Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Dyshime për atësinë, zhvarroset foshnja

    Dje u zhvarros në Lapardha një vajzë e lindur në maj, pas një lidhjeje të dyshimtë mes vjehrrit dhe nuses. Dyshime për vdekjen pasi kishte lindur 4 kg

    Dyshime për atësinë, zhvarroset foshnja


    Shekulli

    BERAT-Një lidhje intime që dyshohet të ketë lidhur vjehrrin me nusen e tij, vdekja e një fëmijë që mendohet të ketë lindur pas këtij raporti e që është varrosur në kushte të dyshimta, ka sjellë në fshatin Lapardha, 6 km larg Beratit, një grup ekspertësh nga Tirana. Për të mësuar më shumë mbi atësinë e vajzës së sapolindur dhe motivet që sollën vdekjen e saj, prokuroria e rrethit të Beratit, pas kërkesës së bërë nga 31-vjeçari Shkëlqim Mançe, (burri i gruas që dyshohet për lidhje jashtëmartesore me vjehrrin), ka kërkuar zhvarrimin e foshnjes.

    ***

    Gjithçka që lidhet me këtë ngjarje nisi të zbardhej pas një denoncimi që Drita Mançe, 50 vjeçe, bëri ndaj burrit të saj, Kadriut. Disa javë më pare, ajo e denoncoi bashkëshortin se ai e kishte kërcënuar me vdekje. Në komisariat, Drita ka akuzuar 52-vjeçarin se ai kishte lidhje intime me Blerinën, nusen e djalit, Shkëlqimit. “Pas marrëdhënieve të tyre, nusja mbeti shtatzënë, kurse djali ndodhej prej muajsh në Itali. Ajo lindi në maj një vajzë që jetoi vetëm 5 ditë dhe që vdiq në rrethana që nuk u morën vesh”,-tha ajo.
    Policia e Beratit prangosi Kadri Mançen pas kallëzimit të bërë për dhunë e kërcënim nga gruaja e tij dhe pasi iu gjet në shtëpi një armë pa leje. Pasi është marrë ndaj tij masa e dënimit “burg pa afat” me akuzën armëmbajte pa leje, 52-vjeçari ngeli në burg. Kurse prokuroria e Beratit nisi hetimet në lidhje me dyshimet e ngritura nga Drita Mançe, për foshnjen që vdiq papritur. Dyshimet u përkrahën më pas dhe nga vetë djali i saj, Shkëlqimi. Ky i fundit, i sapokthyher nga emigrimi në Itali, ka kërkuar në prokurori zhvarrimin e fëmijës, për të mësuar të vërtetën e atësisë dhe shkakun e vërtetë, të vdekjes së saj.

    ***
    Zhvarrimi i trupit të foshnjes është bërë mbasditen e djeshme. Pas marrjes së eshtrave, këqyrjes së tyre nga mjekët ligjorë dhe bërjes së analizave përkatëse, do të hidhet dritë mbi të vërtetën e vdekjes dhe atësinë e saj.
    Javë më parë, kur akuzoi burrin e saj për dhunë dhe kanosje, Drita Mançe tha se grindjet kishin nisur për shkak të një lidhjeje seksuale mes bashkëshortit të saj dhe nuses së djalit të vetëm. Ky i fundit jetonte prej kohësh në Itali. Sipas 50-vjeçares, jeta e familjes Mançe kishte nisur të shkatërrohej për shkak të kësaj lidhjeje seksuale. Blerina ishte martuar me djalin e vetëm të familjes, Shkëlqimin, para tre vjetësh.

    Uniformat blu kanë shoqëruar në polici edhe nusen e familjes, Blerinën. Ajo dhe vjehrri i saj janë duke u hetuar në lidhje me ngjarjen, derisa ekspertët që bënë zhvarrimin të saktësojnë gjithçka

    Denoncimit të Drita Mançes i janë shtuar dje dhe marrjet në pyetje të djalit të familjes, i sapokthyher nga Italia. Nga hetimet e para mësohet se prej kohësh dyshohej nga familjarët lidhja e 52-vjeçarit Kadri Mançe me nusen e tij, dyshime këto që ishin shtuar pas shtatzanisë së nuses. “Me gjithë këto dyshime unë vendosa të hesht për mos të shkatërruar jetën e djalit tim. Më mirë që martesa të merrte fund pa u zbuluar e vërteta e hidhur e lidhjes së tyre. Por nuk mund të fshihja më asgjë, pasi dyshimet e tim biri u vërtetuan nga shtatzania e gruas. Ai dyshonte prej kohësh për tradhtinë e nuses, por i trembej të vërtetës. I ndërpreu ardhjet në shtëpi, duke shpresuar se një ditë gjithçka do të përfundonte me një divorc”,-ka treguar ajo në polici. Dje, 31-vjeçari Shkëlqim Mançe tha se gjithçka ia kishte lënë në dorë shtetit. “Le të vendosin ligjet”,-shtoi ai.

    Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen, në komisariatin e policisë flitet me mjaft rrezera. Në deklaratën për shtyp të tre ditëve më parë thuhet se 52-vjeçari Kadri Mançe është ndaluar për armbajtje pa leje. Burime të besueshme thanë për gazetën se ai po hetohet edhe për denoncimin që i ka bërë gruaja e tij.

    Lindja dhe vdekja e fëmijës

    “Dyshimet e lindura për një lidhje mes burrit tim dhe nuses u vërtetuan shumë mirë kur nusja mbeti shtatzënë, por unë shpresoja që të gabohesha, që ata të dy të kishin të drejtë kur më kundërshtonin”,-ka treguar Drita Mançe në komisariat.

    Ajo kujtoin se në muajin maj Blerina lindi vajzën dhe qëndroi për disa ditë në spital meqë ishte lindje e vështirë. “Vajza vdiq që në mëngjesin e parë që kaloi në shtëpinë tonë, në Lapardha. Fëmija ishte i mbarë, pasi lindi 4 kilogramë. Lajmin e vdekjes së saj ma dha në mëngjes vetë burri im, Kadriu. Ai më tha se vajza kishte vdekur dhe unë lajmërova menjëherë infermieren e fshatit për të mësuar të vërtetën e vdekjes së vogëlushes. Infermierja na tha që duhet ta shikojë mjeku për të përcaktuar shkakun e vdekjes. “Atë ditë mjeku i fshatit ishte në Tiranë dhe burri im, së bashku me nusen, e varrosën fëmijën pa pritur që ai ta shihte. Djali im u njoftua për vdekjen e fëmijës nga vetë nusja, por ai vendosi të mos vijë për shkak të dyshimeve që kishte për lidhjen”.

    Flet varrmihësi

    Refat Kana, banor i fshatit Lapardha, i cili ka bërë varrimin e vogëlushes, ka treguar dje për median gjithçka ndodhi atë ditë. “E varrosa fëmijën pas kërkesës që më bëri Kadri Mançe. Ai erdhi tek unë dhe më këkroi të hapja gropën ku do të futej e mitura e vdekur. Nuk e di nga se kishte vdekur foshnja, di që ishte lajmëruar infermierja dhe që mjeku i fshatit ndodhej në Tiranë”.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Bobobo ca s'po degjojme.....Ehh lum vjehrra per nusen dhe per burrin.

    Ai djali sme dhimbset hic fare, se nuk martohet robi dhe len grune ne shpine
    me baben e nanen...dhe emigron ne Itali. O merre me vete ose ha buke
    thate bashke me te ne shtepine tende. Ca asht ajo jete ashtu..pfff.
    Ndersa Blerina nga malli i te shoqit do te kete shku me vjehrrin....lol..

  3. #3
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Hajde hajde tamam si te telenovelat , jane bere ne mode ne skiperi .

    Nejse njerez fshatare ,aq dinin aq bene , po dicka nuk kuptoj ... pse duhet te prisnin deri sa te lindte foshnja , duke qene se e kishte deshtuar qe ne fillim dhe skishin arritur deri ne krime kafsherore .. me mire te kishin vrare dhe veten plerat .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #4
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Kafshe eshte edhe i burri i nuses qe e ka kene ate me prindit e tij. Kete se marr vesh nese e di qe s'do rrish me nusen pse martohesh?
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Duhej te kishte nje pike karakteri edhe vjehrri i nuses, baba i djalit. Si ka mund t'ia punoj te birit ashtu, perderisa nusen eshte dashur ta konsideroje si femijen e vet. Turp Kadri Mance, njeri i pist.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Sa e peshtire ajo nusja thuajjj , si pruri ne jete nje femije te pafajshem ...dhe si e tradhetoi burrin me te jatin sa gje e peshtire dhe ai plaku qe ja beri te birit ashtu ...
    pastaj duhet ta kene vrare se femija ishte ne gjendje te mire si paska vdekur ashtu ne menyre te mistershme ...
    Te futen ne burg e te kalben aty ...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Liljana Mulliri ka treguar në orën 03.00 të mëngjesit si e kishte vrarë Alberto Xhihanin: Xhaxhai i tij e dinte, ia tregova në plevicë, pasi kryem marrëdhënie seksuale

    Nëna e 3 fëmijëve: Alberton e bëra copë me sopatë


    Jorgjeta Gjançi

    Korçë-“ E vrava fëmijën për t’u hakmarrë ndaj xhaxhait të tij. Kisha sakrifikuar shumë për të, kurse ai më tradhtonte me gra të tjera. Ato ditë iku me një femër në Greqi dhe isha shumë e nervozuar”,-kështu ka deklaruar Liljana Mulliri, 40-vjeçarja nga Vidohova, krimin e saj të tmerrshëm. Fare e qetë, aq sa i ka çuditur hetuesit, nëna e tre fëmijëve, ka treguar si e futi fëmijën në dyqanin e saj dhe si e bëri copa-copa me sëpatë. Një rrëfim i llahtarshëm që ka nxjerrë në shesh edhe diçka tjetër: xhaxhai i të voglit e kishte marrë vesh vrasjen që të nesërmen e krimit. Të paktën sipas Liljanës.
    Zbulimi
    Policia e Korçës ka zbardhur krimin e rëndë të rrëmbimit dhe mandej ekzekutimit të djalit 7-vjeçar Alberto Xhihani në fshatinVidohovë të rrethit të Devollit, më 4 shtator 2003. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës Shemsi Prençi, autore e tij është Liljana Mulliri, 40 vjeç, e martuar e me tre fëmijë, banore e fshatit Vidohovë. Ajo është shoqëruar në polici në mbrëmjen e 29 nëntorit dhe rreth orës 03.00, duke u gdhirë dita e djeshme, ka pranuar autorësinë e krimit. Menjëherë, nga ekspertët kriminalë dhe grupi i hetimit, është siguruar prova me filmim dhe incizimin e dëshmisë së saj, dhe mandej është arrestuar nën akuzën e “rrëmbimit e të vrasjes në kushte të tjera cilësuese”. Për kryerjen e këtij krimi, sipas hetimeve të para, ka qenë në dijeni fill pas ngjarjes xhaxhai i fëmijës, Gentian Xhihani, 27 vjeç, banor i fshatit Vidohovë, i cili është arrestuar nën akuzën e “moskallëzimit të krimit dhe përkrahjes së autores së ngjarjes”.
    Gjithçka është qartësuar për median lokale dhe qendrore në një konferencë për shtyp të organizuar nga drejtori i Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Korçës, Shemsi Prençi, organizuar dje në orët e para të ditës. Zbardhja e këtij krimi, sipas tij, u krye për tre ditë, pas një pune intensive të specialistëve të policisë kriminale pranë drejtorisë dhe komisariatit të policisë të rrethit të Devollit.
    Gjithçka për zbardhjen e kësaj ngjarjeje filloi me gjetjen e eshtrave të një fëmije të mitur në pusin e shtëpisë së Fatmir Bejollit, nga një grua që po mbushte ujë për bagëtinë. Kjo shtëpi përdorej prej saj për mbajtjen e bagëtive. Sipas Prençit, brenda dy thasëve, ishin gjetur, veç eshtrave edhe disa veshje fëmije. Rrobat e gjetura iu treguan familjarëve të Albertit, të cilët pohuan se ato ishin veshjet që kishte pasur atë ditë në trup fëmija. Në fillim grupi i ekspertëve dhe i hetimit ka bërë rindërtimin e skeletit kockor. U vu re se skeleti ishte dëmtuar me sende të mprehta, çka dëshmonte se fëmija ishte ekzekutuar barbarisht. Autorja e krimit e kishte prerë në disa copa dhe e kishte paketuar në dy thasë që, pas ngjarjes kishin përfunduar në thellësi të pusit.
    Menjëherë policia filloi hetimet duke përqendruar gjithë vëmendjen tek ata persona që kishin pasur dijeni rreth lëvizjeve që kishte kryer Alberti në 4 shtator 2003. Ishin dëshmitë e bashkëmoshatarëve Ardi Liçi dhe Edelvan Mulliri që fiksuan momentin e fundit të shkëputjes së Albertit, djalit 7 -vjeçar, tek lokali i shtetases Liljana Mulliri. Më pas, nuk dihej fati i tij. Ky ishte momenti ku intensifikoi punën e vet grupi i hetimit. Policia mundi të zbulonte lidhjet dashurore që kishte pasur Liljana me xhaxhanë e Albertit, Gentianin, 27-vjeçar, marrëdhënie që mund të kishin shërbyer si shkak për një hakmarrje të gruas ndaj të dashurit të saj. U zbulua se xhaxhai i djalit , një person me figurë jo të mirë morale, prej më se 5 vjetësh ka pasur lidhje dashurie me Liljanën. Njëkohësisht ai kishte lidhje intime me vajzën e motrës së saj dhe mbante lidhje intime e u premtonte martesë edhe dy vajzave të tjera, motra me njëra-tjetrën. Disa ditë para vrasjes, Gentiani shkëputi lidhjet me Liljanën për t’u martuar me një të tretë. Xhelozia dhe hakmarrja e nënës me tre fëmijë bëri që ajo të humbasë arsyen dhe të masakrojë vogëlushin, pasi e kishte gënjyer dhe e kishte futur brenda në dyqanin e saj. Më pas i vogli nuk u duk më askund.
    Rrëfimi
    “Atë ditë, më 4 shtator isha shumë e nervozuar.” Kështu ka nisur rrëfimin për policinë gruaja 40-vjeçare. Mandej ajo ka shtuar se shkak i gjendjes së saj ishte se Gentiani, (i dashuri i saj 27-vjeçar, ajo ishte grua e martuar dhe nënë e tre djemve të rritur) kishte shkuar në Greqi me një femër tjetër. “Këtë gjë unë nuk mund ta duroja. Kisha bërë shumë për të, kisha sakrifikuar vite me radhë dhe si shpërblim ai vazhdimisht më kishte tradhtuar. E kisha paralajmëruar se do të hakmerresha”, -është shprehur ajo para hetuesve. Pikërisht në këtë çast kishte parë nipin e Gentianit, Albertin 7-vjeçar, që luante tek oborri i shkollës dhe i shkoi mendja për t’u hakmarrë mbi të. “Ishte ora 11.00 kur e futa Albertin në dyqan. Ashtu siç isha e nervozuar, e qëllova me një lugë të madhe (garuzhdë) prapa kokës dhe ai ra përdhe pa ndjenja. Mandej e futa tek vendi ku mbaja drutë e zjarrit dhe rrëmbeva sopatën”.
    E qetë, Mulliri ka pohuar se, pa u siguruar nëse djali kishte vdekur apo kishte humbur vetëm ndjenjat, ka vazhduar masakrën e saj. Me sopatë, siç është shprehur vetë, i ka prerë në fillim kokën, pastaj krahët dhe më pas këmbët. Për të mos u diktuar nga burri dhe fëmijët ka nxituar që ta paketojë. E ka futur së bashku me veshjet në dy thasë prej plasmasi, të cilët i ka lidhur dhe i ka maskuar në mes të tallashit.
    Në mesnatë ajo është larguar nga dyqani ku kishte punuar deri atëhere për të zhdukur kufomën e djalit të vrarë. Dy thasët i ka vendosur në një karrocë dore dhe i ka mbuluar me tallash. Duke përfituar nga errësira e natës dhe mungesa e lëvizjeve në fshat, ka mundur të hyjë në banesën pranë dyqanit, ku nuk banonte njeri dhe i është afruar pusit. Pasi i ka hedhur dy thasët brenda në pus është larguar për të mos u kthyer më tek vendi ku mendoi se zhduku provat e masakrës së saj.
    E pyetur nga ekspertët në se e dinte Gentiani fatin e djalit, Liljana ka pohuar se ai e dinte që ditën e dytë, pasi ajo i kishte vrarë dhe zhdukur të nipin.
    Autorja e krimit, që në moshë të vogël, për rreth 25 vjet ka qënë e martuar me Xhevahir Mullirin, një banor nga Vidohova. Burri, sipas bashkëfshatarëve, është një njeri i ndershëm, mjeshtër ndërtimi dhe shumë punëtor. Ai e kishte kuptuar që gruaja e tij kishte lidhje dashurore me Gentianin dhe shumë herë i kishte kërkuar të hiqte dorë, por nuk ia kishte arritur qëllimit. Gjatë kësaj martese kanë lindur edhe tre djem. Sipas policisë, djemtë e tyre janë të sjellshëm dhe pa asnjë problem me drejtësinë. Sipas dëshmive të të njohurve, Liljana ka abuzuar me martesën e saj, duke patur vazhdimisht një moral të shthurur. Gjatë gjithë jetës ka mbivlerësuar tek vetja bukurinë dhe mençurinë që, sipas saj, i kishte me shumicë.

    Telefonata

    Kur i tregova Gentianit për nipin…
    Ditën tjetër, në 5 shtator 2003, rreth orës 12.00, Gentiani që kishte marrë vesh zhdukjen e Albertos, i ka telefonuar nga Greqia Lilianës dhe sipas kësaj të fundit, e ka pyetur: “Ti e ke djalin?”. Liljana gjakftohtë i është përgjigjur: ”Po unë e kam, po ta mbaj me çokollata, hajde ta marrësh!” Të dy kanë lënë orën e takimit kur Gentiani do të shkonte të merrte të nipin. “Në orën 3.00 (15.00), Gentiani, pasi kaloi kufirin, më erdhi në takim dhe kërkoi të mësonte se ku e kisha djalin. “E kam!”- i thashë dhe të dy hymë në plevicë. Pasi kryem marrëdhënie seksuale, më kërkoi të merrte djalin, por unë i thashë se e kisha vrarë dhe e kisha fshehur. “Vetëm hëna e di se ku është nipi yt, në fund të një pusi e kam hedhur dhe kurrë nuk do ta gjeni trupin e tij”-,i tregova. Gentiani më dëgjoi shumë mirë dhe më pyeti se pse e kisha bërë këtë gjë. “E vrava,-iu përgjigja,-sepse ti vazhdimisht më ke tradhtuar. Ke shkuar me shumë gra të fshatit dhe ca ditë më parë shkove me një grua tjetër të martoheshe në Greqi. Unë nuk mund të duroja dot këtë gjë dhe u hakmora duke ta vrarë nipin”.
    Gjatë rrëfimit të Liljanës, sipas hetuesve, bënte përshtypje qetësia me të cilën tregonte. Nisur nga rrjedhshmëria në tregimin e krimit, nuk munguan dyshimet se ajo e kishte mësuar përmendësh atë që duhej të deklaronte. Një krim aq makabër, i kryer në momente të një nervozizmi të fortë, siç u shpreh vetë 40-vjeçarja, dhe i treguar me aq qetësi, të krijonte përshtypjen se krimin e ka kryer dikush tjetër apo se pas saj mund të fshihet edhe ndonjë bashkëpunëtor tjetër në këtë krim. Gjithsesi hetimet vazhdojnë dhe e nesërmja mund të sjellë edhe ndonjë të papritur”,-deklaruan dje hetuesit.





    01/12/2005
    KATEGORIA: Kronike nga rrethet


    shekulli

Tema të Ngjashme

  1. Përplasin ambulancen, vdes foshnja katërditëshe , plagosen rende familjaret
    Nga daniel00 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 05:39
  2. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 07:24
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Vdekje mister, zhvarroset emigranti
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-07-2004, 11:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •