Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Maksim Gorki

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Maksim Gorki

    I

    Nga lufta kthehet mbreti, i vrazhd', i pikelluar...
    Permes i bie fshatit mbi at'n e tij kaluar...
    Kur pas ca kallamishtesh ve veshin e degjon:
    nje vazhez sorkadhe qe qeshte me te madhe.
    Rrudh vetullat e murrme, e tund shpejt yzengjine
    dhe me mamuz te mprehte me fort godit dorine,
    C;i vrigellijne armet, c'i ndrit ky jatagani,
    mbi vashen gezimplote c'na turret si tufani.
    Dhe cirret i xhindosur, me ze te egersuar:
    -Perse, moj palocupe, zbardh dhembet e gezuar?
    ...Si ke guxim e qesh kur ter' ushtria ime
    e gjitha u derrmua, u thye nder luftime?
    Ne fushat e betejes me mijra djem m'u vrane,
    tani n'atdhe po kthehem, te tjere djem do mbledh,
    ne zjarrin e betejse dhe njehere do ti hedh.
    Jam mbreti yt i fyer, ne kete vend i pare,
    si mundem te duroj kur ti qesh si e marre!
    Kopsiti xhamadanin serbes mbi kraharuar
    dhe na i kthehet mbretit kjo vasheza syshkruar:
    - Me trimi'n e zemres sime po qesh e cmallem une,
    s'ta kemi ngene o xhaxho, me ne s'le ndonje pune!
    Ne kohen kur njeriu gezon e dashuron
    per mbreter nuk ka gajle, per ta as qe mendon!
    U drodh gjith' ai mbret. Shkumon ky hijerendi,
    dhe trimat urdheron, gjemon sa tundet vendi;
    - Pa zermani capkenen, ne burg shpejt ma vervitni
    ose ketu, ne vend, pa humur koh' e vritni!
    Sejmenet si shejtane, me thik' e shpata zhveshur,
    u turren porsi sorra mbi vazhezen nurqeshur;
    dhe me surrat zgerdhyer, si laro lajkatare,
    ia dorezuan Vdekjes ne gjin' e saj ta marre.

    II

    Demonet e se keqes gjithnje Vdekja degjon,
    po, per cudi, ksaj here s'ka qejf: rri e ngurron.
    Ne stinen e praneveres farat e dashurise
    dhe te kjo plake shtrige leshuakan filize,
    Se u merzit me kerma jeten e saj ta shkoje,
    edhe ne to te zhduke semundje lloj-lloj.
    Me oren vdekesore kohen s'ka qejf ta mase,
    i vjen qe te pelcase.
    Kur njerzit para saj dridhen me temerr e ngjethje,
    iu shkrep qe te jetoje disi me me shkujdesje
    se u merzit ngahera me varre e varreza,
    me nje zanat te ndyte, ku s'bluan vec te zeza;
    ndaj shpesh merzitet, nxehet, i preket zemr' e ftohte,
    kur njerzit peshperitin se Vdekja eshte e kote.
    Po kjo nuk i pelqen, ndaj me inat e smire
    s'rremben ata qe duhet, po njerzit me te mire.
    Sa mir' sikur dhe Vdekja te dashuronte Djallin,
    me zjarr si te ferrit ta shfrynte tere mallin,
    nga dhembja e dashurise lot syri t'i pikonte,
    Satanin flokezjarrte ne gjokes ta shtrengonte.

    III

    Dhe vajza guximtare Vdekjes i rri perballe,
    ne heshtje pret goditjen, s'leviz sy, as qepalle,
    Dhe Vdekja murmurit me dhembje plot siklet:
    - Perse vashez' e njome, lendove goxha mbret?
    Ndaj je denuar rende, pa shprese, pa shpetim!
    I kthehet Vdekjes vazha: - Perse ky zemerim?
    Ish her' e par' qe ndjeva te puthur ne kraharuar,
    bandilli im i dashur kur me shtrengoi ne duar.
    E ku ia kisha ngene te kuvendoj me mbrene?
    U ktheva e i thashe: " S'ta kemi, xhaxho ngene!"
    Besoj se keq s'i fola, po shih sa keq qe dola!
    Tani kjo kosa jote po me rremben dhe mua!
    Moj Mortje, a s'me thua:
    Pse ngutesh, pse s'me pret dhe nje cop'here akoma,
    gjersa keto buze t'njoma
    ta thithin gjer ne fund nektarin e rinise,
    gjersa ta zbraz me fund kupen e dashurise?
    Te keqen, Vdekje, xhan!.... -
    Dhe Vdekja rri habitur! Mos vall' u be pishman?
    Te tille lutje kurre s'i kish degjuar veshi,
    dhe per nje cast u duk sikur u zbut rrebeshi.
    Mendoi: " Si do jetoj, c'do bej ne kete jete,
    sikur as dashuri, as puthje te mos kete?"
    Ne diellin e praneveres eshtrat po thek, po ngrohet
    dhe gjarprit i ben shenje me prane t'i afrohet.
    Vashes qe pret i thote:
    - Nejse, rro dhe nje nate, puthu ne qejf e gas,
    po neser me te gdhire ta dish se do t'te vras.
    Dhe mbi nje gur na ulet, aty po rri e pret,
    neperka lepin kosen ta beje me te mprehte.
    Derdh lot nga gazi vasha, po Vdekja e qorton:
    - Po he de c' sorrollatesh? C'pret qe nuk shkon?

    IV

    Ne rrezet praneverore Vdekja me dhele ngrohet,
    dhe brashnjat cope-cope i zbath, te fleje shtrohet.
    Mbi gur koken mbeshteti mortja dhe ra e fjeti!...
    Nje enderr te bezdisur ne gjume paska pare!
    Iu be sikur Kaini, i ati plak i saj,
    me Jude Iskariotin po hipin mbi nje maje.
    Zvarriten si gjarprinj, te lodhur dalngadale,
    te rraskapitur ngjitin lart' e perpjete male,
    - O Zot! - renkon Kaini, i vrazhde, zemerthyer,
    dhe syt' e zez ne qiell i mbante te mberthyer.
    - O Zot! - po lutet Juda, tradhtari shpirtkatran,
    dhe syt'e buhavitur, ulur mbi tok' i mban.
    Mbi mal brenda nje reje qe skuq e flakeron,
    i ulur c'po rri Zoti, nje liber po lexon;
    nje liber yjeshkrojtur, te madh qe xixellon,
    sa vetem Kasht'e Kumtrit eshte nje faqe e tij;
    ne krye t'atij mali Shen Mhilli sec qendron.
    Shufra rrufesh nder duar po mban e gjemon rende:
    - Largohuni, se Zoti s'ju do ne kete vend!
    Kaini Shen Mhillit fillon t'i pergjerohet;
    - Mekati qe kam bere me goje dot s'tregohet,
    se ate bushtren Vdekje qe zhduk te emblen jete,
    un' e kam lindur vete!
    - Shen Mhill, - i thote Juda, -
    dhe nga Kaini vete, me mekatar, jame une,
    per hir te shtriges Vdekje sa rende u gabova,
    kur zemren drite diell te zotit tim tradhtova,
    Dhe qe te dy se bashku i luten Shen Mhillit:
    - Ne kemi nje deshire: qe Zoti pak meshire,
    per neve te tregoje, pastaj le t'na deboje,
    nga goj'e tij nje fjale e embel te dale,
    s'kerkojme te na fale!
    Ngadale, rende- rende, Shen Mhilli u pergjigjet:
    - Tri her' i fola Zotit per juve, o qyqare,
    dy her' asnje pergjigje prej tij nuk kam marre.
    Te treten tundi koken dhe tha i zemeruar,
    fort rend' duke gjemuar:
    - Derisa Vdekja shtrige shfaros e zhduk te gjallen,
    per Juden dhe Kainin do ta mbaj ngritur pallen!
    Ata t'i fale ai qe me fuqin' e tij,
    do zhduke pergjithmone te Vdekjes fuqi.
    Tradhtari, vellavrasesi, te dy me ulerime,
    u rrokullisen poshte nga ter' ajo gremine.
    Ne nje batak te qelbur nga maj' e malit rane
    ku po harbonin xhinder, lugeter e shejtane;
    dhe Juden me Kainin kur aty brenda hyne,
    me zjarr katran sketerre, filluan t'i peshtyjne.

    V

    Aty nga mesi i dites, Vdekja prej gjumit, zgjohet,
    kur vashen s'e gjen prane, po grindet, zemerohet:
    "C'u be kjo endacake?" - me vete blebezoi.
    "Nje dit' e nat' e tere asaj nuk i mjaftoi?"
    Dhe sapo kapton gardhe, keput nje lule dielli.
    Kundron, nuhat, habitet se si kjo rrez' e diellit
    me zjarr' e saj te gjalle ka veshur me flori
    fletzat e plepit t'eger me aq bukuri.
    Dicka ne zemer ndien.
    Dhe syn' e sja te ftohte drejt diellit e mberthen.
    Ngadale, zvarre-zvarre, kenges fillon t'ia marre,
    me hunde, neper dhembe, nis Vdekja te kendoje:
    - Ne kete bote pa meshire,
    vret e pret njeriu njerine,
    pastaj varros derzine;
    na i psal me keng' e kor:
    " Le te prehet me shenjtore"
    Vec nje gje s'po marr vesh dot,
    si njeriu ne kete bote
    dhe kur ngordh tiran' i keq,
    nga i cili vuan, heq,
    i kendon me psal' e kor:
    "Le te prehet me shenjtore"
    Si te ndershmin, si hajdutin,
    kur te dy ne varr i futin,
    me ngasherim u kendon kori;
    " Le te prehen me shenjtore."
    Budallane dhe harbutin
    me te njejten keng' i futin.
    U psal kori mengadale,
    perserit po ato fjale:
    "Le te prehet me shenjtore."

    VI

    Dhe kengen si mbaroi, Mortja fillon te nxehet
    qe vasheza s'po kthehet.
    Kaluan disa nete, kaluan disa dite,
    dhe Vdekja prit e prit...
    Eger fytyra i skuqi dhe syt' i cakerriti,
    opingat shpejt i mbathi, mbi sup kosen vertiti;
    e vrenjtur, me kercenuese dhe nga nje re vjeshtake,
    po udheton ne driten e henes endacake.
    Dhe ec e ec, e ec, kur ja, ne nje korije,
    nen ca lajthi me vese levizin nja dy hije!
    Mbi barin ngjyr' atllasi, qe heneza praronte,
    si perendeshe lulesh nje vashe nuseronte.
    Dhe, mu duk si tok' e zhveshur ne pragun e pranveres,
    ndrit zhveshur gjoksi - qumesht i vashes symeshqerres.
    Lekuren e mendafshte te puthurat e djalit
    sa bukur ia stolisin asaj thelleze malit.
    ndersa dy sy te embel me droje lart soditin
    rrugen e Kashte s' Kumtrit me mijra shkendije;
    dhe mu ne cep te syrit mavi c'i nxin nje vije.
    Porsi nje dre i lodhur, djaloshi duke fjetur,
    mbi preherin e vashes koken e mban mbeshtetur.
    Hesht Mortja e kundron!
    Dhe flak' e zemerimit nga kafka i iken, shkon.
    Ngadal pyet vashen:
    - Perse tamam si Eva qe i ndenji Zotit fshehur,
    me fshihesh pas kacubes prej dashurise e dehur?
    Me trupin e qnedisur, si diell me yj' e hene
    qe mos t'ia shohe Vdekja, mbuluar kish capkene.
    Si trime e paepur, me Vdekjen vasha flet:
    -Dhe pak a nuk me pret?
    Mos thirr mos ma trem, mos bej shamate,
    te dashurin e zemres ma ruaj sa me gjate;
    me tingullin e koses ngadale, mos ma zgjo!
    Me fal qe s'mbajta fjalen, po ja qe njerez jemi.
    Mendova: "Kurdohere ne Vdekjen pran' e kemi."
    Me lere qe bandillin ta puth edhe nje here,
    me te s'po ndjej te ngopur, as dhe ai me mua.
    Shikoje sa i pashem, i bukur si pallua!
    Veshtrome gji e faqe, si lulekuqe zjarri,
    sa shenja lulezojne! Mi la bandill-beqari!
    Dhe caze as nuk me pret?
    Se s'eshte e gjate kjo jet'!

    U skuq nga turpi Vdekja, buzen ne gaz e vuri:
    - Vertet sikur me diellin te qenka puthur nuri.
    Po koha nuk me pret: U plaka, jam e zene,
    S'kam vetem ty, o vashe , nen toke per te shtene,
    me mijera te tjere me mbeten per t'i marre,
    me kete kose te mprehte si ty kam per t'i vrare,
    Se Kohes me ndergjegje un' i sherbej pa ndalje...
    He, pra, pse s'behesh gati? Per asnjeri s'ka falje!
    Cdo cast qe me kalon, ne pune me pengon.

    Po vashez e shkujdesur, havaz' e saj vazhdon:
    - Kur trimi cupen puth, me dhele e perqafon,
    as qiell ka, as toke, perreth asgje s'shikon.
    Shpirti me fuqi, mbushet, qe s'eshte e ketushme,
    drita qe digjet n'ate shpirt: sa drit' e mrekullueshme!
    S'te tremb Zoti, as fati, as qielli lart mbi re,
    me t'ligjte te prrallosesh, kur dashuron, s'ke nge.
    Gezimi si femije vetvetes i gezohet,
    me venten Dashuria fillon e permallohet.
    Dhe Vdekja s'po ben ze. Kundron kjo hijerende
    dhe vashez hirplote s'ia pret dot ate kenge.
    Nga dielli me te bukur, s'ka gje ne kete bote,
    nga zjarri i dashurise s'ka tjeter me te ngrohte

    VII

    Dhe Vdekja rri, s'ben ze...
    Zjarr' i zilise eshtrat fillon e ia zhurit,
    nje ethe, nje dritherime skeletin ia trondit,
    se zemr' e saj e ftohte c'mund t'i kendoje botes?
    Nuk behet Vdekja nene, po prape femer mbetet,
    ndaj zemra e saj preket....
    Arsyen s'e degjon, asaj ajo s'i bindet,
    po ne shpirtin' e erret dicka fillon t'i lindet.
    Ne shpirt te saj te ngurte s'bulojne vetem driza
    po fshihen dhe filiza
    meshire, miresie dhe malli per cudi;
    ndaj njerzit e helmuar ajo i do aq shume
    sa naten embel-embel u murmurit ne gjume
    per gaz e madh te prehjes...
    Dhe vashezes i thote:
    - Cudia le te behet! Jeto, vashe ne gaz!
    Vec ne cdo hap te jetes me ke dhe mua pas.
    Te jem pran' Dashurise, ma ka enda or'e cast.
    Dhe qe nga ajo kohe dhe sot e kesaj dite,
    si motra te pandara, pran' njera-tjetres rrine
    Vdekja me Dashurine.
    Ndaj kosemprehur Mortja pas Dashurise endet,
    Gjurmon is nje rrufjane kudo q'ajo gjendet.
    Magjepset pre se motres terhiqet zvarre-zvarre,
    kocke e lekure thare.
    Ne dasma, ne dollira ne dreka mortuare,
    vrapon kjo zullumqare,
    dhe vazhdimisht gatuan pa u lodhur, pa pertuar
    gezimin' e Dashurise dhe lumturin' e Jetes.

  2. #2

    Maksim Gorki


    Shqipėroi: Misto Treska



    KĖNGA E SKIFTERIT



    I

    Detin e madh pa fund e pa anė e zuri gjumi. Pranė bregut ai psherėtin mengadalė: larg duket, pa lėvizje i larė nė dritėn mavi tė hėnės. I butė si kadife, lėvizje, i larė me argjend, ėshtė shkrirė atje me qiellin e kaltėr tė Jugut edhe po fle thellė, duke pasqyruar pėlhurėn e hollė tė reve tė bardha, si pupla, qė nuk lėvizin dhe nuk fshehin qėndismat e arta tė yjeve, Duket sikur qielli po ulet poshtė e mė poshtė mbi det; sikur do tė kuptojė ē’pėshpėritin valėt e palodhura, qė hiqen zvarrė pėrgjumshėm te bregu.
    Malet e veshura me drurė, tė kėrrusura nė mėnyrė tė shėmtuar nga veriperėndimi, i kanė ngritur pėrpjetė me vrull majat e tyre nė shkretėtirėn e kaltėr qė shtrihet pėrmbi to: profili i tyre i rreptė, i mbėshtjellė nė errėsirėn e ngrohtė dhe pėrkėdhelėse tė natės Jugore, ėshtė rrumbulluar.
    Malet janė kredhur nė mendime tė rėnda. Mbi, valėt e gjelbra, tė kalisura, kanė rėnė syresh hije tė zeza, qė i mbėshtjellin, sikur duan tė qėndrojnė tė vetmen lėvizje, tė mbytin pėrpjekjen e palodhur tė ujit dhe psherėtimat e shkumės, ēdo zė qė prish heshtjen e fshehtė, qė ėshtė pėrhapur rreth e rrotull bashkė me argjendin mavi tė rrezeve tė hėnės, qė rri fshehur akoma prapa maleve.
    - A - alla-ah-a-akbar!... - psherėtin mengadalė Nadir Rrahim-Oglliu, njė ēoban i vjetėr i Krimesė. Ėshtė i gjatė, i thinjur, i nxirė nga dielli i Jugut, ėshtė njė plak i thatė dhe i menēur.
    Unė dhe ai rrimė shtrirė nė rėrė, pranė njė shkėmbi tė madh, tė shkėputur nga mėma e tij, nga mali, njė shkėmb, ky, i mbuluar me hije, me lėmyshk, njė shkėmb i trishtuar, i ngrysur. Nė atė brinjė tė shkėmbit, qė ėshtė kthyer nga deti, valėt kanė hedhur leshterikė dhe drethkėza, dhe, i veshur kėshtu, ai duket si i varur mbi rripin e ngushtė tė rėrės, qė ndan detin nga malet. Flaka e zjarrit qė kemi ndezur, ndriēon nga ana qė ėshtė kthyer kundrejt malit; ajo dridhet, dhe nėpėr shkėmbin e moēėm, qė ėshtė prerė si me thikė nga njė rrjetė plasash tė thella, lėvizin hijet.
    Unė e Rahimi, po ziejmė njė supė me peshk, qė sapo e kemi zėnė, dhe qė tė dy jemi nė njė gjendje, kur ēdo gjė tė duket fantastike, e frymėzuar dhe tė bėn tė futesh thellė nė veten tėnde, kur shpirtin e ke kaq tė pastėr, tė lehtė, saqė nuk ke tjetėr dėshirė veēse tė mendosh.
    Deti i pėrkėdhelet bregut dhe valėt lėshojnė njė zė kaq tė ėmbėl, sa na duket sikur po na luten tė vijnė e tė ngrohen pranė zjarrit. Nganjėherė nė harmoninė e pėrgjithshme tė lėvizjes sė ujit dėgjohet njė notė mė e lartė dhe ēamarroke, ėshtė njė valė mė trime nga shoqet, qė na vjen fare afėr.
    Rahimi ėshtė shtrirė pėrmbys mbi rėrė, me kryet nga deti. I mbėshtetur nė bėrryla, me duart nė kokė i zhytur nė mendime, ai po shikon larg nė hapėsirėn e turbullt. Shapka prej lėkure dashi i ka rėnė prapa, mbi zverk, dhe era e detit i freskon ballin e lartė plot me rrudha tė vogla. Ai filozofon, pa ēarė kokėn nė e dėgjoj unė apo jo, sikur flet me detin:
    - Ai qė i beson zotit, shkon nė xhenet. Po ai qė nuk ėshtė nė rrugėn e zotit e tė profetit? Ai, ndoshta, ėshtė kėtu, nė kėtė shkumė... Dhe ato njolla tė argjėndta mbi ujė, ndoshta, janė ai... ku ta dish.

    Deti i errėt, i madh e i gjerė, po zbardh; aty-kėtu duken vetėtimat e zbehta tė hėnės. Ajo ka dalė qė prapa maleve dhe tani po derdh dritėn e saj pėrmbi detin, qė i del pėrpara duke psherėtirė, pėrmbi bregun dhe pėrmbi shkėmbin, ku jemi shtrirė unė e Rahimi.
    - Rahim!... Mė trego njė pėrrallė, - i lutem unė
    plakut.
    - Pse? - pyeti Rahimi, pa kthyer kokėn.
    - Kot! Mė pėlqejnė pėrrallat e tua.
    - T'i kam treguar tė gjitha... Nuk di tė tjera...
    Ai do qė t'i lutem. Edhe unė i lutem.
    - A do tė tė them njė kėngė? - Bindet mė nė fund Rahimi.
    Unė dua ta dėgjoj kėngėn e vjetėr, dhe ai nis e tregon me njė mėnyrė tė pėrvajshme, duke u munduar qė tė mbajė melodinė karakteristike tė kėngės.
    «Nė male sipėr u ngjit bullari, atje njė shpellė tė lagėt gjeti, u mblodh kular ky, shikonte detin.
    Nė qiell sipėr shkėlqente dielli dhe malet shfrynin me afsh prej zhegu drejt kupės qiellit; pėrposh te deti, mbi shkėmb e gurė, kėrcisnin valėt...
    Nga fundi i shpellės, nė stere e cėrka, njė pėrrua turrej me vrull nga deti, duke buēitur...
    Nė shkumė i tėri, i fortė, i thinjur ky ēante malin, nė det ky derdhej me ulėrimė.
    Po ja te shpella, ku ish bullari, nga qielli i lartė ra njė Skifter, me kraharorin tė copėtuar, me gjak nė pupla...
    Aty me klithmė pėrdhe ra shpesa, pėrpoqi trupin mbi shkėmbin e fortė, nga zemėrimi duke gulēuar...
    U tremb bullari, u hoq ky prapa duke u zvarritur, po shpejt e pa: Skifteri jetėn e kish tė shkurtėr.
    I vajti atėherė Skifterit pranė, i pėshpėriti nė sy bullari:
    - Po vdes, si duket!
    - Po vdes! - tha shpesa me psherėtimė. - Me gaz kam rrojtur!... I lumtur qeshė!... Si trim luftova!... Kam parė unė qiellin... Kaq afėr kurrė ti s'do ta shohėsh...
    Ah, ti i mjeri!
    - E ē'ėshtė qielli? Njė vend i zbrazėt... Atje lart unė si tė zvarritem? Kėtu jam mirė... Kėtu dhe ngrohtė, dhe lagėshtirė.
    Kėshtu bullari i tha Skifterit, shpesės sė lirė, edhe me vete u tall e qeshi me marrėzitė e asaj shpese.
    Dhe po mendohej: «U hiqke zvarrė o fluturake, fundi po dihet: baltė dhe pluhur do bėhen gjithė..."
    Po shpesa trime pėrpoqi krahėt, u ngrit njė ēikė dhe sytė hodhi nė shpellė rrotull.
    Nė shkėmb tė murrmė pikonte uji, edhe nė shpellė nė errėsirė, nga vapė e madhe, nga erė e qelbur tė zihej fryma.
    Dhe klithi zogu me mall e dhembje, duke pėrmbledhur tė gjitha forcat:
    - Ah, sikur prapė nė qiell tė hipja!... Armikun unė... nė kraharuar... do ta shtrėngoja... kėtu te plagėt... edhe me gjakun tim do ta mbytja... Oh, gaz i luftės...
    Dhe u mendua kėshtu bullari: «Si duket jeta e bukur shumė nė qiell do tė jetė, qė kurse ai kaq rrėnkuaka!...»
    Dhe shpesės sė lirė i tha bullari: “Ti shtyhu pak te buzė e shkėmbit dhe hidhu poshtė. Pėrpjetė ndoshta tė ngrejnė krahėt dhe rron i lumtur njė copė herė nė botėn tėnde.»
    U drodh Skifteri, lėshoi njė britmė dhe shkoi te buza, duke u zvarritur me thonj mbi shkėmb.
    Aty sa doli, ky hapi krahėt, pa mori frymė sa mundi zogu dhe syshkėndijė u hodh nga buza.
    Dhe ra Skifteri si gur dhe vete nėpėr shkėmbinjtė duke u pėrpjekur, krahėt e fortė duke plagosur, pendėt e murrme duke kėputur nė rrokullimė.
    Pa e rrėmbeu valė e pėrroit, gjakun ia lau, me shkumė e veshi, nė det me forcė e flaku shpesėn.
    Me vaj trishtimi nė det te shkėmbi buēitnin valėt... dhe trupi i shpesės u zhduk e humbi nė hapėsirė.

    II

    Atje nė shpellė kular bullari thellė u mendua: e preku vdekja e atij Skifteri, pasioni i zogut pėr qiellin e preku.
    Dhe sytė i nguli ky lart nė qiell, atje ku ėndrra na qesh me dhele.
    - Ē'ka parė vallė Skifteri i vdekur nė shkretėtirėn pa fund, pa anė? Ata qė vdesin, si ky, pse vallė na prekin shpirtin me dufin e zjarrtė pėr fluturime? Atje ē'zbulojnė? Edhe pėr mua kėto mistere mund tė zbulohen, sikur tė ngrihem nė qiell dhe unė njė copė herė.
    Si tha, ky bėri. U mblodh rreth vetes, u hodh nė erė, si disk i hollė nė qiell ndriti.
    Ky ėshtė pjellė qė tė zvarritet, nuk fluturuaka! Kėtė bullari e kish harruar dhe ra mbi gurė, po gjė s'e gjeti, qeshi me vete...
    «Ja ē'qenka gazi i fluturimit! Tė rėnėt qenka!...
    Ēudi me zogjtė! S'e njohin tokėn, aty mėrziten dhe lart nga qielli i kanė sytė, kėrkojnė jetė nė shkretėtirėn e pėrvėluar. E ē'ka nė qiell? Njė vend i zbrazėt, ka shumė dritė, po s'ka ushqime, nuk ka mbėshtetje pėr trupin e gjallė. Ē'u duhen mburrjet? Ē'u duhen profkat? Apo tė fshehin me to dėshirat - kllapi tė tyre? Tė zotė s'janė pėr punė jete! Ah, zogjtė e mjerė!... Po mė me fjalė nuk rrehem unė! I di tė gjitha! E pashė unė qiellin... Aty u ngrita dhe fluturova, tė gjithė e mata dhe pashė ē'ėshtė tė rėnėt unė, po nuk u vrava; nė veten time tani besimi m'u rrit mė shumė. Ata qė s'dinė ta duan tokėn, le tė ushqehen me pėrralla e ėndrra. E njoha unė tani tė drejtėn, dhe s'mė prek mė kushtrimi i tyre.
    E dheut pjellė, me dhé rroj unė.»
    Pastaj te shkėmbi u mblodh me mburrje kular bullari.
    Shkėlqente deti dhe rrihnin bregun tėrbuar valėt. Nė ulėrimėn-gjėmim tė detit buēiste kėnga e shpesės trime, gjėmonin rreptė shkėmbinjtė e bregut, gjėmonte qielli:
    - Lavdi heronjve, qė ēajnė qiellin!
    Nė sulm tė ēmendur - sekret i jetės! O shpesė trime! Nė qiell armiqtė duke sulmuar, ti gjakun derdhe. Paēka se vdiqe! Do vijė dita, kur, si shkėndijė, ēdo pikė gjaku qė ti dhurove, do tė pėlcasė nė errėsirė, do ndezė zemrat bujare, trime, do tė buēasė: liri dhe dritė!
    Paēka se vdiqe!... Nė kėngė trimash do rrosh pėrjetė, do bėhesh shembull kushtrimi tė gjallė, lirie, drite!
    Lavdi heronjve qė ēajnė qiellin!”

    Larg hesht deti prej opali, valėt pėrpiqen mbi rėrė duke kėnduar: hesht edhe unė duke shikuar larg nė det. Mbi ujė, prej rrezeve tė hėnės, shquhen gjithnjė mė tepėr njolla tė argjėndta... kusia jonė zien mengadalė.
    Njė valė lozonjare del nė breg dhe me njė zhurmė provokuese i afrohet Rahimit mu te kryet.
    - Ku vete?... Hiqu kėtej! - ia bėn me dorė Rahimi, dhe vala, e bindur, kthehet pėrsėri nė det.
    Mėnyra se si Rahimi u flet valėve, nuk mė bėn tė qesh aspak dhe nuk mė tremb. Ēudi! Ēdo gjė rrotull tė shikon si njė gjė e gjallė me ėmbėlsi dhe me pėrkėdhelje. Deti ėshtė i qetė e i madhėrishėm dhe njeriu ndien se nė frymėn e freskėt, qė ai u lėshon maleve, tė vakėta ende nga afshi i ditės, ėshtė fshehur njė forcė e fuqishme dhe e pėrmbajtur. Nė kaltėrsinė e errėt tė qiellit ėshtė shkruar me qėndismat e arta tė yjeve njė gjė e madhe, solemne, qė tė magjeps shpirtin, tė turbullon mendjen me pritjen e ėmbėl tė njė zgjimi.
    Ēdo gjė dremit, por duket sikur pėr njė sekondė do tė zgjohet dhe do tė kėndojė nė njė harmoni tingujsh tė ėmbėl. Kėta tinguj do tė tregojnė tė fshehtėn e jetės, do t’ia shpjegojnė mendjes, pastaj do ta shuajnė si njė zjarr fantastik, dhe do ta marrin shpirtin me vete lart, nė kaltėrsinė e errėt tė greminės-qiell, ku do t’i dalin pėrpara qėndismat fėrfėlluese tė yjeve me muzikėn e ēuditshme tė atij zgjimi.

  3. #3

    Maksim Gorki - tregim

    MAKSIM GORKI







    MAKAR ĒUDRA





    Shqipėroi: Mitrush Kuteli






    Frynte nga deti njė erė e lagėt dhe e ftohtė, qė shpinte dhe pėrhapte nėpėr stepė melodinė ėndėrrimtare tė tallazeve qė gumėzhinin gjatė bregut dhe shushurimėn e shkurreve tė afėrme. Kohė mė kohė era merrte vrull dhe shkundte gjethet e fishkura, tė verdha dhe i hidhte nė zjarr duke ndezur njė flakė bubulak; drita e kėsaj flake ēante errėsirėn e natės sė vjeshtės qė na rrethonte dhe pėr njė ēast na hapte, nė tė djathtė, stepėn pa kufi dhe, nė tė mėngjėr, detin e gjerė; pėrballė meje kisha fytyrėn e kurbatit plak Makar Ēudra. Makari ruante tufėn e kuajve tė bylykut tė tij, qė kishte ngritur ēadrat nja pesėdhjetė hapa mė tutje.
    Makari rrinte shtrirė me kokėn tė mbėshtetur nė njėrin krah e as qė ēante kokėn tė mbrohej nga era e ftohtė qė i hapte xhamadanin, i zbulonte gjoksin e tij tėrė lesh dhe e godiste si fshikull. Rrinte kėshtu me fytyrėn tė kthyer nga ana ime dhe ēonte herė pas here te goja llullėn e tij tė madhe, nxirrte rrotullame tė mėdha tymi, shikonte pėrtej, matanė meje, errėsirėn e stepės sė heshtur dhe tė vdekur, fliste pa pushim e s'bėnte asnjė lėvizje pėr t'u ruajtur kundėr vrullit tė fortė tė erės.
    - Kėshtu pra, po bredh gjithnjė? Mirė bėn! As qė ka jetė mė tė mirė nė botė, o petrit. Mirė e ke; udhėto dhe shiko, dhe, mbasi t'i kesh parė tė gjitha shtrihu pėrdhe e vdis. Mjafton!
    - Jeta? E ē'bėjnė ca njerėz? - vazhdoi ai duke mos begenisur t'u pėrgjigjej kundėrshtimeve tė mia pėr fjalėt: «mirė e ke». - Ehej! E pse tė mos bredhėsh? A nuk je ti vetė jeta? Njerėzit e kėsaj bote rrojnė dhe do tė rrojnė pa pasur nevojė pėr ty. A mos tė thotė mendja se ti i hyn nė punė ndokujt? Ti s'je as bukė, as shkop, kėshtu qė nuk i duhesh asnjeriu.
    - Thua se duhet tė mėsosh pėr vete dhe t'i mėsosh tė tjerėt? Po a mos je i zoti t'ua mbushėsh mendjen njerėzve qė tė rrojnė tė lumtur? Jo, s'je! Mė parė plaku e thinju, pastaj mendohu se ē'duhet t'u mėsosh. E ē't'u mėsosh? Sikush e di vetė se ē'gjė i duhet. Ata qė janė mė tė menēėm, do tė marrin atė qė gjejnė, tė tjerėt, budallenjtė, nuk do tė marrin asgjė, dhe sikush do tė mėsojė vetė nga jeta. - Qesharakė janė kėta njerėzit e tu. Janė mbledhur grumbull dhe shtypin njėri-tjetrin nuk shohin sa shumė vend ka mbi dhe. - Duke thėnė kėshtu ngriti dorėn dhe tregoi rrotull stepėn. - Ē'thua? A mos lindi njeriu qė tė gėrmojė tokėn dhe pastaj tė vdesė pasur bile kohė qė tė bėjė varrin e vet? A mos di ai se ē’ėshtė liria? A mos kupton se ē'ėshtė hapėsira? A ia gėzon atij zemrėn shushurima e valėve tė barit tė stepės? Jo. Njeriu ėshtė skllav qė nga ēasti kur lind dhe mbetet skllav tėrė jetėn. E ē'mund tė bėjė pėr veten e tij?
    - Unė jam pesėdhjetė e tetė vjeē dhe kam parė kaq gjėra nė jetė, saqė, po t’i shkruaja tė gjitha nė letėr, kėtė letėr nuk do ta nxinin as njė mijė torba si kjo jotja. Pa mė thuaj, cilat janė vendet qė kam parė unė? S'mė thua dot? Ti as qė e merr dot me mend sa vende kam shkelur unė! Kėshtu duhet tė jetojė njeriu: tė ecė tė ecė gjithnjė. Mos u ndal shumė kohė nė njė vend, sepse nuk do tė gjesh asgjė. Siē ikin nata dhe dita, duke e ndjekur shoqja-shoqen rrotull dheut, ashtu tė ikėsh edhe ti nga mendimet e jetės, qė tė mos tė tė pėshtiret. Po tė mendohesh, do tė tė rėndet jeta. Kėshtu ndodh ngahera. Edhe mua kėshtu mė ka ndodhur... Ehe! Po, kėshtu, o petrit.
    Njėherė mė kanė burgosur nė Galici. «Pėrse jetoj nė botė?" - e pyesja veten nga mėrzia. Mėrzi e madhe ėshtė burgu, o petrit, shumė e madhe! Kur rrija nė dritare dhe shikoja fushėn, mė rrėmbente e ma ndrydhte zemrėn njė pikėllim pa fund e anė. E kush mund tė thotė pėrse jeton nė botė? Askush s'e thotė dot, o petrit! Prandaj nuk duhet tė pyesėsh veten kurrė pėr gjėra tė kėtilla. Jeto e mos mendo gjė tjetėr. Udhėto, shiko rreth e qark e ke pėr tė parė se nuk do tė mėrzitesh kurrė. Kur isha nė burg, mend u vara me rripin tim! Ja, kėshtu!
    Hej! Njė ditė bisedova me njė nga tuajėt, me njė rus. Ishte shumė i rreptė. «Njeriu, - thoshte ai, - nuk duhet tė rrojė ashtu si i thotė mendja, po ashtu siē thotė fjala e perėndisė. Pėrulju vullnetit tė perėndisė, dhe perėndia do tė tė japė tė gjitha ato qė do t'i kėrkosh.» Mirėpo ky njeri s'kishte as rroba nė trup. Qe veshur me ca rrecka, si mos mė keq. Unė i thashė qė t’i kėrkonte perėndisė njė palė rroba tė reja, po ai u zemėrua shumė dhe mė dėboi me tė shara. Harroi se njė ēast mė parė mė kishte thėnė se duhet t'ua falim fajet njerėzve dhe t'i duam ata. Pra, edhe mua duhej tė ma falte, nė qoftė se fjalėt e mia e kishin fyer madhėrinė e tij. Ja, kėshtu bėjnė ata qė duan tė na mėsojnė! Na thonė qė ne tė hamė mė pak, por ata vetė e mbushin plėndėsin dhjetė herė nė ditė.
    Makari pėshtyu nė zjarr dhe mbushi heshtazi llullėn me duhan. Era ulėrinte me tė vajtuar, kuajt hingėllinin nėpėr errėsirė, nga ēadrat e kurbetėve vinte njė kėngė e ėmbėl plot afsh. Kėndonte Nonka e bukur, ēupa e Makarit. Unė ia njihja zėrin qė i dilte nga gjoksi, thellė, me ca tinguj tė ēuditshėm - tė zemėruar dhe urdhėrues edhe atėherė kur ajo kėndonte ndonjė kėngė, edhe atėherė kur thoshte «tungjatjeta». Fytyra e saj e zeshkėt kishte gjithnjė njė krenari mbretėrore, nė sytė e saj bojėgėshtenjė, si tė rrethuar me hije, dukej qartė se ajo e dinte se kishte njė bukuri madhėshtore dhe se i pėrbuzte gjithnjė tė tjerėt.
    Makari mė zgjati llullėn.
    - Ndize dhe pije! Si tė duket: a kėndon bukur vajza? Po, po! A do tė kishe qejf tė tė donte njė vajzė e kėtillė? Jo? Tė lumtė! Mirė bėn: mos u zėr besė vajzave dhe largohu sa mė shumė prej tyre. Vajzės i pėlqejnė tė puthurat mė shumė se ē'mė pėlqen mua llulla. Dhe posa ta puthėsh, vdiq gjithė vullneti i zemrės sate. Tė lidh kėmbė e duar bashkė e as s'ke se qysh tė shpėtosh duhet t'ia japėsh asaj tėrė shpirtin tėnd! Po mos u zėrė besė vajzave! Vajzat gėnjejnė gjithnjė! Tė dua, thotė, mė shumė se ēdo gjė nė botė, po sikur ta shposh pak me njė gjilpėrė, ke pėr tė parė se ta bėn zemrėn copė e thėrrime. Unė i njoh shumė mirė! Eh, sa mirė i njoh! A do tė tė tregoj, o petrit, njė ngjarje nga e kaluara? Jepmė fjalėn vetėm se nuk do ta harrosh, se kėshtu do tė jesh gjithnjė i lirė si zogu.
    Na ishte njėherė njė djalosh kurbat qė ia thoshin emrin Zobar, Llojko Zobari. Tėrė Hungaria dhe Ēekia, tėrė Sllovakia dhe tėrė vendet qė gjenden rreth detit e njihnin Llojko Zobarin. Ishte trim me fletė. Nė ato vende s'kishte fshat ku pesė a gjashtė veta tė mos qenė betuar me besa-besė qė ta vrisnin Llojkon, po nuk e vrisnin dot. Llojkos s'i trembej syri e, po t'i pėlqente ndonjė kalė, patjetėr do ta shtinte nė dorė, bile edhe sikur kėtė kalė ta ruante njė tabor i tėrė ushtarėsh! S'ia kishte frikėn askujt!...
    Tė gjithė bylykėt e kurbatėve e njihnin mirė Zobarin, dhe, nė s'e njihnin sė afėrmi, patjetėr ia kishin dėgjuar emrin. Ai vetėm kuajt i donte. Po nuk i mbante shumė kohė: sa nxirrte merakun, i shiste dhe paratė i bėnte rrush e kumbulla. Nuk mbante asgjė pėr vete: po t'i kėrkoje zemrėn, ishte gati ta shkulte nga gjoksi dhe tė ta jepte nė dorė, vetėm e vetėm qė ti tė gėzoheshe. Shiko se ē'njeri ishte, o petrit!
    Nė atė kohė bylyku ynė bridhte nėpėr Bukovinė, kjo ka ndodhur sot e dhjetė vjet. Njė natė pranvere ne rrinim pėrdhe: unė, Danilo ushtari, qė kishte luftuar nėn urdhrat e Koshutit, dhe Nur plaku, dhe gjithė tė tjerėt, dhe ēupa e Danilos, Rada.
    - Ti e njeh Nonkėn time! E bukur ėshtė si njė mbretėreshė! Po pėrpara Radės s'ėshtė asgjė. Bukuria e Radės nuk tregohet dot me fjalė. Bukuria e saj mund tė kėndohet vetėm me violinė, por as kėtė gjė s’mund ta bėjė kushdo, veēse ai qė e njeh violinėn siē e njeh shpirtin e vet.
    - Shumė zemra trimash kishte plagosur Rada, po, shumė! Njėherė, nė Moravė, njė magnat*) plak, flokėgjatė, mbeti i nemitur kur e pa Radėn. Rrinte kaluar, e shikonte dhe dridhej siē dridhet flaka e zjarrit. I bukur ishte, si djalli nė ditė feste; xhokėn e kishte tė qėndisur me ar, shpata, qė e kishte ngjeshur nė bel, i shkėlqente si vetėtimė. Posa pėrpiqte kali kėmbėn, i vetėtinte shpata e stolisur me gurė xhevahiri, shapka prej mėndafshi mavi dukej si njė copė qiell mbi krye tė tij. I rėndė ishte ky magnat plak. E shikoi sa e shikoi Radėn dhe pastaj i tha:
    - Eja kėtu! Puthmė njė herė dhe do tė tė fal njė qese me flori! Rada i ktheu kurrizin me pėrbuzje e as begenisi t'i pėrgjigjej.
    - Falmė, nė tė fyeva. Tė paktėn shikomė njė herė me ata sytė e bukur, i tha magnati plak dhe i hodhi njė qese plot. Shumė e madhe ishte kjo qese, vėlla! Por ajo i ra qeses me kėmbė, e rrokullisi nė balte dhe iku, e la.
    - Vajzė, po vajzė qenka! – psherėtiu magnati dhe i ra kalit me kamxhik. Kali iku me tė katra, duke lėnė prapa njė re pluhuri.
    Tė nesėrmen magnati u kthye pėrsėri.
    - Cilin ka baba kjo ēupė? - thirri ai nė mes tė bylykut.
    I doli pėrpara Daniloja.
    - Shitma vajzėn, kėrkomė sa tė duash!
    Daniloja ia ktheu.
    - Vetėm panėt**) shesin ēdo gjė: edhe derrat, edhe shpirtin e tyre, por unė jam nga ata qė kanė luftuar nėn urdhrin e Koshutit dhe nuk shes asgjė!
    Magnati sokėlliu dhe nxori shpatėn nga kėllėfi, por njė nga tanėt i futi kalit nė vesh njė copė eshkė tė ndezur dhe ky ua mbathi me tė katra. Ne u ngrysėm e s'u gdhimė nė atė vend. Udhėtuam njė ditė, udhėtuam dy, dhe, kur kthyem kokėn, pamė se na arriti magnati!
    - Hej, dėgjoni! - na thirri ky. - Ju betohem pėr emėr tė zotit se ju flas me zemėr tė pastėr! Ma jepni pėr grua kėtė vajzė! Jam shumė i pasur dhe do t'jua ndaj juve tėrė pasurinė time! - Ishte i nxehur dhe tundej nė shalė tė kalit, siē tundet bari i stepės kur fryn era. Ne u krodhėm nė mendime.
    - Fol, moj bijė! - i tha Daniloja Radės nėn mustaqe.
    - Ē'do tė ndodhte sikur shqiponja tė hynte me dėshirėn e saj nė ēerdhen e korbit? - na pyeti Rada.
    Daniloja qeshi. Qeshėm edhe ne tė, gjithė.
    - Tė lumtė goja, moj bijė! A dėgjove, o bujar?
    Kjo punė s'bėhet! Kėrko ndonjė pėllumbeshė, se ato janė tė buta. - Me tė thėnė kėshtu, u nisėm e shkuam.
    Magnati nxori shapkėn, e flaku pėrdhe e iku me vrap, sa tundej dheu. Shiko se ē'vajzė ishte Rada, o petrit!
    Po pra. Njė natė ishim ulur e po rrinim. Papritur dėgjuam njė kėngė qė vinte nga stepa. Shumė e bukur ishte kėnga! Gjaku tė ndizej nė damarė kur e dėgjoje! Kjo kėngė sikur tė grishte diku, larg. Na magjepsi tė gjithėve kjo kėngė, saqė pas saj as qė donim tė jetonim, ose, po tė jetonim tė ishim mbretėr tė gjithė dheut!
    Dhe ja, papritur, doli nga errėsira njė kalė me njė kalorės dhe na u afrua duke i rėnė violinės. U ndal pranė zjarrit, preu kėngėn dhe na shikoi me buzė nė gaz.
    - Ti je, o Zobar? - i thirri Daniloja, i gėzuar. Po, ky ishte Llojko Zobari.
    Mustaqet i binin mbi supe dhe i pėrziheshin me flokėt; sytė i ndritnin si yj tė ndezur, buzėqeshja e tij shkėlqente, tamam si diell! Sikur qe derdhur kallėp nė hekur bashkė me kalin. Rrinte pranė zjarrit dhe flaka ia praronte fytyrėn. Kur qeshte, i ndritnin dhėmbėt! Mos e paēa kokėn, nė s'mė bėri menjėherė pėr vete ky djalosh, para se tė thoshte ndonjė fjalė apo tė shihte se jam edhe unė nė dynja!

    Shiko, o petrit, shiko se ē'njerėz ka nė botė! Ky, posa tė shikonte nė sy, ta fitonte zemrėn. E kjo gjė nuk tė pėrulte, po tė bėnte ta ndieje veten krenar. Po tė kishe pranė njė njeri tė kėtillė, bėheshe trim me' fletė. Kėtyre rrallė u gjen shokun, o mik. Ja kėshtu! Tani dėgjo.
    Rada tha:
    - Ti, Llojko, i bie mirė violinės! Kush ta ka bėrė kėtė violinė qė bie kaq bukur e kaq ėmbėl?
    Ai qeshi e i tha:
    -E kam bėrė vetė me dorėn time! Nuk e kam prej druri, po prej gjoksit tė njė vajze qė e kam dashur shumė! Telat i kam nxjerrė nga zemra e kėsaj vajze. Kjo violinė ka vetėm njė tė metė: s'ėshtė vėnė mirė nė dyzen, por unė do ta ndreq, se jam i zoti ta pėrdor mirė harkun!
    Merret vesh se po bėnte ēmos e po mundohej t'ia merrte menjėherė mendjen vajzės, qė t'ia ndizte zemrėn e kjo ta donte, po kėsaj here nuk i ndezi. Rada ktheu kokėn nė anėn tjetėr, gogėsiu si e mėrzitur e tha:
    - Kisha dėgjuar se Zobari ėshtė njeri i zgjuar e i shkathėt, po tani e kuptova se bota gėnjeka!
    Tha kėshtu dhe u largua.
    - Oho, bukuroshe! E shoh se dhėmbėt i paske tė mprehtė, - foli Llojkoja dhe i zbriti kalit. Sytė i ndritnin si zjarr. - Tungjatjetani, o vėllezėr! A prisni mysafirė?
    - Mirė se erdhe! - i tha Daniloja.
    U puthėm, bėmė ca muhabet dhe pastaj ramė tė flinim... Gjumė, po gjumė bėmė. Nė mėngjes e pamė Zobarin me kokė tė lidhur. Ē'kishte ndodhur! Kali i paskėsh dhėnė njė shkelm natėn nė gjumė..,
    Eh, eh, eh! Ne e kuptuam se ē'kalė dhe buzėqeshėm nėn mustaqe. Edhe Daniloja buzėqeshi. E pse, a s'i shkonte pėrshtat Rada Llojkos?!
    Ndenjėm ca kohė nė atė vend: punėn e kishim mbroth, Zobarin e kishim aty. Shok pėr kokėn e shokut! I menēėm si plak. I vinte ndoresh pėr ēdo gjė. Dinte shkrim e kėndim nė gjuhėn ruse e nė gjuhėn hungareze. Kur fliste, tė pėlqente tė rrije ta dėgjoje, bile edhe sikur tė mos kishe fjetur njė muaj tė tėrė! Mė vraftė rrufeja, nė gjendej nė botė ndonjė qė tė luante nė violinė si Zobari! Sapo vinte harkun mbi tela, ta dridhte zemrėn, kur e vinte pėr sė dyti, tė ngrinte zemra nė vend. Kėndonte e buzėqeshte. Kur e dėgjoja, mė vinte edhe tė qaja, edhe tė qeshja. Mė dukej sikur psherėtinte dikush me dhembje, sikur kėrkonte ndihmė, ma shponte gjoksin si thikė, Ja, njėherė mė vinte sikur stepa i tregonte qiellit pėrralla e tregime tė trishtme. Sikur qante njė vajzė qė pėrcillte trimin! Trimi e thėrriste vajzėn nė stepė. Dhe befas - hej! - kumbonte njė kėngė e vrullshme e plot jetė: dukej sikur edhe vetė dielli bėhej gati tė hidhte valle nė qiell me tingujt e kėsaj kėnge! Ja kėshtu, o petrit!
    Kjo kėngė tė bėnte tė tė dridheshin tėrė damarėt e trupit, tė skllavėronte. Po tė ngrihei nė atė ēast Llojkoja e tė thėrriste: «Merrni thikat, shokė!» - ne tė gjithė do tė hidheshim nė luftė me thika nė dorė kundėr armikut qė do tė na tregonte ai. Llojkoja e bėnte pėr vete njeriun, tė gjithė e donin, e donin me gjithė zemėr. Vetėm Rada nuk e pėrfillte djaloshin, bile tallej me tė. Thellė nė zemėr e kishte plagosur Rada Zobarin, shumė thellė! Ai shtrėngonte dhėmbėt dhe hiqte ato mustaqet e gjata; sytė e tij bėheshin tė errėt si ai honi, dhe ngandonjėherė shkrepnin pėr llahtar, sa tė dridhej zemra. Natėn shkonte larg nė stepė, dhe atėherė violina e tij vajtonte gjer nė mėngjes: varroste e qante lirinė e humbur. Ne rrinim e dėgjonim dhe e pyesnim veten: «Ē'do tė ndodhė vallė?» E dinim se atėherė kur rrokullisen dy gurė njėri pas tjetrit, mos u fut midis tyre, se ėshtė rrezik. Kjo punė zgjati ca kohė.
    Njėherė ishim mbledhur e bisedonim pėr punėt tona.
    Ishim tė mėrzitur, Daniloja i tha Llojkos:
    - Kėndona ndonjė kėngė, o Zobar, na gėzo shpirtin. Ky i hodhi njė sy Radės, qė ishte shtrirė pak mė tej dhe shikonte qiellin, pastaj mori violinėn dhe zuri t'i binte. Atė natė violina e tij kėndoi me tė vėrtetė si njė zemėr virgjėreshe. Llojkoja ia mori me zė:

    Hop, hop, porsi shigjetė vrapon
    nė stepė kali im!
    Njė zjarr nė gjoks mė pėrvėlon,
    dhe stepa s'ka mbarim!


    Rada ktheu kokėn, u ngrit, vuri buzėn nė gaz dhe e shikoi kėngėtarin drejt nė sy. Ky u ndez, siē ndizet agimi, dhe vazhdoi kėngėn:

    Mjegulla mbuloi stepėn tėrė,
    stepėn e madhe si det.
    Atje, o shok, nė sheshet e gjėra,
    agimi ynė na pret.
    Vrapon kali im si ortek,
    fluturon nėpėr re,
    dhe lelja e tij mend prek
    hėnėn e bardhė, qė fle.

    Kėngė, po kėngė! Tani mė s'ka njerėz qė dinė tė kėndojnė kaq bukur! Rada foli me tė tallur:
    - Mos fluturo kaq lart, Llojko, se do tė biesh me hundė nė moēal dhe do tė ndysh mustaqet.
    Llojkoja e shikoi si ujk, po nuk i tha asgjė. E mbajti veten djaloshi dhe vazhdoi siē e kishte nisur:

    Hop-hop! Sytė hapi se u gdhi,
    agimi po na vjen!
    Dhe diell’i zjarrtė me shkėndi
    nė gjumė po na gjen.


    - Ja, kėsaj i thonė kėngė! - tha Daniloja. - Kurrė nė jetėn time s'kam dėgjuar njė kėngė tė tillė! Nė ju gėnjej, djalli ma rrjeptė lėkurėn dhe ma bėftė daulle! - Plaku kur ngrinte e ulte mustaqet, ngrinte e ulte supet. Tė gjithėve na pėlqeu sa s'bėhet kėnga e bukur e Zobarit! Vetėm Radės nuk i pėlqeu.
    - Ja kėshtu zhuzhurinte njėherė njė mizė, duke u munduar tė dukej si shqiponjė, - u hodh e tha ajo si rrufe nė tė kthjellėt.
    - Radė, a mos kėrkon tė hash ndonjė kamxhik? - i thirri Daniloja.
    Zobari pėrplasi shapkėn pėrdhe e foli dyllė i verdhė:
    - Ndalu, Danilo! Kalit me huqe i duhet njė mėgojzė ēeliku! Nėma mua vajzėn pėr grua!
    - Ama fjalė na the! - ia ktheu Daniloja duke qeshur. - Po tė mundėsh, merre vetė!
    - Mirė! - iu pėrgjigj Llojkoja, dhe pastaj iu kthye Radės: - Moj ēupė, dėgjomė pak dhe mos u mbaj kaq mė tė madh. Unė kam parė shumė vajza si ti. Ehe, sa shumė! Po asnjė nuk mė ka prekur zemrėn, siē ma ke prekur ti. Eh, Radė, ti ma ke copėtuar zemrėn! Si do t'i bėhet kėsaj pune? Do tė bėhet ashtu si ėshtė shkruar... S'ka kalė nė botė me tė cilin tė ikėsh e tė shpėtosh nga ajo qė tė ėshtė shkruar. Unė po tė marr pėr grua, pėr fjalė tė nderit, betohem pėrpara babait tėnd dhe gjithė kėtyre njerėzve. Po ti hap sytė: duhet t'i shtrohesh vullnetit tim. Unė jam njeri i lirė dhe dua tė jetoj ashtu si dua vetė! - Dhe iu afrua Radės duke shtrėnguar dhėmbėt e duke zgurdulluar sytė. Pamė se i zgjati dorėn. Ja, thamė ne, ky ia hodhi mėgojėzėn kėtij kali tė stepės, Radės! Po papritur Zobari tundi duart dhe u shemb pėrdhe!...
    Ē'ishte kjo ēudi? Ra sikur ta paskėsh goditur njė plumb nė zemėr. Rada i pati hedhur kamxhikun prej lėkure rreth kėmbėve, e pati hequr dhe pėrmbysur.
    Vajza rrinte e shtrirė, pa lėvizur dhe buzėqeshte pa zė. Ne rrinim e bėnim sehir tė shihnim ē'do tė ndodhte. Llojkoja rrinte pėrdhe dhe mbante kokėn me tė dyja duart, sikur kishte frikė se mos i ēahej. Pastaj u ngrit i qetė e shkoi nė stepė, pa hedhur sytė pėr tė shikuar rreth e rrotull. Nuri mė pėshpėriti:
    - Ndiqe!
    U nisa pas Zobarit, nėpėr errėsirėn e stepės. Kėshtu, o petrit!
    Makari zbrazi hirin e llullės dhe pastaj zuri ta mbushte me duhan. Unė u mbėshtolla mė fort me mantelin tim dhe, i shtrirė pėrdhe, shikoja fytyrėn e tij tė moēme, tė nxirė nga dielli dhe tė rrahur nga era. Ai tundi kokėn, i vrenjtur, pėshpėriti diēka, por nuk e kuptova se ē'tha: mustaqet e tij tė thinjura lėvizėn, era ia shpupurisi flokėt. Ngjante me njė lis plak qė e kishte djegur rrufeja, por qė mbahej ende i fortė, i shėndoshė dhe krenar pėr forcėn e tij. Deti shushurinte nė brigje, era pėrhapte shushurimėn e tij nėpėr stepė. Nonka nuk kėndonte mė, retė qė kishin veshur qiellin e errėsonin edhe mė tepėr natėn e vjeshtės.
    Llojkoja ecte ngadalė, kokėvarur me duar lėshuar poshtė, si lastarė shelgu; kur arriti nė breg tė lumit, u ul nė njė gur dhe psherėtiu. Psherėtiu kaq fort, sa m'u drodh zemra, sepse mė vinte keq. Por unė nuk iu afrova. Zjarri nuk shuhet me fjalė. Kėshtu ėshtė? Po, po! Ndenji, njė orė, ndenji dy, ndenji tri, pa lėvizur nga vendi.
    Unė rrija shtrirė pak mė tej. Nata ishte e ndritur, hėna kishte mbuluar me argjend tėrė stepėn. Syri shikonte tani gjer pėrtej larg.
    Papritur pashė diēka: Rada kishte dalė nga ēadrat dhe po afrohej me nxitim.
    Mal m'u bė zemra nga gazi! «Mirė!» - thashė me vete, trime, po trime ėshtė Rada!» Iu afrua Zobarit, por ky nuk ia dėgjoi hapin. Ajo i vuri dorėn mbi sup. Llojkoja u drodh, uli duart dhe ngriti kokėn. Kur e pa Radėn pranė, kėrceu nė kėmbė me thikė nė dorė! «Uh, - thashė, - do tė therė vajzėn! » U mata tė sokėllija qė tė dėgjonin tė gjithė, bėra tė vrapoja, po nė atė ēast dėgjova:
    - Hidhe thikėn! Po tė mos e hedhėsh, do tė ta mbush kokėn me plumba!
    Pashė se Rada kishte nė dorė njė pisqollė dhe e kishte marrė Zobarin nė shenjė, mu nė lule tė ballit. Hej, djall o ēupė! «Mirė, - thashė, - tani janė barabar tė fortė, tė shohim se ē'do tė bėjnė»
    - Dėgjo! - Rada futi pisqollėn nė brez dhe i foli Zobarit: - Nuk erdha qė tė tė vras, po qė tė pajtohemi. Hidhe thikėn! - Ai hodhi thikėn dhe e shikoi i vrenjtur drejt nė sy. E mrekullueshme ishte kjo pamje! E bukur! Dy veta rrinin nė kėmbė dhe e shikonin njėri-tjetrin si dy bisha tė egra, dhe qė tė dy ishin tė bukur: ai trim, ajo trimėreshė. I shikonte nga lart vetėm hėna e ndritur, dhe unė qė isha fshehur aty pranė.
    - Dėgjomė, Llojko, unė tė dua, - i tha Rada. Ai ngriti supet, sikur duart dhe kėmbėt t'i kishte tė lidhura. - Unė kam parė shumė trima, por ti je mė trimi, mė i bukuri dhe mė i zoti nga tė gjithė. Sikush nga kėta qe gati tė rruante mustaqet porsa t'i bėja unė njė shenjė me sy, sikush qe gati tė mė binte nė gjunjė, po ta kėrkoja kėtė gjė. Po asnjė s'mė ka pėlqyer. Asnjė s'ishte trim i vėrtetė dhe pas martese do tė bėheshin si gra. Shumė pak kurbetė trima kanė mbetur nė botė, Llojko, shumė pak! Nuk kam dashur kurrė nė jetėn time, Llojko, po ty tė dua. Veē teje unė dua edhe lirinė! Llojko, unė e dua lirinė mė shumė sesa ty. Por as pa ty nuk rroj dot, ashtu sikundėr dhe ti nuk mund tė rrosh pa mua. Kėshtu pra, dua qė ti tė jesh imi me mish e shpirt, dėgjon?
    Zobari buzėqeshi.
    - Dėgjoj, dėgjoj! Fjala jote ma ngroh zemrėn! Fol, fol!
    - Ja se ē'dua tė tė them tjetėr, Llojko: sido tė bėsh e ēfarėdo tė bėsh, unė do tė tė mposht! Ti do tė jesh imi. Kėshtu pra, mos humb kohė mė kot: do tė tė bėj tė lumtur me tė puthurat dhe ledhatimet e mia... Do tė tė puth me sa fuqi kam, Llojko! Ta dish se, kur tė tė puth unė, ti do tė harrosh jetėn tėnde prej kapadaiu... Dhe kėngėt e tua tė bukura, qė tani i gėzojnė kaq shumė trimat kurbetė, nuk do tė kumbojnė mė nėpėr stepė. Kėngėt e ėmbla tė dashurisė do tė m'i kėndosh vetėm mua, Radės sate... Po ta them edhe njėherė: mos humb kohė mė kot. Nesėr ti duhet tė mė falesh mua si njė shokut trim mė tė fortė. Do tė mė biesh nė gjunjė pėrpara tėrė bylykut tė kurbetėve dhe do tė mė puthėsh dorėn e djathtė. Atėherė unė do tė jem jotja.
    Shiko se ē'kėrkonte kjo djall vajzė! Njė gjė e kėtillė s'qe dėgjuar kurrė: pleqtė thonė se vetėm nė kohėn e vjetėr, te malazeztė, trimat u faleshin vajzave, por te kurbetet kjo s'kishte ndodhur kurrė! A ka, o petrit, gjė mė qesharake? Edhe sikur ta mendosh njė vit tė tėrė, s'ke se si tė shpikėsh njė tallje mė tė madhe!
    Llojkoja kėrceu mė kėmbė dhe klithi me njė zė tė vajtuar, sikur ta kishin plagosur nė gjoks: kumboi tėrė stepa. Rada u drodh, po nuk u tund nga vendi.
    - Pra, mirupafshim nesėr! Nesėr do tė bėsh ashtu si tė thashė. Dėgjon, Llojko?
    - Dėgjoj! Do tė bėj ashtu si thua, - i tha Llojkoja duke psherėtirė dhe i zgjati dorėn. Ajo as qė i hodhi sytė ta shikonte, ai u lėkund si njė dru qė e ka thyer era dhe u shemb pėrdhe, duke qarė me ngashėrim e duke qeshur.
    Shiko se qysh e mundoi djaloshin Rada e mallkuar!
    Mezi e solla nė vete.
    Ehej! Djall o punė! Pėrse vallė njerėzit duhet tė vuajnė kaq shumė?
    Kujt i pėlqen tė dėgjojė se qysh rėnkon e qysh copėtohet me dhembje zemra e njeriut? Mendohu e mė thuaj!...
    U ktheva nė ēadra dhe u tregova pleqve pėr tė gjitha ato qė kisha parė e dėgjuar. Ata u menduan sa u menduan, pastaj vendosėn tė prisnin e tė shihnin se ē'do tė ndodhte. E ja ē'ndodhi. Kur u mblodhėn nė mbrėmje rreth zjarrit, erdhi edhe Llojkoja. Ishte shumė i tronditur e i tretur nga vuajtjet e asaj nate, sytė i kishin hyrė thellė nė zgavrat. Uli kokėn pėrdhe e na tha:
    -Dėgjoni se ē'dua t'ju them, o shokė! Njė natė tė tėrė e pyeta zemrėn time dhe e kuptova se duhet tė heq dorė nga jeta e lirė qė kam bėrė gjer mė sot. Nė kėtė zemėr s'ka vend pėr gjė tjetėr veēse pėr Radėn! Ja, shikojeni Radėn e bukur! Buzėqesh si njė mbretėreshė! Kjo e do lirinė e saj mė shumė se mė do mua, po unė e dua Radėn mė shumė se lirinė time, dhe kam vendosur qė t'i bie nė gjunjė Radės, sepse kėshtu ka bėrė emėr kjo, sepse i pėlqen ta shohin tė gjithė se qysh bukuria e saj e mposhti trimin Llojko Zobar, i cili mė parė lozte me vajzat si macja me miun. Pastaj kjo do tė bėhet gruaja ime, do tė mė puthė dhe do tė mė pėrkėdhelė, kėshtu qė sot e paskėndaj unė nuk do t'ju kėndoj mė juve, e nuk ka pėr tė mė ardhur keq qė po e humbas lirinė! Kėshtu, moj Radė? - Ai ngriti sytė dhe e shikoi i vrenjtur. Rada rrinte e heshtur, tundi kokėn me mburrje dhe i bėri shenjė qė t'i binte nė gjunjė. Ne shikonim dhe nuk kuptonim asgjė. Na vinte tė iknim nga sytė kėmbėt, qė tė mos shihnim se qysh Llojko Zobari do t'i binte ndėr kėmbė njė vajze, le tė ishte kjo bile edhe Rada e bukur! Na vinte turp, na vinte keq, na bėhej zemra copė!
    - Eja! - i thirri Rada Zobarit.
    - Dale, mos u ngut, mos u mėrzit.., - i tha ai duke qeshur... Kjo s'ngjante me tė qeshur, po me njė kumbim gjėmėmadh.
    - Ja si qėndron puna, shokė! Ē'duhet tė bėj? Ja, dua tė shikoj nėse Rada ime e ka zemrėn kaq tė fortė si u lėvdua. Ja, ta shikojmė! Ju, vėllezėr, mė falni!
    As qė kuptuam se ē'donte tė bėnte Zobari, sepse pėrnjėherėsh pamė se Rada u rrokullis pėrdhe. Zobari i kishte ngulur nė gjoks gjer te milli thikėn e tij tė pėrkulur. Ne u ngurosėm.
    Rada hoqi thikėn nga gjoksi dhe e hodhi pėrtej, shtrėngoi plagėn me njė cullufe tė flokėve tė saj tė zezė, buzėqeshi dhe foli me zė tė lartė dhe tė kulluar:
    - Lamtumirė, Llojko! E dija se kėshtu do tė bėje!...
    - Dhe vdiq...
    A more vesh se ē'vajzė ishte kjo, o petrit. Qoftė e mallkuar nė jetėn e jetės, se me tė vėrtetė ishte djalli vetė!
    - Po tani do tė tė bie nė gjunjė, moj mbretėreshė krenare! - thirri Llojkoja sa u tund tėrė stepa dhe pastaj ra pėrdhe duke puthur kėmbėt e Radės sė vdekur dhe nuk lėvizi mė. Ne hoqėm shapkat dhe ndenjėm tė heshtur.
    Ē'thua pėr kėtė punė, o petrit? Po, po! Nuri tha: «Duhet ta lidhim!...» Asnjeri nuk ngriti dorėn ta lidhte Llojko Zobarin, dhe Nuri vetė e dinte kėtė gjė. Nuri tundi dorėn dhe u largua. Nė kėtė mes Daniloja u ul, mori thikėn qė kishte hedhur Rada dhe e shikoi njė copė herė. I dridheshin mustaqet e thinjura. Nė thikė nuk qe mpiksur ende gjaku i Radės dhe kjo thikė ishte shumė e pėrkulur dhe e mprehtė. Pastaj Daniloja iu afrua Zobarit dhe ia futi thikėn nga shpina drejt nė zemėr. Mos harro se ushtari plak Daniloja qe babai i Radės!
    - Tė lumtė dora! - tha Llojkoja duke iu kthyer Danilos dhe shkoi tė piqet me Radėn. Ne rrinim e shikonim. Rada dergjej e vdekur, duke shtrėnguar nė gjoks njė cullufe flokėsh. Sytė e saj tė hapur shikonin qiellin e kaltėr. Nė kėmbėt e saj qe shtrirė trimi Llojko Zobari. Flokėt i kishin rėnė mbi fytyrė dhe ia kishin mbuluar fare.
    Rrinim dhe mendoheshim. Plakut Danilo i dridheshin mustaqet, vetullat e dendura i vareshin. Shikonte qiellin i heshtur, Nur plaku, me flokė tė thinjur nė ngjyrė argjendi, kishte rėnė pėrmbys e qante me ngashėrim.
    Kishte hak tė qante, o petrit!
    ...Po tė udhėtosh, shiko gjithnjė rrugėn e mos e kthe kokėn as nė tė djathtė, as nė tė mėngjėr. Shko pėrpara. Po tė bėsh kėshtu, nuk do tė kalbesh mė kot. Kaq kisha pėr tė thėnė, o petrit.

    Makari heshti, futi llullėn nė qesen e duhanit, kopsiti xhamadanin nė gjoks. Kishte nisur e binte njė vesė shi, era frynte fort e mė fort, deti rrapėllinte i mbytur e i pezmatuar. Njėri pas tjetrit, kuajt i qenė afruar zjarrit, qė po shuhej, e na shikonin me sy tė mėdhenj e tė urtė, tė palėvizur. Tani na kishin rrethuar nga tė gjitha anėt.
    - Hi, hi! - u thirri Makari me zė tė butė dhe, duke ia pėrkėdhelur me pėllėmbė qafėn e kalit tė tij arab, mė tha: - Flemė tani.
    Mbuloi kokėn me mantel, u shtri pėrdhe dhe e zuri gjumi. Mua s'mė merrte gjumi. Shikoja nėpėr errėsirė stepėn dhe mė dukej sikur shihja pėrpara fytyrėn e bukur e krenare tė Radės. Kjo shtrėngonte me dorė njė cullufe tė zezė mbi plagėn e gjoksit, dhe nėpėr gishtėrinjtė e saj tė zeshkėt e tė hollė gjaku pikonte pika-pika e binte pėrdhe si ca yj tė kuq si prushi.
    Pas saj, hap pas hapi, vinte trimi i madh Llojko Zobari. Nė fytyrė i vareshin flokėt e tij tė zezė e tė dendur dhe qė nėn kėta flokė binin kokrra lotėsh tė ftohtė si breshėr.
    Shiu zuri tė binte fort e mė fort dhe deti i kėndonte himnin e zymtė dhe madhėshtor ēiftit krenar tė kurbetėve tė bukur, Llojko Zobarit dhe Radės, ēupės sė ushtarit plak Danilo.
    Dhe kėta tė dy silleshin rrotull nėpėr errėsirėn e natės, tė qetė e pa zhurmė, po kurrėn e kurrės Llojkoja i bukur nuk mund ta arrijė Radėn krenare.

    ---------------------------------------------------------------
    *) Bej, ēifligar, nė Hungarinė e vjetėr.
    **) Fisnik, ēifligar nė Poloninė e vjetėr.

  4. #4

    Maksim Gorki - tregim

    MAKSIM GORKI
    (1868-1936)




    HANI DHE I BIRI




    Shqipėroi: Mitrush Kuteli




    - Na mbretėronte nė Krime njė Han me emrin Mosolaim el-Esvab, qė kishte njė djalė, Tolaik Algallanė...
    Kėshtu filloi tartari, njė lypės i verbėr qė rrinte mbėshtetur nė trungun e murmė tė njė druri, tregimin e tij, njė gojėdhėnė tė lashtė nga ato tė gadishullit tė Krimesė, kaq tė pasur nė kujtime. Njė grumbull tartarėsh tė veshur me dolloma me ngjyra tė ēelura dhe me ca takije tė qėndisura me fije ari, rrinin rreth plakut, ulur nė gurėt e gėrmadhave tė pallatit tė hanėve, qė e kishin shembur e shkatėrruar shekujt. Po ngrysej. Dielli po perėndonte ngadalė nė det; rrezet e tij tė kuqe depėrtonin nėpėr gjethet qė rrethonin gėrmadhat dhe shtroheshin si ca njolla zjarri mbi gurėt e mbuluar me myshk dhe me dredhėza tė gjelbra. Era shushurinte nėpėr fletėt e rrapeve pleq, qė murmurisnin, sikur nėpėr ajėr tė rridhnin pėrrenj tė padukshėm.
    Zėri i tė verbrit ishte i dobėt, i dredhur. Nė fytyrėn e tij tėrė zhubra nuk dukej gjė tjetėr, veēse qetėsi; fjalėt i rridhnin nga goja varg e varg, sikur t'i paskej mėsuar pėrmendsh dhe, pėrpara dėgjuesve ngrihej pėrfytyrim i kohėrave tė perėnduara, plot epshe qė tė bėjnė tė rrėqethesh.
    - Hani ishte plak, - tha i verbri, - po kishte shumė gra nė haremin e tij. Ato e donin plakun, sepse ai ishte edhe i fortė dhe sepse ledhatimet e tij ishin tė ėmbla e plot zjarr. Gratė do tė duan gjithnjė atė qė ėshtė i zoti t'i pėrkėdhelė siē i pėrkėdhelte ai, megjithėqė flokėt mund t'i ketė tė bardhė dhe fytyrėn tėrė rrudha. Bukuri ėshtė fuqia dhe jo lėkura e brydhėt ose tė kuqtė e fytyrės.
    Tė gjitha e donin Hanin, po ai donte mė tepėr njė vajzė kozaku, skllave tė rrėmbyer nga stepat e Dnjeprit dhe e pėrkėdhelte gjithnjė mė shumė sesa gratė e tjera tė haremit tė tij. Tė gjitha kėto ishin tė bukura si lulet nė pranverė dhe bėnin njė jetė shumė tė mirė. Hani jepte urdhėr qė t'u gatuanin grave shumė lloje gjellėrash tė shijshme dhe ėmbėlsira dhe i linte tė hidhnin valle, siē ua desh e bardha zemėr ...
    Vajzėn kozake e thėrriste shpeshherė nė kullėn e tij, prej nga dukej deti, dhe i jepte ēdo gjė qė i duhet njė femre pėr tė qenė e lumtur; ėmbėlsira, lloj-lloj stofėrash tė ndritura, ar, xhevahire nga tė gjitha ngjyrat, muzikė, zogj kėngėtarė qė s't'i ka zėnė syri e s't'i ka dėgjuar veshi, tė sjellė nga vendet e largėta; dhe ledhatimet e zjarrta tė dashnorit. Dėfrente me tė ditė tė tėra nė kullėn e tij, duke u prehur pas andrallave tė jetės, sepse tani e kishte mendjen tė fjetur se i biri Algallai, do ta ruante lavdinė e mbretėrisė. Ky djalosh bridhte si njė ujk nėpėr stepat ruse dhe kthehej gjithnjė me shumė plaēka lufte, me femra tė reja, me lavdi tė re, duke lėnė prapa tmerr e hi, kufoma dhe gjak.
    Njėherė, mbasi u kthye Algallai nga njė vėrshim qė kishte bėrė kundėr rusėve, u bėnė festa tė mėdha pėr nder tė tij dhe ftuan nė kėto festa tė gjithė princat e gadishu1lit, u bėnė lodra e dėfrime dhe pėr tė provuar zotėsinė e krahut, trimat qėlluan me shigjeta sytė e robėrve tė luftės dhe pastaj ngritėn dolli pėr nder tė trimėrisė sė Algallait, qė ishte tmerri i armiqve dhe mburoja e mbretėrisė tė hanatit. Plaku han ishte krenar pėr lavdinė e djalit. Ai qe i kėnaqur se pas vdekjes sė tij mbretėria do tė binte nė njė dorė tė fortė.
    E ndiente veten tė lumtur dhe, duke dashur qė t'i tregonte tė birit dashurinė e tij tė madhe, mori kupėn nė dorė dhe foli pėrpara gjithė princave dhe tė parėve tė vendit:
    - Ti, Algalla, je njė djalė i mirė! Lavdi i qoftė allahut dhe i nderuar qoftė emri i profitit tė tij!
    Tė gjithė tė grishurit lavdėruan me zė tė lartė emrin e profitit. Dhe hani vazhdoi:
    - Allahu ėshtė i madh! Qė nė tė gjallėt tim allahu mė ngjalli tė ritė tim te biri im trim dhe ja tani shoh me sytė e pleqėrisė se atėherė kur dielli do tė shuhet pėr mua dhe kur krimbat do tė mė brejnė zemrėn, unė do tė vazhdoj tė jetoj nėpėrmjet djalit tim! Allahu ėshtė i madh dhe Muhameti ėshtė profiti i ti! Kam, njė djalė tė mirė, krahun e ka tė fortė dhe mendjen tė ndritur. Algalla, mė thuaj, ē'dhurata kėrkon tė tė japė babai yt? Kėrkomė ē'tė duash, dhe unė jam gati tė ta jap...
    Zėri i Hanit plak nuk qe shuar edhe, kur Tolaik Algallai u ngrit dhe foli dhe sytė e tij tė zinj si deti natėn, u mbushėn plot shkėndija, si ata sytė e shqiponjės sė malit:
    - Baba e zot! Nėma atė skllaven ruse!
    Hani heshti njė ēast, aq sa i duhej pėr tė mbytur dridhmat e zemrės dhe pastaj foli me zė tė fortė dhe tė vendosur:
    - Merre! Me tė mbaruar gostia, do tė jetė jotja. Trimit Algalla iu ndezėn faqet si prush. Sytė e tij si ca sy shqiponje shkėlqyen nga lumturia pa fund e anė dhe, duke u ngritur nė kėmbė, i tha Hanit, babait tė tij:
    - Baba e zot, unė ia di vleftėn dhuratės qė po mė fal! Ia di... Jam skllavi yt dhe biri yt. Kėrkomė gjakun dhe do tė ta jap pikė pėr pikė e ēast pėr ēast, jam gati tė vdes njėzet herė pėr ty!
    - Nuk dua asgjė, - i tha hani, dhe koka e tij me flokė tė bardhė, e ngarkuar me lavdinė e viteve tė shumta dhe tė trimėrive tė shumta, u var nė gjoks.
    Pas pak mbaroi gostia, dhe tė dy, babai dhe djali, dolėn pa bėrė zė, nga pallati, krah pėr krah, dhe morėn udhėn qė shpinte pėr nė harem.
    Nata ishte e errėt, retė e zeza qė mbulonin qiellin si me njė perde tė trashė, nuk linin tė dukeshin yjet dhe hėna.
    Babai dhe djali ecėn njė copė herė nėpėr errėsirė. Papritur, Hani Asvab hapi gojėn e tha:
    - Jeta ime po shuhet ditė pėr ditė, zemra ime e plakur po rreh pėrherė e mė dobėt dhe zjarri i gjoksit, po mė platitet. Ledhatimet e zjarrta tė kėsaj skllaveje ishin drita dhe zjarri i jetės sime... Mė thuaj, Tolaik, mė thuaj: me tė vėrtetė kėrkon tė ma marrėsh kėtė skllave? Merr njėqind gra nga haremi im, merri tė gjitha, po vetėm skllaven ruse lėrma!...
    Tolaik Algallai heshti dhe psherėtiu.
    - Sa ditė mė kanė mbetur mua pėr tė jetuar? Edhe pak ditė do tė rroj mbi dhe... Gėzimi i fundit i jetės sime ėshtė kjo, skllavja ruse. Ajo mė njeh e mė do. Tani kur s'do ta kem mė atė, kush do tė mė dojė mua, plak njeri, kush? Asnjė nga tė gjitha femrat qė kam nė harem, asnjė, o Algalla!...
    Algallai rrinte i heshtur...
    - E si do tė rroj unė, duke ditur se ti e shtrėngon nė krahė, se ajo fle me ty? Kur ėshtė fjala pėr femra, s'ka as baba, as bir, Tolaik! Pėr gratė ne tė gjithė jemi vetėm meshkuj, o bir... I dhimbshėm do tė jetė mbarimi i jetės sime... Do tė kishte qenė mė mirė tė mė hapeshin tė gjitha plagėt e trupit dhe tė mė rridhte tėrė gjaku; do tė kishte qenė edhe mė mirė, o bir, tė vdisja kėsaj nate!
    Djali s'nxirrte zė... U ndalėn te dera e haremit dhe ndenjėn njė copė herė pėrpara saj, pa folur, kokėvarur. Rreth tyre nata ishte e errėt; retė vraponin nėpėr diell dhe era lėkundte drurėt, fėrshėllente, sikur kėndonte njė kėngė vajtimi...
    - Kam shumė kohė qė e dua, baba... - foli me zė tė ulėt Algallai.
    - E di... Po unė di edhe se ajo nuk tė do... - ia ktheu Hani.
    - Mė bėhet zemra copė kur e kujtoj.
    - Po vallė a mos zemra ime plakė ėshtė e gėzuar tani?
    Heshtėn pėrsėri. Algallai psherėtiu.
    - Mė duket se ai mullai i urtė mė pat thėnė tė vėrtetėn: gruaja i sjell vetėm tė keqe burrit. Kur ėshtė e bukur u zgjon dėshirėn tė tjerėve, tė shoqin e hedh nė xhehnemin e zilisė; kur ėshtė e shėmtuar, i shoqi vuan nga nakari pėr ata qė kanė gra tė bukura; kur s'ėshtė as e bukur, as e shėmtuar, burri e stolis dhe, duke e kuptuar pastaj se gėnjen veten, vuan pėrsėri nga shkaku i kėsaj gruaje...
    - Urtėsia s'ėshtė njė bar pėr tė shėruar dhembjen qė tė bluan zemrėn, - tha Hani.
    -Tė kemi mėshirė pėr njėri-tjetrin, baba...
    Hani ngriti kokėn dhe e shikoi me trishtim tė birin.
    - Ta vrasim, - tha Tolaiku.
    - Ti e do veten tėnde mė shumė se kėtė vajzė dhe se mua, - iu pėrgjigj ngadalė Hani, i pikėlluar.
    - Edhe ti si unė je!
    Heshtėn pėrsėri.
    - Po! Edhe unė jam si ti, - foli hani me trishtim. Dhembja e madhe e kishte rrėgjuar e bėrė ēilimi.
    - Ē'thua, e vrasim?
    - S'ta jap dot! Nuk mund! - thirri Hani.
    - As unė nuk e mbaj dot dhembjen. Ja shkulma zemrėn nga gjoksi, ja nėma atė!...
    Hani heshti.
    - Ta hedhim nė det qė lart nga shkėmbi:
    - Ta hedhim nė det qė lart nga shkėmbi, - pėrsėriti Hani fjalėt e tė birit, si njė oshėtim tė zėrit tė Tolaikut.
    Pastaj hynė nė harem, ku vajza flinte shtrirė nė njė qilim tė bukur. U ndalėn pėrpara saj dhe e shikuan njė copė herė. Nga sytė e hanit plak rridhnin lot, qė zbrisnin nėpėr mjekrėn e tij bojė argjendi e shkėlqenin si ca sumbulla margaritari; i biri, me sytė tė ndritur si zjarr, i rrėqethur nga epshi qė mezi e zotėronte, shtrėngoi dhėmbėt dhe zgjoi nga gjumi vajzėn kozake. Ajo u zgjua dhe nė fytyrėn e saj tė brydhėt dhe tė trėndafiltė si agimi, sytė qeshėn si dy lule tė kaltra. Ajo nuk e vuri re Algallanė dhe i zgjati Hanit buzėt e saj tė kuqe.
    - Puthmė, o shqiponjė!
    - Vishu... Eja me ne, - i tha me zė tė butė Hani. Vetėm atėherė vajza e pa Algallanė, pa lotėt nė sytė e shqiponjės dhe, meqė ishte e menēme, e kuptoi se ē'do tė ndodhte.
    - Po vij, - tha ajo. - Po vij. A mos kini vendosur qė unė tė mos jem as e njėrit, as e tjetrit? Kėshtu vendosin ata qė kanė zemėr tė fortė. Po vij!
    U nisėn tė tre, tė heshtur, pėr nė det. Ecėn nėpėr shtigje tė ngushta. Era gumėzhinte...
    Vajza, e brishtė, e dobėt, u lodh shpejt, po duke qenė krenare, nuk u ankua.
    Kur djali i Hanit vuri re se ajo po mbetej prapa, e pyeti:
    - Ke frikė?
    Ajo e shikoi me pėrēmim me ata sytė e ndritur dhe i tregoi kėmbėn e gjakosur.
    - Hajt tė tė marr nė krah! - i tha Algallai, duke zgjatur duart. Po vajza pėrqafoi Hanin plak. Hani e ngriti nė krahė, si pendė tė lehtė dhe e ēoi, ndėrsa ajo largonte me duar degėt e anuara mbi shteg qė tė mos ia godisnin sytė Hanit. Ecėn shumė kohė. Dhe ja, u dėgjua nga larg deti qė buēiste. Atėherė Tolaiku, qė vinte prapa tyre, i tha tė atit:
    - Mė lėr tė shkoj pėrpara, sepse nuk di pse ē'po mė shtyn qė tė tė godas me hanxhar rrėzė qafės!
    - Shko pėrpara! Allahu me tė madh tė tij do tė dėnojė pėr kėtė mendim, ose do tė tė falė, ashtu siē bėn emėr ai vetė. Unė, si baba, po tė fal, sepse e di se ē'ėshtė dashuria.
    Mė nė fund, ja edhe deti, pėrpara tyre, poshtė i thellė, i zi, i pakufishėm. Valėt buēisnin me zė tė, mbytur rrėzė shkėmbinjve, njė ndjenjė tmerri pėrshkon zemrėn dhe e bėn tė ngrijė si akull.
    - Lamtumirė! - tha Hani dhe e puthi vajzėn,
    - Lamtumirė! - tha Algallai dhe i bėri njė temena.
    Vajza shikoi Hanin, shikoi detin ku kumbon in valėt dhe u tėrhoq njė hap, duke shtrėnguar gjoksin me tė dy duart.
    - Hidhmėni nė hon, - u tha ajo...
    Algallai zgjati krahėt duke psherėtirė, por Hani e kapi mė parė vajzėn nė krahė, e shtrėngoi me fuqi nė gjoks, e puthi dhe, duke e ngritur mbi krye, tė tij, e hodhi nga shkėmbi i lartė nė det.
    Valėt godisnin shkėmbin dhe kumbonin poshtė dhe buēitja e tyre ishte kaq e egėr, saqė as njėri, as tjetri nuk dėgjuan zhurmėn e trupit qė ra nė ujė. Nuk dėgjuan as klithmė, asgjė. Hani u pėrkul mbi njė shkėmb dhe shikoi i heshtur mjegullėn e largėt, atje ku deti puthej me retė, atje qė ku vinte rrapėllima e mbytur e valėve. Era ia shpupuriste mjekrėn e bardhė. Tolaiku rrinte nė kėmbė pranė tij dhe, duke mbuluar fytyrėn me tė dy duart, qėndronte i palėvizur dhe i heshtur - si njė shtyllė guri. Koha kalonte. Retė lundronin nė qiell njėra pas tjetrės, siē i ēonte era. Kėto re ishin tė zeza dhe tė rėnda si mendimet e Hanit plak, qė rrinte majė shkėmbit tė lartė mbi det.
    - Eja tė shkojmė, baba, - i tha Tolaiku.
    - Prit edhe pak ..., - pėshpėriti Hani, i cili sikur mbante vesh pėr tė dėgjuar diēka. Dhe pėrsėri kaloi ca kohė. Poshtė dallgėt gumėzhinin pa pushim; era i pėrplaste me furi rrėzė shkėmbit duke fėrshėllyer midis drurėve.
    - Eja, baba...
    - Prit edhe pak...
    Tolaik Algallai i tha shumė herė: «eja, baba», - po hani nuk lėvizi nga vendi ku kishte humbur gėzimin e ditėve tė fundit tė jetės sė tij.
    Por ēdo gjė ka mbarim! Mė nė fund Hani u ngrit, krenar dhe i fortė, vrenjti vetullat dhe foli me zė tė mbytur:
    - Eja tė shkojmė...
    - U nisėn. Po pas pak Hani u ndal.
    - Pse tė vij? Ku tė vij, o Tolaik? - e pyeti ai tė birin. - E ē'ta dua unė jetėn tani, kur e humba atė qė doja? Jam plak dhe tani nuk do tė mė dojė mė askush. Dhe kur nuk tė do askush, - s'ka pėrse tė rrosh nė botė.
    - Ti ke lavdinė dhe pasurinė, baba...
    - Nėm vetėm njė tė puthur tė saj dhe merri tė gjitha lavditė dhe pasuritė pėr shpėrblim! Tė gjitha kėto janė sende tė vdekura; vetėm dashuria e gruas ėshtė e gjallė. Pa dashuri, njeriu s'ka pėrse rron nė botė, ėshtė si njė lypės dhe jeta e tij ėshtė pėr tė vajtuar! Rri me shėndet biri im Allahu tė ruajtė gjithė ditėt dhe gjithė netėt e jetės sate. - Pastaj Hani u kthye dhe shikoi detin.
    - Baba! - thirri Tolaiku. - Baba!... - Vetėm kaq mundi tė thotė, sepse s'ka se c'i thuhet gjė tjetėr njė njeriu tė cilit vdekja i buzėqesh, s'ka ē'i thuhet pėr t'i ngjallur nė shpirt dėshirėn e jetės.
    - Lėrmė...
    - Allah...
    Ai e di...
    Hani iu afrua me hapa tė shpejtė buzės sė greminės dhe qė aty u hodh nė det. I biri nuk e ndali; s'pati kohė ta ndalte. Dhe pėrsėri nuk u dėgjua asgjė, as klithmė, as zhurmė trupi qė bie. Vetėm valėt rrapėllinin pa pushim nė gjeratoret dhe era kėndonte njė kėngė tė vrazhdė.
    Tolaik Algallai ndenji e shikoi njė copė herė detin, dhe pastaj tha me zė tė lartė:
    - O allah! Mė jep edhe mua njė zemėr kaq tė fortė si zemra e babait!
    Dhe pasta i u zhduk nėpėr errėsirėn e natės...
    Kėshtu vdiq Hani Mosolaim EI-Asvabi dhe hipi nė fron tė Krimesė Hani Tolaik Algallai.

Tema tė Ngjashme

  1. Vdekja e njeriut, ėshtė mbarimi apo....?!
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 11:05
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Jeta dhe Vdekja!
    Nga hulumtuesi09 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-01-2009, 16:27
  4. Vdekja e vėrtetė dhe ajo qė vėzhgohet lidhur me vdekjen
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2007, 15:02
  5. Dita kur Unė u kryqėzova
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 07:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •