Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Berisha shkurton badigardėt, Zheji shton sekretaret

    Berisha shkurton badigardėt, Zheji shton sekretaret
    RTSH probleme me organizimin, 160 punonjės tė administratės vetėm pėr 50 gazetarė


    Shqipėria jo mė kot shpesh herė quhet si vendi i ēudirave. Ndėrsa kryeministri Berisha, merr vendime pėr shkurtimin e shpenzimeve administrative, madje pėrgjysmon edhe numrin e badigardėve tė vet, ndryshe ndodh nė Radiotelevizionin shqiptar. Drejtori i Pėrgjithshmė i kėtij institucioni nuk mjaftohet me njė sekretare, por kohėt e fundit i ka bėrė dy. Tė gjithė gazetarėt dhe regjizorėt e RTSH janė habitur, kur kanė parė se pėr tė takuar drejton Zheji,

    fillimisht duhet tė paraqiten tek sekretarja e parė. Kjo e fundit njofton sekretaren e dytė, e cila mė pas lajmėron Zhejin. Reaksioni ėshtė i njėjtė edhe anasjelltas. Zheji i jep porosinė sekretares sė parė, kjo ja kalon tė dytės qė i komunikon tė interesuarit dėshirėn e drejtorit, nėse ai e pret apo jo. Por rrumpalla nuk ndalet me kaq, sipas sindikatės sė kėtij institucini, nė RTSH janė 160 persona pjesė e administratės, ku futen drejtor, juristė, ekonomistė dhe personeli ndihmės. Vetėm Drejtoria Juridike nė RTSH ka 6 juristė, njė prej tė cilėve punon edhe me kohė tė pjesshme. Kjo drejtori mė shumė tė pėrngjan me njė zyrė avokature se sa pjesė e njė televizini publik. Ndėrsa barra e prodhimit pėr televizionin e vetėm publik bie mbi 50 gazetarė. Njė shifėr qė padyshim duhet tė ishte e kundėrta. Mirėpo ēudia nuk mbaron as me kaq. Arben Mėhilli qė ėshtė komanduar nėndrejtor i pėrgjithshėm i RTSH mban nė tė njėjtėn kohė edhe detyrėn e drejtorit tė Drejtorisė Teknike dhe drejtor i Antenave. Sipas burimeve drejtori i trefishtė Mėhilli njihen si njė profesionist, mirėpo detyrat qė ka marrė mbi shpatulla janė tepėr tė rėnda pėr ti kryer tė treja njėkohėsisht. Por, ndėrsa drejtori Zheji ka dy sekretare dhe administrata zė pjesėn mė tė madhe tė punonjėsve nė RTSH, ėshtė pikėrisht kjo kategori qė thith edhe shumėn mė tė madhe tė pagave tė kėtij institucioni. Kėshtu gazetarėt e Televizionit, por edhe ata tė Radios paguhen me njė pagė jo mė shumė se 20 mijė lekė tė vjetra nė muaj. Madje pėr njė periudhė tre vjeēare, qė pėrkon me emėrimin si drejtor tė pėrgjithshėm tė Artur Zhejit, gazetarėve dhe krijuesve tė RTSH nuk ju ėshtė paguar vėshtirėsia dhe vjetėrsia nė punė. Pikėrisht pėr kėtė qėllim, ata kanė hedhur nė gjyq drejtorin Zheji. Ndėrkohė qė sė fundmi abuzimet e denoncuara nga sindikata e RTSH ka zgjuar edhe Kontrollin e Lartė tė Shtetit, i cili mė sė fundit ka zbarkur pėrsėri. Vetėm njė vit mė parė KLSH, gjatė kontrollit tė saj vjetor zbuloi mjaft shkelje dhe abuzime. Pėr kėto u cilėsua pėrgjegjės drejtori i Pėrgjithshėm Zheji, pėr tė cilin u rekomandua shkarkimi nga detyra dhe kallzim nė prokurori. Por asnjė nga rekomandimet e KLSH nuk u zbatuan, qoftė nga organi i akuzės, por edhe nga Kėshilli Drejtues i RTSH. Prokuroria e mbylli dosjen e Zhejit, pasi sipas saj nuk kishte prova tė mjaftueshme, ndėrsa Kėshilli Drejtues e quajti tė padrejtė rekomandimin e KLSH pėr shkarkimin e drejtorit tė pėrgjithshmė tė RTSH. Pas tė gjitha kėtyre Artur Zheji ka pėrsėri luksin tė mbajė dy sekretare personale, ndėrsa gazetarėt e RTSH tė “kėnaqen” me njė pagė 20 mijė lekė nė muaj.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Bodyguardin e vet se shkarko ai jo...se e ka punen pisk atehere...

    P.S Xhuxho u now what i'm talkin about....

Tema tė Ngjashme

  1. Sekretaret, pertej pushtetit te sekreteve
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2005, 18:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •