Close
Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 149
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Florentino Perez: Të drejtosh Realin, është art!

    Sezoni i ri ne Primera Division filloj per se mbari per madrilenet. Te gjithe lojtaret treguan nje karakter te forte dhe ishin shume bindes. Sido qofte sonte ne lojen kundra Cadizit pame nje Real me shume yje dhe shume taktike.

    Robinjo dhe Ronaldo jane te pandalshem do jene hit kete sezon si ne Spanje si ne Evrope...

    Vamos madridista....
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Robinjo dhe Ronaldo duke buzeqesh njeri tjetrin
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Formacionet:

    .1. Cádiz: Armando; Varela, Abraham Paz, De Quintana, Raúl López; Enrique (Estoyanoff, min. 65), Suárez (Benjamín, min. 65), Fleurquin, Sesma; Pavoni dhe Oli (Medina, min. 78).

    .2. Real Madrid: Iker Casillas; Salgado, Helguera, Pavón, Roberto Carlos; Beckham, Gravesen (Robinho, min.65), Zidane, Baptista; Ronaldo dhe Raúl.

    Golat:
    0-1. Min. 4. Ronaldo, .
    1-1. Min. 62. Pavoni
    1-2. Min. 85. Raúl,

    Shikues: Mbi 25 000
    Gjyqtar: Pérez Lasa
    ...........

    Kjo ndeshje kaloi nen hijen e debutimit te Robinjos per Realin...
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sulmuesi brazilian ka magjepsur me debutimin e tij në Kadiz. R.Karlos: E patë pse e kërkonim me ngulm? 30-08-2005

    Robinjo, 21-vjeçari që "pushtoi" Spanjën

    Vetëm 25 minuta i kanë mjaftuar Robinjos për të shpjeguar përse Reali i Madridit vendosi të shpenzojë 30 milionë dollarë për të. Ai pushtoi zemrat e tifozëve "merengesë", gjatë stërvitjes së parë të shtunën dhe në ndeshjen e parë të Primera Divizionit, të cilën Reali e fitoi 2-1 në Kadiz. Braziliani, i aktivizuar vetëm në 25 minutat e fundit, kur rezultati i takimit ishte 1-1, u bë një problem konstant për mbrojtjen vendëse. Në golin e fitores për të besuarit e Luksemburgos, Robinjo dha një kontribut të madh.

    21-vjeçari kontrolloi me gjoks një pas të nisur nga Bekham dhe i dha mundësinë Ronaldos të vazhdonte aksionin, që u mbyll me golin e Raulit me portën e boshatisur. Në kontaktin e parë me topin, Robinjo i dha mundësi Roberto Karlosit të lirohej dhe më pas të godiste fuqishëm. Në fund, ish-sulmuesi i Santosit i dha mundësinë edhe Ivan Helgerës të shënonte, por topi i goditur nga mbrojtësi përfundoi në shtyllë. "Jam me të vërtetë i lumtur që debutova me fanellën e Realit, - tha Robinjo, pas ndeshjes së luajur në Kadiz. - Gjithçka shkoi shumë mirë dhe e ndjeva veten rehat në fushën e lojës."

    "Galaktikët" e tjerë janë habitur nga ato që i panë sytë. "U kërkova shokëve t'ia jepnin sa më shpesh topin, sepse Robinjo është gjithmonë spektakolar, - tha Ivan Helgera. - Skuadra e përmirësoi dukshëm lojën e saj, pas aktivizimit të tij. Ishte shumë i lëvizshëm në sulm dhe u jep mundësi futbollistëve të tjerë të kenë më shumë hapësira." Edhe braziliani Roberto Karlos është dakord me kolegun e tij dhe vazhdon elozhet: "E patë përse e kërkonim me ngulm? Ai erdhi dhe tani të gjithë janë në gjendje të shohin se çfarë mund të bëjë Robinjo. Ai është i shpejtë, i shkathët dhe ka talentin e duhur për të luajtur te Reali i Madridit." Më i matur është shfaqur në deklaratën e tij Luksemburgo: "Më vjen mirë që Robinjo është një futbollist i Realit.

    Me të, Zidanin, Bekhamin, Raulin, Baptisën dhe Ronaldon mund të shënojmë në çdo moment." Kurse mesfushori i Realit, Guti, i cili për shkak të një dëmtimi e ndoqi ndeshjen nga televizori, tha: "Robinjo do t'i japë diçka më shumë kësaj skuadre. Me të mund të pretendojmë se jemi skuadra më e fortë." Ndërkohë, jehohën e debutimit të suksesshëm të Robinjos e ka vazhduar edhe shtypi i përditshëm spanjoll. "Robinjo, shpëtimtari" - ishte titulli i gazetës "AS".

    E përditshmja barcelonase "El Pais" mbante si titull kryesor "Revolucioni Robinjo" dhe në komentin e ndeshjes Real-Kadiz shkuante për 21-vjeçarin: "Herë majtas dhe herë djathtas me lëvizjet e tij, Robinjo ishte i pandalshëm për mbrojtjen e Kadizit. Paraqitja e tij vlente dyfishin e çmimit të biletës." Ndërsa "Marca" në faqen e parë, fotografia e Robinjos, në mes të mbrojtësve të Kadizit, shoqërohet me titullin "Shumë mirë"...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    MiLaNisT Maska e sLimShady
    Anëtarësuar
    22-04-2004
    Vendndodhja
    Shif ka mrapa m'ke
    Postime
    1,116
    Hajt ishalal keni fat ket vit se vitin e kalum ssbot gjo
    M&M

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nuk eshte pune fati. Kete vit jemi perforcuar me shume ne krahasim me vitin e shkuar dhe ardhja e Robinjos dhe Baptistet, dy lojtare teknikisht shume te fuqishem kane perforcuar dukshme radhet tona dhe mendojme se do ja dalim kete vit!

    Forza NE!
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Bye Bye Owen

    Official communiqué: Real Madrid have reached an agreement with Newcastle United for the transfer of Owen

    Real Madrid confirm that they have reached an agreement with the English club Newcastle United for the transfer of the player Michael Owen.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    MiLaNisT Maska e sLimShady
    Anëtarësuar
    22-04-2004
    Vendndodhja
    Shif ka mrapa m'ke
    Postime
    1,116
    Ehh owen i shkrete ja humet karrieren mer gjith kti lojtari
    M&M

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Jo, s'ja kemi hup karrieren ne ketij. Ai e dinte mire se kur nenshkroi per Realin se do te kete nje konkurence te forte aty si Raul, Ronaldo, Morientes ne ate kohe, por ai nenshkroi dhe mandej nxehte pankinen.

    Ai eshte i afte te rikthen formen e tij perseri me ndeshjet qe do te luan me Njukasllin kete sezon.

    I deshirojme te gjithe te mirat dhe suksese ne karrieren e metejshme!
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2005
    Vendndodhja
    te guri i shqipes
    Postime
    92
    He he Davo vllacki,si po me duket sivjet une ,ty dhe te gjithe adhuruesit tjere,shume me lehte do te marim fryme.
    Le te vazhdojne keshtu dhe ne te dy atire tifozave te Barces do te va hame shpirtin.

    Tung batka
    Fjala e urte,eshte fjale e zjarte

Faqja 0 prej 15 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. FC Real Madrid, një shekull emocione!
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 11:34
  2. Samuel Eto'o ofendon Realin Madridin!
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 15:31
  3. Tifozët e FC Real Madridit...#3
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-03-2005, 07:52
  4. Florentino Perez - vs - Roman Abramovich
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-08-2004, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •