MAKSIM GORKI
(1868-1936)
HANI DHE I BIRI
Shqipėroi: Mitrush Kuteli
- Na mbretėronte nė Krime njė Han me emrin Mosolaim el-Esvab, qė kishte njė djalė, Tolaik Algallanė...
Kėshtu filloi tartari, njė lypės i verbėr qė rrinte mbėshtetur nė trungun e murmė tė njė druri, tregimin e tij, njė gojėdhėnė tė lashtė nga ato tė gadishullit tė Krimesė, kaq tė pasur nė kujtime. Njė grumbull tartarėsh tė veshur me dolloma me ngjyra tė ēelura dhe me ca takije tė qėndisura me fije ari, rrinin rreth plakut, ulur nė gurėt e gėrmadhave tė pallatit tė hanėve, qė e kishin shembur e shkatėrruar shekujt. Po ngrysej. Dielli po perėndonte ngadalė nė det; rrezet e tij tė kuqe depėrtonin nėpėr gjethet qė rrethonin gėrmadhat dhe shtroheshin si ca njolla zjarri mbi gurėt e mbuluar me myshk dhe me dredhėza tė gjelbra. Era shushurinte nėpėr fletėt e rrapeve pleq, qė murmurisnin, sikur nėpėr ajėr tė rridhnin pėrrenj tė padukshėm.
Zėri i tė verbrit ishte i dobėt, i dredhur. Nė fytyrėn e tij tėrė zhubra nuk dukej gjė tjetėr, veēse qetėsi; fjalėt i rridhnin nga goja varg e varg, sikur t'i paskej mėsuar pėrmendsh dhe, pėrpara dėgjuesve ngrihej pėrfytyrim i kohėrave tė perėnduara, plot epshe qė tė bėjnė tė rrėqethesh.
- Hani ishte plak, - tha i verbri, - po kishte shumė gra nė haremin e tij. Ato e donin plakun, sepse ai ishte edhe i fortė dhe sepse ledhatimet e tij ishin tė ėmbla e plot zjarr. Gratė do tė duan gjithnjė atė qė ėshtė i zoti t'i pėrkėdhelė siē i pėrkėdhelte ai, megjithėqė flokėt mund t'i ketė tė bardhė dhe fytyrėn tėrė rrudha. Bukuri ėshtė fuqia dhe jo lėkura e brydhėt ose tė kuqtė e fytyrės.
Tė gjitha e donin Hanin, po ai donte mė tepėr njė vajzė kozaku, skllave tė rrėmbyer nga stepat e Dnjeprit dhe e pėrkėdhelte gjithnjė mė shumė sesa gratė e tjera tė haremit tė tij. Tė gjitha kėto ishin tė bukura si lulet nė pranverė dhe bėnin njė jetė shumė tė mirė. Hani jepte urdhėr qė t'u gatuanin grave shumė lloje gjellėrash tė shijshme dhe ėmbėlsira dhe i linte tė hidhnin valle, siē ua desh e bardha zemėr ...
Vajzėn kozake e thėrriste shpeshherė nė kullėn e tij, prej nga dukej deti, dhe i jepte ēdo gjė qė i duhet njė femre pėr tė qenė e lumtur; ėmbėlsira, lloj-lloj stofėrash tė ndritura, ar, xhevahire nga tė gjitha ngjyrat, muzikė, zogj kėngėtarė qė s't'i ka zėnė syri e s't'i ka dėgjuar veshi, tė sjellė nga vendet e largėta; dhe ledhatimet e zjarrta tė dashnorit. Dėfrente me tė ditė tė tėra nė kullėn e tij, duke u prehur pas andrallave tė jetės, sepse tani e kishte mendjen tė fjetur se i biri Algallai, do ta ruante lavdinė e mbretėrisė. Ky djalosh bridhte si njė ujk nėpėr stepat ruse dhe kthehej gjithnjė me shumė plaēka lufte, me femra tė reja, me lavdi tė re, duke lėnė prapa tmerr e hi, kufoma dhe gjak.
Njėherė, mbasi u kthye Algallai nga njė vėrshim qė kishte bėrė kundėr rusėve, u bėnė festa tė mėdha pėr nder tė tij dhe ftuan nė kėto festa tė gjithė princat e gadishu1lit, u bėnė lodra e dėfrime dhe pėr tė provuar zotėsinė e krahut, trimat qėlluan me shigjeta sytė e robėrve tė luftės dhe pastaj ngritėn dolli pėr nder tė trimėrisė sė Algallait, qė ishte tmerri i armiqve dhe mburoja e mbretėrisė tė hanatit. Plaku han ishte krenar pėr lavdinė e djalit. Ai qe i kėnaqur se pas vdekjes sė tij mbretėria do tė binte nė njė dorė tė fortė.
E ndiente veten tė lumtur dhe, duke dashur qė t'i tregonte tė birit dashurinė e tij tė madhe, mori kupėn nė dorė dhe foli pėrpara gjithė princave dhe tė parėve tė vendit:
- Ti, Algalla, je njė djalė i mirė! Lavdi i qoftė allahut dhe i nderuar qoftė emri i profitit tė tij!
Tė gjithė tė grishurit lavdėruan me zė tė lartė emrin e profitit. Dhe hani vazhdoi:
- Allahu ėshtė i madh! Qė nė tė gjallėt tim allahu mė ngjalli tė ritė tim te biri im trim dhe ja tani shoh me sytė e pleqėrisė se atėherė kur dielli do tė shuhet pėr mua dhe kur krimbat do tė mė brejnė zemrėn, unė do tė vazhdoj tė jetoj nėpėrmjet djalit tim! Allahu ėshtė i madh dhe Muhameti ėshtė profiti i ti! Kam, njė djalė tė mirė, krahun e ka tė fortė dhe mendjen tė ndritur. Algalla, mė thuaj, ē'dhurata kėrkon tė tė japė babai yt? Kėrkomė ē'tė duash, dhe unė jam gati tė ta jap...
Zėri i Hanit plak nuk qe shuar edhe, kur Tolaik Algallai u ngrit dhe foli dhe sytė e tij tė zinj si deti natėn, u mbushėn plot shkėndija, si ata sytė e shqiponjės sė malit:
- Baba e zot! Nėma atė skllaven ruse!
Hani heshti njė ēast, aq sa i duhej pėr tė mbytur dridhmat e zemrės dhe pastaj foli me zė tė fortė dhe tė vendosur:
- Merre! Me tė mbaruar gostia, do tė jetė jotja. Trimit Algalla iu ndezėn faqet si prush. Sytė e tij si ca sy shqiponje shkėlqyen nga lumturia pa fund e anė dhe, duke u ngritur nė kėmbė, i tha Hanit, babait tė tij:
- Baba e zot, unė ia di vleftėn dhuratės qė po mė fal! Ia di... Jam skllavi yt dhe biri yt. Kėrkomė gjakun dhe do tė ta jap pikė pėr pikė e ēast pėr ēast, jam gati tė vdes njėzet herė pėr ty!
- Nuk dua asgjė, - i tha hani, dhe koka e tij me flokė tė bardhė, e ngarkuar me lavdinė e viteve tė shumta dhe tė trimėrive tė shumta, u var nė gjoks.
Pas pak mbaroi gostia, dhe tė dy, babai dhe djali, dolėn pa bėrė zė, nga pallati, krah pėr krah, dhe morėn udhėn qė shpinte pėr nė harem.
Nata ishte e errėt, retė e zeza qė mbulonin qiellin si me njė perde tė trashė, nuk linin tė dukeshin yjet dhe hėna.
Babai dhe djali ecėn njė copė herė nėpėr errėsirė. Papritur, Hani Asvab hapi gojėn e tha:
- Jeta ime po shuhet ditė pėr ditė, zemra ime e plakur po rreh pėrherė e mė dobėt dhe zjarri i gjoksit, po mė platitet. Ledhatimet e zjarrta tė kėsaj skllaveje ishin drita dhe zjarri i jetės sime... Mė thuaj, Tolaik, mė thuaj: me tė vėrtetė kėrkon tė ma marrėsh kėtė skllave? Merr njėqind gra nga haremi im, merri tė gjitha, po vetėm skllaven ruse lėrma!...
Tolaik Algallai heshti dhe psherėtiu.
- Sa ditė mė kanė mbetur mua pėr tė jetuar? Edhe pak ditė do tė rroj mbi dhe... Gėzimi i fundit i jetės sime ėshtė kjo, skllavja ruse. Ajo mė njeh e mė do. Tani kur s'do ta kem mė atė, kush do tė mė dojė mua, plak njeri, kush? Asnjė nga tė gjitha femrat qė kam nė harem, asnjė, o Algalla!...
Algallai rrinte i heshtur...
- E si do tė rroj unė, duke ditur se ti e shtrėngon nė krahė, se ajo fle me ty? Kur ėshtė fjala pėr femra, s'ka as baba, as bir, Tolaik! Pėr gratė ne tė gjithė jemi vetėm meshkuj, o bir... I dhimbshėm do tė jetė mbarimi i jetės sime... Do tė kishte qenė mė mirė tė mė hapeshin tė gjitha plagėt e trupit dhe tė mė rridhte tėrė gjaku; do tė kishte qenė edhe mė mirė, o bir, tė vdisja kėsaj nate!
Djali s'nxirrte zė... U ndalėn te dera e haremit dhe ndenjėn njė copė herė pėrpara saj, pa folur, kokėvarur. Rreth tyre nata ishte e errėt; retė vraponin nėpėr diell dhe era lėkundte drurėt, fėrshėllente, sikur kėndonte njė kėngė vajtimi...
- Kam shumė kohė qė e dua, baba... - foli me zė tė ulėt Algallai.
- E di... Po unė di edhe se ajo nuk tė do... - ia ktheu Hani.
- Mė bėhet zemra copė kur e kujtoj.
- Po vallė a mos zemra ime plakė ėshtė e gėzuar tani?
Heshtėn pėrsėri. Algallai psherėtiu.
- Mė duket se ai mullai i urtė mė pat thėnė tė vėrtetėn: gruaja i sjell vetėm tė keqe burrit. Kur ėshtė e bukur u zgjon dėshirėn tė tjerėve, tė shoqin e hedh nė xhehnemin e zilisė; kur ėshtė e shėmtuar, i shoqi vuan nga nakari pėr ata qė kanė gra tė bukura; kur s'ėshtė as e bukur, as e shėmtuar, burri e stolis dhe, duke e kuptuar pastaj se gėnjen veten, vuan pėrsėri nga shkaku i kėsaj gruaje...
- Urtėsia s'ėshtė njė bar pėr tė shėruar dhembjen qė tė bluan zemrėn, - tha Hani.
-Tė kemi mėshirė pėr njėri-tjetrin, baba...
Hani ngriti kokėn dhe e shikoi me trishtim tė birin.
- Ta vrasim, - tha Tolaiku.
- Ti e do veten tėnde mė shumė se kėtė vajzė dhe se mua, - iu pėrgjigj ngadalė Hani, i pikėlluar.
- Edhe ti si unė je!
Heshtėn pėrsėri.
- Po! Edhe unė jam si ti, - foli hani me trishtim. Dhembja e madhe e kishte rrėgjuar e bėrė ēilimi.
- Ē'thua, e vrasim?
- S'ta jap dot! Nuk mund! - thirri Hani.
- As unė nuk e mbaj dot dhembjen. Ja shkulma zemrėn nga gjoksi, ja nėma atė!...
Hani heshti.
- Ta hedhim nė det qė lart nga shkėmbi:
- Ta hedhim nė det qė lart nga shkėmbi, - pėrsėriti Hani fjalėt e tė birit, si njė oshėtim tė zėrit tė Tolaikut.
Pastaj hynė nė harem, ku vajza flinte shtrirė nė njė qilim tė bukur. U ndalėn pėrpara saj dhe e shikuan njė copė herė. Nga sytė e hanit plak rridhnin lot, qė zbrisnin nėpėr mjekrėn e tij bojė argjendi e shkėlqenin si ca sumbulla margaritari; i biri, me sytė tė ndritur si zjarr, i rrėqethur nga epshi qė mezi e zotėronte, shtrėngoi dhėmbėt dhe zgjoi nga gjumi vajzėn kozake. Ajo u zgjua dhe nė fytyrėn e saj tė brydhėt dhe tė trėndafiltė si agimi, sytė qeshėn si dy lule tė kaltra. Ajo nuk e vuri re Algallanė dhe i zgjati Hanit buzėt e saj tė kuqe.
- Puthmė, o shqiponjė!
- Vishu... Eja me ne, - i tha me zė tė butė Hani. Vetėm atėherė vajza e pa Algallanė, pa lotėt nė sytė e shqiponjės dhe, meqė ishte e menēme, e kuptoi se ē'do tė ndodhte.
- Po vij, - tha ajo. - Po vij. A mos kini vendosur qė unė tė mos jem as e njėrit, as e tjetrit? Kėshtu vendosin ata qė kanė zemėr tė fortė. Po vij!
U nisėn tė tre, tė heshtur, pėr nė det. Ecėn nėpėr shtigje tė ngushta. Era gumėzhinte...
Vajza, e brishtė, e dobėt, u lodh shpejt, po duke qenė krenare, nuk u ankua.
Kur djali i Hanit vuri re se ajo po mbetej prapa, e pyeti:
- Ke frikė?
Ajo e shikoi me pėrēmim me ata sytė e ndritur dhe i tregoi kėmbėn e gjakosur.
- Hajt tė tė marr nė krah! - i tha Algallai, duke zgjatur duart. Po vajza pėrqafoi Hanin plak. Hani e ngriti nė krahė, si pendė tė lehtė dhe e ēoi, ndėrsa ajo largonte me duar degėt e anuara mbi shteg qė tė mos ia godisnin sytė Hanit. Ecėn shumė kohė. Dhe ja, u dėgjua nga larg deti qė buēiste. Atėherė Tolaiku, qė vinte prapa tyre, i tha tė atit:
- Mė lėr tė shkoj pėrpara, sepse nuk di pse ē'po mė shtyn qė tė tė godas me hanxhar rrėzė qafės!
- Shko pėrpara! Allahu me tė madh tė tij do tė dėnojė pėr kėtė mendim, ose do tė tė falė, ashtu siē bėn emėr ai vetė. Unė, si baba, po tė fal, sepse e di se ē'ėshtė dashuria.
Mė nė fund, ja edhe deti, pėrpara tyre, poshtė i thellė, i zi, i pakufishėm. Valėt buēisnin me zė tė, mbytur rrėzė shkėmbinjve, njė ndjenjė tmerri pėrshkon zemrėn dhe e bėn tė ngrijė si akull.
- Lamtumirė! - tha Hani dhe e puthi vajzėn,
- Lamtumirė! - tha Algallai dhe i bėri njė temena.
Vajza shikoi Hanin, shikoi detin ku kumbon in valėt dhe u tėrhoq njė hap, duke shtrėnguar gjoksin me tė dy duart.
- Hidhmėni nė hon, - u tha ajo...
Algallai zgjati krahėt duke psherėtirė, por Hani e kapi mė parė vajzėn nė krahė, e shtrėngoi me fuqi nė gjoks, e puthi dhe, duke e ngritur mbi krye, tė tij, e hodhi nga shkėmbi i lartė nė det.
Valėt godisnin shkėmbin dhe kumbonin poshtė dhe buēitja e tyre ishte kaq e egėr, saqė as njėri, as tjetri nuk dėgjuan zhurmėn e trupit qė ra nė ujė. Nuk dėgjuan as klithmė, asgjė. Hani u pėrkul mbi njė shkėmb dhe shikoi i heshtur mjegullėn e largėt, atje ku deti puthej me retė, atje qė ku vinte rrapėllima e mbytur e valėve. Era ia shpupuriste mjekrėn e bardhė. Tolaiku rrinte nė kėmbė pranė tij dhe, duke mbuluar fytyrėn me tė dy duart, qėndronte i palėvizur dhe i heshtur - si njė shtyllė guri. Koha kalonte. Retė lundronin nė qiell njėra pas tjetrės, siē i ēonte era. Kėto re ishin tė zeza dhe tė rėnda si mendimet e Hanit plak, qė rrinte majė shkėmbit tė lartė mbi det.
- Eja tė shkojmė, baba, - i tha Tolaiku.
- Prit edhe pak ..., - pėshpėriti Hani, i cili sikur mbante vesh pėr tė dėgjuar diēka. Dhe pėrsėri kaloi ca kohė. Poshtė dallgėt gumėzhinin pa pushim; era i pėrplaste me furi rrėzė shkėmbit duke fėrshėllyer midis drurėve.
- Eja, baba...
- Prit edhe pak...
Tolaik Algallai i tha shumė herė: «eja, baba», - po hani nuk lėvizi nga vendi ku kishte humbur gėzimin e ditėve tė fundit tė jetės sė tij.
Por ēdo gjė ka mbarim! Mė nė fund Hani u ngrit, krenar dhe i fortė, vrenjti vetullat dhe foli me zė tė mbytur:
- Eja tė shkojmė...
- U nisėn. Po pas pak Hani u ndal.
- Pse tė vij? Ku tė vij, o Tolaik? - e pyeti ai tė birin. - E ē'ta dua unė jetėn tani, kur e humba atė qė doja? Jam plak dhe tani nuk do tė mė dojė mė askush. Dhe kur nuk tė do askush, - s'ka pėrse tė rrosh nė botė.
- Ti ke lavdinė dhe pasurinė, baba...
- Nėm vetėm njė tė puthur tė saj dhe merri tė gjitha lavditė dhe pasuritė pėr shpėrblim! Tė gjitha kėto janė sende tė vdekura; vetėm dashuria e gruas ėshtė e gjallė. Pa dashuri, njeriu s'ka pėrse rron nė botė, ėshtė si njė lypės dhe jeta e tij ėshtė pėr tė vajtuar! Rri me shėndet biri im Allahu tė ruajtė gjithė ditėt dhe gjithė netėt e jetės sate. - Pastaj Hani u kthye dhe shikoi detin.
- Baba! - thirri Tolaiku. - Baba!... - Vetėm kaq mundi tė thotė, sepse s'ka se c'i thuhet gjė tjetėr njė njeriu tė cilit vdekja i buzėqesh, s'ka ē'i thuhet pėr t'i ngjallur nė shpirt dėshirėn e jetės.
- Lėrmė...
- Allah...
Ai e di...
Hani iu afrua me hapa tė shpejtė buzės sė greminės dhe qė aty u hodh nė det. I biri nuk e ndali; s'pati kohė ta ndalte. Dhe pėrsėri nuk u dėgjua asgjė, as klithmė, as zhurmė trupi qė bie. Vetėm valėt rrapėllinin pa pushim nė gjeratoret dhe era kėndonte njė kėngė tė vrazhdė.
Tolaik Algallai ndenji e shikoi njė copė herė detin, dhe pastaj tha me zė tė lartė:
- O allah! Mė jep edhe mua njė zemėr kaq tė fortė si zemra e babait!
Dhe pasta i u zhduk nėpėr errėsirėn e natės...
Kėshtu vdiq Hani Mosolaim EI-Asvabi dhe hipi nė fron tė Krimesė Hani Tolaik Algallai.
Ruaj Lidhjet