Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 67
  1. #21
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kanga XII

    Ishte ai shpat, ku gati u bame per zbritje,
    Gurishte e rrmyeshme; e cka pame me sy,
    Vec ta shikosh te ngjallte neveritje.

    Porsi nga rreshmja qe, tue u rrekellye,
    Kndej Trentit ne Adigje shkoi e ra,
    O per termet o n’rraje pse mali ish grrye,

    Krejt brinja, c’merr nga maja prej ku u nda
    E deri poshte, qe ish rripe e lemuet,
    Tash asht zhurine, pra ke se ku me I ra, -

    E tille ishte rrepina e shemtuet;
    E mu ne zgrip te zgavrres copetue
    Turpi I Kretes sa gjane gjate rri shtruet,

    Ai qe ne lope te rreme qe krijue.
    Porsa na pa, vehten kafshoi me dhambe,
    Kaq fort nga inati I madh u pezmatue.

    Mesuesi I urte ia pati me piskame:
    <<Ke frike se ky mos asht duka I Athines,
    ai qe ne bote vdekun te vu nen kambe?

    Cporru ti, shtaze! S’po I zbret jo ky gremines
    Stervite prej motres sate, por asht qase
    Me pa cka vueni ju, shpirtna t’errsines!>>

    Porsi njaj dem qe lakun kput, trumhase,
    Kur mu ne koke per vdekje e kane godite,
    Kambe dot nuk luen e rri tue u perplase,

    I tille dhe Minotauri u ba paprite;
    E prisi I mprehte at’here: <<Vrik kape shtegun!
    Sa asht n’terbim, ma lehte e ke me zbrite.>>

    Keshtu teposhten na filluem me ndjekun
    E pesha e trupit tim zu t’I rrezoje
    Guret, qe binin kamba n’ta tue prekun.

    Ecja n’mendim; e ai: <<Per kete rrenoje
    Ti ndoshta po mendon, ruejte cep me cep
    Nga inati I bishes qe nuk lashe t’vershoje.

    Kur per te paren here ne kete gazep
    Te ferrit zbrita, due ta kesh te qarte,
    Ky shpat ketu ka qene vec shkamb e shkrep.

    Por pak ma pare se Ai nga qielli I arte
    Ketu te vinte per te madhen pre,
    Qe ia hoq Dites n’rrethin ma te larte,

    Nga kater anet ky I ndyti dhe
    U trand aq fort, sa thashe se gjithesija
    Ndjeu dashuni; e asish qe besojne ke

    Se shum here bota ra nga dashunija
    Ne kaos; pra n’ate rase shkamborja plake
    Ketu e gjetiu u shemb e u ba thermija.

    Ngul syte tash ne lugine! E gjakta brrake
    E vale asht afer; mbrende rrijne tue u zi
    Ata qe duert e veta kane pergjake.>>

    Zemrim I cmendun, o e verbte lakmi,
    Qe aq na grah ne t’shkurten jeten tane,
    Pastaj keqas na qull n’perjetesi!

    N’trajte harku pashe at’here nje grope te gjane,
    Qe bante pjese ne t’rrumbullaktin rrah;
    Kete gja ma pare mesuesi ma kish thane.

    E rreth e rrotull bregut krah per krah
    Vraponin, shgjetat n’dore porsi gjahtare,
    Kentaurat, si dikur n’ate bote per gjah.

    Tue zbrite kur na hetuen, u ndalen mbare
    Dhe tre u ndane vecan perbri rrekese,
    Me harqe e shgjeta zgjedhun qysh ma pare.

    Njani leshoi nje za si kokrra e rrfese:
    <<Cfare dnimi ju po uleni me vuejte?
    Flisni pa luejtun kambe o ju rashe krese!>>

    <<Vetem Kironit gjegjen ia kem’ ruejte,
    sa t’vijme ma prane, - ia ktheu mesuesi qete, -
    per t’zeze gjithmone zemrimi te ka mujte!>>

    <<Nesi ai asht, - tha dhe me preku lete, -
    qe vdiq per Dejaniren vashe plot nur,
    vehtes se vet ia muer ai hakun vete.

    Ai n’mes, koke-ulet, syte mberthye n’krahnuer,
    Kironi asht, qe rriti Akilin trim;
    E tjetri – Foli idhnak e shpirtmizuer.

    Me mija I siellen gropes pa pushim,
    Tue shigjetue cdo shpirt qe rregull prish
    E del mbi gjak jo aq sa e ka denim.>>

    Na iu afruem ma fort t’shkathtavet bishe;
    Kironi nxuer nje shgjete e zu t’sheshoje
    Per nofulla mustaqet fare shprishe.

    Lirue mbasi e pat te madhen goje,
    Shokeve u tha: <<Me sy a keni ndjekun
    Si I dyti guret luen kahdo te shkoje?

    Keshtu s’asht pa se ban nje kambe e vdekun!>>
    E kur iu qas te gjoksi prisi I mire,
    Aty ku dy natyrat kane t’perpjekun,

    Iu gjegj: <<Ai asht I gjalle, une e kam prire,
    I vetem fill, n’keto errsinat tueja;
    Ka ardhe ky per nevoje, jo per endire.

    Nderpreu ne gjysem kangen <<aleluja>>
    Ajo qe me ngarkoi mbi krye t’I rrij;
    As ky as une s’kem’ vjedhe gjana te hueja.

    Por, pash ate force, qe po me ban t’I bij
    Ketij shtegu te eger per hata,
    Na jep njanin prej tuejve te na prije,

    Te na tregoje kah shkohet neper va
    E te ma mbaje mbi vithe kete njerine,
    Se nuk asht shpirt qe ngrihet per hava.>>

    Kironi atbote u suell n’e djathte te tijne,
    Nesit I tha: <<Kthe pas! Ke me I drejtuem
    Dhe mproji n’qofte se sheh te tjere qe vine.>>

    Me ate shoqnues besnik rrugen vazhduem
    Bregut te lumit, ku ne gjak te ndyte
    Tue u zi vikatshin shpirtnat e denuem.

    Pashe aty njerez der ne vetlla zhyte;
    Kentauri tha: <<Tirane ketu ke plot,
    Qe tue plackite cuen jeten e tue mbyte;

    Cdo dhune barbare lajne ketu me lot.
    Leka asht ketu, Dionisi zemergur,
    Qe e mundoi Siciljen per sa mot.

    Ai balle atje asht flokeziu mizuer
    Kont Acolini; tjetri, floket ar,
    Asht Obic d’Esti, qe shpirtin ia nxuer

    I biri doc ne boten tej ma pare.>>
    Poetin vrejta e ai m’tha keto fjale:
    <<Tash m’ke te dyte, ky asht per ty I pare!>>

    Pak ma andej Kentauri, tue u ndale
    Mbi disa njerez der ne fyt mbulue
    Nga gjaku I thelle qe gurguron I vale,

    M’tregoi nje shpirt qe vuente krejt vecue.
    <<Ai n’prehen t’Perendise, - tha, - zemren cau,
    qe mbi Tamis dhe sot jane tue e nderue.>>

    Tjere pashe pastaj, qe jashta atij vau
    Nxjerre kishin kryet o gjoksin leshatak;
    Njohta disa nga ata qe syni pau.

    Lumi, qe ulej vazhdimisht nga pak,
    Tash t’pervelonte vetem kambet; vane
    Na e kaluem ne kete cekine me gjak.

    <<Sikur po e sheh me sy si nga kjo ane
    kjo vale e gjakut sa po vjen cekohet, -
    Kentauri tha, - kshtu bese due me ma zane

    Se n’anen tjeter shton ky gjak I ngrohet,
    Dersa t’arrihet ne ate vend te mjere,
    Ku tiranija egersisht ndeshkohet.

    Drejtesija hyjnore atje ther
    Atilen, qe pat qene kerbac per bote,
    E Pirr e Sekst; dhe pa pushue nje here

    Ne gjak te vluem do derdhin lot te kote
    Ai Rinier Paci dhe Rinier Korneti,
    Qe rruge nuk lane pa pre.>> E atebote

    Vaut prap I ra e sy me sy na treti.

  2. #22
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kanga XIII

    Nesi ende s’kish dale ne tjetrin breg,
    Kur na u futem ne nje pyll t’pasosun,
    Ku s’shihej kund me sy as shenje as shteg.

    Jo flete te blera, por ne zi ngjyrosun,
    Dege t’drejta jo, por nejce e te ngatrrueme,
    Pa fruta, krejt me thepa t’helmatosun.

    Nuk gjejne kso shkurresh t’ashpra e te dendsueme
    Ato bishet e egra, qe aq menijne
    Korneto dhe Cecine, toke te lavrueme.

    Te mbrapeshtat Harpije ketu rrijne
    Qe dbuen trojan’t nga Strofadet unji,
    T’zeza tue parafole, qe ma vone vijne.

    Flatra te gjana, ftyren si njeri,
    Kambet me kthetra, barkun n’pupla mblue,
    Nder ato bime per bind rrijne tue psherti.

    E prisi I mire: <<Ma mbrende nuk due me t’cue,
    Se je n’brezin e dyte une pa ta thane,
    Ketu do jesh, - vazhdoi ai me tregue, -

    Deri sa t’kesh arrijte te e ndezta rane;
    Por hapi syte, se ke me pa paprite
    Gjana, sa syve tuej bese mos me u zane>>.

    Kudo degjoja njerz tue fsha, tue brite,
    Por kund njeri me sy nuk po veshtroja,
    Prandej u ndala pa ba za, habite.

    Besoj se ai besonte, qe une besoja
    Se gjithe ai za mund t’dilte n’per morrize
    Nga njerz te fshehun nga e pyllit mbloja.

    <<Ne qofte se then, foli I shtrenjti pris, -
    ndo’j degez nga ndonjana nder kto bime,
    mendimet qe ti ke kane per t’u grise.>>

    Atbote une doren time tue e shtrime
    Nje gem keputa n’nje kacube, mbas pak
    <<Pse po me shkyen?>> - ai trung leshoi nje brime.

    E kur filloi me u ri pastaj ne gjak:
    <<Pse me caplon? – ia nisi tue u germushe, -
    si nuk te ndjeka ai shpirt dhimbje ndopak?

    Njerz dikur qeme, por tash jem kthye n’gemushe,
    Ty dora duhej t’kishte ma meshire
    Shpirten gjarpijsh po t’ishim neper fushe.>>

    Sikur nje dru e njome, e ndezun mire
    Nga njena ane, n’ane t’kundert psheretin
    Edhe cijat prej eres neper bire,

    Ashtu nga ai gem riguen edhe u perzine
    Fjale edhe gjak; prandej une e leshova
    Pertoke, nga frika te dy krah’t m’u ngrine.

    <<Po te kishte zane bese edhe pa prova, -
    I gjegji prisi im, - shpirt I coptuem,
    Cka n’vargje t’mija qysh ma pare pershkrova,

    Doren e vet kah ti s’do e kish drejtuem;
    Por fakti I pabesueshem me ka shty
    Ta nxis per nje veprim, qe asht tue m’randuem.

    Por thuej kush je e ky si shperblim ty
    Ka per ta ngjalle kujtimin per cdo skute
    Te botes, ku te drejte ka ky me u kthye.>>

    E trungu: <<Aq fort ti zemren po ma zbut
    Sa nuk hesht dot. Keq pra mos te ju vije,
    Ne qofte se ne bisede po due me u fute.

    Jam ai qe celsat dijta n’dore t’ia shtij
    Zemres se Federikut; tue I vertite
    Ambel, here mbyll here cel, munda t’arrij

    Te zemra e tij kend mos te la m’u avite;
    Besen ia mbajta t’lartes zyre, e mbyte
    E pata vehten, puno nate e dite.

    Por smira, kjo lavire, qe s’I heq syte
    Nga selija e Cezarit asnjehere,
    Vdekje per t’gjithe, ne kurte ves I ndyte,

    Ndaj meje ndezi flake shpirtnat e tjere
    Dhe ndezja e tyne ndezi Augustin krejt,
    E m’u kthye n’vaje cka pata lavd e ndere.

    Ky shpirti im, qe pezmi ish tue e brejte,
    Me vdekjen tue dashte pezmit me I shpetue,
    Ndaj vehtes sime t’drejte m’bani t’padrejte.

    Pasha te rejat rranje te ketij dru,
    Kurr nuk ia theva besen zotenise,
    Qe ishte aq I denje per t’u nderue.

    N’se kush prej jush n’ate bote prap ka me u nise
    T’ma naltoje emnin tim, qe poshte ka ra
    Nga cpifjet e frymzueme prej zilise.>>

    Priti paksa, pastaj: <<Mbasi s’ban za, -
    M’u suell poeti, - kohen mos e bir,
    Por foli ne pac pyetje per t’I ba!>>

    At’here prisit I thashe: <<Fol ti ma mire,
    Mjaft qe deshira im te plotsohet,
    Se prej dhimbjes te shprehem kam veshtire.>>

    E ai filloi: <<Ishalla vertetohet
    N’ate bote deshira e drejte, qe n’zemer t’dridhet,
    Shpirt I burgosun; nga ne te kerkohet

    Me lutje, t’na tregosh ne c’menyre lidhet
    Shpirti nder dege; na thuej ti mundesisht
    A thue ka ndodhe qe kush prej tyne t’zgjidhet?>>

    Ahera trungu fryni fuqimisht
    E u shndrrue gjithe ajo ere ne keto fjale:
    <<Cka deshet, do degjoni shkurtimisht.

    Porsa nga trupi shpirti te kete dale,
    Nga trupi, qe vete mbyti me dore t’vet,
    Minosi n’gryke te shtate e hjedh pa u ndale.

    Bie ne pyll, e aty ku ndeshet njet,
    Aty ku fati e flak prosi shgjetore,
    Rranjet e veta lshon e gema qet;

    Del si fidan, rritet si lande pyllore;
    Gjethet e saj harpijet I kane gjelle,
    Dhimbje shkaktojne, dhimbjes I gjejne dritore.

    Si tjeret, trupat ketu kem’ me I sjelle;
    Por jo ma qe t’I veshim perseri,
    Se s’asht e drejte te marrish cka ke hjedhe.

    Do t’I terheqim zvare, n’kete erresi
    Pylli nder dege do varen trupat tone,
    Sejcili vare n’ate shpirt, qe pat merzi.>>

    Mbi trung ishte terheqe vemendja jone,
    Pandehnim se dic donte prap me thane,
    Kur, ja, degjuem na nje te forte jehone,

    Si ai qe degjon befas nga nje ane
    Derrin qe vjen e ata qe I dalin n’prite,
    Qejt lehin e ulurin krejt pylli I gjane.

    Do shpirtna, ja, nga I majti breg paprite
    Ia behen cveshe, dermishe, tue nga rrufe
    N’per pyll, perdhe me turr deget tue qite.

    I pari briste: <<O morde, tash ku je?>>
    Tjetri, qe I bahej vrapi se I del huq,
    I thrriste: <<O Lan, ti kaq I shpejte nuk qe

    N’beteje te Topos, dheu kur n’gjak u kuq!>>
    E ndoshta pse nuk kishte ma ai fryme,
    Mbi nje kacube u rrzue e ra palmuc.

    E mbas tyne krejt pylli ishte plym
    Me bushtra zi, te vrullshme e te deshrueme,
    Porsi langojt qe hekrat kane shperthyem.

    Mbi ate qe mbet u lshuen si te terbueme,
    Pastaj me dhambe ta bamen cike e cike,
    Hiken, ne goje gjymtyret e dermueme.

    Prisi doren ma muer e, mue tane frike,
    Me coi te cufrra kot qe shkrihej n’vaje
    Per trup gjymtue ku gjaku rridhte pike.

    <<O Jake nga San Andrea, - zani I saj
    gulshonte, - cka fitove qe mburoje
    gjete ne mue? Per ty faje pse t’laj?>>

    Kur iu afruem, mesuesi zu t’I thoje:
    <<Po ti kush je, qe kjan me aq pikllim
    tue fole e gjak tue rrjedhe nga keto goje?>>

    E ai: <<O shpirtna, qe ne kete drejtim
    Paskeni ardhe si shkyhemi ma pa
    E po shihni ne mue te ziun gjymtim,

    M’I mblidhni deg’t e shkurres trishtas ra!
    Une qeshe nga ai qytet qe mburojtar
    Baptistin muer, hoq Marin: per kete gja

    Ky kurr nuk do ta laje te sillet mbare,
    E po mos t’ishte ftyra e tij mbi ure
    Te Arnit, sikur qe gjithmone ma pare,

    Qytetaret, qe e themeluen dikur
    Mbi hi e pluhun, t’vetmet gja qe mbeten
    Nga Atila, s’do te ngrinin n’kambe nje mur.

    Shtepine trekambsh une bana e vara veten.>>

  3. #23
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kanga XIV

    Per vend te lindjes me ngushtoi dashnija,
    Sa tok ia mblodha gjethet e shperndame
    E atij ia ktheva qe I kish ra zalija.

    Mbrrijtem ma n’fund n’ate ven ku asht I ndame
    I dyti brez nga I treti, atje mue
    M’u cfaq si drejtesija bante nam.

    Cdo gja te re qe pashe per me tregue,
    Po them se na ia behem n’nje djerrine,
    Qe bime ne shtrat te vet s’len me bulue.

    I dhimbshmi pyll krejt rrotull e perfshin
    Porsi kunore, si pyllin brraka trishte;
    Na hapat ndalem buze asaj shkretine.

    Aq perveluese rana e dendun ishte,
    Sa as Katoni kurr kamben e tij
    S’e pati vu ne nje te tille ranishte.

    Hakmarrja jote, Zot, o Perendi,
    Se c’tmer e frike atij duhet t’I kalle,
    Qe do lexoje cka pashe me syte e mij!

    Vraponin turma lakur neper zall
    Tue qa e tue lotue te zine mjerim,
    Por s’njajtes vuejtje nuk I bajshin balle.

    Sa rrinin shakull n’shpine gjithe deshperim,
    Disa, te ulun ndeje, grusht ishin ba,
    Dhe rend e rend te tjeret pa pushim.

    Turmen qe rendte s’e numronte gja;
    Te shtrime ishin ma pak, por nen ate tmer
    Me gojet shkrumb ma fort thrrisnin tue qa.

    Permbi ranishte pa ia me njehere
    Nje shi prej flakesh binte fije-fije
    Ngadale, si bora alpesh kur s’ka ere.

    Si Leka, mbi ate dhe te nxehte Indije,
    Pau tue pikue persiper ushterise
    Copa flakesh der n’toke pa u shkime njefije,

    Prandej te gjithe I urdhnoi I forti pris
    Te rrinin tue shkele rrah’n e perveluem,
    Qe te mos hapej flaka shkretetise, -

    Ashtu reshte n’ate ferr zjarri I amshuem;
    E rana, porsi eshke ne gur e unur,
    Ndizej, dhimbjet tue shtue nder te denuem.

    Si n’valle I leviznin t’shkretat duer
    Pa da andej-kendej, nga trupat vale
    Tue shkunde te fresktat flake te zjarrit flure.

    <<Mesuesi im, - ia solla keto fjale, -
    qe mposht cdo gja vec djajve, qe mizore
    te porta e ferrit deshen me na ndale,

    kush asht, valle, ai vigan, qe s’merrka n’dore
    kaq zjarr, e rri percmues e pa u perpjekun
    dhe duket se s’po e piqka gjithe kjo bore?>>

    Kur vrejti se kah ai ishte terhjekun
    Kureshtja ime, vete m’u gjegj ma pare
    Tue brite: <<Si qeshe I gjalle, jam edhe I vdekun!

    Le ta lodhe Jovi t’fortin farketar,
    Nga I cili muer rrufene edhe, titan,
    Me te me shigjetoi e m’bani zhar,

    Le t’rrahin sa te duen kudhe e cekan
    Ne Mongjibel, ne farketore t’zeze,
    E te vikase: <<Vullkan! Ndihme, ndihme, aman!>>

    Si n’Fleger, kur beteja pat qene ndeze,
    E le te me qelloje me force t’pamate; -
    Krejt kot e ka, s’perulem dot, per bese!>>

    Me t’madhe prisi at’here t’I ka piskate,
    Sa kurr degjue s’I kishte une aq za:
    <<O Kapane, shi n’kete kreni qe zgjat,

    qendron ndeshkimi qe ti je tue la;
    terbimi yt vete po t’denon perjete
    ma teper se sa flaket ne shulla.>>

    Pastaj m’u suell e tha, n’fytyre me I qete:
    <<Ai qe nje nder shtate mbretnit qe rrethuen
    qytetin Tebe; pat e vazhdon t’kete

    ndaj Perendise meni qe gja s’e shuen;
    por, bash ashtu si ia perplasa n’sy,
    furine porsi stoli ne gjoks ia vune.

    E tash eja mbas meje, pa u shty
    Mbi rane te kobshme ku po digjen flaket;
    T’ecesh rranze pylli asht ma mire per ty.??

    Te heshtun mbrrijtem te nje lum si I gjaket,
    Qe I vogel fill prej pyllit rrjedh rreke;
    Sa here qe e kujtoj me vjen te paket.

    Sikur nga Bulikami del nje she
    Ku marrin ujet vajzat mekatare,
    I tille derdhej dhe ky mbi t’ndeztin dhe.

    Krejt shtrati I tij e brijte veshe ishin fare
    Me gure, si edhe brigjet ne dy ane:
    Pra duhej ece bash kesaj rruge vetare.

    <<Nder sa e sa gjana qe der tash kam thane,
    qyshse na I jemi fute se madhes dere
    neper te cilen mund te hyjne te tane,

    ti nuk ke pa me sy kurrndonjehere
    gja ma per bind se uj’t e ksaj rrekeje,
    ku flaket pa ra mire shkimen mejhere.>>

    Me keto fjale mesuesi u kthye prej meje,
    Mbasi e luta gjelle me me dhurue
    Tani qe me kish zgjue deshire nder deje.

    <<Mes detit asht nje vend perdhe rrafshue, -
    prisi me tha atbote, - e quhet Kreta,
    nen mbret te saj pa faj njerzt kane jetue.

    Mali I saj Ida gjithe kroje te qeta
    E pyje gjelberore dikur kishte,
    Por tash s’ka tjeter, vec troje te shkreta.

    Rea per djep t’sigurte e zgjodh, ferishte
    Kur t’birin pat, dhe qe ma mire me e fshehe,
    Vajin e djalit fill me klithje e prishte.

    Mbrenda atij mal nje plak hierande rri ngrehe,
    Shpinen e vet Damiates ia drejton,
    Drejt Romes si n’pasqyre dy syte I mpreh.

    Ar I kulluet mbare koka I xixellon
    Dhe argjend krahet edhe parzmi unji,
    Baker der n’rranze te kofsheve I veton;

    Cka merr ma poshte e ke hekur te zi,
    Por kamba e djathte asht prej argjilit pjelle, -
    Mbi kete ma fort mbeshtetet trupi I tij.

    Gjithe trupi, pervec kokes, pre asht thelle,
    Nga camja curril lotet poshte pikojne
    E, mbare tue u bashkue, shporojne ate shpelle.

    Me rrjedhe te tyne ne lugine formojne
    E Akeron e Flegeton e Stigje,
    Mandej neper kete lug te ngushte kalojne

    E mbrrijne atje ku s’gjen me zbrite ma shtigje,
    Kocitin tue perftue; c’mocal asht ai
    Do e shohesh vete, - ketu s’te jap pergjigje.>>

    <<Ne qofte se kjo rreke, - I thashe pastaj, -
    rrjedh n’kete menyre nga lart prej botes sone,
    perse na cfaqet vetem ne kete skaj?>>

    M’u gjegj: <<I rrumbullaket asht gjithmone
    Ky hon; e mbasi fute jem’ vazhdimisht
    Tue marre te majten poshte ne rrugen tone,

    Honit s’I jemi sjelle kurr krejtesisht;
    Pra ne te dalshin para sende t’reja,
    N’fytyre mos u trego si mrekull t’isht.>>

    E une serish: <<Flegetoni e Leteja
    Ku jane, mesues? Per njanen ti s’po flet,
    Per tjetrin thue krijohet nga rrekeja

    E loteve>>. <<Mue vargu I pyetjevet
    M’pelqen, - m’u gjegj. – Ti nje pergjegje e more
    Nga vete kjo dallge e kuqe qe bucet.

    Letene do shohesh jashte kesaj gropore,
    Atje ku te gjithe shpirtnat shkojne me u la,
    Si t’I kene vuejte mekatet njerezore.>>

    Pastaj me tha: <<Tashti duhet me u nda
    Pre pyllit; ti gjithmone mbas meje rri,
    Tue ece per te gjate bregut s’te gjen gja,

    Se mbi lum shuhen flaket nji nga nji.

  4. #24
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    great job


    Ndryshuar për herë të fundit nga Eagle : 26-07-2004 më 07:53
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  5. #25
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar më parë nga Eagle
    great job


    falemn.

  6. #26
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kanga XV

    Ecnim ne njanin prej atyne shtigjeve,
    E avulli I rrekese, tue u ngrite I rande,
    Flaket I fikte ujit edhe brigjeve.

    Si ne bregdet, c’merr Bruzhe edhe Visande,
    Tue drashte batica e eger se I rremben,
    Ngrejne penda t’larta banoret flamande;

    Si padovanet, Brenta ku shperthen,
    Shpejtojne me mprojte keshtjellat, njerezine,
    Ma pare se Kiarentanen vapa e zen;

    Po n’ate menyre dhe keto brigje vine,
    Dhe pse jo aq te nalta e te medha
    I ngriti ai qe n’to tregoi mjeshtrine.

    Pyllit I ishim shmange te dy aq, sa
    Ku ishte s’do te dija me dalluem,
    Dhe sikur mbrapa t’isha sjelle me pa,

    Kur, ja, na dolen para do t’mallkuem
    Te cilet asaj pende I binin anes
    E rrinin vazhdimisht tue na veshtruem

    Si kqyret nje njeri nen drite te hanes
    Se re; dhe syte I rrudhnin ato hije
    Sikur prestari plak ne bire t’gjylpanes.

    Keshtu, sodite prej gjithe asaj morije,
    Me njohti njani e menjehere me kapi
    Per kind t’petkut, tue brite: <<O cfare habije!>>

    Kur doren shtriu e ai drejt meje capi,
    Veshtrimin ngula ne fytyr’n e pjekun,
    E ajo fytyre e djegun n’cas m’ia hapi

    Perden mendjes, dhe e njohta ate te vdekun;
    I gjegja at’herë me gisht kah sytë e tij:
    <<Me ju, o ser Bruneto, kam t’përpjekun?>>

    E ai: <<O biri im, randë mos të vijë,
    N’qe se Brunet Latini don dy fjalë
    Me I shndrrue me ty, nda vargut orguzi.>>

    <<Unë do t’u lutesha, - I thashe, - me u ndalë,
    e sa të doni vecas rrijmë të ndamë,
    n’lejoftë ai me të cilin ktu kam dalë.>>

    <<O bir, - m’u kthye, - kushdo që në këtë lamë
    ndalet një cas, do shtrihet njëqind vjet,
    pa mujtë me u mprojtë, kur flakët bijnë si namë.

    Ti ec ma tej, e une do te rrij ngjet;
    Pastaj prap do ta za ceten ftyre-nxime,
    Ku ne amshim kush qan e kush bertet.>>

    Me I zbrite nuk po guxoja rruges sime,
    Perkrah me I shkue; tue ece koke-ule une rrija,
    Si rrihet prane te madhit me nderime.

    <<Pa vdeke akoma, c’fat, - ia nisi hija, -
    ketu te pru, a c’force atje ne qiell?
    E kush asht ai qe t’prin ku djeg shkretija?>>

    I gjegja: <<Atje lart ne jet’n e kthiell,
    Pa mbrrijtun mire ne moshe te pjekunise,
    Humba n’nje pyll te zi I vetem fill.

    Dje ne mengjez ate pyll e kam braktise;
    E ky m’u cfaq ne castin e trishtueshem
    Te zmbrapjes, dhe kendej n’shtepi me nis.>>

    E ai: <<Po ndoqe yllin tand, lumnueshem
    Pa tjeter do vejsh kamben ne lima,
    N’se I rashe ne te kur rroja I ()ezueshem;

    Sikur prej botes shpejt mos t’ishe nda,
    Tue pa se qielli mbare kaq po ta prin,
    Ne punen tande ndihme do t’ishja ba.

    Por t’keqin popull qe mirnjohje s’ndin,
    Qe Fjezolen pat lane e per rrezik
    Ruen edhe sot te shkambit egersine,

    Mire tue I ba, ti do ta bash anmik;
    Dhe keshtu asht, - mes vodhesh degeliga
    S’ka mundesi te dale I ambli fik.

    Nje fjale e mocme I quen te verbet; shtriga
    Kreni e smira e koprracija I grryen,
    Si ata ti mos u fut kurr nder intriga.

    Ty fati yt nje nder te madh te ndryn:
    Te dy partite gjalle me te ngrane u thane,
    Por sqepi atyne dot ne bar s’u hyn.

    Hangshin vetvehten shtazet fjezolane;
    E askush me rrzue fidanin mos t’guxoje,
    Ne dalte ndo’j bime e mire n’gjithe ate plehane,

    Ku fara e shejtenueshme t’rigjalloje
    E romakve qe mbeten at’here kur
    Aty t’keqijte folene e bane pa droje.>>

    <<Degjue t’me ish deshira, ju qyshkur, -
    I gjegja, - s’do te kishit ra n’kete zall,
    Kaq shpejt s’do t’ishit nda fisit njerzuer;

    Ne mendje e ruej e dhimbje tash me ngjall
    Fytyra juej atnore, aq e qete,
    Kur ju ne tjetren bote, mesues I ralle,

    M’ushtronit, si I gjalle n’amshim me mbete;
    E sa per kete me shpirt ju a dij per nder,
    Gjuha do m’ligjeroje sa t’jem ne jete.

    Per mue cka folet, n’mend po e shkruej perhere;
    Spjegim do I lypi une per cdo shenim
    Vashes, qe di cdo gja, n’se e shoh ndojhere.

    E sa per vehte, due t’ju ap sqarim
    Se e kam ndergjegjen time fare t’kthjelle
    Dhe I pres sulmet e Fatit pa friksim.

    S’e ndij per here te pare cka je tue ndjelle;
    Le ta sjelle Fati rroten si te duej,
    Fshatari ta ngule shatin sa ma thelle!>>

    Tue marre nga e djathta prisi at’here pothuej
    U suell krejt mbrapa e me shikoi ne sy:
    <<Ndin mire, - tha, - kush shenon cka ndin prej kuj!>>

    Por une s’e lashe biseden pa e krye
    Me ser Bruneton; pyeta se kush jane
    Shoket qe n’bote ma teper kane shkelqye.

    <<Me I njohte disa asht mire, - filloi me thane, -
    sa per te tjere, s’po due as me I permende,
    se koha s’del qe t’I kujtoj te tane.

    Me ‘j fjale te them se ke ti ketu mbrende
    Priftrij, letrare, qe ndriten lart si diell, -
    Per t’njajtin mkat te ndyte tash jane tue rende.

    Ne turmen helm e vner do shohesh fill
    Prishjan e Fran Akors; n’keta te ngrite,
    Po t’kishe dashe me njohte qerose t’ketille,

    Ate do kishe mujte ti me sodite,
    Qe skllavi I shkllav’ve nga Arno n’Bakiljon,
    E coi, ku n’vese I shkriu ai energjite.

    Do flisja ma, por gjuha s’me punon
    E tutje s’mund te vi; jam tue hetue
    Se ‘I shtellunge pluhni prap mbi rane flutron;

    Tjere vijne, - me ta nuk mundem me u trazue;
    Ne doren tande une po e la <<Thesarin>>,
    Aty me keni gjalle, tjeter s’te due!>>

    E vrik u suell si ata qe duen te barin
    Pelhur’n e gjelber fushes ne Verone;
    Dhe ngjante n’ate vrapim me ate te parin,

    Ngadhnjyes, e jo me ate qe mbrrin ma vone.

  7. #27
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kanga XVI

    Mbrrijtem ku rrjedha qe nga rrethi I shtate
    Rrapllon tue u lshue ne tjetrin me potere,
    Si bletet qe roisin tue zukate;

    Kur, ja, tri hije bashke u ndane mejhere
    Nga ‘j trume, qe vrap I binte dromit t’lashte
    Ne reshje t’eger – flake edhe kumere.

    Vijshin kah na tue brite me za te vrashte:
    <<Ndalohu o ti, qe veshe ne kete menyre
    dukesh se je nga toka jone e mbrapshte!>>

    Medet, sa plage u pashe neper gjymtyre,
    Te reja e t’vjetra! Aq u digjej misht,
    Sa edhe sot me dridh ajo mynxyre.

    Nga thirrja e tyne prisi krejtesisht
    U ndal e tha: <<Ti prit aty ku je,
    Me ta duhet te siellesh njerezisht.

    Mos t’ish kjo flake, qe ranka si rrufe
    Mbi kete shkreti, do t’ishja I mendimit
    T’shpejtoje ti te ata, jo ata tek ne.>>

    U ndalem. Mekataret prap vajtimit
    Ia nisen; sa arriten me nje fryme,
    T’ia dhane te tre rreth vehtes rrotullimit,

    Si bajne kampionet lakuriq te lyem,
    Kur ngusht shoshoqin rreken per ta zane,
    Ma pare se breshen grushtash me shperthyem;

    Keshtu te tre vertitshin mbi rane
    Me koke nga une, permbrapa te drejtueme,
    E rruge te kundert hapit tue I dhane.

    <<Ne se, - tha njani, - rana e mallkueme
    ban t’neveritshem ne e lutjen tone
    edhe fytyrat rjepe e t’pervelueme,

    ta zbuse sepaku shpirtin fama jone;
    na thuej kush je ti qe keshtu I gjalle
    po rreh ne kambe kete vend te patenzone?

    Ky, qe une gjurmet po ia shklas n’kete zall,
    Ndonse sot lakur nget e pa lekure,
    Shoket I kish ne boten lart te rralle.

    I Gualdrades se mire qe nipi, kur
    N’jete quhej Guido Guerra, burre me nam,
    Shum pune pat ba me mend e shpat dikur.

    Ky tjetri, qe thermon ranen me kambe,
    Asht Tegiao Aldobrandi, sa jetoi
    atje mbi dhe nuk pat te keqe fame.

    E une qe ne nje kryq me ta pesoj
    Jam Jakob Rustikuci tue u perzhite,
    Ah shtriga grue shiko se ku me coi!>>

    Po te kish mujte kush flaken me ma prite,
    Do t’ishe hjedhe mes tyne fluturim,
    As prisi them pengese s’do me kish qite.

    Por mbasi djege e pjeke do t’ishe shqim,
    Prej frike, jo se une s’pata deshire,
    Nuk munda t’I marr ngryke me mallengjim.

    Dhe u thashe: <<Kjo gjendja juej kaq e veshtire
    Perbuzje jo, por dhimbje me ka zgjue, -
    E vone do me largohet kjo meshire, -

    Porsa imzot I ndershem m’u drejtue
    Me fjale, nga t’cilat se po vijne kuptova
    Njerez te tille, sic jeni per t’u cmue.

    Une jam nga toka juej, ku ju sa prova
    Per pune te larta dhate; perhere nder shoke
    Une mire kam fole e mire per ju degjova.

    Tamthin la pas, molle t’ambla shkoj me rroke,
    Ashtu si me premtoi I drejti pris,
    Por ma pare qendres do t’I hyj me koke.>>

    <<Uroj qe sa ma gjate t’I qeverise
    shpirti gjymtyret tua, - tha persri, -
    si dhe, mbas vdekjes, emni yt te ndrise!

    Por ti me thuej: burrni e fisniki
    Vallë a ka mbetë n’qytetin tonë ndo’j grimë,
    Apo të dyja janë dëbue prej tij?

    Sepse Borsieri, që me ulërimë
    Me turmën tej vrapon, ardhë tash në fund,
    Me fjalë të veta na ka sjellë aq dhimbë.>>

    <<Njerzit e rij, fitimet e pafund,
    shfrenim, mendjemadhsi kane ngjalle ne ty,
    sa qetesi, Firence, s’po gjen askund!>> -

    une brita, koken lart, zemren tue shfry;
    por t’kqyren shoqishojn ata te ngrate,
    ashtu si kqyret e verteta n’sy.

    <<Ne qofsh mësue, - me thane, - ti pa u matë
    keshtu t’verteten tjerve me u perplasë,
    I lumi ti se e paske gjuhen shpatë!

    Me dale kesaj terrine ne pac rasë
    E yjt e bukur perseri me I pa,
    Kur tu thane <<ishe>> gzim ke per te pasë,

    Fol e kujtona, mos na len pa za!>>
    Rrethin tue prishun u leshuen mbi lamën,
    Me kambet-flatra zune te tre me nga.

    Nuk mund te thuhet kurr ma shpejt nje <<amen>>,
    Se sa na u zhduken vrik prej syshe ahera;
    Me prisin ndoqem te rrekese na amën.

    Pak fort na kishim ecë, kur zu potera
    E ujit me u degjue prej nje afersije,
    Qe me u marre vesh ne na pengoi mejhera.

    Si ai lum, qe n’sa lumej te asaj brije
    Te Apeninit, me nje rruge te vet
    Drejt lindjes nga Monvizo ne det bie,

    Qe Akvaketa lart gjithkush e thrret,
    Ma parë se poshte n’lugine hovin ta ndalë,
    Dhe ne Forli kete emën e humbet,

    N’ato kreshta gjemon me shkume e valë
    Te Sh’Benedikt del’Alpe e atje resh,
    Ku per njemije shtrehimi mund te dalë,

    Keshtu poshte bregut thik ne shkambij veshë
    Na pame nje lum te kuq qe shungullonte,
    Ate qe qyshkur na kish rrapllue nder veshë.

    Kishe një lak qe mesin ma qarkonte, -
    Me te kam dashtë me kapë n’cas te veshtire
    Panterën e larueshme qe m’pengonte;

    Prej belit une e hoqa ate tersire,
    Tue iu binde urdhnit qe m’u dha nga prisi,
    E atij ia dhashe ba lamsh e lidhun mire.

    Ky brijas tue u sjelle, tek kah midisi,
    Pa iu afrue fort buzes, me fuqi
    E hodh gjithe ate litar perposh avisi.

    <<Pa tjeter do te ndodhe ndo’j mrekulli
    mbas ketij shej, - thoja me vehten time, -
    qyshse me sy po e ndjek me aq kersheri.>>

    Sa I urte duhet te jete njeriu n’veprime
    Prane kuj te sheh jo vec cka ban perdite,
    Por din dhe me t’u fute thelle nder mendime.

    E ai me tha: <<Së shpejti ka me u ngrite
    C’pres une e c’rreke ti me gjete me mend,
    Se shpejti nder syte tu ka me u avite.>>

    Shpesh goja duhet mbyllun pernjimend,
    Kur te vertetat ngjajne te pabesueshme,
    Se genjeshtarë me kot kane quejte shum kend,

    Por s’m’len me heshte sot pamja e mrekullueshme;
    T’betohem, o lexues, per keto fletë
    Te Komedise, - paste hire te vazhdueshme, -

    Se pashe une nje perbindsh drejt nesh perpjete
    Tue ca mu si me not mjegllen e ndyte, -
    Me trandë dhe ate zemer qe nuk trandet lete, -

    Si merr me dale nga deti ai qe asht zhyte,
    Spirancen per te nxjerre per shkamb ngujue
    O tjeter gja, dhe jepet me qite kryet

    Trupit tue I dhanë, kambët tue kruspullue.

  8. #28
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kanga XVII

    <<Ja bisha me te mprehtin bisht te gjatë,
    qe malet can, rrxon ledhe t’armatueme,
    ajo qe perlyn boten me lëngatë!>>

    Kështu tha prisi e bishen e shemtueme
    Me shenje ku na po ecnim e therriti
    Te ndalej mbi bregoren qe kalueme.

    Shembllesa e turpshme e njimtise arriti,
    Me koke e trup permbi shkambij tue u rrase,
    Por bishtin n’buze te honit nuk e qiti.

    Me njeri t’drejte fytyra I kishte gjase
    E miresi te prunjte nxirrte ne pah,
    Gjithe pjesa tjeter – gjarpen I pamasë;

    Tane lesh e me capoj e kish cdo krah,
    Nder brij, mbi krahanor edhe mbi shpine
    Me rrotullake e neje ish gjithkah.

    Me I ngjye e me I qendise ma mire nuk dine
    Tartar e turq pelhuret, ne pune dore
    Arakna kurr s’e cfaqi kaq mjeshtrine.

    Si taket qe me balle rrine ne ranore,
    N’sa pjesa tjeter mbrende ne uje ngel shtri,
    Si atje, ku rron gjerman makuti prore,

    Kastorët bahen gati per gjueti,
    Ashtu shtaza mizore vend kish zane
    N’ate rryp shkambor, qe ranen rrok unji.

    Dhe rrihte bishtin, qe mbi hon kish lane,
    Me bigen e helmueme shah perpjete,
    Sikur hagrepi kur sulmon me t’ngrane.

    <<Le ta ndryshojme pak rrugen qe ka mbete, -
    tha prisi, - dhe bajme mire me iu afrue
    shpirtzezes bishe, qe rri atje mbeshtete!>>

    Prandej nga e djathta nisem me kalue
    Dhjete hapa buze gremines, n’short me ra,
    Ranes e flakeve me iu largue.

    Krejt afer saj kur u afruem na, pra,
    Ndeje permbi rane, humneres jo shume lark,
    Do njerez mekatare më ra me pa.

    <<Qe t’kesh ide te plote c’ka ne kete qark,
    si vuejne te shohesh e per cfare denim,
    ti shko e hyn mes shpirtnash atje varg;

    por mos vono me ta ne bisedim;
    nderkaq une do t’I flas ksaj egersine,
    qe te na marre mbi supa fluturim.>>

    Keshtu tha prisi. Buze asaj gremine
    T’rrethit te shtate u nisa vetmitar
    Kah shpirtnat e denuem n’ate skaj shkretine.

    Dhimbja ne lot shperthente, tash e pare
    Luhatshin duert me gjete nje fare shpetimi
    Nga rana e flaka qe po I digjte zhar.

    Ashtu dhe qejt ne vere nga zemerimi
    Me u shpetue rropaten me turij e
    Me putra zekthave nga I idhte thumbimi,

    E miza e pleshta dbojne. Nder ato hije
    Kur syte I ngula, ndeje nen flaket rraste,
    Asnje nuk njoha mes asaj morije.

    Ne qafe te gjithve u varej nga nje traste
    Me ngjyre e shenje t’vecante, rrijne tue e shikuem
    Thue duen me pa n’se I kane perplot a zbraste.

    Si u futa dalngadale nder te denuem,
    Mbinje traste verdh dicka te bruzte dallova,
    Luan dukej ne ftyre e ne t’qendruem.

    Pastaj, kur me shikim mbare I kalova,
    Nje tjeter krejt te kuqe, flake e gjalle,
    Siper me ‘j pate si qumesht bardh veshtrova.

    Njani, qe kish nje dose te bruzte ne balle
    Te kuletes se vet bardh porsi bore,
    Me tha: <<Neper kete grope cka lyp ti, valle?

    Shko! Por pse I gjalle je fute n’kete vend te gjore,
    Ta dijsh se fqinin tim Vitaliani
    Ne t’majten time do ta shoh n’kete zore.

    Mes fiorentinve rashe une padovani,
    Shpesh klithja e tyne n’veshe me oshetin:
    - Te na le t’vije kalorsi yne sovrani,

    qe do te kete tre sqepet mbi takfine!>>
    E drodhi nofllen, gjuhen nxori jashte
    Porsi mezati hunden kur lepin.

    E une se po vonoj nisame drashte,
    Mbasi vete prisi m’kishte porosite,
    Prandej u ktheva e I lashe n’ate jete te vrashte.

    Mesuesin une e gjeta tue me prite
    Siper kurrizit te asaj shkerbe.
    Me tha: <<Mos t’leshoje zemra me u korite!

    Me shkalle te tilla tash do zbresim ne;
    Ne mes po rrij e para po t’ve ty,
    Se mos ti ndonje dam prej bishtit ke.>>

    Si ai qe ethesh kartane kaperthye,
    Irnue e tha, vjen tue u nxi nder thoj
    E dridhet po te shohe hije me sy,

    Keshtu u ngjetha, lart kur ai me ftoi;
    Por, si sherbtori para zotenise
    Trim, turpi burre me u ba me detyroi.

    Si dijta une I kceva mbi kurris;
    Deshta me I bza, por zani krejt m’u muer
    E fjala s’duel: <<Me perqafo, o pris!>>

    E ai qe me ndihmoi sa hera kur
    N’rreziqe rashe, si hypa, pa vonue
    Me kapi e me shterngoi fort per krahnuer

    Dhe tha: <<Gerion, tash mundesh me flutrue,
    Gjiret por ban t’medha, ulu ngadale,
    Mendo se c’peshe te re te kam ngarkue!>>

    Si shkoqet lundra bregut, vale mbi vale,
    Ashtu rreshqiti ai nga shkambi I zi
    E, porsa ndjeu se s’kishte gja me e ndale,

    Koken e suell ku kish bishtin e tij,
    Qe porsi ngjale ne hapesi e shtriu
    Edhe me flete cau rrugen per ajri.

    Besoj se frike me shume Feton fatziu
    Nuk pati, kur I hiken frejt prej dore
    E qielli flake, si e shihni, vetetiu;

    E as Ikarios, kur ne sfere qiellore
    Nder flete ndjeu dyllin tue iu shkri, bab’-shkreta
    Ndersa I briste: <<Rruge te keqe more!>> -

    Se sa une pata, pezullue kur mbeta
    E rreth e qark gja syni s’me shikonte,
    Vec bishes qe me mbante n’flatra t’veta.

    Ajo ngadale, ngadale ne qiell notonte,
    Sillej e zbriste, e une nuk ndjeja gja
    Vec ajrit, qe nga poshte e n’ftyre m’freskonte.

    Ne veshe nderkaq m’erdh nje zhaurime hata
    N’e djathte, ku lumi binte thik teposhte,
    E shtriva koken ndonje send me pa.

    Nuk ndeja ma aq lirshem tue zbrite poshte,
    Kur flaket pashe e klithje e vaje degjova,
    Prandej une tue u dridhe shterngova kofshte.

    Per zdrypje e rrotullime u kujtova
    Vetem at’here, kur ne ate vend per seri
    Mundime e vuetje nga cdo ane hetova.

    Si, lodhe nga fluturimi igjate, skyferi
    Kah s’vren as zog as vove, me ra nis vete,
    N’sa I zoti bret: <<Pse ule?>> - e ai I mjeri

    I lodhun zbret ku u ngrit aq krahalete,
    Me gjire t’hapta shkon e zen nje vend
    Larg mjeshtrit, I idhnuem e kryeperpjete;

    Keshtu Gerioni, neper ajr si u end,
    U ul e ra rranze atij shkambi thik
    Edhe, si na shkarkoi, I egri shpend

    Si nje shigjete fluturuese humbi vrik.

  9. #29
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kanga XVIII

    Nje vend quejte Lugjezeza asht ne hon,
    Me shkrepa ngjyrehekur I ndertuem,
    Si qarku nalt, qe rreth e rreth I shkon.

    Në mes te ketij logu te mallkuem
    Hapet nje pus I gjane e I thelle sa s’ka, -
    Do flas ma vonë se si asht I sajuem.

    I rrumbullakte asht brezi I tokes, pra,
    Qe ndan kete pus nga ajo e perpjete malore,
    E ne dhjete lugje gjithe ky brez asht nda.

    Sikur e kane te pamet do llogore,
    Keshtjellave shumfish perqark qe u shkojne
    Dhe mprojne te lartat ledhe madheshtore,

    Po ate pershtypje lugjet te perftojne;
    Si dyerët e fortesave I kanë
    Urat, qe tej llogores te kalojne,

    Ashtu permbi seicilen lugje t’gjane
    Shum ura te medha gjithe shkrep e gur
    Ngrihen e n’fund bashkohen pusit pranë.

    Na ne kete vend u gjetem at’here kur
    Iu ulem tok Gerjonit, e poeti
    Nga e majta shkoi dhe mbrapa tij me muer.

    Por ne te djathten syni im me mbeti
    Mbi te denuem te tjere, tjere kerbactarë,
    Dhe vlonte e para lugje asi rrëmeti.

    Te gjithe ishin picak ata mkatarë;
    Nje valë drejt nesh, nje vale shkonte perpjetë
    Tue ecë ma shpejt se na, siur ma parë

    Banor’t e Romes, ne te shenjten vjete
    Te jubileut te madh, kur uren dalin,
    Menyre te lehte per kete kalim kane gjete,

    Keshtu disa perballe keshtjelles ndalin
    Hapin e vet per t’shkue ne Shejtënoren
    E Sh’Pjetrit, ndersa tjere perballe kane malin.

    Kendej edhe andej neper shkamboren
    E zeze pashe djaj brinoca me kamxhike,
    Qe tue rrahe shpirtnat nuk e matshin doren.

    Sa shpejt ata t’shkallmuem dijshin me hike
    Me kerbacin e pare! Asnjanit ma
    S’I binte mall te dyten here me u fshike!

    Ndersa ecja, shikimi im me ra
    Mbi njanin, dhe mendueshem thashe ne cas:
    <<Me duket kete fytyre diku e kam pa!>>

    Ta shoh ma mire u ndala n’kambe enkas
    Dhe prisi u ndal me mue, n’orzezen troke
    Pranoi qe une te kthej dy hapa pas.

    E ai shpirt I fshikulluem at’here me koke
    Te ulun desh t’kaloje, por kot e pat,
    Se I thashe: <<O ti, qe syte po I hjedh pertoke,

    Me duket se ta njoh holle ate surrat, -
    Ti Venedik Kacjanemiku je!
    C’te coi te tharten salce me e pase per fat?>>

    E ai m’u gjegj: <<Shum keq ngushtue me ke;
    Por m’ban me folë e qarta gjuhe e jote,
    Qe ma kujton aq ambel t’lashtin dhe.

    Jam ai qe Gizolabelën ia cote
    Markezit, me u kenaqe me trup te saj,
    Megjithse per kete turp fliten fjale kote.

    Por s’jam I vetmi bolonjez n’kete vaje,
    Sepse si une te tjere ketu do gjeni,
    Qe shprehjen <<sipa>> e kuptojne me rraje,

    Ma shum se ka ne mes Savene e Reni;
    Per t’me besue, ti vetem te mendosh
    Se bolonjezi asht koprrac si qeni.>>

    Fjalet pa I krye, nje dreq atij balosh
    T’ia mshoi kerbac e I briti me terbim:
    <<Ik! Ktu nuk shiten femna, he kodosh!>>

    At’here une shkova prane mesuesit tim;
    Pastaj mbas disa hapash na arritem
    N’nje vend ku nje ure gjetem per kalim.

    Me lehtesi te madhe asaj iu ngjitem
    E, tue u sjelle nga e djathta, u shkeputem
    Nga ata qe siellen me t’amshuemin ritem.

    Kur na deri ne mes ures iu futem,
    Nen t’cilen fishkullon dredha gjithmone,
    Prisi me tha: <<Ndalu paksa, te lutem,

    Siellu e veshtro te tjere te patenzone,
    Qe t’I shikosh qepari s’pate rase,
    Mbasi po ecnin ne drejtimin tone!>>

    Nga ura e lashte veshtroja njerz pa mase,
    Qe vinin varg drejt nesh nga tjetra ane,
    Dhe n’ta kamxhiku rrin tue u perplase.

    Prisi, ndonse me pyete s’e cova zane,
    Me tha: <<Shih c’burre na vjen kesaj terthore,
    Porsi te tjeret vuejtka, e nuk qan!

    Edhe ketu e ruen pamjen mbretnore!
    Ai asht Jasoni, me trimni e urti
    <<bashken e arte>> ua hoq Kolkve prej dore.

    Ujdhez’n e Lemnit preku kamba e tij,
    Mbasi te pameshirshmet gra barbare
    Gjithe mashkujt kishin fute ne dhe te zi.

    Atje me ambelsi, fjale lajkatare
    Izifilin mashtroi, nje vashe te re,
    Po ate qe duel per shoqe genjeshtare.

    E braktisi shtatzane, qyqe mbi dhe,
    Ai faj me te tille vuejtje e ka denue,
    Vuen per cka I bani dhe t’shkretes Mede.

    Keshtu peson kush femna ka mashtrue;
    Ma e para lugje vetem kaq perfshin,
    Ti shpirtnat pe qe mbrenda jane ndeshkue.>>

    Kishim arrite ku ura si rrypine
    E ngushte me pend’n e dyte fill kryqezohet,
    Qe nje ure tjeter mban pastaj ne shpine.

    Q’andej degjuem si n’lug te dyte ankohet
    Nje turme, qe turfullon turijt e ngrate,
    Rreh vehten me shuplake edhe dermohet.

    Si myk u ngjeshej brigjeve per t’gjate
    Avulli I dendun qe nga fundi afshon –
    T’vinte me vjelle tue pa e tue nuhate.

    Poshte ka aq terr, sa gja ti nuk veshtron,
    Ne maje po s’I shkove atij qemer
    Ure, ku ma qarte syni deperton.

    Mbrrijtem aty e pame ne ate humnere
    Njerz zhyte ne ***, thue se ketu kane shfrye
    Gjirizet e mbare botes menjehere.

    Ndersa une po kerkoja mbrende me sy,
    Pashe nje, s’e dij a prift a shekullar,
    Se n’krye ma shum se tjeret ishte zhye.

    <<C’po kqyr ashtu? – therriti ai shpirt I vdare, -
    vec une ty te terhiqkam nder kaq shoke?>>
    <<Pershtypje kam, - ia ktheva atij qyqar, -

    se te kam pa dikur terun me floke;
    ti Aleks Intermineli je, per bese,
    prandej ia ngula syte une asaj koke.>>

    Ai briti, tue I ra vehtes grushta krese:
    <<Miklimet m’hodhen n’kete gjiriz t’peshtire,
    kjo gjuhe kurr s’me pushoi lajka te qese.>>

    E prisi tha: <<Hidh syte ma tej, o bir,
    Qe te arrije shikimi yt I pake
    Me e vrejtun ne fytyre ate kurve ma mire,

    Qe, ndye e shprishun, qenka ba si shakë;
    Me thoj tane *** dermishet, tjeter s’ban
    Vec co e ul, e u llokocit n’ate brrake.

    Taida asht, ******; nje jaran
    Kur pyeti: - A po ma din per nder? – kjo hore
    Ambel iu gjegj mejhere: - Oh, fort, o xhan!

    Por mjaft I ngope syte ne kete llogore!>>

  10. #30
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kanga XIX

    Simon o magjistar, ndjeksa qyqare,
    Gjanat e Perendise ju nuk I keni
    Per hir e miresi, por grabitqare

    Per ar e per argjend po na I shkerdheni;
    Koha ka ardhe per ju burise me I ra,
    Mbasi ne t’treten lugje grumbull jeni.

    Der n’maje t’ures tjeter kishim rra,
    Qe binte mu ne mes te pusit t’zi
    Hapun perpara sysh me t’shti hata.

    O dije e pambarueme, sa urti
    Tregon ne qiell e toke, n’kete grope te thelle,
    Meritat sa I shperndan me drejtesi!

    Une pashe nder ije e n’fund te asaj shpelle
    Gropa germue ne shkamb ne cdo drejtim
    Njilloj te rrumbullakta pre me zell.

    Ma t’gjana e te medha ktij synit tim
    S’iu duken se ato qe ka Shen Gjoni
    Im I bukur, perdore per Pagezim.

    Nje asosh, pak vjet ma pare, kunder zakoni
    E theva, se mbrende njani ish tue u mbyte:
    Kjo qe arsyeja, tjeter mos kerkoni!

    Ne gojen e cdo grope rrinte zhyte
    Nje mekatar, e dale I kishin pak
    Kambet perjashta, tjeter s’shihnin syte.

    Nga flaket idhtë u digjnin shputat-gjak,
    Per gryke kaq rrinin tue shkapetë kercejte,
    Sa me kepute cdo prange edhe cdo lak.

    Sikur perhapet dridhshem flaka krejt
    Mbi sende t’lyeme vetem ne syprine
    Mbi thembra e gishta munda zjarr me vrejte.

    <<Pris, kush asht ai qe rreh me tane furine
    kambet, - I thashe, - mbi gjithe shoket e tjere
    e qe nje flake ma e ndezte po ia lepin?>>

    <<Ne qofte se don, - mesuesi tha at’here, -
    une po te zbres paksa ne kete terthore,
    prej tij do ta kuptosh pse vuen ate tmer.>>

    <<Cka deshron ti, due une, - fola ksodore, -
    ty te kam pris, mbas teje bahem copa,
    ti e di, ne se une due me e pa ate zgore.>>

    Ne te katerten lugje me coi hopa,
    U sollem pak e zbritem ne te majte,
    Ku flaket thelle velojshin neper gropa.

    Prisi gjithnje shpejtonte tue me mbajte
    Dersa atij I mbrrijta permbi varr,
    Qe me ato kambe aq fort ishte tue qajte.

    <<Cili je ti, qe t’paskan fute ne zjarr,
    o shpirt I keq, si hunin poshte me krye? –
    fillova, - fol me mujsh, qe vesh ta marr!>>

    Une rrija porsi frati, qe rrefye
    Ka gjaksorin e prape, qe e kane vorrue,
    E fratin thrret, se vdekjen don me shty.

    <<Mos je ti ngri ne kambe, - me briti mue. –
    Mos je ti Bonifaci bri ksaj grope?
    Per disa vjet me mend qenkam gabue.

    A thue kaq shpejt me pasuni u ngope,
    Per t’cilen me genjye nuk pate frike
    Te bukren grue, edhe pastaj e rope?>>

    Pergjigja me habiti, asnje cike
    Une nuk po dija tash se nga t’ia mbaj,
    S’po dija c’te pergjigjem ne ate pike.

    Virgjili at’here: <<Nderdyzash mos e mbaj,
    Thuej: nuk jam ai, s’jam ai qe ti kerkon!>>
    Si me urdhnoi, vendosa t’I bëzaj.

    Kambet shkapet shpirti ne ate hon,
    Pastaj tue fsha e si tue qa me lot
    Me tha: <<At’here prej meje cka deshron?

    Ne qofte se me më njofte s’te duket kot,
    Qysh se I ke ra ksaj grope tatepjete,
    Dije se I veshun Papë qeshë per do mot.

    E qeshe ari I madh me te vertete,
    Klyshve te mij vec ndeja tue pertype:
    Si paret nalt, ktu u futa vete n’kulete.

    E Papve tjere me krye une u kam hype,
    Qe kishen para meje paten shite,
    Shoshojne n’kete zgaverr shkambi rrijme tue shtype.

    Ma poshte do shtypem edhe une nje dite
    Nga ai, qe ma muer mendja se ti je,
    At’here kur une te pyeta krejt pa prite.

    Porse kjo flake, qe kambet m’djeg si rrfe
    Me krye teposhte ngulun keshtu per dreq,
    Shputat atij ma pak ka per t’ia nxe.

    Mbas tij do vije nje ma I luejtun mec,
    Bari I pa-kanu nga prendon dielli,
    Qe mbrende do te na mbylle si mos ma keq.

    Jazon I ri do jete, si del mirfilli
    Ne <<Makabejt>>; per qef si mbreti I shkoi,
    Keshtu ai I Frances ktij do I shkoje mbas trilli.>>

    Une nuk e dij n’kete pike c’ka me terboi
    Qe I pergjegja troc une me kete meter:
    <<Aman, me thuej, vizar sa I kerkoi

    I Lumi Zot ma s’pari Shejtit Pjeter,
    Kur celsat e bekuem ia lshoi nder duer?
    Vec <<m’eja mbrapa!>> m’duket s’I tha tjeter.

    As Pjetri as tjeterkush Matise s’I muer
    Ar e argjand, kur t’gjithe e paten zgjedhe
    N’ate vend, qe shpirti I zi I Judes buer.

    Pra mire e ke, e deshte vete kete zgjedhe;
    Ruej me kujdes parate e asaj bote,
    Qe aq kryenalte me Karlin t’shtyne me u sjelle.

    Sikur nderimi I madh t’mos me ndalote,
    Qe kam per ata celsa aq me nam,
    Qe mbajti dikur n’dore zotnija jote,

    S’do gjeja fjale sa duhet me te name;
    Lakmija juej gjithe boten ka shkretue,
    Tue ngrite te kqijte, t’miret tue I shkele me kambe.

    Paj vec per ju, Bari, paska mendue
    Ungjilltari, kur pa ate mbi uje,
    Me mbretnit e asaj bote tue kurvnue,

    Ate, qe shtat krenë I dolen si mos kuj,
    Nga dhjete brinat qe kishte muer fuqi,
    Dersa per t’shoqin s’qe virtyti I huej.

    Ju zotin n’ar e argjand na keni ngri
    E c’ndryshim ka prej jush nje idhujtar?
    N’adhrofte ai nje, adhroni ju njemij!

    Ah, Konstantin, per sa t’kqija qe fare,
    Jo kthimi n’fe, por ajo e zeze dhurate,
    Qe muer nga ti I pasni At I pare!>>

    Ndersa une ia kendoja kete urate,
    O pse idhnimi o ndergjegja e brete,
    Si I terbuem shqelma qiste ai krahthate.

    Mendoj se prisit tim kjo gja I pelqete;
    Shihej se ambel n’shpirt kumbue I kishte
    Kjo fjala ime, fjale e nje s’vertete.

    Prandej tue m’rroke nder krahe si nje ferishte
    Me ngriti e me shterngoi fort per krahnuer,
    Dhe asaj rruge iu ngjit, pershkue kah ishte.

    As nuk u lodh qe m’mbante ashtu me duer,
    Dersa ne maje t’ures s’pat arrite,
    Qe shkon nga e katra n’pesten pende kaluer.

    E aty me ambelsi barren tue zbrite,
    Per shkamb e gur me priu ai ne nje shteg,
    Ku mezi do kalonin deri dhite;

    E menjehere iu futem tjetrit breg.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •