Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Buzeqesh optimist ! Maska e Miremengjes
    Anėtarėsuar
    28-02-2004
    Vendndodhja
    -xyz-
    Postime
    261

    A vlejne keto diplomat qe merren online ?

    Pershendetje

    Kam vene re se po shtohen dita dites keto studimet si me korrespondence dmth distance learning dhe po i reklamojne si shume dhe desha te di se a vlejne keto diploma apo jo. Eshte e habitshme se japin edhe grada shkencore si master dhe doktoratur se per bachelor kane lene nam e kane mbushur internetin plot. Per 12 muaj merr shkoll te larte me dy broshura qe lexon ne internet. Ajo qe desha te di eshte opinioni juaj per keto univeristete , dmth a ja vlen te marresh nje diplome te tille dhe a pine uje ndokund apo jo????

    Sa i perket mendimit tim kjo eshte nje menyre e re biznesi dhe nuk ka asnje perfitim akademik. Nuk u intereson fare se a e meriton apo jo kete grade ti dhe nuk u intereson fare se a ke kuptuar gje nga ato lende qe te japin ata.
    Money is everything for them .....

    Gjithe te mirat
    Koha eshte jeta!
    Koha eshte si shpata po se preve te pret ajo ty.
    Ditet jane si shigjeta kurse njerzit jane shenjestrat e tyre!
    Dora qe nuk shkruan eshte kembe!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Money is everything for them .....
    Kjo on-line nuk eshte gje, por te gjithe studentet qe ndjekin universitete private ne Prishtine dhe gjetiu ne Kosove nuk ju merren parasyshe "diplomat" e marra ne fund sepse universitet ku ato kane ndjek studimet nuk jane te licensuara nga Ministria e Arsimit Shkences dhe Teknologjise (MASHT) dmth ato studente kot e bejne ate shkolle dhe ajo diplome e tyre do te ju sherbeje vetem si zbukurim ne dhomen e gjumit se askush nuk j'ua pranon. Njejte eshte edhe me ate on-line, por ka nje problem se ate dimplome on-line duhet te printoshe vete ndersa kete off-line te japin ato gati

    Sa per kureshjtje ne Prishtine per momentin jane ne funksion mbi 70 Universitete Private qe nuk i plotesojne as kriteret baze per funksionim.

    Thjesht eshte puna e ketyre, cili profesor apo njeri qe ka kryer nje cope shkolle dhe ka nevoje te pasurohet mer nje banese 4m x 4m me qira ne qytet, hap nje konkurs per pilot helikopteresh me cmime astronomike per semester mbi 3000 $, vershon shtypin me reklama per 'fakultetin e tij' dhe aq.

    Mandej studentet e mjere bien pre e laramanive te zgjedhjeve qe ofrojne keto Universitete (Banesa) Private dhe humbin vitet e studimin ne keto gjera dhe ne fund perfundojne duarbosh dhe ne kerkim te nje vize per Gjermani. Pse ndodh kjo?, ndodh sepse ato universitete nese nuk kane studentë ato do te mbyllin drejtimet dhe nuk cajne koken se ti të lene ne mes te rruges, nuk cajne koken se ti ke harxhuar mijera dollare per semester, se humb kohe e shume cka tjeter te vlefshme. Eh ne fund do jesh i detyruar pa ze, si voglush te maresh ato dokumentat dhe te nisesh per ne ambasade te kerkosh nje vize sepse me s'ke prespektive ne Kosove. Ke humb kohen e studimeve, ke humb para dhe plot deme tjera dmth duhet t'i kompenzosh ne nje menyre tjeter ato qe ke humb dhe e vetmja zgjidhje eshte rruga per perendim. Me kete largohesh nga realiteti i hidhur qe te rrethon.

    Ministria e Arsimit Shkences dhe Teknologjise (MASHT) ka derguar shume raporte/ankesa/verejtje/sugjerime/keshilla deri tek to se duhet t'i mbyllin keto banesa private por drejtoret (pronaret) e veteshpallur te tyre nuk bejne nje gje te tille sepse kane perfitime te medha dhe eshte me se normale qe nuk i mbyllin gjersa ka viktima studentë dhe nuk ka shtet t'i mbyll me force ato.

    Nese edhe me tej vazhdon ky avaz, MASHT do dergon forcat e policore qe fizikisht ti mbyll keto qe te mos malltretohen studentet tane edhe me shume...

    Por me eshte vone per gjithcka, 3-4 gjenerata kane shkuar kot, ato humben shume cka, dhe kohen e tyre askush nuk u kompenzon më...

    Me shume mend per te ardhmen dhe per gjeneratat e reja...

    Me keqardhje, Unë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    FarewellToNavy Maska e FTN_2004
    Anėtarėsuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    West by God Virginia
    Postime
    326
    Teme pak e vjeter kjo, po doja te shtoja dhe une 2 rreshta pasi ia pata bere dhe vete vetes kete pyetje. Une do flas vetem per keto ne Usa, ne Europe nuk e di. Dikur ne fillimet e ketyre universiteve quheshin mullinj diplomash me duket pasi ishte shume kollaj te regjistroheshe dhe te merrje nje cope letre. Me kalimin e viteve, eshte rritur kerkesa, njerezit punojne ne pune paradite dhe nuk kane kohe te shkojne ne shkolle etj etj , keshtu universitet e moren me seriozitet diplomat online. Ne Usa , per nje shkolle qe te jete e ligjshme apo ajo duhet te kontrollosh a eshte 'accredited" apo jo dhe ne cfare niveli..regional, national etc. Une shkoj ne UMUC online pasi shkollen e kam shume larg dhe dua te punoj per qeverine ne te ardhmen. Duke pasur parasysh qe jam ne ushtri tani dhe nuk kam kohe te shkoj ne shkolle fulltime, (plus ketu ku jam un s'ka shkolla afer) shkoj online. Kam marre ne telefon disa agjensi dhe i kam pyetur. Pergjigja: shkollat online jane njelloj si shkollat tradicionale nqs jane te akredituara. Kaq kisha un
    NeverAgainVolunteerYourself

Tema tė Ngjashme

  1. Online me pagesė?
    Nga Apolloni31 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 16:37
  2. Freie Universität Berlin: call for applications for EES online 2007
    Nga RTP nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2007, 08:15
  3. Sė shpejti versioni online i Windows
    Nga Davius nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 05:45
  4. Diplomat e huaja, njihen edhe ne Shqiperi
    Nga Enri nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-10-2003, 11:04
  5. Diplomat perendimore nuk vlejne ne Shqiperi
    Nga Letersia 76 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 09:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •