Dante Aligieri
Ferri Komedija Hyjnore
Kanga I
Ne mes te shtegetise se kesaj jete
U gjeta ne nje pyll krejt erresi,
Se kishe humbe une rrugen e vertete.
Si ish ta them sa kam veshtiresi
Ai I egri pyll, I ashper, pyll hata,
Sa ta mejtoj me kall frike perseri!
Vecse ma e idhte ne qofte vdekja paksa!
Po me tregue cte mire kam gjete nate ane,
Do flas per sende tjera qe kam pa.
Si hyna mbrende as une sdi me ju thane,
Aq gjume I forte qepallat kish randue,
Kur rrugen e vertete e pata lane.
Po kur te rranza e kodres qeshe afrue,
Atje ku merrte fund ajo lugine,
Qe me aq tmer ne zemer mkish trazue,
Veshtrova lart e pashe se si ne shpine
Po vishej krejt nga rrezet e planetit,
Qe ne gjithe shtigjet njerezve u prin.
Athere vec frika miku pak te shkretit
E zemren une e ndjeva ma te lire
Nga nata, qe kalova mes sikletit.
Si ai, qe tue marre fryme me te veshtire,
Prej detit del ne breg e nga ato vale
Aq te rrezikshme syte e vet I prir,
Dhe shpirti im, qe ikte pa u ndale,
Mbrapa u suell me pa ate rrugen trishte,
Qe sla njeri te gjalle andej me dale.
Dermue, si u clodha pak mbi ate gurishte,
Ia nisa rruges neper breg tshkretuem,
Cdo here kamba e ndalun ma poshte ishte.
E, ja, gati perpjeten pa filluem,
Me doli nje pantere e lehte, e shpejte,
Qe me lekure te larme ish mbuluem;
Synin mbi mue e mbante ngulun drejte
E udhen time aq keq e kishte pre,
Sa qeshe sa here tue ike e kthye une krejt.
Ish koha kur agonte dita e re
E ngrihej Dielli me ata yj ne qiell,
Qe me te ishin, kur Zotyne mbi dhe
Separi I levizi najr te kthiell;
Guxim e shprese ne shpirt me kish pertritun
Per bishe-larushen, qe spo I gjeja fill,
Ai agu I dites, e ambla stine e ndritun,
Por jo sa frike aspak tmos me shkaktonte
Pamja e nje luani cfaqe papritun.
Ky dukej se drejt meje po u afronte
Me koken lart, me nje uri tterbueme,
Sa ngjante se edhe ajrin e tmeronte.
Vec nje ulkoje, qe shihej e pushtueme,
Ashtu kocke e lekure, nga shum deshira,
Qe sa njerzine e bani te mjerueme:
Kjo, po, me futi aq ne te veshtira,
Me ate frike qe te perfton vec pamja e saj,
Sa per tu ngjite I humba shprest e mira.
Si ai qe pasuni fillon te baje,
E vjen nje kohe dhe e humb, kur nuk e priste,
Pastaj me lot e qan edhe me vaje,
Keshtu me ngjau me ate bishe qe po levizte
Dalengadale tue mu afrue nate prite,
Tue mshty ne terr, ku diell nuk llamburiste.
Ndersa une tatepjete isha tue shkite,
Perpara sysh mu cfaq nje fare shajnije,
Zanin heshtija e gjate ia kish venite.
Kur une e pashe me sy nate log shkretije,
Brita: <<Meshire te keshe per mue, aman,
Kushdo ti qofsh, njeri I gjalle o hije!>>
E ai: <<Nuk jam, por qeshe njeri taman,
Lombardas prindet pata porsi fare
E si atdhe te dy qene mantovan.
Linda sub Iulio, ndonse pak ma pare
Jetova nRome kur ish August I mire,
Nate kohe hyjnish te rrejshem, genjeshtare.
Poet une qeshe, kendova tdrejtin bir
Te Ankizit, ardhun Troje, kur u krye
Lufta qe Ilionin dogji pa meshire.
Po ti drejt skeqes pse je tue u kthye,
Pse sI hyp malit, qe I cdo gezimi
Edhe hareje asht fillim, arsye?>>
<<Ti qenke ai Virgjili, ai burimi,
qe fjala I rrjedh si lum I gjane? mejhere
I gjegja une I skuqun nga turpnimi.
Oh ti I gjithe poetve drite e nder,
Ndihmome, pash dashunine e ate mundim
Qe derdhe une kam mbi librin tand me vlere!
Mesuesi im ti je, auktori im,
Ti je I vetmi njaj, nga I cili nxora
Te bukrin stil, qe me ka dhane nderim.
Shihe shtazen nga e cila rrugen bora!
Shpetome, o dijetar me nam mbi dhe,
Se prej saj po me dridhet kamba e dora!>>
<<Po te duesh, nje shtek tjeter me dale ke, -
mu gjegj ai, kur me pa me sy tane lot, -
ne dac shpetim nkete vend plot me shkerbe;
so kjo bishe, per te cilen thrret ti sot,
nuk len njeri ne rruge te saj me u sjelle,
dhe pa te mbyte ajo ste leshon dot;
e ka nje shpirt, qe ze e vaje vec ndjell,
nga lakmija e pangopshme kurr sqetohet,
asht ma e uritun tue u fa me gjelle.
Me shum frymore ajo pa da barcohet,
Dersa te vije Langoni, tjere do gjeje,
Po mizorisht nga ky do te dermohet.
As toke as pasuni nuk do e ushqeje,
Porse virtut e dije e dashuni,
Mes Feltri e Feltri aty ai ka me ndeje.
Shpetim do kete e gjora Itali,
Sciles Kamila virgjin, pa u tute,
Eurjali, Turni, Nizi I rane fli.
Ky do ta nxjerri nga cdo vend e skute,
Dersa ta flaki ne sketerre tpafund,
Atje, nga ku zilija e pat shkepute.
Per tmiren tande flas, prandej gjithkund
Te vish me mue e do me kesh ti pris
Nder viset e amshueme; mos u lkund
Klithje kur te degjosh prej lemerise;
Shpirten qe vuejne me shekuj ke per tvrejte,
Vdekje te dyte kerkojne ata shastise.
Do shohesh dhe te tjere te knaqun krejt
Ne zjarr, sepse shpresojne prap me u bashkue
Heret a vone me ata qe jane nder qjejte.
Ke ata ti ne deshrofsh fill per me shkue,
Nje tjeter shpirt ma I hirshem do te vije,
Me te une do te la, kur tjem largue.
Se Ai, qe lart e ka mbretnine e tij,
Mbasi ligjes siu binda, nuk deshron,
Qe permes meje shpirt atje tarrije.
Gjithkund sundon, por vec atje mbretnon,
Atje qytetin ka, seline e vet, -
Lum ai, te cilin afer e pranon!>>
E une atij: <<Te lutem, o Poet,
Deh, pash ate Zot, qe ti se adhurove,
Vetem keshtu ti mos me len per shkret;
Me co ku the, tI dal une kesaj prove,
Qe portes se Shen Pjetrit tI hyj mbrenda,
Te shoh ata, qe aq te mjere pershkrove!>>
Ai necje u vu, e une permbrapa I renda.
Krijoni Kontakt