Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Historia E Shqiptareve Te Zares

    E Merkure, 23 Nentor 2005


    HISTORIA E SHQIPTAREVE TE ZARES

    1) Pjesa e pare mberriti ne gusht te 1726 dhe llogariste 16 familje me 121 persona. Behet fjale per familje patriakale, ku disa prej tyre kishin nga 10-12 pjesetare.

    2) Pjesa e dyte mberriti ne 1727 dhe llogariste 7 familje, me 71 persona, qe u sistemuan te gjitha ne Zemoniko.

    3) Pjesa e trete mberriti ne 1733 dhe llogariste 28 familje me 150 persona.

    Shqiptaret qe qene larguar nga zona e Shkodres ne 1726 "vendet e Briskut dhe Shestanit) per t i shpetuar represionit turk kerkuan ndihme ne Venecia dhe u priten ne Cattaro nga Arqipeshkvi Zmajevich dhe te trasferuar ne Zara nga Nicolņ Erizzo.

    Mirenjohes per mikpritjen e marre ata u treguan punetore, aktive, respektues te ligjeve dhe te gezuar qe munden te perfitojne nga qyteterimi superior i popullsise zaratiane, por duke ruajtur gjuhen dhe zakonet e tyre. "Ata kane nje vesh muzikor vertet te rralle per muzken dhe koret e tyre jane te mahnitshme.", thuhet per arbereshet e Zares.

    Koha Jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Leter E Birit Te Xhakomo Vuksanit

    E Merkure, 23 Nentor 2005

    LETER E BIRIT TE XHAKOMO VUKSANIT

    Trieste 23 tetor 2005

    Derguar Redaksise se Arberesheve te Italise, Arbitalia

    Jam doktor Giuseppe Vuxani, lindur ne kolonine me origjine shqiptare te Borgo Erizzo "aktualisht Arbanasi) ne ish-provincen italiane te Zares "ne Dalmaci), tashme nen sovranitetin e shtetit te Kroacise me emrin e Zadar. Jam 79 vjec dhe banoj neTrieste.

    Kam lene, bashke me shume bashkefshatare te mi vendin e lindjes ne vitin e larget 1948, ne vijim te Traktatit te Paqes, me te cilin qyteti i Zares i perkiste Jugosllavise. Ne ate kohe ne fshat flitej ende shqipja e vjeter e prinderve, qe moren arratine nga dominimi turk, ne 1725, te ardhur nga dy vende afer Shkodres, dhe u sistemuan ne periferi te ZresQe femije me therrisnin ne shqip Zef dhe ruaj ende ne kujtese fjalet me te zakonshme ne shqip, qe fliteshin atehere. Babai im qe nje eksponent i vendosur i diaspores shqiptare, e impenjuar ne ndihme te pavaresise se Shqiperise, ishte themeluesi dhe sekretari i Shoqates Italo-Shqiptare te Borgo Erizzo. Ne ate kohe qe ne kontakt me eksponente te kolonive shqiptare ne Itali. Vecanerisht domethenes qe Kuvendi i Triestes ne 1913.

    Ne vitet 30 gjuhetari i famshem italian Carlo Tagliavini ekzaminoi me kujdes gjuhen shqipe te folur ne Borgo Erizzo dhe shkroi nje liber mbi kete argument.

    Per me teper kane mundur te shpetojne vetem disa deshmi te vogla, por interesante te origjines se shqiptareve, qe do te doja t ia ofroja qendres suaj kulturore.

    Duke udhetuar ne internet dje jam njohur me sitin tuaj, por nuk njoh vecse Homepage tuaj, ku gjeta dhe adresen e e-mailit.

    Po ju shkruaj ne vijim nekrologjine e babait tim, nje eksponenti te diaspores shqiptare, shkruar nga prof. Koliqi ne revisten italo -shqiptare "Shejzat".
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    "xhiakomo Vuksani, Atdhetari Italo-shqiptar I Zares"

    Merkure, 23 Nentor 2005


    "XHIAKOMO VUKSANI, ATDHETARI ITALO-SHQIPTAR I ZARES"

    Nga nekrologu prof. Ernest Koliqi

    Ne agimin e 7 prillit te shkuar, i rrethuar nga familjaret e tij, qetesisht po shuhej nje nga eksponentet me te njohur te diaspores sone. Kishte lindur ne 20 korrik 1886 ne ate Borgo Erizzo "sot Arbanasi) qe ne 1726 mblodhi nje berthame shqiptaresh te krahines se Shkodres, te shtrenguar per ta braktisur atdheun nga tirania osmane dhe te ftuar bujarisht nga Prijesi i Pergjithshem i Republikes Veneciane Nicolņ Erizzo, qe i sistemoi ne periferine e Zares, ne nje ciflig te ndertuar posacerisht dhe qe prej tij mori edhe emrin. Bashkesia shqiptare e Zares, jo fort e madhe ne numer, por e pasur me virtyte etnike mbetet gjithmone romantikisht e prekur nga kujtimi i atdheut te origjines, gjuhes se te pareve dhe traditave te tyre. Vuksani qe nje nga personalitetet me eminente te zones Erizzo.

    I kreu studimet e mesme klasike ne Zare, ne 1910 regjistrohet ne kurset e Fakultetit te Jurisprudences te Universitetit te Gracit e ne te njejten kohe nisi te marre intensivisht pjese ne jeten italiane te qytetit te lindjes dhe ne veprimtarite e shoqatave atdhetare irredentiste, duke kryer detyra te besuara, nen udheheqjen e ndritur te atdhetareve dalmate Ziliotto dhe Ghiglianovich. Nderkohe nuk harronte gjuhen e atdheut, te cilen familja e fliste dhe ruante xhelozisht zakonet e dashura tradicionale. Ne 1910 promovon e organizon "Shoqaten italo- shqiptare" te Borgo Erizzos, qe kultivon lidhjet me atdheun nene dhe me eksponentet me te shenjuar te diaspores, si Prof.Zef Skiroi "Giuseppe Scirņ) dhe Rosolino Petrotta, dhe studimin e gjuhes dhe letersise se tij. Tashme ne 1901, ne Borgo Erizzo funksiononte nje shkolle ne gjuhen shqipe, ku dha mesim edhe atdhetari i paharruar franceskan, at Pashko Bardhi, shkrimtar me pseudonimin Vorf Dukagjini, Bib Gjeta dhe Oshkap Idhrabi, qe bashkepunoi ne revisten "Albania" "Bruksel - Londer,1897-1909). Vuksani posedonte ne menyre te admirueshme jo vetem te foluren arbereshe te vendit te lindjes, por gjuhen e atdheut meme, qe perbente objektin e studimit te dashur. Lexonte shume ne shqip, dhe qe ne fillim ishte mik dhe mbeshtetes i revistes "Shejzat". Ne 1913 organizoi nje delegacion arbereshesh, qe erdhen ne Shqiperi per te vizituar atdheun e baballareve te vjeter dhe per t " "i bere homazh Princ Vidit, simbol i lirise dhe pavaresise kombetare.

    Shperthimi i Luftes se Pare Boterore e detyron te nderprese studimet dhe e rreshton ne radhet e ushtrise austro-hungareze, e ne Shqiperi vjen ne rolin e perkthyesit.

    Gjate pushtimit austro-hungarez te Shqiperise, i cila qe nje periudhe me progres te vecante dhe impuls per studimet shqiptare ai krijon shume miqesi me eksponentet me te spikatur te kultures se vendit.

    Ne fund te luftes, ne maj 1919, vendoset ne sherbim te Prefektures se Zares, ku qendron per 23 vjet. Shpesh qeveria italiane i besonte misione te rendesishme: ne 1921 u dergua ne Durres dhe ne Tirane, ne 1926 ne Bari, ku gjithmone ruajti lidhjet e miqesise shqiptaro-italiane. Por nje nga endrrat e tij me te dashura qe kur Qeveria italiane e ftoi ne Shqiperi ne 1940, me mision organizativ. Punoi me impenjim, duke operuar vecanerisht me divergjencat dhe duke krijuar nje gjendje shpirterore reciproke mes shqiptareve dhe italianeve, tek te cilet nje fat historik i perbashket impononte t i mbante bashke si aleate ne fitore apo humbje tragjike. Ne 1942 emerohet prane Ministrit te Tokave te Lira, atehere Dr. Ekrem Vlora, me detyren e keshilltarit te Perhershem, sot i vlefshem me postin e Sekretarit te Shtetit.

    Ne ato vite, edhe pse ne nje kohe te shkurter, ai rihyri ne ceshtjen e kufijve te duhur etnike shqiptare. Ai ne parlamentin shqiptar paraqiti edhe bashkesine shqiptare te Borgo Erizzo: Shqiperia e madhe atehere konceptohej si nje familje e madhe etnike, brenda kerkimit te kufijve metafizike, qe llogarisnin edhe pjese te diaspores. Njekohshem me dr.Vuksanin, si deputete ne parlamentin e tij, qe edhe atdhetari i pafat Avv. Terenzio Tocci, perfaqesues i komunitetit shqiptar te Kalabrise, apo Rosolino Petrotta dhe Pierino Maurea, perfaqesues te lokaliteteve respektive ne Sicili dhe Molise.

    Ne 16 prill 1943 rimerr sherbimin prane Prefektures se Zares. Ketu nisi nje nga periudhat me te veshtira te jetes se tij. Rreziqe te te gjitha llojeve, te gjitha keto per te pakesuar vuajtjet e Zares se tij. Sic qe rasti kur ne kohen e bombardimeve ajrore anglo - amerikane te 16 dhe 30 dhjetorit 1943 qendroi ne krye te detyres duke i dhene asistence popullsise ne nevoje.

    Nuk u terhoq edhe kur Zara u pushtua nga trupat jugosllave ne 31 tetor 1944. I arrestuar nje dite me pas, ne 1 nentor, pesoi tortura duke rrezikuar edhe te pushkatohej. Pas lirimit vendoset ne Trieste, ku u mor me trajtimin e refugjateve shqiptare, te ardhur kryesisht nga ish-Jugosllavia.

    Kush kishte rastin te vizitonte shtepine e Mikut do ta shihte ate prane familjareve, duke u dridheruar nga nje entuziazem rinor, ndersa tregonte dy flamujt te ruajtura me fanatizem, ate italian te Komunes se Zares, te sjelle ne Itali klandenstince nga ai, dhe ate shqiptar te shoqates se vjeter arbereshe te Borgo Erizzo.

    Donte klasiket greke dhe latine, kishte gjithmone mbi komodine, afer shtratit, ndonje veper ne tekstin origjinal, se fundi, ne periudhen e semundjes mbante nje volum te zgjedhur nga Ovidi.

    Ne shqiptaret e Shqiperise nderojme Vuksanin, nje nga sklleverit me perfaqesues te diaspores sone, nje te zgjedhurin tone, qe ka lene deshmi te ndritura te virtyteve bujare te komunes dhe te besnikerise ndaj kultit te traditave te tij fisnike atdhetare.

    "Marre nga revista kulturore, sociale dhe artistike "Shejzat" "Le Pleiadi) Viti VIII n.5-6 Maj -Qershor 1964; faqja. 155-158 "Drejtor: Matilde Mancinelli; Kryeredaktor: Martin Camaj; Pronar: Ernest Koliqi. Sheshi i Balduines, 59 Rome)

    Perktheu: M.Alla
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mendoi se eshte e njejta tem tek:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...&mode=threaded
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Llapi,

    Moderatoret mund ta bashkojne tek tema qe ke permendur ti.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    Perjashtuar Maska e bashki
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    117
    Ketu flet per nje numer te madh vendbanimesh me emrin arbenesh ne trojet ku sot jetojne sllavet:
    http://www.allempires.com/forum/foru...039&PN=1&TPN=2

  7. #7
    Perjashtuar Maska e bashki
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    117
    Arbneshi i Zarës -dhimbja e së kaluarës
    Si te presin njerezit qe jetojne me mallin per gjuhen dhe atdheun e braktisur qe ne kohen e Skenderbeut
    Ngado që të futesh në qytetin e Zarës, domosdo se duhet të kalosh nëpër Arbnesh, qoftë në rrugë detare, automobilistike apo hekurudhë. Pastër tia, rregulli dhe arkitektura karakteristike i tërheqin vëmendjen çdo kalimtari. Kisha e re, me këmbanare të lartë, me mure guri, ngrihet lart mbi të gjitha godinat tjera. Aroma e luleve, pemët e shumta, llojesh të ndryshme, rrugët e ngushta, disa të shtrura me kalldrëm, janë cicëroni më i mirë për këtë vendabnim. Sidomos, kur lexon emrat e rrugëve: Mbretëresha Teuta, Gjegj Kastrioti Skenderbeu, Gjergj Fishta, Josip Rela, etj, për ne shqiptarët, është e qartë, se jemi në Arbnesh. E Arbneshi, ashtu qetë - qetë, sikur nuk dëshiron të largohet nga e kaluara. Arbneshasit, mikëpritës, shumë bujarë dhe tepër dashamirës, të ftojnë brenda, sapo marrin vesh se je shqiptar. Kush të fton për kafe, një tjetër për një raki, e një i tretë që të bisedoj e të çmallet me gjakun e tijë. Biseda fillon shtruar, ashtu valë-valë, si uji i detit që përplaset në Vaun e Joviqit /Gjonit/. Ashtu pa u ndjerë, mblidhen pleq e të rinjë. Të gjithë kureshtarë, për të dëgjuar fjalën shqipe, për të ndjerë gjuhën e gjyshërve të tyre, për të rikujtuar të kaluarën e tyre sa tragjike aqë edhe të mjerë. "Ne banorët e Arbneshit jena prush i ndezur dhe kena gjak arben" thotë Bruno. "Sa herë herë ndiejmë mirë për Arbninë, zemra na rref më shumë, kurse gjaku na valon në trup ia pret Xhani, flokëthinjur. "Brigjet e Dalmacisë nuk kanë qenë të huaja për shqiptarët e Shqipërisë etnike", rrëfen Pino Gjergja, dhe vazhdon: këto troje janë të fisit të Dalmatëve të Ilirisë, e këtu në Zarë gjithmonë ka pasur shqipëtarë. Në vitin 1437 kemi disa familje bujare shqiptare, por edhe në vitet e mëvonshme, e sidomos në vitin 1602 kemi 200 banorë shqiptar si dhe familje bujare, në krye me guvernatorin shqiptarin, Pal Gjinin. Pra, ne këtu, që kur jemi vendosur, kemi vazhduar një traditë të moçme, të të parëve tanë". E zonja shtëpisë, Ana Peroviqi, me një zë melodik, kumbues dhe tepër të këndshëm, pas bisedës së parë njohëse, ia fillon një kënge arbëreshe, e si në kor, të gjithë e përcjellin. Ky është nderi më i madh që i bëhet mysafirit. Kënga tregon fatin e arbëneshasëve:
    "Nër mal mi Liqen të Shkodrës,
    Në Brisk Shestan ele Livarje,
    Të veta shpijat i lishoven,
    Po ul u gjetën me familje.
    Mendimet t'jona po frutulojn,
    Të randa vjeteve të parve ton,
    Ata kur kejshin të dëbuom,
    Për fen krshten - katolike jon".

  8. #8
    Perjashtuar Maska e bashki
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    117
    Është shumë interesant, se gjatë vizitave të shumta që i kemi bërë tek këta vëllëzër gjaku, në Arbnesh, çdoherë pa asnjë rezervë, ata pohojnë përkatësinë e tyre kombëtare shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre e flasin gjuhën shqipe, e cila, për fat të keq, është në zhdukje e sipër. Kjo është një shqipe e dialektit të vjetër, gegë arkaik, e cila në vete ruan një brum mjaft interesant për gjuhëtarët, për pasurimin e fondit leksikor. Përveç gjuhës, në Arbënesh, ruhen reliket të vjetra dhe eksponate të ndryshme shtëpiake të sjellura nga atdheu. Arbëreshët e rajonit të Zarës janë shumë interesantë si ngulim, edhe për atë se ka ruajtur deri më sot tipare të karakterit gjenetik të veçantë dhe një mentalitet i cili i dallon ata nga popullsia kroate përeth.
    Arbneshi ka mbajtur lidhje të regullta me atdheun.
    Thënë më drejtë ai, ka frymuar me ngjarjet që ka kaluar Shqipëria. Ishin Arbëneshasit, ata që hedhin tutje mosmarrëveshjet e ndryshme, por edhe ato ndërpartiake, iu bashkohen vëllezërve të tyre, dhe duke i përkrahur, me peticione e memorandume, tubime e demostrata, apelojnë tek fuqitë e mëdha ndërkombëtare, t'iu ndihmojnë shqiptarëve të fitojnë pavarsinë. Me rastin e shpalljes së Pavarsië, një delegacion i përbërë nga burrat më të njohur të Arbneshit, viziton Shqipërinë dhe qeverinë e Ismail Qemalit. Ngjarjet e bujshme që shoqëruan shpalljen e pavarësisë së shtetit shqiptar, si dhe lufta që shqiptarët u detyruan ta zhvillojnë në muajt e parë të pamvarësisë, për përkrahje ndërkombëtare të shtetit të ri, solli nevojën e thirrjes së kongresit të shqipëtarve në Trieshtë, në të cilin morën pjesë jo vetëm shqiptarët e Shqipërsisë, por edhe ata të diasporës. Kongresi me pjesmarrjen e afro 200 delegatëve zhvilloi punimet prej 1 deri me 4 mars 1913. Në të mori pjesë edhe një delegacion nga Arbëneshi i kryesuar nga Pal Gergji. Pali, mbajti në kongres, një referat mjaft interesant në gjuhën shqipe me titull: "Ballkani dhe popujt e Ballkanit", ku nuk harroi të përmendë diasporën shqiptare dhe rolin që ka luajtur dhe që do të luajë në të ardhmen për ndihmë shtetit amë!
    Kontribut të veçantë dhanë arbneshasit edhe gjatë luftës së fundit të kosovarëve, kur këta u detyruan të lëshojnë vatrat e tyre të ndjekur nga okupatori serb. Ndihmat humanitare dhe format e tjera, si dhe pranimi dhe strehimi i disa dhjetra familjeve refugjate, ishte një kontribut modest, i cili në fakt, siç e pohojnë edhe vetë arbneshasit, ju kujton atyre fatin e hidhur që kanë pësuar edhe ata vetë, para 280 vjetëve.
    Arbneshin, herë pas herë e kan vizituar edhe personalite politike dhe kulturore, si Fan Noli, Faik Konica, Simon Ferizi, at Gjergj Fishta, Nikollë Ivanaj, Shtjefen Gjeçovi, etj. Arbneshi në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, ka shërbyer si një urë lidhëse për Shqipërinë, në mes Italisë dhe Austro-Hungarisë. Pothuajse çdo veprim politk ka shkuar përmes Arbneshit! Kjo gjë edhe ka mundësuar lidhjet intensive dhe të shumta me Shqipërinë. Një pjesë e mirë e intelektualëve tonë, ka botuar veprat e veta në Zarë, duke shfrytëzuar lidhjet me personalitet e Arbneshit, Fishta, Prendushi, Gjeçovi, etj.
    Problemi i diasporës shqiptare, si pjesë përbërse dhe shumë e dhimbëshme kombëtare, kohët e fundit është gjithnjë e më aktuale në rrethet shkencore e politke, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. E kaluara e Arbëneshit, si koloni shqiptare, jeta shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore, gjatë shekujve XVIII-XX, ka tërhequr vemendjen e shumë studiuesve vendës e të huaj, të fushave të ndryshme, të shkencave filologjike dhe shoqërore.
    Shpërngulja e shqiptarëve si pjesë e një marrëveshje sekrete e cila parashihte që vendin e tyre ta zënë kolonistët sllav.
    Studimet e shumta dhe të llojllojshme, linguistike, etnografike, arkeologjike, sociologjike, ekonomike, politike, në të cilat në mënyrë krahasuese është tentuar të studiohet dhe paraqitet gjendja e tanishme e ruajtjes së elementeve gjuhësore, traditës, etnografisë, zejtarisë, përkatësisë kombëtare, e posaçërisht përshtatja e rrethanve të reja shoqërore, politike dhe kulturore në një ambient të ri me ndryshime të konsiderueshme në karakter dhe mentalitet, nuk na kanë dhënë një sintezë apo studim të kompletuar, duke krijuar kështu një zbraztësi, të cilën shpresojm se së shpejti do ta e tejkalojmë, me një studim komplet, të mbështetur, në hulumtime dhe kërkime disavjeçare, ku janë përfshirë momentet që nga shpërngulja e parë e deri në fillim të Luftës së dytë Botërore

  9. #9
    Perjashtuar Maska e bashki
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    117
    Kolonitë shqiptare në brigjet e Adriatikut janë mjaftë karakteristike. Në to pasqyrohen shumë elemente të veçantë dhe mjaft të rrallë, të cilat nuk i hasim në diasporën shqiptare. Numri i këtyre kolonive nuk është i vogël, disa iu kanë përballuar rrebesheve të kohës, e disa janë asimiluar fare dhe, për to dihet vetëm se kanë ekzistuar. Njëra nga këto koloni që veçohet më së shumti dhe ka diçka të posaçme, është Arbneshi i Zarës - Borgo Erizzo. Përveç këtij emri, të themi zyrtar, sipas dokumentave që ruhen në arkivin historik të Zarës, kjo lagje, nga popullsia kroate, në fillim u njoh me emrin Eriçin Varosh /Ericovo selo/, e më vonë edhe Arbanasi; dhe Arbnesh, nga vetë banorët shqiptarë.
    Në vitin 1721, nga fshatrat rreth Liqenit të Shkodrës, Brisk, Shestan Ljajre, u shpërngulën 32 familje shqiptare me 227 frymë, dhe u vendosën në paralagjen e Zarës, që u quajt Borgo Erizzo, sipas providurit gjeneral për Dalmaci e Shqipëri, Nikola Erizzo. Shkaqet e shpërnguljes duhet shikuar në prizmin e ngjarjeve të kohës dhe rrethanave politiko shoqërore. Luftat e shumta, sëmundjet, plaçkitjet, ftesa e të rinjëve shqiptarë për rekrut në ushtrinë turke, kushet e rënda ekonomike, varfëria e madhe, trysnia e ushtruar nga ana e Perandorisë, që të ndërrojnë fenë si dhe pazarllëqet e dëmshme në kurriz të shqipëtarve, për interesa të caktuara në mes të Venedikut, sllavëve dhe disa personaliteteve kishtare. Këto shkaqe studiues të ndryshëm, varësisht nga pikëpamjet, orientimet, analizat dhe shqyrtimeve të materialit arkivore, i trajtojnë në mëyrë të ndryshme, e shpeshherë edhe kontradiktore.
    Inisiator kryesor për këtë shpërngulje ishte arqipeshkvi i Zarës, Visk Zmajeviqi. Është mjaft indikative një marrëveshje sekrete në mes Zmajeviqit, përfaqësuesve sllav dhe Venedikut e vitit 1713, në të cilën vendoset që të shpërngulen shqiptarët e rreth Liqenit të Shkodrës dhe të Shqipërisë Veriore. Tokat e të shpërngulurve do t'iu ndaheshin serbëve, ndërsa shqiptarët do të vendoseshin në Zarë, në afërsi të Pulës dhe qytete të tjera bregdetare dalmatinase. Deri diku ky plan edhe është realizuar, por për fat të mirë jo në tërsi. Në këtë kuadër duhet shikuar edhe shpërnguljen e Kelmendasve në vitin 1737, në Srem. Përveç shpërnguljes së vitit 1721, kemi edhe tre shpërngulje të tjera të rëndësishme, të shqiptarve në Arbnesh, por edhe vendbanimet përreth Zemunik dhe Plloqe; në vitet 1726, 1727 dhe 1733. Pos këtyre shpërnguljeve, kemi edhe disa të tjera, por që janë më të vogla. Numri i familjeve të shpërngulura është me qindra, kurse frymët janë me mijëra. Në të gjitha shpërnguljet, të shpërngulurit, ishin shqiptarë, edhepse, disa studiues, kanë tentuar që të nxierrin disa familje me origjinë sllave, kryesisht duke u mbështetur në prapashtesat me: iq dhe viq.
    Në Arbnesh janë ruajtur shumë toponime, mikrotoponime dhe antroponime shqiptare Pas vendosjes në Arbnesh, Zemunik dhe Plloqe, arbneshasit, si puntorë të vyeshëm, u dalluan në: bujqësi, blegotri, zejtari, tregti dhe një pjesë e vogël u muar edhe me peshkatri. U shquan sidomos për prodhime bujdësore, nga ku furnizonin gjithë qytetin e Zarës. U ruajt e drejta zakonore. Kryeplaku ose në arbnishte: "shkopi i katundit" e kishte fjalën kryeosre në konflikte të ndryshme dhe mosmarrëveshje. Ai zëvendësonte institutin e gjykatës. Në Arbnesh janë ruajtur edhe sot e kësaj dite, disa toponime me origjinë shqiptare si: Karma, Fusha e Vorreve, Fusha e Arbneshit, Bregdeti, Vani i Joviqit, Vilat, Grapa, Shkambat, Kisha, Kulla, etj. Por edhe mbiemra krejt shqiptarë si: Kalmeta, Gjergji, Petani, Nikpali, Marshani, Deshpali, Marseni, Çoba, Luka, Vuka, Ndreka, Gjoni, Marku, Gjini, Stani, Nika, Duka, etj.
    Përshkrimet që i janë bërë Arbneshit dhe banorëve të tij, janë mjaft interesante dhe zbavitëse. Po veçojmë, atë të Stjepan Buzoliqit, i cili shkruan se Arbneshi nga përendimi kap livadhet e gjelbërta - fusha e Zarës; nga veriu shtrihen kopshtijet, arat dhe vreshtat e panumërta; nga lindja dhe jugu vijnë valët e lehta të detit që lëkundën ngadal nën gjiun e mrekullueshëm të Zarës. Arbneshët, vazhdon Buzoliqi, janë njerz me faqe të kuqe, që pëlcasin nga shëndeti. Shikim e kanë të mprehtë dhe plot zjarrë, shtatin e mesëm por të bukur. Për nga karakteri janë hijerëndë sa edhe të njerzishëm. Fjalën e kanë në majë të gjuhës, shpërthejnë si orteku, por edhe qetësohen shpejt, zërin ekanë melodik dhe këndojnë shumë bukur. Ndërsa Josip Vlladoviq Rela, në përshkrim e tij veçon: gratë e janë po ashtu shtatëhedhura e të dretja, të njohura anembanë si të bukura. Përndryshe ishin të zgjuara, të çiltëra, të vendosura dhe burrnore. Në fillim shtëpitë i kishin përdhese, por të pastërta dhe të rregulluara me mirë. Më vonë filluan të ndërtojnë kulla të rrethuara me mure të larta dhe me kopshte me lule për rreth. Këto janë, pa mëdyshje, rrejdhim i zakoneve nga viset e tyre të vjetra.
    Që nga kur u vendosën në Arbnesh, arqipeshkvi, Zmajeviq, kishte vendosur që çdo vit, një i ri nga Arbneshi, të ndiqte mësimet në Seminarin Ilirk të Glagolicës në Zarë. Nga ky shkak kemi edhe një numër të madh priftërinjësh. Duhet cekur se arbreshasit janë besimtarë të mëdhej. Rregullisht shkojnë në kishë. Shkolla shqipe në Arbnesh është hapur në vitin 1901, dhe ka vazhduar deri në vitin 1918. Fillimisht në Shkollën Normale dhe ushtrimoren e saj, e pastaj edhe në shkollat fillore të femrave. Mësuesit të cilët kanë punuar në Arbnesh janë: at Pashk Bardhi dhe at Shtjefën Gjeçovi, dr. Gjergj Koleci, porf. Anton Paluca, prof. Shtjefën Rrota dhe prof. Pal Gjergji. Arbneshi si vatër e kulturës dhe e shkollës ka nxierrë të cilët kanë shërbyer në vende të ndryshme duke dhënë mësim në gjuhën shqipe si: Josip Vlladoviq - Relja, në Vuthaj; Tomë Moroviqi, në Plavë; Budimir Peroviqi, në Pejë; Zef Duka, në Gjakovë, Pal Gjergji në Prizren, etj.
    Arbneshët e Zarës në fund të shekullit të XIX, vunë lidhjet e para me kolonitë e tjera shqiptare si në Itali, Rumani, Egjipt, etj. ngaqë ata i bashkonte ideja kombëtare shqiptare dhe dëshira për shtetin e tyre të pamvarur. Në të vërtet me arbëreshët e Italisë vunë kontakte përmes revistës "La Nazione albanese" në vitin 1897, e cila botohej në Romë. Nuk është rastësi që po këtë vit, dmth. më 1897, kur filloi të botohet edhe e famëshmja "Albania" e Faik Konicës, arbëreshët bënë përgatitjet e para për botimin e gazetës së tyre në gjuhën arbëneshe me emrin "Zani i Shqyptarit", e cila duhej të dilte dy herë në muaj, por për shkaqe politkie nuk e pa dritën e botimit kurrë!
    Kompaktësia teritoriale, lidhjet e ngushta në mes të gjithë anëtarëve të kësaj oaze, në fund të shekullit XIX dhe fillim të atij të XX, luajnë një rol vendimtar për zhvillimin kulturor, intelektual, ekonomik dhe politik të këtij oazi arbneshësh në Dalmaci. Ky grusht arbneshësh, do të shënoj suksese të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme të veprimtarisë shkencore, fetare, politke, ekonomike, diplomatike, univerzitare, muzikore, sportive, duke e bërë të njohur edhe jashtë kufinjëve të Kroacisë dhe popullit shqiptarë në përgjithësi.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Urime e pergezime per keto shkrime interesante z Bashki..

    Dikur lexova "Niten" e Josip Reles.. dhe me pelqeu shume.
    Ne Arkiv te Tv se Prishtines duhet te kete intervista me arberesh te Zares..
    E di se ata kan dhene kontribut te madh ne gjitha kohet.
    Ne se ke dicka per Muzikantet e medhej qe nxorri komuniteti arbnesh i Zares mund ta sjellesh.
    Me sa di familja Deshpali etj kan arritje ne Muziken e kultivuar ne Dalmaci.
    por dhe te tjere.
    C'behet sot ne mesin e ktyre bashkatdhetareve tone ?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •