Vėshtrim i shkurtėr historik mbi zhvillimin e katolicizmit nė Ulqin gjatė shekujve
Autor: Don Nikė Ukgjini
Ulqini ėshtė qyteti mė i vjetėr nė bregdetin Adriatik tė Malit tė Zi. Ai u themelua para Krishtit prej Kolkasve, 1 apo, sipas kronikės sė gjysėm shekullit 12, tė arabit, Al Idrisi, Laodicejeve (Ladhkiyya 2 popull i Azisės sė Vogėl), Ulqini ishte njė trevė ilire e ndikuar nga kolonėt helen. Nė kohėn e pushtimit nga mbretėria romake, ishte qytet i rendesishėm pėr tregti dhe i njohur nė bregun e Detit Adriatik. Ulqini, qė nė kėtė kohė bėnte pjesė nė qytetet e privilegjuara tė Perandorisė Romake, thirrej edhe ???Qytet mė shtetas Romakė“ (Oppidum civium Romanorum).3 Kurse, pas shkaterrimit tė Perandorisė Romake nė vitin 476, kur tashmė, rolin e kėsaj perandorie, nė lindje e luante Perandoria Bizantine, me qendrėn e vet Konstantinopojen, Ulqini vepronte si njė republikė e vogėl, mė statutin e vet dhe monedhėn e vet tė quajtur ??? folare“, me mbishkrimin ???moneta de Dulcino“.4 Ndėr akte tė ndryshme zyrtare, ky qytet, pėrherė pėrmendej si ???qytet shqiptar“ (civitas Albanie). 5 Kėtė gjė e dėshmon edhe arkeologu i njohur Pavle Mioviqi, nė librin e tij mbi Ulqinin, ku ndėr tė tjera thotė: ???nė kėtė trevė e u ndeshėn slovenėt ardhacakė mė shqiptarėt autoktonė“. 6 Kėtė previlegj, ky qytet e mbajti deri mė pushtimin e tij nga mbreti serb Stefan Nemanja nė vitin 1171, dhe mė pas, gjatė sundimit tė venedikasve.
Ulqini, pa dyshim ishte ndėr qytetet e rralla antike, ku dėshmohej njė vazhdimėsi e njė jete tė ashtuquajtur ???qytetrimi pagan“, por, mė pranimin e krishterimit, ky qytet mori njė inkulturim tė ri, tė vertetė e tė pėherėshėm.
Pėr fillimet e krishterimit nė Ulqin, (pas ndarjes sė Perandorisė Romake nga mbreti Dioklecian nė vitin 297, ky qytet i takoi provincės sė lindjes ???Prevalitane“)7 nuk posedojmė shėnime tė sakta. Por, nisur nga ajo se krishterimi nė kryeqendrėn e Epirit te Ri Durrės (Dyrrhachion, Epidamnum) 8 leshoi rrėnjėt e veta nė kohėn e shėn Palit, viti 57 dhe nė vitin 58 dihet emri i ipeshkvit tė parė shėn ???Cezari“, 9 po nė kėtė kohė pikėrisht nė vitin 66, shenohet mjaft qartė sė krishterimi ishte pėrhapur edhe nė provincen e Dalmacisė, me kryeqyendren e vet Salonen, (Solini).10 Kėtu fjalėn e Zotit e predikonin pos shėn Palit edhe nxenėsit tij Titi dhe shėn Luka ungjilltar (Apostull i Krishtit), 11 bashkohės i Krishtit. Nga ana tjetėr meqenėse dihet sė Ulqini ishte qytet bregdetare mė ndėrlidhje kulturore dhe tregtare nė mes tė dyja privincave tė kristianizuara, mė tė drejtė mund tė themi sė krishterimi nė kėtė qytet fillin e vet e ka qė nė kohėn Apostolike.
Nė kėtė drejtim ėshtė pėr t’u veēuar kopja e njė dorėshkrimi tė ruajtur nė Bibliotekėn Franēeskane tė Raguzės nr. 410 (289) (tė njė autori tė panjohur, qė pėr shkak tė dėmtimit nuk mund tė saktesohet as viti. Sipas, Marin Sirdanit dokumeti ėshtė para vitit 1571)12 Nė kėtė dorėshkrim kur flitet ndėr tė tjera pėr ekzistimin e kishave nė kėtė qytet, pėr Kishėn katedrale tė shėn Marisė, nder tė tjera saktėsohet se, nė kėtė Kishė gjėndet figura e tė ???Ngriturit e Zojės ne Qiell“ pėr tė cilėn deshmohet se, ėshtė pikturė e punuar nga vetė shėn Luka Ungjilltar (Apostull i Krishtit). Pėr kėtė tė dhėnė na flasin edhe dokumentet e tjera si dhe albanologu i mirėnjohur Thalloczy nė ???Acta et Diplomata“ nė dokumentin e vitit 1553.13
Ulqini Ipeshkvi
Sipas, gjurmimeve arkeologjike tė kryera nė kohėt e fundit nė qytetin e vjetėr tė Ulqinit, ku ndėr tė tjera u gjetėn fragmente tė kishtare tė shkruara nė gjuhėn latine nga shekulli i IX, 14 nė Kishėn e ???Tė Shelbuemit“ - Tė Ngjiturit e Krishtit nė Qiell (Sanct Salvatore) e cila njėherit konsiderohet si kisha mė e vjetėr nė Malin e Zi, deshmohet sė, nė shekullin e VI, pra, kohėn e Justinianit I, (527*-565) Ulqini si qytet iliro-romak i pushtuar tashmė nga bizantinet ishte ipeshkvi (dioēezė) 15 mjaft mirė e organizuar dhe se i takonte kryeipeshkvisė ( kryedioēezės ) metropolitane tė Shkodrės, e cila sipas dokumenteve historike, kėtė titull e mbante qė nė vitin 387, kur nė krye tė saj ishte kryeipeshkvi Bassus.16
Arsyet e mos ekzistimit tė dokumentėve mė tė hershme tė shkruara, mbi Ulqinin si ipeshkvi, janė luftrat e udhėhequra nga barbarėt slavė e avarė, tė fesė pagane, qė nė shekullin e VII, nė trevat Ilire. Kėto dyndje shkėputen ēdo lloj komunikimi tė Ilirisė kristiane mė Selinė e Shenjtė, gjė qė zgjati deri kur ardhacakėt pranuan pagėzimin e tyre nė shekullin e IX.17 Pėr kėtė arsye, burimet e para tė shkruara pėr Ulqinin si ipeshkvi i gjejmė nė ???Illyrici Sacri“ voll.7, tė D.Farlatu-s dhe J. Coletu-s, nė nė vitin 877. 18 Kjo ipeshkvi merrte pjesė aktive nė koncilin e Delmitanus (Duvno) tė Dalmacisė nė vitin 882, kur u bė ndarja e ipeshkvive bregdetare nė ato tė Dalmacisė sė Sipėrme dhe tė Ulėt, Ulqini, sė bashku me ipeshkvitė e tjera shqiptare,19 tė Shasit, tė Drishtit, tė Pultit, tė Shkodrės e tė tjera, i takuan provincės sė Dalmacisė sė Ulėt, e cila shtrihej nga Delmitanum deri nė Durrės, dhe si Seli metropolitane kishin Dioklenė.20
Nė vazhdim tek ???Illyrici Sacri“ pos tė tjerash i gjejmė edhe emrat e saktėsuar tė shumė ipeshvive tė Ulqinit, duke filluar qė nga viti 1141 deri nė vitin 1571, kur Ulqini ra nėn sundimin turk.
Sipas litaraturės sė lartpėrmendur figurojnė kėta emra: nė vitin 1141-Gjoni, 1166-Gjoni II, 1199-Natali, 1257-Marku, 1260-G (Gergori), 1300-Miroslavi, 1331-Toma arkixhakon, 1334-Gratiani, franēeskan, 1343-Antoni bendiktin, 1350-Pjetri dominikan, 1354-Gjoni III, 1360-Nikolla, 1406-Mateu, 1410-Tadeu, 1411-Gjoni IV franēeskan, 1414- Nikolla kanonik i kishės sė Ulqinit, 1424-Franēesko franēeskan, 1435-Pjetri II qė mė parė ishte ipeshkvė i Shasit, 1441- Paganin, Nr... Martini, 1486-Marini, 1515-Lorenci, 1528-Pjetri III, franēeskan, 1536-Jaku franēeskan, mė parė ipeshkvė i Budvės, 1558-Andrea, 21 arkixhakon e kishės sė Ulqinit, dhe 1571-Gjon Bruno (Harapi) administrator i Ulqinit.22 Nė kuadrin e jetės ipeshkvnore kjo ipeshkvi kishte gjithherė kolegjin kanonik, nga i cili zakonisht zgjidhej ipeshkvi i ardhshėm, kėshtu qė nė kohėn e Andresė, ipeshkvia numronte 11 kanonikė.23
Ulqini si ipeshkvi shtrihej nė mes tė kryeipeshkvisė sė Shkodrės, 387,24 ipeshkvisė sė Shasit 877-1530, 25 dhe kryeipshkvisė sė Tivarit 599.26 Kurse qė nė vitet 1454-1483, kufizohej edhe me Krajen si kryeipeshkvi katolike, e cila si kryeipeshkėv tė parė, nė vitin 1454-1457 kishte Palin Arbanas,27 nga familja e Dushmanėve tė Pultit tė Vogėl.
Ndėrsa pėr sa i pėrket varesisė sė saj si ipeshkvi, Ulqini, gjithherė ishte e nėnshtruar ndergjses sė Selisė sė Shenjtė, e cila vepronte sipas situatės nė terren. Kėshtu me rastin e formimit tė Themės sė Durrėsit nė shek IX, kur ky qytet i pushtuar nga bizantinėt pretendonte tė kishte njė autonomi tė zgjeruar, Ulqinin u gjend nėn juridiksionin kryeipeshkvisė sė Durrėsit dhe qendroi nė kėtė varėsi deri nė shekullin e X.28 Kurse nė kohėn e Nemanjiqėve, kur kisha skizmatike serbe kėrcėnonte sovranitetin i mbretėrisė sė Dioklesė (1052-1081) dhe brenda saj, edhe tė kishės katolike, (pėr kėtė mbreti i Dioklesė, Konstantin Bodini, kėrkoi mbėshtetje nga anti papa Klementi III. Papa Klementi, mė 8 janar 1089, 29 u pėrgjigj pozitivisht, duke e ngritur Dioklenė nė kryeipeshkvi Metropolitane tė titullura tashmė ???Kryeipeshkvia Metropolitane Diokleano- Tivarase“ dhe duke ia nėnshtruar ipeshkvijtė: Tivar, Kotor, Shas, Shkodėr, Drisht, Pult, Serbi, Bosnje, dhe Trebinje,30), Ulqinin tashmė e gjejmė nėn juridiksoinin e kėsaj kryeipeshkvie. Emrin i kėsaj dioēeze dhe tė ipeshkvit tė saj Natale (Krist), e gjėjmė tė nėnshkruar edhe nė dekretin pėrfundimtar tė hartuar nė koncilin krahinor kishtar tė Tivarit, tė mbajtur nė vitin 1199. Ky koncil, pėrndryshe ishte pėrkrahur fuqimisht edhe nga mbreti i Dioklesė dhe Dalmcisė, Vukan Nemanja. 31
Ulqini, nga koha e pushtimit tė Stefan Nemanjės nė vitin 1171 e deri e tek Stefan Uroshi III.1320,(i cili sipas letrės sė papės Gjonit XXII, dėrguar nė vitin 1330, 32 ishte i fundit pėrkrahės i katolicizmit) pėrkundrejt vėshtirsive tė theksuara fetare dhe kombėtare tė shkaktuar nga ekspanzionizmi i kishės ortodokse serbo-bizantine, falė edhe angazhimit tė madh diplomatik tė Selisė sė Shėnjte bėri pėrparime tė dukshme. Kjo gjė mė sė miri, vėrehet nė shtimin, e aktiviteteve fetare tė rregulltarėve (murgjėve) tė ndryshėm si dhe nė zgjerimin e numrit i tyre si: Benediktinėve, Dominikanėve, dhe Franēeskanėve. Kėta rregulltarė tė ndihmuar nga mbrėtresha katolike franēezja Helena, qė ishte gruaja e mbretit serb Stefan Uroshin I (1243-1276), nė kėtė qytet dhe rrethinė, rindėrtuan dhe ndėrtuan kuvende dhe kisha katolike tė shumta pėr tė cilat popullata vendase kishte nevojė tė madhe.
Sipas, shėnimeve qė posedojmė nga kuvendet pėrreth, vlen tė pėrmendim: nė kryedioēezėn e Shkodrės, Kuvendin Benediktin tė martirėve siriak shėn Bahti dhe shėn Shirqit (Sergjo), nė Shirq, Bregu i Bunės, i shekullit tė VI.33 Sipas mbishkrimit nė pllakė, ky objekt ėshtė pėrmirėsuar nė vitin 1073, nė kohėn e Mihalo Bodin, mbreti i Dioklesė, dhe zgjeruar nė kohėn e mbretėreshės sė Dioklės, Helenės dhe Stefan Uroshit II, nė vitin 1290-1293; 34 nė kryedioēezėn e Tivarit, kuvendin Benediktin e shėn Mėhillit dhe kishėn kushtura shėn Marisė Virgjėrė, vendin e quajtur Rotaci, nė afėrsi tė Tivarit, qė nė vitin 1247. Papa Urbani VI, nė vitin 1367 nė kėtė kuvend kishte zgjedhė si abat Aleks Albanin;35 nė dioēezėn e Shasit nė Krajė, kuvendin e Shėn Marisė Virgjerė, ndėrtura nė shek X, 36 ku ishte vorrosur shėn Gjon Vlladimiri me gruan e vet Kosaren; dhe Kuvendin Benediktin, tė shėn Nikollės nė Bregun e Bunės, dioēeza e Ulqinit, i njohur mė emrin shėn Nikolla i Drinit, qė nė vitin 1346, 37 sipas ufflay-t nė shek XV, pėrkohsisht e mbannin nė duar tyre, Kisha Ortodokse Serbe. 38
Kurse kishat katolike nė qytetin e Ulqinit, tė cilat i gjėjmė nė dokumentet e kohės ishin: Kisha katedrale e shėn Marisė Nėna e Kishės, (Sancta Maria Mater Ecclesiae) qė nė vitin 1251.39 Njėherit ishte dhe rezidencė ipeshkvnore. Pėrndryshe venedikasit kėtė kishė e quanin Kisha e shėn Markut; 40 Kisha e shėn Maurit e fretėnve predikues, e vitit 1258;41 Kisha dhe kuvendi i Dominikanėve, kushtuar shėn Dedės, tė vitit 1258;42 Kuvendin dhe Kisha kushtuar shėn Markut, Apostull (shėnim i autorit), pas vendosjes sė franēeskanėve (1283) nė kėtė qytet, ndėrtuar nė vitin 1288,43 nga mbrėtėresha Helena dhe motra e saj Maria, e cila nga viti 1281 jetonte nė Ulqini; dhe pėr shkak tė nevojave tė mėdha fetare, shėnohet ndėrtimi e Kishės sė shėn Gjonit, nė vitin 1290. 44 Kurse sipas Pavle Mioviqit, nė kėtė qytet si dhe jashtė murevė tė tij, kishte edhe kisha tė tjera,
Duhet theksuar se mė pushtimin e Ulqinit nga dinastia katolike bujare shqiptare e Balshajve, nė vitin 1361-1421, 45 si dhe nė kohėn e sundimit tė venedikasve nė vitet 1423-1571, 46 nė kėtė qytet, jeta fetare, vazhdonte tė kishte njė prirje pėrmirėsimi, gjė qė mė ardhjen e pushtuesit aziatik turk, ndodhi e kundėrta: Ulqini u shua si ipeshkvi, u shua katolicizmi i cili nė kėtė vend mbrėtėronte qė nė kohėn e Apostujve tė Jezu Krishtit.
Kisha Katolike e Ulqinit nėn sundimin Turk
Ulqini duke ra nėn sundimin turk mė 1. VIII. 1571, ndryshoi rrėnjėsisht nė tė gjitha poret e jetės. Qyteti i kohės antike, tashmė mori njė pamje tė trishtuar. Ahmet Pasha ishte i pari, qė nga toka dhe nga deti bėri sulme tė ashpra, tė pamėshirshme mbi kėtė qytet, kur jeta ishte nė kulmin e gjallėrisė sė vet. Komandanti, Serra Martinengo, i cili kishte mbledhur ushtarėt dhe trimat e Ulqinit pėr t’i bėrė ballė turkut, pas njė kohe tė shkurtėr qėndrese u detyrua tė bėjė marrėveshje me pushtuesin dhe menjėherė ta lėshojė qytetin.47 Kėshtu vandalėt turq hynė nė qytet duke bėrė plaqkitje dhe vrasje tė mėdha. Pasi e pushtuan qytetin nė tėrėsi, pos tė tjerash, bėnė shėndrrimin e pamjes sė tij: shtėpi, sheshe, ndėrtesa, objekte kulturore dhe fetare, duke filluar nga ndėrtimet e objekteve tė ndryshme, publike si hanet, krojet dhe objektet fetare muslimane, dhe duke rrėnuar kishat dhe shndėrruar ato, nė xhami.48 Kėshtu, nga pushtuesit u rrėnua Kisha Katedralė e shėn Marisė, Nėnės se Kishės, e stilit gotik,49 e vitit 1251, dhe tė gjitha kishat e tjera. Ndėrsa nė vitin 1602, u shėndėrrua nė gėrmadhė edhe abacia e shėn Nikollės nė fshatin shėn Kollė,50 buzė Bregut tė Bunės. Kurse, Kisha e Qytetit e stilit tė renesansė, e rindėrtuar nė vitin 1510 nga venedikasit, nė vitin 1693 u shndėrrua nė xhami, prej pushtuesve tė udhėhequr kėsaj radhe nga Haxhi Halil Skura.51
Nė kėtė pushtim, nuk u kursyen, as personeli fetar tė cilėt nė kėtė qytet pos edukatės fetare kishin sjellur civilizimin e qytetit. Kėshtu ata vranė 30 murgesha tė rregullit Klarise, (shėn Klarės) qė kishin kuvendin e tyre nė Kala.52 Kurse arqipeshkvin e Tivarit dhe administratorin e Ulqinit, Gjon Bruno Harapin, (ulqinak, i cili pas pushtimit, tentoi organizimin e 70 katundėve nė kryengritje pėr ta ēliruar Shkodrėn, 53) turqit e burgosėn sė bashku mė nipin dhe mė shumė meshtarė dhe laikė, dhe nė vendin Lepanta tė francesė i ekzekutuan.54 Ndėrsa, imzot Marin Bizzi, kryipeshkėv i Tivarit nė ralacionin e tij tė vitit 1610, dėrguar Selisė sė Shėnjte (Vatikanit), ndėr tė tjera pohon se, gjatė vizitės sė tij baritore nė famullinė e Shėn Gjergjit, shumė hėrė ishte plaqkitur nga turqit e Ulqinit, dhe u kėrcėnuar madje edhe me jetė.55 Rrefime tė ngjashme kemi edhe nga relatoret e tjerė.
Nė anėn ė tjetėr, popullata e civile e kėtij qyteti, e cila kishte mbetur nėn thundren e pushtuesit gjakatar, e pa mbrojtur, e vetmuar dhe pa udhėheqės shprirtėrorė, pasi nuk mundi t´i bė jė ballė kushtėve tė veshtira tė jetesės, pėr t’iu shmangur ligjeve tatimore, dhunės, janiēarizmit (marrjes sė fėmijėve) dhe persekutimeve, jashtė ēdo dėshire, filloi, ngadalė t’i pėrshtatej situatės, dhe nė shekullin e XVII e pranoi islamizimin.56
Se ēfarė pushteti tė egėr kishte vendosur nė kėtė qytet tė okupuar pushtuesi turk sė bashku mė piratėt nga Malta, Tunizi dhe Algjeria, 57 ma sė miri na flet vetė fakti se, nga asnjė relator (misionaret) Selisė sė Shėnjte nuk kemi informata tė sakta pėr katolikėt e Ulqinit, gjatė kohės sė pushtimit. Kėshtu, relatorėt e ndryshėm tė Selisė sė Shėnjtė nė relacionet e veta, na flasin vetėm pėr katolikėt nė rrethina. Ipeshkvi i Sapės Pjetėr Budi, nė relacionoin e vet drejtuar kardinalit Gocadino, nė vitin 1621, ndėr tė tjera thekson se nė rrethin tė Ulqinit ka rreth 3000 burra lufte, dhe sė katundėt e tyre janė: shėn Kolli, Pulaj (Velipoja), dy katundėt e Reēit, Zogaj, Shėn Gjergji, Bripa (Brija), Kalance (Kalaja), Shasi, Braisa (Brajshaj), Bardanji (Bardhaj), Matrichiani etj.58 Kurse, misionari, Franēesko Leonardi nė relacionin e vet tė vitit 1638, ndėr tė tjera thotė sė, nė Ulqin, nuk ka asnjė shtėpi tė krishterė, pėrpos atyre qė shkojnė nga vendėe pėrreth, pėr t’u shėrbye turqėve, dhe shton se, nė rrethina ka mė shumė sė 5000 besimtarė katolikė tė cilėt nuk kanė prift, dhe janė tė detyruar, pėr tė kėrkuar ndihmė fetare nga prifti i famullisė sė Klleznės.59 Pėr gjėra tė ngjashme nė relacionet e veta na flasin edhe misionarėt, Jacit Suspolo dhe Benedikt Trevizanos, dėrguar Kongregates pėr Ungjillzimin e Popujve (Propaganda Fide) nė vitin 1650, 60 si dhe nė relacionin e vet, imzot Pjetėr Bogdani, ipeshkvi i Shkodrės, nė vitin 1676, dėrguar Kongregatės pėr Ungjillzimin e Popujve. 61
Pėr ekzistimin e njė numri shumė tė vogėl tė tė krishtėrėve si shėrbėtorė nė Ulqin, na flasin relatorėt e Selisė sė Shėnjte, Marin Bizzi, nė vitin 1610 dhe Shtjefėn Gaspri, nė vitin 1671,62 atė Marini thotė se kėta sherbėtorė janė tė ardhur nga rrethina e Ulqinit dhe e Shkodrės.63 Kėshtu qė dėshmia e kartografit venedikas atė Vinzenzo Coronelli, qė ky qytet nė vitin 1688 pati 5000 banorė katolikė,64 mė siguri mendohėt pėr katolikėt nė rrethinat e Ulqinit.
Se ēfarė kishte ndodhur mė atė popullatė tė lashtė gjatė pushtimi turk, mė nė fund u pa kur Ulqini u lirua nga zgjedha turke nga shtetėt aleate tė krishtėra nė vitin 1880, dhe kur doli se e gjithė popullata e kėtij qyteti ishte e islamizuar.
Por kjo liri kahmot e pritur pėr shqiptarėt e Ulqinit tė lodhur dhe tė shkatėrruar gjatė 307 vjetėve okupimi, pėr shkak tė rrethanave tė reja, tė krijuara nė Europė e nė veēanti nė Balkan, mjerisht nuk u solli njė fatbardhėsi. Sepse Fuqitė e Mėdha, nė Kongresin e Berlinit tė vitit 1878,65 duke i identifikuar shqiptarėt nė masen 70% tė islamizuar me turqit, pa ndonje hezitim vendosėn pėr t’i coptuar trojet shqiptare. Kėshtu Ulqinin e islamizuar ia dhanė pushtuesit tė ri, Malit e Zi, duke menduar se ky shtet slav i krishtėrimit ortodoks, nė anėn kombėtare dhe fetare do ta “disiplinonte??? kėtė popull. Mė kėtė vendim, Malit tė Zi iu dha drita jeshile pėr ta kolonizuar kėtė qytet. Se kolonizimi nė fakt kishte filluar nė kėtė qytet, diē me herėt na flet nė kronikėn e vet kunsuli rus nė Shkodėr, J. C. Jastrebov, i cili kur flet pėr kishėn ortodokse serbe nė Ulqin, nė vendin Mali i Bardh,66 thotė se, kisha nė kėtė qytet u ndėrtua me ndihmėn e qeverisė ruse nė vitin 1869, kushtuar Shėn Nikollės, dhe sė kėsaj kishe i takonin, shton Jastrebov, ???10 shtėpi nė vet qytetin dhe 2 nga katundi Filipoj, gjithsejt 12 shtepi me 57 shpirtėra“. 67 Ndėrsa, kisha e dytė e besimit ortodoks, nė vendin Meterizi me angazhimin e vetė Krajl Nikollės u ndėrtua nė vitin 1890,68 kushtuar Shėn Nikollės. Pėr kėtė kishė ortodokse ndoshta bėn fjalė atė Marin Sirdani, franēeskan, kur flet nder tė tjera pėr vizitėn e bėrė nė Ulqinin nė vitin 1904. Ai shkruan se ???Ngjitas me kėshtjell, maje njaj kodre pakes ma ulėt ... Shifej vetem nji kishė mjeft e madhe qi thojshin si ishte kėnė e Shė Dedės, por e mirosun qysh pak vjet perpara prej Krail Nikollės e lshue ortodoksve“. 69
Kisha katolike e Ulqinit 1875-1990
Ēka e pėrket Kishės Katolike Shqiptare e cila mė marrveshtjen nė Campo Fermio-s nė vitin 1797 dhe mė vonė nė atė tė Vjenes 1815, 70 ishte vendosė nėn mbrojtjen e monarkise austro-hungareze, nė pragun e Kongresit tė Berlinit, pikėrisht nė vitin 1875, mė angazhimin e kryeipshkvit tė Tivarit, bavarezit, Karlo Pooten (1855-1886),71 shenohet ndėrtimi Kishės sė parė pėr kėte qytet, kushtuar shėn Jozefit, e cila, pėr shkak problemeve tė shumta qė krijoi popullata vendase e islamizuar pėr ta penguar ndėrtimin e saj, u ndėrtua jashtė qytetit, nė njė vend moēalik, dhe ndėrtimi i saj zgjati nėntė vjetė.72
Mbasi ky teritor mė Kongresin e Berlinit tė vitit 1878 mbeti nėn Malin e Zi, Ulqini, i cili gjatė kohės sė sundimit turk, si famulli formalisht i takonte dioqezes se Shkodres, tashmė sė bashku mė famullitė e shėn Kollit, shėn Gjergjit dhe famullinė e Kėlleznės, iu bashkangjiten Kryeipeshkvisė sė Tivarit.73 Kėshtu, shenohėt se kjo kishė, nė vitin 1897, sipas Ivan Markoviqit, kishte 490 katolikė,74 tė cilėt, pėr shkak tė kushteve mė tė mira tė jetesės kishin ardhur nga rrethina e qytetit.
Se ēfarė mendonte Mali i Zi pėr katolikėt shqiptarė tė cilėt jetonin nė trojet e veta shekullore dhe qė tashmė u vendosen nėn sundimin e kėtij shteti tė pasaformuar, mė sė miri na flet atė Marin Sirdani, nė kronikėn e vet tė vitit 1904 pėr Ulqinin, ku ndėr tė tjera thotė se, qeveria malazeze nė kėtė kohė, disa hėrė kishte bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr ta futur gjuhen sllave nė predikime tė prifternjve dhe nė uratė,75 por, vazhdon Atė Marini, komisari i franēeskaneve, atė Bonaventura da Kontrada, i cili njėherit ishte famullitar nė Ulqin, energjikisht e kishte kundėrshtuar kėtė gjė.75 Me poshta ai shton se, franēeskani atė Jak Salēi, famullitar i mė vonshėm i Ulqnit, qe i pari i cili, nė kohėn kur Mali i Zi qevėrisej nga Austria, bėri qė nė shkolla, nė vend tė sllavishtes tė mėsohej gjuha shqipe.76 Nė anėn tjetėr, kemi rastin e vitit 1913, kur qevėria malazeze pėr t’i shpėrngulur shqiptarėt e dyja besimeve, udhėhoqi aksionin e pagėzimve dhe tė ripagėzimėve tė dhunshme, pėr ēka shtypi austriak njofton se, vetėm nė Ulqin mė rrethina, mė dhunė u ripagėzuan 300 katolikė.77
Pas krijimit tė Mbretėrisė SKS. (Serbe, Kroate, Slovene) nė vitin 1918, disa vite mė vonė, dukej, sikur situata ndryshonte. Kėshtu, nė vitin 1921 shėnohet se Ulqini kishte 1207 katolikė. 78 Nga kjo shumė e pėrgjithshme mendohet se 80 familje tė kenė qenė, tė ardhura nga Shkodra.79
Sipas materialit arkivor tė kėsaj kishe, besimtarėt mė tė shumtė qė pėrbenin kėtė famulli ishin: nė Malin e Brinjės, 75 familje nga fisi i Shkrelit (Malėsia e Madhe); nė Malin e Bardhė (Bijeloj Gori) Marnikajt (Marnikoviqi) mė tė parin e tyre Macė Kolėn, tė ardhur nga Brisku; nė Zogaj, vėllazėria Junkaj (Junkoviqi) tė ardhur nga Larja; nė Valdanos, Mendėr dhe Zogaj, vėllėzėria Pepėgjonaj (Pepdjonoviqi) nga Ftjani; nė Zogaj, vėllazėria Deliqi-(Nikollaj- Ēukaj) tė ardhur nga Dedajt fisi i Shkrelit dhe vėllazeria Gjonaj (Djonoviqi) Preka dhe Frani tė ardhur nga Selca-Kelmendi, vėllezėria Zulaj, familja Zef Gjonajt dhe Tomė Dedajt, nga Bajraku i Nikēit, fisit Kelmendas tė ardhur nga Balldreja (Lezhė), mė parė shpėrngulė nga fshati Nikē-Kelmend;. Tė gjitha kėto familje janė tė ardhura kryesisht pas vitit 1880, kur qeveria turke, pas trysnive tė mėdha tė bėra nga Shtetėt e Aleancės, u detyrua njėherė e pėrgjithėmonė tė lėshojė Ulqinin.
Ēka i pėrkėt personelit fetar (famullitarit) tė kėsaj famullije, nė vitet 1883-1891 i pari famullitar ishte dom Engjėll Serreqi, nga Shkodra. Po nė kėtė vit shėnohėt ndėrtimi i kapelės (kishezės) kushtuar Zojės sė Kėshillit tė Mirė, nė vendbanimin Meraj. Pastaj, vazhdojnė emrat e famullitarve tė tjerė: atė Bonaventura da Kontrada, 1891-1912; atė Jak Salēi (Lukiqi), 1912-1919; atė Bonaventura da Kontrada, VI.1919 -IX. 1919; atė Eustachio Tartaglia, deri mė VII. 1920; atė Jak Salēi (Lukiqi), 1921-1925; atė Angjelino Gaudio, nga VI.1925-1926; atė Ambrogio de Vincenza, 1926; dom Mark Ashta, 1926 - III. 1927; dom Pal Marvuliqi, 1927-1930; dom Mark Ashta, 1930-1933; atė Eustachio Tartaglia, 1933-1940; dom Nikollė Tusha, 1940-1944; dom Aleksander Tokiq, administrator 1945-1949; atė Jak Salēi (Lukiqi), 1949-154; atė Anselmo Markstjepaj, 1954-1960; dom Pal Marvuliqi, 1960-1966; dom Ivo Bushiq, 1966-1967; dom Pal Marvuliqi, 1967-1969; dhe famullitari i sotshėm, dom Mark Koloviqi, 26.VII.1970, i cili njėherit, objektin e sotshėm fetar tė vitit 1875, plotėsisht e riparoi (pos mureve), nė vitet 1979-1984.
Sot, kjo famulli, sipas statistikės tė vitit 1988, pos qytetit, nėn kujdesin e vet fetar ka vendet pėrreth: Mali i Bardh (Bijela Gora), shtėpi 18, besimtar 77; Kodratė, shtėpi 21, besimtarė 98; Pistulė, shtėpi 9, besimtarė 38; Zogajt, shtėpi 14, besimtarė 71; Mendren, shtepi 7, besimtar 27; Gjeranė (Plazha e Madhe), shtepi 14, besimtar 88; Ulqini si qytet, shtepi 57, besimtar 358; kurse Valdanosi i cili ėshtė bėrė poligon ushtrie mė nuk ka asnjė besimtar. Shuma e pėrgjithshme, 140 shtėpi me 757 besimtarė. Pėr shkak tė emigrimit tė madh tė popullates nga vitet 1970 e nė vazhdim, nė Australi dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, 80 numri i tyre mjerisht, dita ditės ėshtė nė rėnje e sipėr.
Ishte kjo njė histori e lavdishme por e dhimbshme e katolicizmit nė Ulqnin dhe rrethinat e tij.
Referencat:
1. D. FARLATI et J. COLETI, Illyrici Sacri, tomus VII, Venetiis, MDCCCXVII (1817), fq. 248.
2. F. ENJEK, Kræanstvo na Hrvatskom Prostoru, Zagreb, 1996, fq. 138.
3. P. MIOVIC Kulture Crne Gore, Titograd, 1987, fq. 152.
4. K. KAMSI, Uqini, Bota Shqiptare, Tiranė, 1943, fq. 454.
5. Vep. e cit.
6. P. MIOVIC, Ulcinj, Beograd, 1981, fq. 12.
7. E. PERINCIC, Sclavorum regnum Grgura Barskog, Zagreb, 1991, fq. 49.
8. Enciclopedia Cattolica, Cita del Vatikano, Vol. I, Firenze, 1948. fq. 643.
9. D. FARLATI et J. COLETI, Vep. e cit. fq. 341.
10. I. BUTORAC - A. IVANDIA, Povjest Katolicke Crkve medu Hratima, Zagreb, 1973, fq.18.
11. Po aty.
12. M. SIRDANI, Per historin kombėtare, Hylli i Dritės, nr.5, Shkodėr, 1936, fq.227.
13. Po aty. nr.7-8, fq. 344
14. P. MIOVIC, Kulture Crne Gore, fq. 159.
15. Po aty. fq.152.
16. D. FARLATI et J. COLETI, Vep. e cit. fq.305.
17. E. PERINCIC Vep. e cit. fq. 49.
18. D. FARLATI et J. COLETI, Vep. e cit. fq.248.
19. I. MARKOVIC Dukljansko-barska Metropolija, Zagreb, 1902, fq. 17-18.
20. Po aty.
21. D. FARLATI et J. COLETI, Vep. e cit. fq.250.
22. Po aty. Fq 260.
23. Po aty.
24. Po aty, fq. 305.
25. Po aty, fq. 291.
26. Devet Vijekova Barske Nadbiskupije (1089-1989), Kulturni Centar, Optinski Arhiv, Bar, 1989.
27. DR. M. UFFLAY, Srbi i Arbanasi, Beograd, 1925, fq. 100-101.
28. P. MIOVIC Kulture Crne Gore, fq. 160.
29. E. PERINCIC Vep. e cit. fq. 6
30. Po aty.
31. I. MARKOVIC Vep. e cit. fq. 90.
32. Po aty, fq. 113.
33. G. HOXHA, Gjurmė tė Kristianizmit tė hershėm nė Provincėn e Prevalit, Phoenix, Shkodėr 1998, fq. 26.
34. T. IPPEN, Stare Crkve ruevine u Albaniji, Glasnik zemaljskog muzeja, Sarajevo, 1900, fq. 15.
35. I. MARKOVIC Vep. e cit. fq. 105.
36. E. PERINCIC Vep. e cit. fq. 163.
37. L. THALLOCZY, C. JERICEK E. UFLAY, Acta et Diplomata Res albanniae Aetatis, voll. I, Vindobonae, MCMXII, (1913), dok. 613, fq. 182.
38. DR. M. UFFLAY, Vep. e cit. fq. 103.
39. L. THALLOCZY, C. JERICEK. UFLAY, , Vep. e cit. dok. 202, fq. 61.
40. P. MIOVIC , Ulcinj, Vep. e cit. fq.10.
41. L. THALLOCZY, C. JERICEK . UFLAY, Vep. e cit. dok. 243, fq. 70.
42. K. KAMSI, Uqini, fq. 455.
43. L. THALLOCZY, C. JERICEK . UFLAY, Vep. e cit. dok. 509, fq. 151.
44. P. MIOVIC, Ulcinj, Vep. e cit. fq.10.
45. R. USHAKU, Ulqini, Nė Gjurmėt e Shekujve, Ulqin, 1991, fq. 17-19.
46. Po aty.
47. Po aty.
48. P. MIOVIC Ulcinj, Vep. e cit. fq.11.
49. Po aty.
50. DR. M. UFFLAY, Vep. e cit. fq. 103.
51. P. MIOVIC Ulcinj, Vep. e cit. fq.11.
52. M. SIRDANI, Vep. e cit, nr, 6, Shkodėr, 1936, fq. 297.
53. Po aty, 297-298.
54. NADBISKUPSKI ORDINARIJAT BAR, S, Barskom nadbiskupijom kroz vjekove, Bar, 1995.fq.2.
55. I. ZAMPUTI, Relacione, Vell. I, Tiranė, 1963, dok.2, fq. 91.
56. R. USHAKU, Vep e cit. fq. 26.
57. P. MIOVIC Ulcinj, Vep. e cit. fq.12.
58. I. ZAMPUTI, Relacione, Vell. I, Tiranė, 1963, dok.5, fq.308
59. F.CORDIGNANO, Geografia Ecclesiastica Dell`Albania, Pont. Institutum Orientalium Studiorum, Vol. XXXVI, 4, dicembre, Roma, 1934, fq. 277.
60. I. ZAMPUTI, Relacione, Vell. II, Tiranė, 1965, dok.88, fq.397.
61. P. BOGDANI, Letra dhe Dokumente, Shkodėr, 1997, fq. 314.
62. M. SIRDANI, Vep. e cit, nr. 1, Shkodėr 1936, fq. 299.
63. Po aty.
64. E. ARMAO, Localita, chiese, fiumi, monti, e toponimi varii di un`antica carta dell`Albania Settentroinale. Instituto per L`Europa Orientale, Roma, MCMXXXIII-XI.f q. 63.
65. R. USHAKU, Vep e cit. fq. 36.
66. Po aty, fq.35.
67. J.C. JASTREBOV, Podaci za istoriju Srpske Crkve iz putnickih zapisa , 1879, fq.172.
68. R. USHAKU, Vep e cit. fq. 35.
69. M. SIRDANI, Vep. e cit, nr. 5, Shkodėr 1936, fq. 230.
70. NADBISKUPSKI ORDINARIJAT BAR, Vep. e cit. fq.3.
71. Po aty, fq.8.
72. R. USHAKU, Vep e cit. fq. 35.
73. NADBISKUPSKI ORDINARIJAT BAR, Vep. e cit. fq.4.
74. I. MARKOVIC vep e cit. 161.
75. M. SIRDANI, Vep. e cit, nr. 5, Shkodėr 1936, fq. 230-231.
76. Po aty, 231.
77. R. ERBO-R. JASMINA, Dr. Nikolla Dobrecic, Budva, 1991, fq. 26.
78. R. USHAKU, Vep e cit. fq. 41.
79. Obavjesti-Lajmerimet, Barske nadbiskupije, Argjipeshkvise sė Tivarit, nr.1 viti.1996, fq.18.
80. Po aty, fq.18-21.
Krijoni Kontakt