dhe besimeve të njerëzve.

    Në shkrime editoriale kjo histori është portretizuar si pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj Islamit dhe ka shumë paralajmërime për reagime më të ashpra në të ardhmen, ndërsa janë planifikuar demonstrata për të koinçiduar me lutjet e së premtes.

    Shumë konsumatorë myslimanë vazhdojnë një bojkot të disa prodhimeve evropiane, dhe komisioneri evropian i tregëtisë Peter Mendelson i ka akuzuar gazetat se po i hedhin benzinë zjarrit.

    Karikaturat, që u botuan në një gazetë daneze vitin e shkuar, janë ribotuar në një numër vendesh evropiane.

    BBC.co.uk/albanian
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kjo eshte teper fyese, perendimi eshte bere totalisht ISLAMOFOB dhe me e keqja eshte se ndjehen krenare pse jane te tille.

    PS:
    Ne Kur'an thuhet:
    "Zot, falua mekatet, se s'dine cka bejne", sepse po te dinin, nuk do e benin kete gjest te ulet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e larguar Maska e Found
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    In my personal Hell...
    Postime
    71
    Te fyesh tjetrin per besimin e tij fetar, te tallesh me ate qe eshte e shenjte per kedo, tregon per mendimin tim nje prapambetje te papare. Eshte sikur te vesh tek hyrja e nje lokali tabelen "ndalohen zezaket". Dhe te te pyese njeri perse? Sepse jane te zinj!

    Mendoj se kjo lufte e islamizmit, vertet mund te jete makaber, por te pakten mendoni qe po luftojne kunder nje perandorie qe do te pushtoje boten (mbase jo edhe aq figurativisht). Dhe sa per kapacitetin intelektual te Arabeve (dhe popujve te tjere perreth), duhet te dime se prej tyre kemi mesuar shume shume, ne si perendimore qe jemi. Dhe perfundimi? Nje lufte kaq e ulet sa te tallen simbolet e shenjta te miliona njerezve... Per mua eshte TURP! Dhe racizem si ai i viteve 60 ne USA.

  4. #4
    Erara humanum est Maska e kærlighed
    Anëtarësuar
    28-05-2005
    Vendndodhja
    Skandinavi
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Kjo eshte teper fyese, perendimi eshte bere totalisht ISLAMOFOB dhe me e keqja eshte se ndjehen krenare pse jane te tille.

    PS:
    Ne Kur'an thuhet:
    "Zot, falua mekatet, se s'dine cka bejne", sepse po te dinin, nuk do e benin kete gjest te ulet.
    Se pari kerkoj djese qe po te citoj, por nuk jam edhe aq dakord me kete qe shkruan ketu, Davius i nderuar

    Eshte shume e vertete se shume ndjenja te kombeve te ndryshme te botes islame jane fyer.
    Ne Danimarke eshte Grund Lov(ligji baze) i cili daton qe nga 5 qershor 1849, i perbere prej 11 kapitujve, njeri prej te cileve eshte mbi te drejtat personale te qytetareve.
    Ministria daneze nuk mer pergjegjesi ne kete aspekt, por eshte ne fakt vet Jyllands-Posten(reviste daneze) qe beri te veten duke shprehur keqardhje per keqkuptimin e vet karikaturave ne fjale. Ja edhe linku ne anglisht:

    http://www.jp.dk/meninger/ncartikel:aid=3527646.

    P.s. jo te gjithe jane islamofob.
    Pershendetje.
    Mea mihi concientia pluris est quam Omnium sermo.
    Cicero

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Kjo eshte teper fyese, perendimi eshte bere totalisht ISLAMOFOB dhe me e keqja eshte se ndjehen krenare pse jane te tille.
    Liria e shprehjes eshte e shejte ne vendet e civilizuara. Kjo liri shprehje e mendimi ka sjelle progresin.

    Pikpamjet religjoze nuk mund te imponohen, perndryshe quhet Iran apo Arabi dhe askush nuk deshiron te jetoje ne te tilla vende, ku fetaret te tregojne se si duhet te sillesh.

    Nqse dikush mendon se Muhameti e Islami si edhe Jezusi a Krishterimi jane mashtrim apo qesharake eshte i lire ta shprehe kete mendim publikisht, pa i marre leje kujt.

    Pala besimtare mund te provoje te kunderten ne se i pelqen.

    Menyren e ligjet e sjelljes i percaktojne vete shoqeria e shtetit perkates, dhe askush nuk mund ti imponohet atij shteti.

    Perfundimisht muslimanet sic ishte shprehur nje gazetar jordanez (gazeta e te cilit i ka botuar karikaturat ne Jordani)... pra muslimanet duhet te konsiderojne si shkak te paragjykimit te tyre jo karikaturat e Muhametit po Ekzekutimet me thike ne fyt si bageti te pengjeve civile te lidhur perpara kamerave... apo hedhjen ne ere te dasmoreve.

    Keto i vene pikpyetje ideologjise islame, e krijojne islamofobi... e jo karikaturat.

    Nqse terroristet i premtojne fakirave xhenetin me 72 femra per shoq po te hidhen ne ere neper tregje fshataresh... gazetari i lire perendimor ka plotesisht te drejte te tallet me kete ideologji.... apo besim... duke karikaturuar disa kamikaze ne xhenet... duke pritur rradhen per te marre femrat... nderkohe qe ai qe i pret i shqetesuar bertet "Po na mbarohen virgjereshat"

    E cka ketu per te kercyer perpjete. Perkundrazi... Tregon se sa shume kamikaze po prodhohen...

    Pra "Qeshu rini..."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Labeati : 02-02-2006 më 13:47

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Po po su pelqeu muhamedaneve e muxhahidineve mos i lexojne gazetat, ca halene kane qe i hapin. kok-callmat le te vendosin ca do printohet ne vendin e tyre, po s'mund te vine ne Evrope e te presin te jene zot. Ne nje vend te lire e demokratik shtypi mund te ngacmoje cilendo figure qe deshiron, nga papa, tek presidenti e tek muhamedi. Nuk ka perjashtime. Muhamedi nuk eshte me i mire se papa apo ansjelltas.
    Ah po se harrova te sjell foron.... per kaq gje do therren njerez e do behet zallamahi...per kaq foto? Vetem gjuetia e mamuthave u ka mbet, se mentalitetin e shpellave e paskeni akoma.
    Ndryshuar për herë të fundit nga R2T : 02-02-2006 më 14:14
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  7. #7
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ja nje nga karikaturat e shumeperfolura


  8. #8
    i/e larguar Maska e Found
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    In my personal Hell...
    Postime
    71
    Domethene nje Desert Storm duhet te kalohet lehtazi, madje me ndonje shaka te rastit per mjegullen e Londres? Apo mos valle duhet te qeshim kur shohim qindra irakene te torturuar burgjeve perendimore? Hmmm...

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Muhamedin nuk mund te krahasosh me Papen, e as anasjelltash, a kupton!?

    Mund te behet nje krahasim mes Krishtit dhe Muhamedit, sepse te dy kane qene misionarë te Zotit, por Papa nuk eshte misionar i Zotit, pra ai qe krahason Papen me Muhamedin/Krishtin, amerikanet thone eshte: retarded! ( i vonuar).

    Une personalisht kam pare shume sekuenca porno te Krishtit apo karikatura dhe te them te drejten me benin te mendoj: valle si mund keto te tallen me nje njeri, qe i luten, i besojne, apo i falen ne Kishe? Kjo eshte jashta logjikes shendoshe, 6 dite e tall, 1 dite i lutesh, kjo eshte cmenduri!

    Kaq!
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Kjo eshte teper fyese, perendimi eshte bere totalisht ISLAMOFOB dhe me e keqja eshte se ndjehen krenare pse jane te tille.

    PS:
    Ne Kur'an thuhet:
    "Zot, falua mekatet, se s'dine cka bejne", sepse po te dinin, nuk do e benin kete gjest te ulet.
    Nga Perendimi nuk mund te presesh ndonje gje me te mire, sepse ata jane aq te ndyre sa karikaturojne edhe Jezusin, profetin te cilit supozohet se i beson shumica e evropianeve. Megjithate nuk duhet pergjithesuar, dhe kur them Perendimi s'kam ndermend te bej pergjithesim, sepse jane nje pjese shume e vogel, nje tufe njerezish te semure qe ngaterrojne lirine e fjales dhe civilizimin me respektin e besimit te dikujt tjeter (ne fakt s'i ngaterrojne se i dine mire), dhe nje tufe po e tille qe i duartroket... Ata s'ma do mndja se jane aq injorant sa te mos e dine ndjeshmerine e muslimaneve ne çeshtjen e mos-shfaqjes se fytyres se profeteve, dhe nuk ka dyshim se jane te vetedijshem se kjo nuk eshte thjeshte nje kritike (qe te mund te fshehet nen petkun e fjales se lire ose civilizimit). Megjithate nuk mungojne edhe njerezit me mend qe gjykojne ashtu siç duhet. Nje nder ta eshte edhe ish Presidenti Amerikan Klinton, i cili i denoi keto akte ca dite me pare dhe tha se nuk eshte e drejte te zevendesohet anti-Semitizmi me ndjenja anti-Islame...

    Megjithese nuk jane aspak te pranueshme keto gjera, nuk habitem fare...Gjera qe priten...

Faqja 0 prej 27 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  2. KUR'ANI:Fjalë e Allahut xh.sh. apo vepër e Muhamedit a.s.
    Nga Senadi_ul në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2006, 15:50
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Një miliard musliman në krah të Muhammedit a.s
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 14:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •