Liqeni i Ohrit nė rrezik, pronarėt e lokaleve betonojnė 3.5 km breg
Pogradec Qindra metra betonime, male me mbeturina dhe shumė gropa ku merret rėrė. Kjo ėshtė pamja e njė pjese tė mirė tė bregut tė liqenit tė Pogradecit, i cili ėshtė lėnė prej disa kohėsh nė mėshirėn e fatit. I njohur si njė nga mė tė bukurit nė Europė, ai ėshtė shpallur qė nė vitin 1980 nga UNESKO monument kulture dhe ruhet prej saj.
Por abuzimet me liqenin janė rritur. Pronarėt e lokaleve pėrgjatė bregut tė tij, si ata qė kanė leje tė rregullt ndėrtimi, si ata qė nuk e kanė kėtė leje, kanė betonuar bregun nė anė tė sė cilit kanė ngritur bizneset, nga fshati Lin deri nė Tushemisht, gjatėsi qė shkon nė rreth 3,5 km. Betonimet kanė kthyer nė gri bregun qė nga shkėmbi i Linit, nė Pojskė, nė Piskupat, nė Pogradec dhe nė Tushemisht. Cili ėshtė dėmi pėr liqenin? Kjo do tė thotė qė liqenit tė mos i lėsh asnjė mundėsi pėr tu vetėpastruar nga pisllėqet. Dallga nė vend qė ti nxjerrė ato nė breg dhe mė pas tė pastrohet nė zall, gjen vetėm betonin. Kėshtu qė valėt kthehen pėrsėri nė liqen me po ato mbeturina, duke shtuar rrezikun qė Ohri tė kthehet nė kėnetė,-shpjegon njė peshkatar i vjetėr nga Lini, Gale Bice.
Pasi e betonuan bregun, njerėzit po e kthejnė liqenin nė njė kosh mbeturinash. Vetėm disa ditė mė parė, nė anėn e rrugės qė tė ēon nė pikėn turistike tė Drilonit, qindra makina shkarkuan buzė liqenit njė sasi tė madhe dheu, qė jo vetėm kanė krijuar njė pamje tmerrėsisht tė shėmtuar, por ka ndotur liqenin. Sa herė qė nė kėtė pjesė formohen dallgė pėr shkak tė erės, ato marrin ngjyrėn e batakut.
Po tė ecėsh pak mė poshtė bregut, do tė shohėsh njė tjetėr masakėr tė tij.
Qindra gropa tė hapura pėrgjatė Ohrit ku merret rėra pėr ndėrtim. Kemi kapur dhe gjobitur disa persona, por njerėzit vazhdojnė tė hapin gropa,-shfajėsohet pėrgjegjėsi i zyrės qė merret me ruajtjen e tokės sė bregdetit, Bashkim Xhaferllari. Me sa duket, gjobat nuk kanė qenė edhe aq tė larta.
Edhe policia pohon se ka kapur disa persona nė flagrancė duke hapur gropa nė breg, por pasi u ka vėnė ndonjė gjobė simbolike, i ka lėshuar ata.
Askush nuk i kėrkon mė llogari askujt as pėr mbrojtjen e ujėravė tė Ohrit qė njihen si ndėr mė tė pastrat nė Evropė. Kryetari i ri i komunės, Dulellari, qė ėshtė zgjedhur para pak kohėsh, thotė se e njeh gjendjen. Por u takon rojeve tė projektit qė ta mbrojnė, jo ne si komunė,-shton ai. Projekti nė fjalė ėshtė mbyllur vitin e kaluar dhe ata qė e financuan nuk mbajnė mė roje tė bregut tė liqenit. Komuna nuk e merr pėrsipėr mbrojtjen, projekti ka mbaruar, kurse Ohri ndotet gjithnjė e mė shumė.
Krijoni Kontakt