Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 103
  1. #21
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Gjynof qe autori nuk na e shpjegon ne artikull se si i doli llogaria vetem gjysem ore me pak.

    Ne mungese te ketij informacjoni te rendesishem, ne nuk mund te bejme gje tjeter veēse te spekullojme.

    Le te supozojme qe autori i shkrimit di se ēflet kur thote vetem 30 min me pak nderprerje dritash, dhe te bejme pak matematike te thjeshte te perzjere me pak llogjike.

    365 (dite qe ka viti) x 0.5 (gjysma e ores) = 182,5 ore (nderprerje dritash me pak ne vit)

    182,5 (ore nderprerjesh me pak) / 6 (ore nderprerje dritash ne dite aktualisht ne Shqiperi) = 30,4 (dite pa nderprerje)

    120 (dite te veshtira ne kuadrin energjik ne vit) / 30,4 (dite pa veshtiresi energjitike qe ky TEC na sjell) = 4 (tece te tilla duhet te ndertohen per te zqjidhur problemin energjitik te TE GJITHE SHQIPERISE)

    Vallaj, per mu ja vlen me e ndertu, kte edhe nja 3 te tjere si ky
    Ik beja keto llogarite matematike atyre nenave Elbasanse qe i lindin femijet me probleme per shkak te ndotjeve ,e mos na i bej ne ketu ne forum.

    P.S ti o zoti brari i bie fyellit vetem ne 2 vrima 1) te Saliu dhe 2) te 97ta , mos ta ka mbeshtjelle gje nga prapa Sala ne 97 dhe s'te hiqet me nga mendja ky rast lumturie, fol o burre thoje ca te bere Sala ne 97 se s'po te marrim vesh, se na merzite me ate dreq 97te.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 03-02-2007 mė 15:09

  2. #22
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    TIRANE (3 Shkurt) - Ndryshe nga mitingu elektoral i majit 2005, Sali Berisha, dje kryetar i PD nė opozitė, e sot kryeministėr, ka dhėnė njė qėndrim tjetėr pėr zhvillimin e qytetit bregdetar. Nė maj 2005 Berisha deklaroi nė sheshin e Flamurit nė Vlorė se „vetėm referendumi lokal i vlonjatėve do tė vendosė pėr fatin e TEC” dhe se ky TEC dhe parku industrial energjetik do tė ndotte ambientin. Por dje, kreu i qeverisė ėshtė rikthyer nė sheshin e flamurit, nė njė miting elektoral, pėr tė prezantuar kandidatin e PD pėr bashkinė e Vlorės Kreshnik Alimerko. Ish prefekti i PD, i cili tetė vjet tė qeverisjes sė PS kishte punuar doganier, njė njeri me lidhje tė afėrta me ministrin e Turizmit Bujar Leskaj, ishte njė zgjedhje e minutave tė fundit tė kryesisė sė PD, duke zėvendėsuar kandidatin e pėrzgjedhur mė parė tė aleancės sė Vlorės Petrit Levendi. Megjithatė, duke ndryshuar kandidatin, Berisha ndryshoi edhe qėndrimin e tij pėr TEC. Sot nė pozicionin e shefit tė qeverisė, Berisha ashtu sikurse edhe Nano nė vitin 2005 nė tė njėjtin pozicion, mendon se TEC ėshtė shumė i domosdosshėm dhe do tė zhvillojė turizmin. Kjo ishte deklarata e bėrė nga vetė Berisha para votuesve tė djathtė nė kėtė qytet. “Vlora do tė ketė TEC-in e saj, si kusht tė domosdoshėm pėr zhvillimin e turizmit, zhvillimin e industrisė, zhvillimin e gjithė qytetit. Vlora do tė bėhet vendi mė i fuqishėm turistik i Shqipėrisė”, - deklaroi Berisha. Kryeministri ka evidentuar edhe njė pėrparėsi tjetėr tė qeverisė, e cila sipas tij, do tė jetė edhe ndėrtimi i Parkut Industrial, i cili po sipas tij, do tė jetė njė zhvillim tjetėr pėr Vlorėn dhe tė gjithė rajonin dhe qė do tė krijojė mundėsinė pėr punėsimin e mijėra qytetarėve vlonjatė. Premtimin pėr ndėrtimin e parqeve industriale, kreu i qeverisė po e bėn nė ēdo qytet tė vendit ku ai po zhvillon fushatė elektorale. “Vlora ėshtė dhe do tė mbetet nė epiqendėr tė tė gjitha projekteve tė mėdha dhe tė tė gjitha investimeve madhore tė qeverisė. Kreshnik Alimerko ėshtė kandidati qė pėrfaqėson vlerat dhe secilin prej vlonjatėve. Ndėrsa shokut Gjika, po i bėj njė thirrje: dil dhe bėj fushatė dhe mos rri i ngujuar nė bashki! Dil e bėj fushatė se ne jemi qeveri demokratike, jemi pėr fushata tė qytetėruara dhe mos rri nė bashki si nė kėshtjellė duke lėshuar pėrditė fletėrrufe, pasi qytetarėt duan projekte, duan vizion dhe tė ardhme, i ke ditėt e numėruara!”, - ka paralajmėruar Kryeministri. E ka pasur tė vėshtirė, por mė nė fund e ka pranuar. Ndėrsa nė fushatėn e zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2005, ish lideri i opozitės, bėri fushatė nė Vlorė duke dalė kundėr ndėrtimit tė TEC nė Vlorė dhe gjithashtu kundėr parkut industrial, nė mitingun e djeshėm, e ka konsideruar kėtė projekt si njė ndėr kryesorėt e qeverisė. I ėshtė dashur tė bėjė njė kthim 180 gradė, duke shkelur fjalėn qė u dha vlonjatėve. Duke iu drejtuar qytetarėve vlonjatė, Berisha deklaroi se pėrulet me nderim tė madh para tyre dhe me mirėnjohjen mė tė thellė, pėr mbėshtetjen e dhėnė nė zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut, me tė cilėn, qytetarėt e Vlorės, ndryshuat Vlorėn, ndryshuan Shqipėrinė. Nė fjalėn e tij, ai garantoi se qeveria me Kreshnik Alimerkon do tė punojė pėr tė konkretizuar tė gjitha projektet e mėdha pėr Vlorėn.

  3. #23
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Papillon
    Ik beja keto llogarite matematike atyre nenave Elbasanse qe i lindin femijet me probleme per shkak te ndotjeve ,e mos na i bej ne ketu ne forum.
    Flutur,

    A e lexove se ēfare shkruajta une, apo shpertheve vetevetiu si fishekzjarre kineze?

    Ne artikullin e mesiperm ngrihen dy probleme.

    1) Avantazhi i mundeshem ekonomik i TECit.
    2) Dezavantazhi i mundeshem ekologjik i tije.

    Une u perpoqa te analizoja vetem te parin.
    ē'pune kane nenat Elbasanse viktime e nje metalurgjiku te skaduar, dhuruar nga Mao Enverit ne shtatedhjeten, me TECin e blere e te ndertuar me 2007en qe do te ndose ambjentin jo me shume se ato 25 litrat e naftes qe djeg ai Mercedesi jot ne dite?

    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Berisha megithate.. duhet te beje nje si pun referendumi ne Vlore..
    e doni apo jo nje qender energjitike ne zonen x a y ku e shohin ekspertet te arsyeshme..

    Brar,

    Nuk jam dakort. Shqiperia ka nevoje per energji, Vlora eshte territor i Shqiperise dhe vendi me i pershtateshem per te ndertuar TECin.

    Po sikur pas referendumeve te shumta asnje qytet mos pranoj TECin? Ku do instalohet? Ne maje te Korabit? Qe ti shkoje ēmimi per KW po aq i larte sa ai qe vjen nga Hollanda?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  4. #24
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga drity
    Nuk jam dakort. Shqiperia ka nevoje per energji, Vlora eshte territor i Shqiperise dhe vendi me i pershtateshem per te ndertuar TECin.

    Po sikur pas referendumeve te shumta asnje qytet mos pranoj TECin? Ku do instalohet? Ne maje te Korabit? Qe ti shkoje ēmimi per KW po aq i larte sa ai qe vjen nga Hollanda?
    Me falni, por nga ana politike, ashtu sic ka thene Papillon, Berisha u dha fjalen vlonjateve qe kjo ceshtje do vendoset vetem me referendum. Nga ana ekonomike, perfitimet nga Teci as qe mund te krahasohen me perfitimet e turizmit, plus me demet qe kombinimi tec-ambo do t'i bej ambientit te Vlores.
    Turizmi nuk sjell te ardhura vetem per vlonjatet por per te gjithe Shqiperine. Atehere perse ta shkaterrosh ate per leverdi te nje kompanie apo nje tjetre? Teci mund te ndertohet diku ku te ardhurat nga turizmi jane me minimale ne krahasim me Vloren.

    Brari, mik jo mik, per punen e Vlores bej sherr kur te duash .

  5. #25
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Nga ana ekonomike, perfitimet nga Teci as qe mund te krahasohen me perfitimet e turizmit, plus me demet qe kombinimi tec-ambo do t'i bej ambientit te Vlores. Turizmi nuk sjell te ardhura vetem per vlonjatet por per te gjithe Shqiperine.
    Lioness,

    Se pari te falenderoj qe e shtron problemin ne nje menyre qe hap debatin dhe jo qe e mbyll.

    Se dyti, meqe debaton vetem vendndodhjen e TECit, supozoj se je dakort qe ai DUHET ndertuar. Pra ajo qe ve ne pikepyetje eshte vendi se ku duhet ndertuar.

    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Atehere perse ta shkaterrosh ate per leverdi te nje kompanie apo nje tjetre? Teci mund te ndertohet diku ku te ardhurat nga turizmi jane me minimale ne krahasim me Vloren.
    Vendimi mbi vendndodhjen e TECit eshte marre ne baze te menyres se si funksionon nje TEC. Nje TEC djeg nafte, nafta arrin nga deti ne nje port. Dhe nga porti ēohet ne TEC.

    Eshte ekonomikisht interesante qe TECi te ndertohet sa me prane portit. Nqs ndertohet larg portit, nafta duhet transportuar deri ne TEC. Kjo eshte kosto ekonomike e pajustifikuar (sepse mjetet e transportit do djegin nafte per te shkuar ne destinacion, te cilat edhe duhen mirembajtur, ose duhen ndertuar tuba per te ēuar naften deri atje, te cilet edhe duhen mirembajtur) dhe kosto ekologjike e pa justifikuar (ndotja e ambjentit nga autobotet, zhurma,rreziqet e derdhjes se naftes gjate aksidenteve neper rruge, etc).

    Pse pikerisht ne Vlore?
    Sepse ka mundesi qe nje projekt i quajtur AMBO te realizohet.
    Me AMBO realitet, nafta nga tubat do te shkoje drejt e ne rafineri dhe qe aty prap ne tuba e drejt e ne TEC. Rrugezgjidhje optimale.

    Apo, as me AMBO ne Vlore nuk je dakort? Fatkeqesisht vendndodhja e AMBOse nuk eshte e hapur per diskutim, eshte nje oferte e tipit "o aty o hiē" (besoj se arsyet e zgjedhjes se Vlores per AMBOne jane thellesia e detit)

    Shqiperia ka nevoje te fuqizohet nga ana energjitike. AMBO dhe TECet jane faktore principal ne kete fuqizim. AMBO eshte sikur ēezmja e vetme ne fshat te ishte ne oborrin e shpise tate.

    Ne fakt, mendoj, qe vlonjatet dhe gjithe banoret e zones duhet te bejne presjon mbi qeverine mbi nje pike. Mbi zgjedhjen e lloit te TECit.

    Presjoni i vertete mbi qeverine nuk duhet te jete; te behet apo mos behet, por te behet siē duhet.

    Nje TEC i rendomte i vendosur 50km larg Vlores, do ta demtonte po aq ambjentin ne Vlore sesa nje TEC modern brenda ne Vlore, me dallimin qe ne rastin e pare, perfitimi ekonomik do ishte per qytetin 50km larg dhe ndotja per Vlonjatet.

    tung
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #26
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar mė parė nga drity
    Flutur,

    A e lexove se ēfare shkruajta une, apo shpertheve vetevetiu si fishekzjarre kineze?

    Ne artikullin e mesiperm ngrihen dy probleme.

    1) Avantazhi i mundeshem ekonomik i TECit.
    2) Dezavantazhi i mundeshem ekologjik i tije.

    Une u perpoqa te analizoja vetem te parin.
    ē'pune kane nenat Elbasanse viktime e nje metalurgjiku te skaduar, dhuruar nga Mao Enverit ne shtatedhjeten, me TECin e blere e te ndertuar me 2007en qe do te ndose ambjentin jo me shume se ato 25 litrat e naftes qe djeg ai Mercedesi jot ne dite?
    Jo po flutura ne kabinen time
    O zotrinj militante te PD, ky nuk eshte problemi vetem i Vlonjateve qe do t'ju dalin femijet azmatike se Teci po ndertohet prane zonave te banuara, po i te gjitheve pasi Vlora eshte e te gjithe Shqiptareve, ju kur te keni pushimet ku do vini te laheni ne nafte?

    Per kalimin e naftes ne teritorin Shqiptar , do te paguhet 30 milione Euro ne vit nga te huajt kurse Teci do te jape vetem gjysem ore drita ne dite qe nuk e zgjidh aspak problemin energjitik.
    Nga ana tjeter do te shkaterohet qyteti ne te cilin eshte i perqendruar turizmi Shqiptar dhe qe do te thoja eshte shpresa dhe e ardhmja e turizmit, ne nje kohe kur Shqiptaret kane lene vitin e kaluar 500 milione euro jashte shtetit per turizem
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 04-02-2007 mė 06:47

  7. #27
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Papillon
    O zotrinj militante te PD,
    po kjo ē'ishte?

    Projekti daton 2003. Eshte nisem e qeverise se asaj kohe qe po vazhdohet nga qeveria e sotme.

    Apo bjeri, ēdo ēast eshte i pershtatshem per te ēfryre dufin?
    Apo thjeshte po debaton per gjera qe nuk i njeh fare?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  8. #28
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Citim Postuar mė parė nga drity
    po kjo ē'ishte?

    Projekti daton 2003. Eshte nisem e qeverise se asaj kohe qe po vazhdohet nga qeveria e sotme.

    Apo bjeri, ēdo ēast eshte i pershtatshem per te ēfryre dufin?
    Apo thjeshte po debaton per gjera qe nuk i njeh fare?
    Tani po the PD eshte njesoj si te thuash edhe PS, e bera per shkurtim kohe


    Edhe dicka tjeter ; ate gjysem ore drite, neser do te kushtoje 10 here me pak ta blesh ne Kroaci ku do te prodhohet me energji nukleare se sa ta prodhosh ne Vlore me ate cmim qe ka nafta e qe do te rritet akoma me shume.
    Me qe ra fjala kane dashur edhe ne Kroaci te ndertojne tece te tille e terminale nafte po pas protestave te popullsise nuk i kane ndertuar dhe e njejta gje shpresojme te ndodh edhe ne Shqiperi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga thorgal : 04-02-2007 mė 06:54

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2005
    Postime
    14
    ...vlonajtet duhet te jene me koshient per veten dhe per te ardhmen e tyre, nuk mund te behen gjithmone qendra eksperimentale e historise ne shkencat* politike, ekonomike dhe shoqerore te Shqiperise...jane vetem nje qytet nder shume km te tjera te ketij vendi.Ndoshta ka ardhur koha qe Vlora dhe vlonjatet e shume lodhur te gjejne pak qetesi...

    ...afer ujit e drite nuk pane,
    afer bregdetit dhe turizem nuk pane,
    afer perendeimit dhe asgje nuk pane...
    afer detit dhe mbeteri nuk pane*...qetesi...

    Vlora nje perle qe zoti ja beri dhurate Vlonajteve dhe per fat te keq politikes shqiptare.

  10. #30
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Papillon
    Edhe dicka tjeter ; ate gjysem ore drite, neser do te kushtoje 10 here me pak ta blesh ne Kroaci ku do te prodhohet me energji nukleare se sa ta prodhosh ne Vlore me ate cmim qe ka nafta e qe do te rritet akoma me shume.
    Me qe ra fjala kane dashur edhe ne Kroaci te ndertojne tece te tille e terminale nafte po pas protestave te popullsise nuk i kane ndertuar dhe e njejta gje shpresojme te ndodh edhe ne Shqiperi.
    Neser energji berthamore ne Kroaci?
    Ndertimi i nje stacioni berthamor zgjatet nga 5 deri ne 10 vjet. Dhe nuk eshte faza me e veshtire. Vendimi per ta ndertuar, qe vjen perpara ndertimit mund te marre shume me teper kohe.

    Mbi ēfare informacioni bazohesh kur thua qe energjia berthamore kushton me pak se ajo fosile? Jam shume i interesuar te di burimin e ketij informacioni, per me teper qe jep dhe ēmimin e saj, 10 here me pak.

    Ja fati i centralit egzistues Kroat
    http://www.accessmylibrary.com/comsi...=0286-18985004

    Dhe ja e ardhmja e projektit Kroat per nje central te ri
    http://www.nucpros.com/?q=node/195

    Me qe ra fjala, Amerika ka vendosur te mos instaloje me centrale berthamore. Besoj qe duhet te kene arsye te forta per te marre kete vendim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drity : 04-02-2007 mė 09:19
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ndotje katastrofale e ambientit ne Durres
    Nga Redi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:43
  2. Mesapėt, ky popull i mrekulluesshem ilir
    Nga Qerim nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-08-2007, 16:07
  3. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2003, 11:32
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •