-
Josif Brodskij
Introduktė e pėrkthyesit mbi Josif Brodskijn nė shqip. Ky botim pėrkon me pėrvjetorin e vdekjes sė poetit nobelist rus, mė 28 janar 1996
I pakompromisi, Josif Brodskij
Agron Tufa
Pėrkthimet e pėrfshira nė kėtė pėrmbledhje poetike janė mbajtur shumė kohė nėpėr duar, para se tė vendosja ti botoja. Ndėrdyshja ime ka shkuar pėrputhtazi me marrėdhėniet e mia ndaj poezisė sė Josif Brodskijt, e cila lyp njė klimė tė caktuar psiko-emocionale dialogu tė pandėrprerė. Josif Brodskij, poeti mė i pakompromis nė jetė dhe nė krijimtari, nuk ta lejon komunikimin gjysmak. Nėse ka ende lexues, tė cilėt e shikojnė leximin e poezisė si thelbin e dialogut ekzistencial, nė rrafshet mė tė epėrme tė qenies, atėherė ata do tė gjenden tė pėrpirė nė gravitetin grabitqar qė paracakton ligjėrimi poetik i Brodskijt.
Ka qenė pranvera e vitit 1996 kur, asokohe student i Institutit tė Letėrsisė Gorkij (Moskė), provova tė pėrkthej poezitė e para tė Brodskijt. E zgjodha vullnetarisht kėtė pėrballje (tė rėndė pėr stadin e atėhershėm tė rusishtes sime) nė seminarin e Teorisė sė Pėrkthimit Artistik, tė udhėhequr nga pėrkthyesi dhe filologu rus, miku i madh i Shqipėrisė, Valerij Sergejeviē Modestov. Kur shpalla se do tė pėrkthej Josif Brodskijn nė cilėsinė e mbrojtjes sė diplomės, udhėheqėsi im shkencor, Valerij Sergejeviē, mė buzėqeshi nė atė mėnyrė, sikundėr ti, lexues, mund ti buzėqeshėsh njė njeriu tė sėmurė psiqikisht, i cili rrėfen se sa shpesh kuvendon me banorėt e planetit Mars. Paralajmėrimi i mjeshtrit nuk vonoi tė dukej. Megjithėse kisha zgjedhur pėr tė pėrkthyer njė nga ciklet mė tė vėshtira Divertismentet Meksikane, falė konsulencės sė dy poetėve tė rinj e tepėr tė talentuar moskovitė Svjetllana Bogdanova dhe Danjilla Davidov, prova e parė kaloi thjesht mrekullueshėm. Midis studentėve shqiptarė tė Institutit Gorkij ishte dhe mikesha ime, poete, bijė e poetit tė ndjerė Agim Spahiu, Ida. Ajo ka qenė lexuesja e parė dhe kritizerja e pėrkthimeve tė mia nė pėrgjithėsi dhe Brodskijt nė veēanti
Ai ėshtė poet qė pėrmbledh njė shumėsi pėrvojash poetike e prozodike nga traditat e poezisė ruse nga njėra anė, dhe nga poetikat anglo-saksone, nga ana tjetėr, - kryesisht me traditėn e metafizikėve anglezė sipas linjės sė Xhon Donit, Herbertit, Marvellit, e mandej Eliotit, Odenit, Uallas Stivensit, etj. Ky formim shėnonte shkrirjen e modeleve poetike ruse me modelet anglo-saksone qė jetonin nė njė simbiozė eklektike nė poezinė e Brodskijt dhe kjo duhej marrė fort parasysh, se p.sh., isha krejt i vetėdijshėm qė fenomeni Brodskij nuk kishte paramodele nė prozodinė e shqipes. A do ta pranonte vallė poetika shqipe kėtė poet? Mirėpo vetė Brodskij, qoftė me pėrkthimet e tij, qoftė me poezinė origjinale, i zgjeroi parametrat prozodikė tė poetėve rusė. Madje ai thoshte se e shumta qė mund tė kontribuojė njė poet nė poezinė kombėtare, janė risitė qė ai sjell nė prozodi. Kėsisoj, ndėrdyshja ime reduktohej: A do ta pranojė vallė prozodia shqipe modalitetin poetik tė Brodskijt? A do tė hynte Brodskij nė parametrat e vargėzimit shqip dhe mė kryesorja a do tė pėrvetėsohej vallė poezia e tij, duke u bėrė pjesė e kodit kulturor shqiptar? Edhe tani qė shkruaj kėto shėnime, nuk jam i qartė, pavarėsisht mahnisė me tė cilėn ėshtė pritur Brodskij nga poetėt e brezit tim me ciklet e botuara nė Aleph, Fjala, Jeta e Re, etj
Mendoj se pėr lexuesin shqiptar duhet sqaruar kush ėshtė poeti qė merr nė dorė, sė paku, duhet ftilluar me disa tė dhėna biografike qė pėrbėjnė sforndin psiko-social tė aktivitetit tė tij artistik.
Josif Aleksandroviē Brodskij lindi nė njė familje hebreje mė 24 maj 1940 nė Shėn Petėrburg. Nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeēare e braktisi shkollėn. Ja se si shkruan Brodskij pėr kėtė fakt nė librin e tij me ese Mė pak se njė (1986): Thjesht, nuk munda tė duroj disa surretėr tė klasės sime dhe, kryesisht, mėsuesit. Dhe ja, nė njė mėngjes dimri, pa ndonjė arsye tė dukshme, u ngrita mes mėsimit dhe nė mėnyrė melodramatike u largova, duke e ditur mirė se kurrė nuk do tė kthehesha mė.
Mė pas, Brodskij u mor me vetėformimin e tij. Mėsoi anglishten dhe polonishten. Ndėrroi mėse katėrmbėdhjetė herė vendet e punės. Punoi nė ekspeditat gjeologjike nė skajet mė tė largėta tė pjesės euroaziatike tė kontinentit: nė Jakuti, Tjan-Shan, Kazakistan, brigjet e Detit tė Bardhė, etj. Nė fund tė viteve pesėdhjetė, Brodskij hyn nė rrethin e poetėve, tė quajtur Shkolla Petėrburgase. Atėherė ia kushton veten poezisė. Po nė kėtė kohė njihet me Ana Ahmatovėn dhe merr kėsisoj, bekimin e saj, i cili do jetė profetik nė udhėn krijuese tė poetit.
Nė verė tė vitit 1958, Brodskij bėn tentativė pėr arratisje nga BRSS, ēka shėrben si akuzė nė arrestimin e tij tė parė. Ja se ē'kujton poeti lidhur me kėtė aventurė, nė njė intervistė:
Kjo ka ngjarė kur isha te tė tetėmbėdhjetat dhe kur qeshė njohur me njėfarė Oleg Shahmatov. Ai ishte dhjetė vjet mė i madh se unė, e kishin pėrjashtuar nga ushtria ku kish qenė aviator, se pėr pijanecėri, se pėr vardisje pas grave tė oficerėve. Mbase dhe pėr njėrėn, dhe pėr tjetrėn. Ishte njeri me talent muzikor dhe mė pas iu qep filozofisė, asaj orientale nė veēanti. Pėrfytyrojeni se ēndodh nė trutė e oficerit tė ushtrisė sovjete, pilotit ushtarak, kur sė pari nė jetė merr nė dorė Hegelin, Ramakrishnėn, Vivekanandėn, Bertrand Rasėllin dhe Karl Marksin! Tė rrije me tė ish tejet interesante
Dhe ja, njė ditė tė bukur, kur Shahmatov mu ankua pėr tė dhjetėn herė, se i kish ardhur nė majė tė hundės pushteti sovjet, unė i them: Oleg, po tė isha nė vendin tėnd, thjesht do ti hipja njėrit prej kėtyre avionėve tė vegjėl, tė tipit K12 dhe do tė thyeja qafėn nė Afganistan. Se ti na je dhe aviator, pa le! Mandej, do ia veshja mė kėmbė gjer nė Kabul. Shahmatovit i ndrinė sytė, dhe atypėraty, propozoi tė arratiseshim bashkė
Pasi kishim blerė biletat, si nja njė orė para fluturimit, bleva me paratė e kusurit njė grusht arra. Dhe ja, qeshė ulur e po i thyeja arrat me po atė gur, me tė cilin duhej tė godisja pilotin pas koke. Asokohe, i nginjur me leximin e Sent-Ekzyperisė, gjithė pilotėt i adhuroja. Nė fakt, tė fluturoja - ka qenė gjithnjė superideja ime. Madje mė tė mbėrritur nė SHBA, katėr muajt e parė, pata marrė mėsime pilotazhi. Dhe madje fluturova njė herė - u ula dhe fluturova! po kjo s'ka rėndėsi... Kur po thyeja pra, ato arra, befas mė shkoi ndėr tru, qė arrat sė brendshmi ngjajnė me...
- Trurin e njeriut?
- Pikėrisht. Dhe mendova: Epo, me ētė drejtė do ta qėlloj atė tė shkretė? Tekefundit, ēgjė tė keqe mė ka bėrė ai mua? Dhe pėr mė tepėr, atė pilot e kisha parė... Dhe pastaj, ē'mė duhet mua ai farė Afganistani? Atdhe, jo atdhe, - kjo kategori pėr mua asokohe nuk ekzistonte. Dhe befas mė ra nė kokė me njė trishtim tė pėrmallshėm njė vajzė qė kisha atėherė nė Petėrburg. Megjithėse ajo ishte e martuar...Shkurt muhabetit, doja tė kthehesha menjėherė nė shtėpi
Mė 12 shkurt 1964 Brodskijn e arrestojnė pėr herė tė tretė nėn akuzėn e rreme pėr parazitizėm social dhe e dėnojnė me pesė vjet internim nė punė tė detyruar. Ky proces gjyqėsor i solli Brodskijt njohje ndėrkombėtare, falė regjistrimit stenografik tė gjyqit nga njė gazetare e quajtur Frida Vigdorova, tė publikuar pastaj nė gjithė botėn perėndimore nėn titullin Historia e njė procesi. Gjatė pyetjes sė gjyqtarit mbi profesionin e tė pandehurit, Brodskij iu pėrgjigj me pathos se ishte poet dhe se ky profesion nuk mund tė mėsohet kund, pasi ai vjen nga Zoti.
Ja se ēkujton Brodskij mbi kėtė proces nė njė intervistė tė tij:
...Gjysma e sallės qe mbushur me bashkėpunėtorė tė KGB-sė dhe policisė. Njė sasi tė tillė uniformash nuk e kam parė as nė telekronikat e procesit tė Nurenbergut. Mungonin vetėm kaskat. Procesi im, gjithashtu, njė lloj filmi qe. Kinokomedi! Dhe kjo komedi qe shumė mė interesante nga ajo qė ka pėrshkruar Vigdorova. Gjėja mė qesharake qe se, pas shpinės sime qėndronin dy lejtnantė, tė cilėt me interval prej njė minute, nė mos mė shpesh, mė gėrmusheshin herė njėri, herė tjetri: Brodskij, rrini mirė!, Brodskij, qėndroni drejt!, Brodskij, rrini sipas rregullores!, Brodskij, rrini normalisht!. Dhe mė kujtohet shumė mirė: ky mbiemėr Brodskij, pasi e pata dėgjuar nė njė sasi tė panumėrt herėsh - nga rojet, nga hetuesit, nga prokurori, nga avokati, nga dėshmitarėt, - humbi pėr mua ēdo lloj pėrmbajtjeje. Kjo ėshtė e ngjashme krejt si nė Xzen-budizėm, e dini? Nėse ti vazhdimisht pėrsėrit njė emėr, ai zhduket. Madje kjo ide aplikohet si formė sugjestioni. Nėse ti, pėr shembull, do tė shqitesh nga mendimet pėr Xhorxh Uashingtonin, pėrsėrit paprā: Xhorxh Uashington, Xhorxh Uashington, Xhorxh Uashington... Nė tė shtatėmbėdhjetėn herė - mbase dhe mė parė, sepse pėr mua, pėr shembull, ky ėshtė emėr i huaj, - dhe mendimi pėr Xhorxh Uashingtonin bėhet krejtėsisht absurd. Njė absurd i tillė u shndėrrua pėr mua edhe procesi. E vetmja qė mė ka mbetur nė kujtesė atėherė, ka qenė fjala e mbrojtjes e njė farė Admoni Etkindės. Sepse ajo foli do farė fjalėsh pozitive nė adresėn time dhe tė them tė vėrtetėn, gjėra tė mira pėr veten kurrė nuk mė kishin zėnė veshėt. Ndaj dhe u preka cazė. Kurse gjithēka tjetėr qe kryekrejt njė zoopark. Dhe, mė besoni, asnjė lloj mbrese tjetėr smė ka mbetur.
Mė 4 qershor 1972, me kėrkesė tė udhėheqjes sė lartė sovjete, Brodskij duhet tė dėbohej nga kufijtė e BRSS-sė. Tė nesėrmen ai gjendet nė Austri, ku takohet me idhullin e tij poetik Ė.H. Auden, i cili kalonte pushimet asokohe nė vilėn e tij verore nė Krihststetene, i cili e mori me vete nė Londėr tė nesėrmen, ku ndėrmjet poetėve tė mėdhenj, e njohu dhe me moshatarin e tij irlandez, nobelistin e ardhshėm, Seamus Heaney-n. Odeni do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn e poetit, ai do tė shkruajė madje dhe parathėnien e Poezi tė zgjedhura tė tij nė anglisht, kurse Brodskij do tregojė ndaj tij shembullin e njė nxėnėsi besnik, duke i kushtuar Odenit 15 vjet pas vdekjes njė nga esetė e tij mė madhėshtore Ti pėrulesh hijes.
Nė periudhėn 1972 -1980 Brodskij lexon leksione mbi poezinė ruse dhe anglosaksone tė shek. XIX -XX nė universitetin e Miēiganit nė Ann Arbor. Njėkohėsisht, punon nė universitetin e Kolumbisė nė Nju Jork. Nė vitet tetėdhjetė, ai vendoset pėrfundimisht nė Nju Jork dhe lexon leksione nė kolegjin Maunt Holioki.
Mė 1986 libri i tij nė anglisht Less Than One pranohet vėllimi mė i mirė i kritikės letrare nė Amerikė. Nė kėtė kohė, Brodskij shkruan nė dy gjuhė: poezi nė rusisht dhe prozė nė anglisht. Nė vitin 1987 fiton ēmimin Nobel pėr letėrsinė, kurse mė 1991 bėhet i huaji i parė qė fiton ēmimin e vitit pėr letėrsi nė SHBA.
Mė 28 Janar tė vitit 1996, ndėrsa flinte, Brodskij largohet pėr nė pėrjetėsi.
Nėse do merrnim tė flisnim pėr gjenealogjinė e rrėnjėve tė Brodskijt nė kulturėn ruse, ato padyshim na shpjenė te tradita poetike e shek XVIII-XIX, sidomos te idhulli i tij Jevgjeni Baratinskij, si dhe te tradita moderniste e shek.XX, veēanėrisht me akmeizmin petėrburgas tė Osip Mandelshtamit dhe Anna Ahmatovės. Siē vėren Jurij Llotman, lidhja e Brodskijt me kėtė traditė ėshtė e dyfishtė: lidhje me botėn nga e cila lind dhe nga e cila largohet. Nė kėtė kuptim, poezia e Brodskijt ėshtė drejtpėrdrejt antiakmeistike: ajo ėsht mohim i akmeizmit tė Ahmatovės dhe Mandelshtamit nė gjuhėn e Ahmatovės dhe Mandelshtamit. Megjithatė, vetė Brodskij shpallte idhull tė tij Marina Cvjetajevėn, duke i lėnė vend tė dytė O.Mandelshtamit. Por njė ushqim shumė tė madh nė formimin poetik tė Brodskijt ka lėnė e ashtuquajtura poezia metafizike anglosaksone e Xhon Donit, Marvellit, E. Dikensonit, T.S. Eliotit, R. Frostit, V.Odenit etj. Ndikimi i Brodskijt nė poezinė bashkėkohore ruse ėshtė i gjithanshėm dhe tejet i dukshėm. Sot nė Rusi, ėshtė gati e pamundur tė hapėsh ēfarėdo reviste letrare e tė mos gjesh nė poezitė e poetėve tė rinj gjurmėt e ndikimit tė tij.
Marre nga gazeta shekulli
-
-
Diabolis
Nuk e di nė kjo poezi e Brodskijt ėshtė pėrkthyer mė parė nė shqip. Kur nisa ta pėrkthej mendova se jo- nuk do tė jetė pėrkthyer, se ėshtė paksa e gjatė, ka rima, etj, etj.
Strofa
Porsi gotė,
la njė mbresė
qė smbytet dot,
mbi tė oqeanit sofrabezė,
dhe i pėrndritshmi ka kaluar
nė hemisferėn tjetėr, aty ku
lihet pa ngacmuar
vetėm peshku nė ujė.
II.
Mbrėmjeve, e dashur,
bėn ngrohtė. Qetėsia
kur papagalli ka heshtur
gėrmėzohet deri tek i-a.
Hėna majė ēdo kaēubi
derdh qumėshtin e saj:
paprekshmėria e njė trupi
pėrvijohet nė skaj.
III.
E dashur, pėr ato gjėra
pėrse tė kėrkojmė
se ēndodhi, gjilpėra
sgjendet mė
nė kashtėn njerėzore.
Tė ecim nė kohė, tė gjuajmė
hijen; ose tok, prore
damėn tė luajmė.
IV.
Gjithė sa quajtėm e jona,
sa patėm, gabuam, ēka ishte,
ētepėron nga koha,
si guraleci nė zallishte,
bluhet me pėrkėdheli
pėr tė lėnė daltė e topore-
tė mbarojnė Kukladhianen
fytyrė pa tipare.
V.
Ah, mė tė vogla sipėrfaqe,
Mė pak shpresa nė tė
Nė besnikėrinė e pashoqe
nė nderimin pėr atė.
Mbase, nė humbjen e pėrgjithshme
Trupi shikimit i terret
anė peizazhit nė qoshe
largpamėsisė ti hakmerret.
VI.
Ashtu si nė hapėsirė pika
qė gishti nė largėsi
tregon. Dhe shpejtėsia
E dritės nė zbrastėsi.
Kėshtu bie dhe shikimi:
Sa me larg ti depėrton;
Mė shumė se nga moshimi
Dhe nga sa libra lexon.
VII.
Kėshtu zhvillohet plotėsia
E territ. Pėr tu bėrė terr,
nė planin vertikal
Fuqishėm hua merr.
Njeriu ėshtė autori
I grushtit shtrėnguar,
Kėshtu tha aviatori
Reve kaluar.
VIII.
Mė tė pashpresė, mė tė
Lehtė. Nuk pret paduruar,
Pushimin mbas perdesh,
Si rinia e pasionuar.
Dritė nė skenė, kulisave
Mugėtirė. Kalon nėpėr
Duartrokitjet e gjetheve
Nė natėn amerikane.
IX.
Jeta ėshtė tregėtare shėtitėse:
Puēkė, gju, penis.
Dhe gjeografia pėrzierė
Me kohėn fatin ngjiz.
Padashur, poshtė qepallash
kėtė pushtet e pranon,
Motrės i bindesh
Qė rrotull vjen e shkon.
X.
Tė turpshmen harromė
Gojėn ta thotė mendja e shtyn.
Si gėrma e tridhjet e tretė
Jeta qė mė pret nė sy smė hyn.
E di, nė gjithēka, sado tė largme,
Nė kėdo melankolia ja jep kujės-
Viktima tė zakoneve tė fjalėve,
Tė presjeve tė gjuhės.
XI.
E dashur, fatkeqė
Ska! Ska tė vdekur, tė gjallė.
Ka veē bashkėtingėllore nė festė
Mbi tė harkuarat kokallė.
Dukshėm, nė lartėsi
Nė rolin e bariut tė derrave
Rruazat e pashpuara tė tij
Do na pėrcjellin tė tėrėve.
XII.
Vėrtet, sa mė dendur nė letra
E zeza e bojės nxin,
Aq mė moskokēarės vetja
Pėr tė shkuarėn, pėr zbraztėsinė
E sė ardhmes. Prania e tij
Nė mos mė e mirė sbėn tjetėr
Veēse pėrshpjeton fluturimin
E penės nė letėr.
XIII.
Smund ta dėgjosh pėrgjigjen
Nėse pyet ku
Je si pjesėt e botės
Nė mbretėrinė e akullit nguju.
Gjuha ka njė pol
Veriun, ku bora shtron
Pėrmes Elzevirit; ku zėri
Flamurin dot nuk e ēon.
XIV.
Varfėria e kėtyre vargjeve- nga etja
Pėr tė fshehur, shpėtuar,
kthyer. Por dy herė vetja
nė tė njėjtin shtrat mos shkuar,
Edhe sikur dora e vajzės
Tė mos i ndėrrojė ēarēafėt.
Kėtu- jo nė Saturn, prej unazės
Tė mos hidhesh fėt e fėt.
XV.
Nė rrodhanin jo tė duhur
Qė kėndoi Hesiodi
Qėndron jo aty ku je ulur
Por ku nata tė hodhi.
Me shumė sy nuk e shpon
Terrin- llogaritje e mirė
Pėrsėrisim gjithmonė
Fjalė: fjalėt e tė tjerėve.
XVI.
Si qengji nė hell
Kur piqet, e zjarrin pėrflak.
Unė, pavdekėsova, me sa pata dell
Ato qė smunda dot ti kap.
Ti, siē munde, mė fale
Gjithēka qė unė bėra.
Nė pėrgjithėsi, kėnga satirike
Jehon rrahjen e flatrave.
XVII.
E dashur, jemi baras.
Mė shumė: njėri tjetrit ne
I jemi si vaksina e lijės
Mes pllakosjes sė pėrgjithshme.
Vetėm objekt pėr tė shpifur,
Tok me mundėsinė qė ajo shėnjė
Tė mbetet, krahut, e pikur,
Si ngushėllim i dhėnė.
XVIII.
Ah, bujaria e profecisė-
Ditėt e ardhshme shantazh-
Si kamzhiku i emrave tė atėsisė
Kujtesė, qė shumė ska tė japė.
Ju takojnė, si lejlekut
Vėrtitjet, rrenat e sheqerosura.
Por ne do tė rrojmė, sa tė rrojė
Falja dhe gėrmat e shtypura.
XIX.
Kėto gjėra do tu shkrihen
Nė kohė atyre nė sy
qė pėr pjata shtyhen
Nė larushinė aty.
Mendoj, vėrtet
Mirė qė jemi ndarė-
se qė tė shohin astronautin
nuk kanė pėr tu vrarė.
XX.
Hiqe, mik, nga korniza,
Fytyrėn e Gruas sė Bekuar.
Vendos foton familjare-
Pamjen e planetit nga hėna fotografuar.
Na hiqni ne tok fytyrėhije-
Mik i padėnjė,
Humbameno hafije;
Se ju qetė shumė tė zėnė.
XXI
E pavend, si mamuthi
Nė filarmoni, njė pamje
Nė tė tashmen me unė e ti.
Me siguri do tė ngelen tė hutuar
Banorėt e sė nesėrmes
Nga kjo pėrzierje e ngatėrruar
Ndjenja e fuqishme e dinosaurit
Nė cirilike shtjelluar.
XXII.
Gjithēka mbaron nė mėrzitje,
Jo nė trishtim.
Por kjo shkencė e re
Ka pakėz ndriēim.
Stoiku qė dinte tė vėrtetėn-
vetėm njė tė tretėn stoik.
Pluhur pėrmbi tavolinė
qė nuk fshihet a ik.
XXII.
Kėto rreshta nė thelb janė
Dėrdėllitje plakushi.
Gjykatėsit nė kohėn tonė
Japin dėnime grushti.
Ivanovit. Petrovit me tė birė,
Koskave tė tyre meite.
Por fjala e lirė
Nuk di tė bėjė zbritje.
XXIII.
Kėshtu ne shuajmė kandilen
Me njė stol pėr tu pėrplasur.
Duke folur pėr tė ardhmen
Nga jermi i plakut qasur.
E dashur, gjithė gjėrat e mira,
E kanė njė fund,
Ndihmohet errėsira
Nga muskuj fytyre e inde.
XXIV.
Kjo nė fund tė perspektivės
Sonė. Jo tė gjatė, fatkeqsisht.
Mandej kohė pėr mrekulli
Tė mrekullueshme, ditė pafundėsisht,
Gara pėrfundon nė linjat
E qyteteve, etj-rave aty;
Fjalė pafund, nga tė cilat
Asnjėra pėr ty.
XXV.
Pranė oqeanit shkruaj,
Natė vere. Nxehtėsia
Si dorė e huaj
Nė kafkė. Lėkura
E qėruar e portokallit
Tkurret. Tė ndjekin ritet,
Si priftėrinjtė e Eleusinit,
Mizat mbi krye vėrtiten.
XXVI.
Mbėshtetur mbi bėrrylin tim
Dėgjoj fėshfėrimėn e qitros.
Mė e keqe se bubullimė
E shpėrthimit famoz.
Mė keq se kur fėmijėt
Dėnesin ėė-ėė.
Sepse mbas kėsaj
Pason asnjė gjė.
-
-
Diabolis
Njė copėz tė vogėl nga poezia:
Histori e shekullit tė njėzetė
(njė shfaqje udhe)
1910 shėnon fundin e dekadės sė parė.
Si i tillė, pėrfundimisht duhet miratuar.
Se nė tė njė prirje demokratike ėshtė shquar.
Megjithatė herė-herė gjėrat morrėn kthesė tė gabuar.
Si kur Kryeministri i Egjiptit, krejtėsisht pa faj
Tė tij, vritet. Por revolta
Nė Shqipėri ėshtė punė e masave
(Sado qė si i dallojnė ata tė shtypurit e tyre nga klasa e tyre sunduese
ėshtė hamendja e kujtdo).
...
p.s. ma solli ndėr mend fataliteti i ngjarjeve- spiralja e historisė; nuk besoj tė jetė pėrkthyer nė shqip meqė ėshtė shkruar nė anglishte.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diabolis pėr postimin:
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt