Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Enciklopedia amerikane që shkruan për Shqipërinë

    Arkivat/Historia e Shqipërisë, në një nga enciklopeditë më të mëdha në gjuhën angleze

    Enciklopedia amerikane që shkruan për Shqipërinë

    “Collier's Encyclopedia” është një enciklopedi e përgjithshme amerikane. Fillimisht ajo është publikuar në 20 volume në vitet 1950-51 dhe në vitin 1962 u shtri në 24 volume. Për një kohë të gjatë është kosnideruar si një nga tri enciklopeditë më të mëdha të përgjithshme në gjuhën angleze, së bashku me “Encyclopedia Americana” dhe “Encyclopædia Britannica”. Të treja së bashku janë quajtur edhe "the ABC". Botimi i vitit 1997 ka 23,000 hyrje të reja. Në vitin 1998 “Microsoft” bleu të drejtën e botimit të variantit elektronik të “Collier's” dhe të enciklopedisë “New Merit Scholar's”, nga Krouell Kollier Mackmilan dhe i ndërfuti ato në “Encarta” (electronic encyclopedia, enciklopedia elektronike). “Microsoft Encarta”, së cilës po i referohemi në këtë botim, është konsideruar si pasues i enciklopedive “Funk and Wagnall's”, “Collier's” dhe “New Merit Scholar's”. Një pjesë e materialeve janë paraqitur ashtu siç janë shkruar në “Collier's Year Book” (për ngjarjet e vitit 1997 dhe më herët) dhe ashtu siç janë prezantuar çdo muaj në “Encarta Yearbook” (për ngjarjet pas vitit 1997). Duke qenë se ato janë publikuar pak kohë pasi kanë ndodhur realisht si ngjarje, reflektojnë një informacion të vlefshëm për atë kohë.

    (vijon nga kryesore) Vizita/Tre princeshat shqiptare shkuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kërkuar një marrëveshje

    Zogu kërkonte paqe me Nolin

    Menjëherë pas martesës së mbretit, ku mori pjesë edhe Konti Çano, Italia fali borxhet, duke kërkuar vetëm principalin

    Shqipëria nga viti 1938 deri më 1997. Çfarë është shkruar për vendin tonë nga enciklopeditë amerikane gjatë viteve. Në këtë dossier jemi duke shkëputur fragmente të enciklopedisë “Encarta Yearbook” dhe “Collier's Year Book”.

    Shqipëria në vitin 1938

    Viti 1938 do të ishte për shqiptarët epokë. Ngjarja që do të linte në hije çdo zhvillim tjetër në këtë vend të vogël të Adriatikut ishte martesa më 27 prill e Mbretit Zog me konteshën Geraldinë Aponyi, një 22-vjeçare hungarezo-amerikane. Me këtë rast u zhvillua një ceremoni civile deri në atë pikë që nusja mbeti katolike, ndërkohë që bashkëshorti i saj ishte një mysliman. Në Tiranë u zhvilluan festime të gëzueshme, ku i ftuari më i rëndësishëm ishte konti Galeazo Çano, ministri i Jashtëm italian. Menjëherë pas martesës, më 21 prill, një tjetër marrëveshje mes Italisë dhe Shqipërisë do t’i shtohej listës së traktateve të përbashkëta, nën të cilën regjimi fashist kishte vendosur ndikimin e tij në detin Adriatik. Që nga viti 1920 huatë italiane ishin derdhur dhe ishin përdorur për zhvillimin e vendit. Sipas marrëveshjes së re, borxhet që duhej të paguante Shqipëria dhe që llogariteshin në 69,000,000 lira ari u falën dhe për 15 vitet që do të pasonin, vendi duhej t’i paguante Italisë vetëm principalin. Njëkohësisht të drejtat e peshkimit në ujërat shqiptare iu dhanë nën kontroll një kompanie italiane, e cila kishte të drejtën të mabnte edhe roje të armatosur. Si rezultat, Musolini arriti të kishte një pozicion dominues politik dhe ushtarak në Tiranë.
    Pavarësisht rebelimeve të vazhdueshme kundër autoritetit të tij, Mbreti Zog kishte arrritur të rriste stabilitetin politik në vend. Më 3 shtator, me rastin e 10-vjetorit të mbretërimit, ai garantoi amnisti për të gjithë të larguarit politikë jashtë vendit dhe liroi disa nga të burgosurit politikë. Nga kjo amnisti përfituan edhe disa prej emigrantëve shqiptarë në Amerikë. Në mars, tre princeshat shqiptare, Myzejen, Ruhie dhe Maxhide, vizituan Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në dukje kërkuan të arrinin një pajtim mes Zogut dhe Fan Nolit, i cili ishte përgjegjës për revolucionin e vitit 1924. Më 7 prill të vitit 1939 trupat italiane pushtuan Shqipërinë, e cila formalisht do të aneksohej nga Italia pak ditë më pas.

    Analiza/Italia u tremb dhe mendoi se ndoshta nuk do të arrinte të merrte paratë që kishte investuar që nga viti 1927

    Kur Bota e harroi Shqipërinë

    Arsyeja/Sulmi agresiv mbi Shqipërinë do të rriste reputacionin e Musolinit, pasi ishte refuzuar nga Franca

    Shqipëria në vitin 1939

    E pakënaqur me dominimin virtual ndaj Shqipërisë që nga viti 1927, Qeveria Fashiste Italiane arriti më në fund ta gllabëronte atë përfundimisht. Fundi do të vinte në prill, kur pas negociatave mes të dy vendeve dhe deklarimit të vazhdueshëm të Italisë se nuk kishte ndër mend të ndërhynte në integritetin dhe sovranitetin e vendit të vogël buzë Adriatikut, Shqipëria e refuzoi kërkesën e Italisë për porte dhe baza në tokën e vet. Më 3 prill trupat fashiste u përqendruan në Brindizi. Më 6 prill anijet italiane të luftës, u shfaqën në brigjet shqiptare, me synimin për të hyrë aty me forcë. Më 7 prill (e premte) trupat italiane u futën në Shqipëri të mbështetura nga disa anije lufte, për t’u pritur me forcë dhe rezistencë nga shqiptarët. Një ditë më pas, të mbështetur edhe nga 400 aeroplanë, trupat arritën kryeqytetin Tiranën. Tri ditë më pas ata do të vendosnin flamurin tringjyrësh italian në kufirin me Greqinë. Ndërkohë, Mbretëresha Geraldinë fluturoi drejt Greqisë më 7 prill së bashku me djalin e saj 3-ditësh. Familjes do t’i bashkohej edhe Mbreti Zog, i cili përfundimisht do të vendosej në Paris, pasi kishte kaluar disa kryeqytete të Evropës. Nuk është shumë e njohur arsyeja e vërtetë e kësaj goditjeje të befasishme, duke lënë mënjanë faktin që sqarimet zyrtare në lidhje me problemet që kishin prekur rezidentët italianë dhe shtytjet shqiptare kundër jugosllavëve nuk tingëllojnë aspak të vërteta. Është e mundur që Mbreti Zog të ketë refuzuar braktisjen në mënyrë paqësore të autoritetit që i kishte mbetur. Italianët ndoshta e kishin menduar se 1,000,000,000 lirat që ata kishin investuar në vend që nga pakti i vitit 1927, rrezikoheshin nga hapja e Shqipërisë me Britaninë dhe vendet e Ballkanit. Por është shumë më e besueshme që ky vendim të jetë marrë për arsye psikologjike dhe strategjike. Musolini, i refuzuar nga Franca pas kërkesës së tij për koncesione në Tunizi dhe Suez, mund të jetë përpkeur të rrisë prestigjin e tij brenda vendit, përmes një sulmi agresiv. Më bindës nga të gjithë është fakti që ky pushtim të përfaqësonte një kundërgoditje nga ana e Axis përballë ndikimit të anglo-francezëve dhe Jugosllavi, Greqi, Turqi dhe Rumani. Që të dyja, Gjermania dhe Italia, kanë qenë kundër formimit të një blloku pro-aleat në Ballkan, gjë që do të reduktonte ndikimimn e tyre në rajon. Marrja e Shqipërisë në një kohë kur Jugosllavia ishte përqendruar në një grindje të brendshme, nuk do të lejonte mundësinë e një proteste të jashtme. Kështu që Shqipëria u thye vetëm me një protestë të butë nga ana e anglezëve, gjë që u shoqërua me firmosjen e një marrëveshjeje anglo-italiane për vazhdimësinë e status-kuosë mesdhetare dhe një deklaratë të sekretarit Hull, ku “bëhej fjalë për një pushtim të dhunshëm që kërcënonte paqen në Botë”. Në Shqipëri u vendos menjëherë biznesi politik i një amalgame dhe shumë shpejt në Tiranë u krijua nga fashistët një qeveri-kukull. Më 12 prill, Ansambleja Kombëtare Shqiptare i ofroi kurorën Viktor Emanuelit III dhe propozoi një "bashkim personal", një propozim i pranuar Senati Italian dhe Dhoma e Korportave më 15 prill. Një javë më pas, Françisko Xhakomoni u emërua "Gjeneral- Lejtnant i Shqipërisë" ose nënmbret dhe u ngrit një doganë e përbashkët. Më 3 qershor u publikua një kushtetutë që bënte të ditura rregullat fashiste. Një nga një, legatat e huaja në Tiranë u mbyllën. Nisi të ndjehej dukshëm italianizimi i vendit dhe survejimi i të gjitha burimeve. Shumë shpejt Bota e harroi Shqipërinë. Në vend mbetën vetëm 1,000,000 shqiptarë dhe ata prisnin mundësinë për të rifituar lirinë.

    Shkaqet/Lufta guerrile shqiptare si dhe apatia e ushtarëve shqiptarë të rekrutuar me forcat italiane, ndikuan në dështimin italian

    Shqiptarët ndihmuan në fitoren greke

    Pavarësisht investimeve që bënë në Shqipëri, qëllimet e Italisë ishin para së gjithash ushtarake

    Shqipëria në vitin 1940

    E megjithatë, që nga pushtimi i këtij vendi të vogël, më 7 prill të vitit 1939 dhe zëvendësimin e ndikimit indirekt të Italisë me ushtrimin e drejpërdrejtë të pushtetit të saj, kishte pasur një errësim të plotë të lajmeve që vinin nga Shqipëria. Qeveria-kukull e vendosur sipas kërkesës së italianëve me bashkimin e personelit italian dhe atij shqiptar, nën kurorën e Viktor Emanuelit, i mbajti larg urdhrat e Musolinit me efikasitet të heshtur. Disa nga mallrat më të rëndësishëm iu nënshtruan kontrollit italian. Disa prej ushqimeve u transportuan në Itali, ndërkohë që në vend iu kushtua vëmendje punëve publike dhe në mënyrë të veçantë ndërtimit të rrugëve për qëllime stratrgjike. Thuhet se në atë periudhë pati rritje edhe sasia e nxjerrjes së naftës dhe u bënë kërkime paraprake për depozita të hekurit, kromit dhe bakrit. Por pavarësisht kësaj, qëllimet e Italisë ishin para së gjithash ushtarake. Rrth 25,000 mintarorë dhe fermerë italianë ishin planifikuar të dërgoheshin në Shqipëri në qershor të vitit 1940. Në këto rrethana u rrit edhe ambicia kombëtare e shqiptarëve, siç mësohet nga publikimet e hartave të Shqipërisë së madhe, ku do të përfshihej edhe territori grek dhe ai jugosllav. E megjithatë, gjatë verës situata dukej e qetë.

    Në tetor anëtarë të ushtrisë shqiptare që kishin thyer ligjin e ushtrisë italiane, u falën nga Viktor Emanueli. Më 28 tetor trupat italiane të përforcuara dhe që kishin arritur në rreth 200,000, lëvizën në drejtim të Greqisë, në pritje të një fitoreje të lehtë. Përgjigjja e shqiptarëve në anën tjetër të kufirit ishte e menjëhershme dhe shumë prej tyre emigruan për të ndihmuar kauzën greke. Lufta guerrile shqiptare kundër fashizmit si dhe apatia e ushtarëve shqiptarë të rekrutuar me forcat italiane, ndikuan ndjeshëm në dështimin italian.

    Në fund të vitit grekët u përpoqën të zbusnin urrejtjen e vjetër, duke përshtatur një qëndrim më skrupuloz përballë ardhësve. Ata përmendën faktin që italianët kishin grabitur rezervat e arit në Shqipëri dhe i mëshuan idesë në shtyp për të siguruar ushtarë me pagesë në vend. Më 19 dhjetor, gjenerali Aleksandër Papagos, komandant i forcave greke, urdhëroi rivendosjen e ligjit të shkarkimit të Mbretit Zog në zonat e pushtuara greke. Në atë periudhë vetë Zogu ndodhej në Londër. E ndërsa popullsia myslimane e qyteteve shqiptare do të dëshironte kthimin e Ahmet Zogut, orthodoskët dhe kristianët duket se preferonin Fan Nolin, patriotin shqiptar dhe ish-kryeministrin, që për shkak të Zogut emigroi në Boston. Ishte e sigurt që Shqipëria do të rifitonte pavarësinë e saj.

    Kërkesa/Grekët kërkuan nga aleatët të mos e mbështesnin Shqipërinë, por ta pushtonin atë ushtarakisht

    Kur Amerika njohu Qeverinë Shqiptare

    Shqipëria në vitin 1945

    E shtypur vërtet nga të gjitha anët, Shqipëria në vitin 1945 nuk mund të lëvizte pa u rrezikuar. Vendi i vogël me rreth një milion banorë dhe një sipërfaqe më pak se 11,000 milje katrorë me rreth 320 familje të pasura, të cilat zotëronin gati gjysmën e tokave të punueshme, çmimi i të cilave kishte shkuar në disa raste 100 herë më i lartë në krahashim me para luftës, në atë periudhë kishte nevojë për drejtim, ndihmë, teknikë dhe vlerësim. Në dhjetor kolonel gjeneral Enver Hoxha, i cili mori drejtimin e qeverisë, propozoi reformën agrare drastike, zgjedhje të lira paslufte dhe ndryshime të tjera. Nga Londra, mbreti i larguar Zog, raportoi një regjencë, nëse kjo do t’i kërkohej. Ndërkohë Rusia dërgoi ndihma në Vlorë, edhe pse UNRRA kishte refuzuar qëndrimin për shkak të proteve shumë të cekët. Më në fund, në nëtor të vitit 1945 Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se ishin gati të njihnin qeverinë shqiptare, por nën disa kushte. Britania e Madhe dhe Rusia bënë të njëjtën gjë. Por Greqia ishte pranë trazirave, duke kërkuar që aleatët jo vetëm të refuzonin njohjen e shtetit, por ta pushtonin atë ushtarakisht, duke pretenduar që shqiptarët plaçkisnin dhe shkatërronin në kufij dhe se popullsia greke në zonat kufitare trajtohej brutalisht. Megjithatë, më 2 dhjetor u njoftua për zgjedhje të përgjithshme të Ansamblesë, ku mori pjesë 82% e elektoratit dhe minoriteti grek në Jug të Shqipërisë votoi pavarësisht këshillave nacionaliste për të bojkotuar procesin. Në këto zgjedhje, të parat në 24 vite, Partia Fronti Demokratik, e Enver Hoxhës (e vetmja e ofruar) fitoi të 82 vendet, duke tërhequr më tepër se 95% të gjithë votave. Ansambleja, data e së cilës nuk u vendos, kishte për qëllim vendosjen e një Kushtetute të re dhe vendosjen e metodës së zgjedhjes së drejtuesit të shtetit. (Vijon në numrin e nesërm)

    Dita.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Përballja e Enverit me grekët në Mbledhjen e Parisit

    Historia/Reagimi i Vatikanit në vitin 1946 për pushkatimin e priftërinjve jezuitë. Konfliktet me Britaninë e Madhe
    Përballja e Enverit me grekët në Konferencën e Parisit

    Rusia po e përdorte Shqipërinë si një kukull dhe po fuqizonte Sazanin, Gjirin e Vlorës dhe Portin e Durrësit

    “Encarta Yearbook” dhe “Collier's Year Book” kanë botuar në faqet e tyre informacione për Shqipërinë, sipas lajmeve të publikuara në kohën kur ato kanë ndodhur.

    Shqipëria në vitin 1946

    "Vortex" (Vorbulla) është emri i Shqipërisë në vitin 1946. Ky vend i vogël malor në Ballkan me një popullsi më pak se një milion banorë, do ta shihte historinë të përsëritej, ndërsa tërhiqej në drejtime të ndryshme nga fuqitë e mëdha të ditëve të sotme. Brenda për brenda Shqipëria ishte e impenjuar me përpjekjet e qeverisë së re për të nxjerrë në heshtje opozitën dhe për të vendosur rregull; me fqinjët e afërt, vendi vendosi miqësi me Jugosllavinë dhe tregoi trimëri ne Greqinë. Në një fushë më të gjerë ndërkombëtare ndjeu ndikimin e Rusisë dhe ftohtësinë e Amerikës, për të mos thënë armiqësinë.

    Qeveria

    Pas zgjedhjeve të vitit 1945, të cilësuara si të ndershme, Shqipëria u shpall Republikë nga një Ansamble Kushtetuese në janar dhe i dha fund sitemit monarkik të votuar në vitin 1928. Qeveria e Enver Hoxhës u përshëndet së pari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Që nga Londra, ish-mbreti Zog u shpreh: "Mbreti nuk mund t’i klonsiderojë këto zgjedhje si të lira."

    Marrëdhëniet ndërkombëtare

    Në vitet e para kishte raporte sovjetike për terroristë fashistë, të cilët punonin kundër qeverisë shqiptare dhe me këtë në mënyrë të veçantë u referoheshin simpatizantëve të Greqisë. Raporte të tjera e cilësonin Shqipërinë si një vend diktatorial dhe totalitar, që nuk ngjasonte me asnjë vend perëndimor dhe me një polici sekrete aktive. Programet katolike në Veri të Shqipërisë çuan drejt një mbylljeje religjoze dhe dëbimin e priftërinjve dhe murgeshave. Për këto arsye, gazeta e Vatikanit “Osservatore Romano” sulmoi ekzekutimin e priftërinjve jezuitë Fausti, Darjani dhe Shaplaku. Baritania e Madhe e akuzoi Shqipërinë për vonesën e komisionet për varret e luftës dhe gjatë këtij viti akuzoi se rojat e bregut kishin hapur zjarr ndaj dy kryqëzorëve anglezë. Më pas Shqipëria do të fajësonte Anglinë për hedhjen e minave në Kanalin e Korfuzit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës refuzuan njohjen e plotë dhe më pas hoqën nga Tirana edhe Komisionin e përkohshëm amerikan. Çuditërisht, Italia e mbështetur edhe nga Molotivi, vendosi të paguajë dëmet e luftës ndaj Shqipërisë. Në vitin 1946 Traktati Italian i Paqes, Seksioni V, Romë, vendosi të respektojë sovranitetin dhe Pavarësinë e Shqipërisë dhe njohu ishullin e Sazanit si pjesë e territorit shqiptar. Raporte të mëvonshme bëjnë të ditur se Rusia po e përdorte Shqipërinë si një kukull dhe si po fuqizonte Sazanin, Gjirin e Vlorës dhe Portin e Durrësit. Në verë Shqipëria firmosi një traktat miqësie dhe ndihme reciproke me Jugosllavinë, por me Greqinë, fqinjin e saj jugor, po shkmbeheshin akuza gjithmonë e më të ashpra, aq sa Konferenca e Ministrave të Jashtëm të Parisit e ftoi kryeministrin grek dhe drejtuesin e shtetit shqiptar të paraqiteshin përpara saj. Greqia kishte rreth 21 akuza ndaj Shqipërisë për dëbime të grekëve përreth kufirit dhe burgosjen e qytetarëve grekë, në një kohë që kërkonte të drejtën e 3 mijë milje katrorë në Epirin verior, (Jugun e Shqipërisë). Drejtuesi shqiptar Hoxha i ngarkoi këto dëbime në drejtim të grekëve dhe i akuzoi për shqetësimet që fashistët grekë kishin sjellë në territorin shqiptar. Në dhjetor Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara vendosi unanimisht dërgimin e një komiteti investigativ (i pari komitet i këtij lloji i Kombeve të Bashkuara) për të raportuar rreth zhvillimeve në kufijtë e ballkanit. Shqipëria u propozua nga Jugosllavia për t’u pranuar si anëtare në Kombet e Bashkuara, e mbështetur edhe nga Rusia dhe Polonia, por kjo kërkesë nuk u pranua. Në vitin 1946 Shqipëria provokoi spekulime të ashpra dhe në të njëjtën kohë kundërshtoi hapur profecitë e së shkuarës.

    Marrëdhëniet/Greqia u shndërrua në qendrën e interesit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ishin refuzuar nga Hoxha

    Përse Shqipëria nuk e deshi Amerikën

    Shqipëria në vitin 1947

    Viti 1947 do të ishte një vit i shqetësuar për Shqipërinë. Ashtu si miliona evropianë, edhe shqiptarët kishin kaluar një thatësirë të egër dhe si pasojë pati probleme me ushqimin. Fqinja e tyre Jugosllavia u bë qendra e Kominform, ndërkohë që Greqia u shndërrua në qendrën e interesit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria po akuzohej për ushqimin e guerilasve për të luftuar në malet greke. Megjithatë, vendi mbahej i fortë përpara Kombeve të Bashkuara dhe Gjykatës Ndërkombëtare.

    Debati britanik

    Më 27 dhjetor të vitit 1946 Londra bëri të ditur se Shqipëria kishte hedhur poshtë ultimatumin britanik për kompensim të dëmeve të shkaktuara, pas pretendimeve se dy anije luftarake britanike kishin hedhur mina në ujërat e saj më 22 tetor të vitit 1946. Duke iu përgjigjur akuzave britanike, Enver Hoxha, drejtuesi i shtetit shqiptar, më 1 janar 1947, bëri të ditur se Shqipëria kishte mbrojtur të drejtën e saj legjitime, sipas ligjeve ndërkombëtare. Pak ditë më pas, Britania e Madhe njoftoi se do të ankimonte dosjen e saj përpara Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, duke theksuar që Shqipëria duhej të kërkonte falje dhe të kompensonte dëmet. Muaj më pas kjo procedurë do të shfaqej gjithmonë e më pak shpresëdhënëse dhe në fund të vitit 1947 Britania e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë të Hagës.

    Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    Shqipëria iu rezistoi përpjekjeve të bëra nga Kombet e Bashkuara, për të pranuar ndihmën e saj ndaj lëvizjes guerrile greke. Kjo po e bënte gjithmonë e më të vështirë punën e Komisionit Ballkanik të Kombeve të Bashkuara dhe kur vendosmëria amerikane për të fuqizuar qeverinë greke ishte më se e qartë, shqiptarët e gjetën veten mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara. Një element tjetër i zhvillimeve të ftohta mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte pikërisht fakti se Shqipëria, pavarësisht dëshirës për të pranuar marrëveshjet multilaterale pjesë e të cilave ishin të dy vendet, kishte dështuar në pranimin e instrumenteve bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhoqën misionin investigativ për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Shqiptarët akuzuan se një prej anëtarëve të misionit amerikan kishte kryer veprimtari sabotuese në lidhje me një projekt kullimi. Departamenti i Shtetit e mohoi këtë akuzë.

    Marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik

    Më 27 korrik Moska akordoi "një kredi të vogël" për Shqipërinë për zhvillimin e industrisë së lehtë dhe makineritë agrokulturore. Në shtator u raportua se 10 deputetë shqiptarë ishin zhveshur nga imunitetit parlamentar, pas një vendimi që ishte marrë nga Ansambleja Kushtetuese më 15 maj. Drejtuesi i vendit, Enver Hoxha, nën presionin e Moskës, thuhet se takoi disa prej anëtarëve të minoritetit grek që bënin rezistencë në Jug; pjesa të cilën ata e cilësonin si "Epiri verior", kërkonin që t’i kalohej Greqisë. Ndërkohë nga banorët e pabindur qarkullonin fjalë të ndryshme. Informacionet rreth Shqipërisë gjatë këtij kanë qenë më të pakta. Asnjë prej korrespondentëve perëndimorë në këtë periudhë nuk pati mundësi për një shikim më të thellë në vend. As britanikët dhe as amerikanët nuk i ruajtën marrëdhëniet diplomatike. Nga burime të besueshme mund të merret me mend se standardi i jetesës në Shqipëri në vitin 1947 ishte shumë më i ulët se sa i fqinjit të saj Jugosllavisë, ku varfëria dhe skamja ishin përhapur kudo dhe kur qeveria përpiqej të mbante një balancë mes ndikimit sovjetik dhe presionit amerikan e britanik. Marrëdhëniet me italianët nuk ishin të mira dhe ato më grekët zor se mund të kenë qenë më të këqija se atëherë.

    Lajmet/Informacionet nga Shqipëria në këtë periudhë ishin rralluar. Burimet shqiptare ishin kontradiktore

    Kur Bota nuk mund të hynte në Shqipëri

    Mosmarrëveshjet me Britaninë dhe procesi në Hagë për minat e hedhura në Kanalin e Korfuzit

    Shqipëria në vitin 1948

    Lajmet që vinin nga Shqipëria ishin të pakta dhe të rralla. Pjesa më e madhe e informacionit vinte nga Jugosllavia, që kishte më tepër lidhje me Shqipërinë; një pjesë vinin nga Britania e Madhe, e cila ishte në grindje me Shqipërinë; lajme vinin edhe nga Bashkimi Sovjetik, që kontrollonte Shqipërinë, si dhe nga grekët apo amerikanët, dyshues dhe antagonikë përkundrejt Shqipërisë.

    Bagazhi historik

    Të kuptuarit e ngjarjeve që rrodhën këtë vit do të ishte i vështirë pa një vlerësim të mëparshëm të historisë së këtij vendi të vogël. Një nga vendet më vogla dhe primitive të Evropës, me një sipërfaqe pak më të madhe se 10,000 milje katorë, Shqipëria kishte një popullsi që llogaritej në 1,000,000 banorë. Ajo është e vendosur në pjesën veri-perëndimore të Ballkanit, pikërisht përgjatë detit Adriatik nga taka e Italisë, prej së cilës ndahet nga një kanal 47 milje. Kontrolli i Adriatikut parakuptohet nga kontrolli i këtij kanali dhe dominohet nga brigjet shqiptare. Në vitin 1915 Shqipëria u copëtua nga Traktati i fshehtë i Londrës, por kjo u hodh poshtë nga Italia në vitin 1917 dhe Shqipëria u shpall e pavarur. Në vitin 1925 ajo u shpall republikë nga Ahmet Zogu, i cili u zgjodh president. Në vitin 1928 ai u bë mbret dhe mbretëroi deri në vitin 1939. Nga viti 1939 deri në vitin 1944 vendi u pushtua nga forcat italiane dhe gjermane, të cilat u luftuan nga grupet guerrile vendase, që çliruan gjithë Shqipërinë në vitin 1944. Qeveria provizore e formuar nga Enver Hoxha u njoh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania dhe Bashkimi Sovjetik. Më 11 janar të vitit 1946 vendi u shpall Republikë.

    Kushtet e Brendshme

    Sllavët kishin qenë të interesuar prej kohësh për Shqipërinë si çelës në detin Adriatik dhe në përgjithësi për gjithë Mesdheun. Prej shumë kohësh Jugosllavia mbante krahinën e Kosovës. Italianët e kishin lakmuar vendin dhe grekët për një kohë të gjatë kishin pasur pretendime për “Epirin Verior”, edhe pse Prefektura e Korçës dhe Gjirokastrës i përkisnin Shqipërisë. Këto përfaqësojnë rreth një të katërtën e Shqipërisë, me një popullsi që llogaritet në 292,000 banorë, 167,000 prej të cilëve, myslimanë dhe 125,000 orthodoksë dhe kristianë. Pjesa më e madhe e popullsisë është fshatare e lidhur fort pas ligjeve fisnore e ndarë në dy grupe të rëndësishme: gegët që jetojnë në Veri të Shkumbinit dhe Toskët që jetojnë në Jug të këtij lumi. Ata kultivojnë jo më tepër se 10% të tokave të tyre malore. Të ardhurat e tokave shqiptare për akër janë nga më të ulëtat në Evropë, ndërkohë që mundësitë për të lëvizur dhe udhëtuar janë të kufizuara. Ndoshta për shkak të dominimit sllav në raporet ruse ka pasur një ekzagjerim të situatës. “Trud”, më 25 prill të vitit 1948, shkruante se në tre vjet pas Çlirimit Shqipëria kishte bërë progrese të mëdha ekonomike dhe politike. Raportet e ngjyrosura komuniste nuk ishin në harmoni me informacionet e tjera të publikuara gjatë vitit 1948. Në “American Political Science Quarterly” Shqipëria përshkruhej si vendi i konfiskimeve, tiranisë dhe revoltave. Sipas këtij botimi, pjesa më e madhe e kontrollit të vendit kishte kaluar tek rusët, të cilët e konsideronin një mënyrë të mirë për t’i bërë presion Greqisë. Raportohet pakënaqësi në ushtrinë shqiptare, në mes të fshatrave malorë, në fise dhe në njerëzit e zonave urbane. Të tjera raporte treguan në lidhje me persekutimin e përhapur gjithandej të Kishës Katolike Romane në Shqipëri dhe të një numri ekzekutuesish klerikësh të rëndësishëm. Vetëm një dioqezë u raportua funksionale në të gjithë Shqipërinë. U tha se kjo fushatë u nxit jo vetëm nga komunistët, por edhe nga përçarja e besimeve fetare të lashta në Shqipëri, ku dy të tretat e njerëzve janë myslimanë, një e pesta janë grekë ortodoksë dhe vetëm një e dhjeta janë romanë katolikë.

    Procesi me Britaninë e Madhe

    Në fillim të vitit shtypi ndërkombëtar shkruante se Shqipëria po sfidonte komptencat e Britanisë së Madhe për ta thirrur atë përpara Gjykatës Ndërkombëtare, për t’iu përgjigjur akuzave për mina nga dy anije lufte britanike në Kanalin e Korfuzit në tetor të vitit 1946. Britania ishte shprehur se qeveria shqiptare ishte përgjegjëse për gënjeshtrën që kishte sajuar në lidhje me minat e hedhura në ujërat ndërkombëtare. Çështja u shtrua përpara Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1947, ku pas tre muajsh argumentesh dhe provash, u dërgua në Gjykatën Ndërkombëtare. Gjykata vendosi kundër pretendimeve të Shqipërisë, me një vendim unanim të 15 gjyqtarëve. Shqipëria dhe Britania e Madhe firmosën një marrëveshje të veçantë, e cila më pas do të ishte motivi për një tjetër proces në gjykatë. Shqipëria mori këshillin francez të drejtuar nga Pierr Ko, për të përfaqësuar. (Vijon në numrin e nesërm)

    Dita.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    DOSSIER/ SHBA, si e përcollën përplasjen e Titos me Enver Hoxhën

    Këndvështrimi/“New York Times” publikon fjalimin e Tuk Jakovës. Koçi Xoxe, njeri i rëndësishëm

    Tradhtia e Titos ndaj Enverit

    Shqipëria ishte i vetmi vend kufitar me Jugosllavinë që nuk merrte pjesë në Konfrenecën e Krimesë

    (Vijon nga numri i djeshëm)

    Enciklopedia Amerikane “Collier's Encyclopedia”, duke iu referuar shtypit të kohës dhe vendeve të ndryshme, fokuson kronolgjinë e ngjarjeve në Shqipëri.

    Shqipëria në vitin 1948

    Marrëdhëniet me Greqinë

    Në fillim të këtij viti Komiteti Special i Kombeve të Bashkuara në Ballkan doli në deklaratën: “Nuk kishte pikë dyshimi se kjo veprimtari ndihmoi në aprovimin e Qeverisë Shqiptare”. Ky komitet përmendi gjithashtu edhe krijimin e postave ushtarake në tokat shqiptare. Nga ana tjetër, në muajin shtator, një agjenci lajmesh jugosllave, duke cituar një agjenci lajmesh shqiptare, pohonte se artilieria greke kishte sulmuar me zjarr territorin shqiptar disa herë dhe se grekët synonin të hynin në tokat shqiptare. Më 27 nëntor Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e mbledhur në një sesion të plotë, kërkoi në mënyrë formale nga Shqipëria, Jugosllavia dhe Bullgaria, të ndalnin çdo ndihmë në drejtim të forcave guerile greke.

    Marrëdhëniet me Jugosllavinë

    Kur në fillim të verës Cominform u kthye në drejtim të Jugosllavisë, një sërë kompleksitetesh të reja do të preknin Shqipërinë. Më vonë vendi e mbajti aleancën e tij me Cominform. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Jugosllavinë u çanë. Duke protestuar formalisht në akte armiqësore dhe brutale, me qëllim për të nxjerrë jashtë ligjit me çdo kusht Shqipërinë, edhe përpara Cominform, mareshal Tito bëri të ditur sulmin e tij në fund të muajit qershor. Kjo do të ishte diçka tepër serioze dhe, për më tepër, drejtuesi shqiptar, Enver Hoxha, ishte një bashkëpunëtor i ngushtë lufte me mareshal Titon dhe vendi i vogël kishte qenë shumë i varur nga Jugosllavia. Edhe Partia Komuniste Shqitare ishte organizuar nën atësinë e Partisë Komuniste Jugosllave. Pavarësisht faktit që Shqipëria kishte mbetur e veteme pas perdeve të hekurta, një tjetër asrye e qëndrimit të ftohtë të Shqipërisë ndaj Jugosllavisë ishte edhe fakti që Jugosllavia kishte marrë kontrollin mbi Kosovën, një territor pjellor i kërkuar nga Shqipëria. Që nga momenti që Jugosllavia u shkëput nga Cominform (Informbyroja), nga Beogradi do të vinin deklarata se në Shqipëri po ndodhnin spastrime serioze. Në nëntor në Londër do të mbërrinte nga mediat në Tiranë një informacion, sipas të cilit jugosllavët dhe agjentët shqiptarë trockistë ishin duke punuar për ta bërë Shqipërinë një koloni të Jugosllavisë. Në fakt, në muajin shtator Ministri Shqiptar i Industrisë, Tuk Jakova, është cituar në “New York Times”, duke deklaruar se Jugosllavia ishte duke u përpjekur për ta thithur Shqipërinë brenda saj. Në tetor “Christian Science Monitor”, duke cituar një informacion të ardhur nga Roma, bënte të ditur se Bashkimi Sovjetik nuk e ftoi Shqipërinë në Konferencën e Krimesë ku ndodhej Stalini dhe se Shqipëria ishte i vetmi vend kufitar me Jugosllavinë që nuk merrte pjesë në të. Ky informacion do të nxiste zërat, sipas të cilëve mes komunistëve shqiptarë kishte një grup pro-Titos.

    Ndryshimet politike

    Po në muajin tetor “Associated Press” në një informacion të ardhur nga Beogradi do të shkruante se Shqipëria ishte duke përjetuar një shkundje në kabinetin e saj. Gjeneralmajor Mehmet Shehu, një ish-studnet ushtarak në Moskë, u zgjodh kryeministër i vendit. Ndryshime të tjera: Spiro Koleka, Ministër i Komunikacioneve; Koçi Xoxe Ministër i Industrisë. Ministri i Financave, Kiço Ngjela do të kalonte për pak kohë drejtor i Komisionit të Planit të Shtetit.

    Ndikimi i Bashkimit Sovjetik

    “The Manchester Guardian” (Angli) do të botonte më 27 tetor një informacion të ardhur nga Beogradi, sipas të cilit në Shqipëri kishte nisur një gjueti heretike e "Miqve të Titos dhe Trockit" dhe se ngjarja më e bujshme në këtë kuadër ishte shkarkimi i Ministrit të Brendshëm Koçi Xoxe, një njeri po aq popullor sa edhe Enver Hoxha. Në fakt tek të krishterë në jug të vendit, Xoxe kishte qenë edhe më popullor se vetë kryeministri mysliman. Dhe në fakt partizanët që morën pjesë në lëvizjen kundër pushitmit të Gjermanisë ishin më tepër të krishterë, se sa myslimanë. Ata ishin të vendosur për të mos u bindur ndaj pushtuesit të huaj dhe Xoxe u zgjodh vetëm Ministër i Industrisë, një pozicion jo shumë i rëndësishëm në Qeverinë Shqiptare. Në ushtrinë shqiptare kishte një numër të konsiderueshëm teknikësh, këshilltarësh dhe inxhinierësh rusë, të cilët zunë vendin e atyre jugosllavë, të dëbuar në verën e vitit 1948. Përveç tre aeroplanëve dhe disa anijeve ruse që mund të hynin në Shqipëri, vendi nuk kishte komunikime me botën e jashtme në vitin 1948. I vetmi vend perëndimor që kishte përfaqësi diplomatike në Shqipëri, ishte Franca.

    Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën të figurojnë në çështjet shqiptare kur në shtator ato e asociuan veten me Britaninë e Madhe dhe Francën, në akuzën që i bënë Shqipërisë për çarmatosjen e refugjatëve grekë në kufij. Përsëri në tetor Departamenti i Shtetit e sulmoi ashpër Shqipërinë pas refuzimit që ajo bëri për të lejuar Komisionin Special të Kombeve të Bashkuara në Ballkan për të vepruar në territorin shqiptar.

    Shtypi/Sipas jugosllavëve, agjentët rusë në Shqipëri i dërgonin ndihmat me ushqime tek guerilasit grekë

    Mashtrimi rus me shqiptarët

    Oficerët rusë kishin kontroll të plotë të ishullit Shqiptar të Sazanit, i vendosur në Kanalin e Otrantos

    Shqipëria në vitin 1949.Marrëdhëniet me Jugosllavinë

    Viti 1949 do të niste me një zgjerim të çarjes së marrëdhënieve të Enver Hoxhës, diktatori i vendit, me kolegët e tij prorusë dhe mareshal Titon e Jugosllavisë. Në dhjetor të vitit 1948 Jugosllavia bën të ditur se në Shqipëri ka pasur arrestime të liderëve komunistë, ish-miq të mareshal Titos. Arrestimet u shtuan pas Kongresit të Partisë Komuniste. Lufta për pushtet në Shqipëri mes elementëve pro-Cominformistë dhe projugosllavë në Partinë Komuniste precipitoi edhe më tepër. Përjashtimi i Partisë Komuniste Jugosllave nga Cominform dhe qeveria e Enver Hoxhës ndërpreu në mënyrë brutale dhe pa njoftuar 30-vjet marrëveshje besnikërie me Jugosllavinë. Mareshal Tito është cituar të ketë thënë në një deklaratë në Zagreb se qeveria e tij kishte investuar në projektet shqiptare 32 milionë dollarë amerikanë dhe kishte marrë vetëm 3 milion. Jugosllavët u shprehën se ata kishin mundur ta shpëtonin ekonominë shqiptare me dërgimin e ushqimeve dhe materialeve të ndërtimit. Shkëputja e marrëdhënieve çoi në një izolim ekonomik të Shqipërisë dhe uli në mënyrë drastike standardin e ulët të jetesës. Bashkimi Sovjetik dërgoi në vend 3000 specialistë, por me sa dihet ata sollën pak ndihmë për shqiptarët. Tetori i vitit 1949 solli edhe zëra se në Shqipëri po shënohej një përmirësim i situatës. Jugosllavia bëri të ditur se kishte propozuar një komision të përbashkët shqiptaro-jugosllav për të negociuar në lidhje me këtë çështje. Më 12 nëntor Jugosllavia fshiu traktatin e saj të miqësisë dhe ndihmës reciproke me Shqipërinë, e fundit marrëveshje e madhe që lidhte qeverinë e Titos dhe vendet e Cominform.

    Ndikimi rus

    Në nëntor të vitit 1948 u bë e ditur se Kongresi i Parë i Partisë Komuniste Shqiptare, i mbajtur po atë muaj në kryeqytetin e vendit në Tiranë, vuri në dukje se çdo gjë në Shqipëri po bëhej sipas modeleve ruse dhe ishte e dukshme që komunistët shqiptarë ishin të vendosur për të shkatërruar kulturën shqiptare. Drejtuesi i vendit, Hoxha, thuhet se po shkonte më tej në pikëpamjet e tij të këndvështrimit të Rusisë, si lideri komunist i Evropës Lindore. Mendohet se kjo duhet të ketë ndikuar për të bindur Bashkimin Sovjetik se liderët shqiptarë nuk kishin simpati për Titon dhe ndihma ruse që ishte diçka më tepër nga sa kishte ofruar Jugosllavia pak kohë më parë, ishte megjithatë i vetmi faktor që e mbante Shqipërinë larg depresionit të plotë. Në shkurt të vitit 1949 informacionet e ardhura nga Beogradi bënin të ditur se ushqimi për shqiptarët ishte reduktuar në një dietë të ulët bathësh, si pasojë e prerejes së marrëdhënieve me Jugosllavinë. Në këtë informacion shtohej se në tetë muajt e parë të prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, çmimi i patates në Shqipëri u rrit 150 për qind, i marmelatës 235 për qind, i qumështit 222 për qind, i vezëve 270 për qind, i mollëve 500, i dardhëve 294. Çmimet e ushqimeve u rritëm me 90 % gjatë muajit tetor. Raporte të tjeta bënin të ditur se Moska kishte ndikuar shumë pask ose aspak për të mbushur vakuumin që ishte shkaktuar në Shqipëri pas prishjes me Jugosllavinë. Thuhet se numri i agjentëve rusë në Shqipëri po shtohej gjithmonë e më tepër, ata shihin se Shqipëria kishte shumë nevojë për ndihma në ushqime, por ndihmat shkonin tek guerilët grekë, ndërkohë që popullsia shqiptare jetonte në prag të vdekjes nga uria. Në muajin mars refugjatët shqiptarë ishin burimi i informacionit se Bashkimi Sovjetik ishte duke menduar për ta bërë Shqipërinë bazën e vet në Adriatik dhe për të kirjuar një korridor nga Bullgaria në Jugosllavi, duke përdorur brigjet shqiptare. Besohej se Kremlini nuk do të ndërhynte në mënyrë të drejpërdrejtë, por do të përdrorte Shqipërinë dhe forca të tjera ndihmëse. Sipas këtyre raporteve, bëhet e ditur se se civilët shqiptarë ishin grumbulluar javë më parë përgjatë kufirit prej 70-miljesh Vjosë-Butrint; anijet sovjetike që vinin nga Deti i Zi në Portin e Vlorës sillnin edhe materiale lufte mes mallrave të tjera. Në këtë mënyrë, oficerët rusë kishin kontroll të plotë të ishullit Shqiptar të Sazanit, i vendosur në Kanalin e Otrantos, që çon drejt Italisë. Të gjithë shqiptarët ishin dërguar në tokë, ndërkohë që specialistët rusë të ushtrisë, po vinin në Shqipëri me avionë nga Bullgaria, gjithmonë e më tepër dhe çdo anëtar i ushtrisë shqiptare komandihej nga oficerët rusë. Nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik, Shqipëria ndërtoi një plan 2-vjeçar për rritjen e prodhimit të drithit me 68 % dhe ndërtimin e kooperativave, sipas modelit kolkoz sovjetik. Vendosi të krijojë imdustri të reja, një stacion të fuqishëm hidroelektrik, një fabrikë të fuqishme sheqeri, kombinate tekstili dhe fabrika lëkurësh. Importet dhe eksportet kryheshin të gjitha nga deti dhe i vetmi vend miqësor për Shqipërinë ishte Bashkimi Sovjetik.

    Miqësia/Ndihma minimale, derisa të zhdukej imazhi i Titos

    Ura ajrore që do të lidhte Bullgarinë me Shqipërinë

    Në pranverën e vitit 1949 qarkullonin zëra se Bashkimi Sovjetik do të provonte të krijonte një urë ajrore përgjatë Bullgarisë deri në Shqipëri. Thuhet se në Shqipëri mbërritën disa trupa ruse, për këtë arsye, por më pas kjo urë do të dukej si një vizion i largët. Në mars një delegacion qeveritar nga Shqipëria, i kryesuar nga vetë Enver Hoxha, vizitoi Moskën, ku u prit nga një delegacion i madh, në të cilin merrnin pjesë edhe Andrei Vishinski dhe A. I. Mikojan. Në prill Bashkimi Sovjetik bëri të ditur se do të dërgonte në Shqipëri materiale dhe pajisje për ngritjen ekonomike të vendit dhe “Tass” njoftoi marrëveshjen që u bë për shkëmbimin e mallrave mes Moskës dhe Tiranës. U tha se ndihma sovjetike në drejtim të Shqipërisë do të qëndronte në nivele minimale, derisa Tito të fshihej përfundimisht, ndoshta edhe për faktin se Jugosllavia dhe Greqia mund ta pushtonin Shqipërinë shumë shpejt dhe gjithçka e ardhur në ndihmë të saj do të gllabërohej prej tyre. Më tej thuhet se komunistët shqiptarë i trembeshin një pushtimi, në mënyrë të veçantë që nga koha kur Tito liroi nga burgu dy liderët e njohur të qindra shqiptarëve në Kosovë: Gani Kryeziu dhe Xhafo Bei nga Ulqini. Këta dy persona kishin qenë drejtues të komiteteve të rëndësishëm të organizimit të shqiptarëve kundër qeverisë së asaj kohe në Jugosllavi. Mësohet se rusët kishin përcaktuar tri zona si vitale dhe i kishin ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Kjo ishte: ishulli i Sazanit në bregun jugor; Gramshi, në afërsi të Elbasanit, juglindja e Tiranës dhe Dako, një lokalitet jo shumë larg nga Tirana. (Vijon në numrin e nesërm)

    Dita.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    DOSSIER/ Mehmeti vrau Abedin Shehun në sallën e mbledhjes

    Mbledhja/Asambleja e Kombeve të Bashkuara arriti në përfundimin se Shqipëria dhe Bullgaria ndihmonin grekët

    Kombet e Bashkuara, embargo Shqipërisë

    Burimet greke bënin të ditur se për herë të parë, ushtarë të rregullt shqiptarë kishim hyrë në luftime në Greqi

    (Vijon nga numri i djeshëm)

    Enciklopedia amerikane “Collier's Encyclopedia”, në botimet e saj rreth Shqipërisë, u është referuar edhe gazetave greke të kohës, të cilat ndryshe nga sa ndodhte në Shqipëri, shkruanin për përfshirje të vendit në ndihmë të guerrilasve grekë. Si shihej vendi i vogël i Ballkanit nga fqinjët lakmitarë dhe fuqitë e mëdha të kohës.

    Shqipëria në vitin 1949

    Marrëdhëniet me Greqinë

    Në dhjetor të vitit 1948 Dr. Herbert Evat, President i Ansamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, bëri të ditur se përpjekjet e komitetit pajtues për të zgjidhur problemet mes qeverisë Greke dhe qeverive të Jugosllavisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, dështuan për arsye se grekët refuzuan të "t’i trajtonin kufijtë ekzistues mes Shqipërisë dhe Greqisë si përfundimtarë". Prej shumë vitesh Greqia kishte kërkuar të merrte brenda territorit të saj pjesën jugore të Shqipërisë, të cilësuar si Epiri i Veriut. Anëtarët e Komitetit e ndjenin se problemet e Shqipërisë dhe të dy vendeve të tjera të Cominform (Informbyrosë) do të ishin shumë më të mëdha nga çdo problem tjetër që Komiteti Ballkanik i Kombeve të Bashkuara kishte përballuar, gjë që në të shkuarën ishte limituar nga refuzimi i palës shqiptare dhe i aleatëve të tyre rusë, për të lejuar komitetin që të hynte në territorin e tyre. Greqia nga ana tjetër akuzonte se dështimi për eliminimin e ushtrisë guerrilase të gjeneral Markos Vafiades ishte i lidhur ngushtë me ndihmën e fqinjit verior të Greqisë dhe që ofensivat greke mund të kishin arritur sukses, nëse nuk do të kishte pasur largime të trupave guerrile në anën tjetër të kufirit. Në janar të vitit 1949, Komiteti Special i Kombeve të Bashkuara konfirmoi gjetjet e mëparshme se guerrilasit grekë kishin marrë ndihmë logjistike si dhe mbështetje dhe strehim në Shqipëri, Bullgari dhe Jugosllavi. Komiteti arriti gjithashtu në konkuluzionin "se kishte shumë gjasa" që makina e zjarrit të ishte e instaluar përgjatë kufirit shqiptar me Greqinë. Në qershor Komisioni Special i Kombeve të Bashkuara në Ballkan, arriti në konkluzionin se Shqipëria e kishte vënë në dispozicion të guerrilasve grekë territorin e saj për lëvizje strategjike. Në gusht, në një informacion të dërguar tek “New York Times” nga Athina, thuhej se forcat rrebele gereke dukeshin të shpërbëra dhe për këtë Shqipëria ishte duke shkuar drejt krizës. Drejtuesi i vendit, Hoxha kërkonte të bëhej pjesë e “Teham”, minoritetit në Jug të vendit, por thuhej se kundër urdhrit të tij pati manifestime të ashpra. Burimet greke bënin të ditur se për herë të parë, ushtarë të rregullt shqiptarë kishim hyrë në luftime në Greqi. Nga Greqia dhe Italia vinin informacione se në portin e Vlorës dhe Durrësit shkarkoheshin çdo muaj mallra për Shqipërinë dhe materiale për rrebelët grekë. Këto anije që llogariteshin nga 6-12 në muaj, vinin nga Bashkimi Sovjetik. Në nëntor, Ansambleja e Kombeve të Bashkuara votoi 50 me 6 dhe 2 në favor të një rezolute për vendosjen e embargos së plotë të armëve ndaj Shqipërisë dhe Bullgarisë, për aq kohë sa ato do të dërgonin ndihma te guerrilasit grekë dhe kërkoi mbajtjen e vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në Ballkan, për një kohë të pacaktuar. Embargoja e Kombeve të Bashkuara nuk parakuptonte një bllokadë, por specifikoi se nëse guerrilasve grekë do të vazhdohej t’u jepej ndihmë nga jashtë, do të ishte e nevojshme të mbahej një sesion special i asmblesë. Më 19 nëntor, Shqipëria hodhi poshtë akuzën e Kombeve të Bashkuara se rojat e saj të kufirit kishin hapur zjarr ndaj vëzhguesve të tyre.

    Raportet/Roma njoftonte se Shqipëria kishte nën një të tretën e meshkujve produktivë

    Kur ATSH njoftonte lëkundjet e shtetit shqiptar

    Më 29 nëntor të vitit 1948, Agjencia Telegrafike Shqiptare, njoftoi një tjetër lëkundje të madhe në qeverinë shqiptare, e dyta brenda dy muajsh. Ndryshimet vinin drejpërdrejt nga drejtuesi Enver Hoxha dhe mbështeteshin nga Presidiumi i Ansamblesë Popullore. Në qershor, Radio Tirana njoftoi se Koçi Xoxe, një prej ministrave shqiprtarë ishte dënuar me vdekje për veprimtari tradhëtare. Nga jashtë raportohej se buka ishte racionuar ndjeshëm; mishi shihej rrallë dhe çmimet ishin 10-12 herë më të larta se sa në kooperativa dhe vetëm personat e privilegjuar mund të siguronin gjithçka. Medikamentet ishin thuajse inekzistente. Thuhej gjithashtu se më pak se e një e gjashta e tokave të punueshme ishte kolektivizuar, por vendasit dukeshin të uritur dhe të frikësuar. Ndërkohë në vend nuk kishte një opozitë të organizuar dhe ankthi mbizotëronte kudo. Kisha katolike vazhdonte të ishte një emërtim i persekutuar. Nga 5 peshkopët shqiptarë, katër ishin vrarë dhe një ishte burgosur. Partia Komuniste e njohur në vend si Partia e Punës ishte rritur dhe nga 2,800 anëtarë që kishte në fund të luftës arriti në 40,000, por në radhët e saj numërohehsin më tepër nëpunës, policë, mësues, oficerë të ushtrisë dhe punëtorë. Në fillim të vitit, një raport që vinte nga Roma bënte të ditur se Shqipëria kishte një numër prej 70,000 ushtarësh, ose 1 në 15 banorë dhe 15,000 policësh, 1 në 70 banorë. Toatlisht kjo do të thoshte se vendi numëronte 85,000 persona nën armë, rreth një të tretën e meshkujve në moshë produktive. Këta ushtarakë trajnoheshin nga Rusia, që më pas do të ndihmonte edhe në ndërtimin e vendit për qëllime strategjike. Dy hekurudhat e para në historinë e Shqipërisë, që lidhnin brigjet me pjesën e brendshme të vendit, u ndërtuan nga inxhinierët sovjetikë në vitet 1948- 1949 dhe thuhet se funskionin duke përdorur lokomotivën e sjellë nga Rusia. Ndërkohë vendi u përgatit edhe për ndërtimin e 10 aeroportëve të mirë. Në fund të vitit Shqipëria kishte marrëdhënie diplomatike vetëm me dy vende perëndimore: Italinë dhe Francën. Asnjë reporter perëndimor nuk lejohej të hynte në vend.

    Procesi/ Gjykata ndërkombëtare vendosi që Shqipëria duhej të paguante 2 363 051 dollarë dëmshpërblim

    Ndëshkimi i Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare

    Çështja gjyqësore me Britaninë e Madhe

    Në prill Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mori në shqyrtim kërkesën e Britanisë së Madhe për dëmshpërblim në lidhje me ngjarjen e Kanalit të Korfuzit, në vitin 1946. Gjykatësit vendosën që Shqipëria ishte fajtore sipas ligjit ndërkombëtar. Përsa i përkiste ngjarjes së 12 nëntorit dhe lëshimit të minave pa lejen e shtetit shqiptar, gjykata e quajti dhunim të sovranitetit. Në lidhje me kthimin e dëmshpërblimit të Shqipërisë ndaj Britanisë së Madhe u vendos që të kryheshin edhe dy seanca të tjera dëgjimore. Shqipëria kishte të drejtë që deri më 25 qershor të mendonte edhe një herë në lidhje me shumën që do të kërkohej kundrejt saj si kompensim: Britania do të priste deri më 25 korrik për t’u përgjigjur dhe Shqipëria duhej të priste deri më 25 gusht për një kundërpërgjigje. Kjo ishte një çështje historike dhe ishte hera e parë që një çështje e tillë mbahej në Gjykatën Ndërkombëtare. Radio-Tirana në muajin prill e cilësoi vendimin e gjykatës si të padrejtë dhe absurd. "Radio Tirana, duke cituar gazetën shqiptare “Bashkimi”, u shpreh se incidenti në Kanalin e Korfuzit ishte një veprim provokues ndaj Shqipërisë, i imperialistëve britanikë". Më 15 dhjetor Gjykata Ndërkombëtare me votimin 12 me 2, vendosi që Shqipëria duhej t’i paguante Britanisë së Madhe shumën e 2 363 051 dollarëve amerikanë, për incidentin e Korfuzit të tetorit 1946. Gjykatësit e Bashkimit Sovjetik dhe të Çekosllovakisë mbajtën qëndrime kundërshtuse. Shqipëria e pranoi përgjegjësinë, por protestoi për vendimin, duke deklaruar se për dëmshpërblimin duhej të bisedohej mes dy vendeve.

    Ngjarja/Abedin Shehu është qëlluar me armë nga Mehmet Shehu, kur ai akuzoi se BS nuk po ndihmonte

    Vrasja që kreu Mehmeti në sallën e mbledhjes

    Ky fakt është raportuar nga Roma në vitin 1950. Sipas Radio-Tiranës, Abedin Shehu u vetëvra

    Shqipëria në vitin 1950

    Shqipëria, vendi më i vogël në Ballkan, kishte një sipërfaqe prej 10,629 milje katrorë dhe një popullsi prej 1 120,000 banorësh.

    Kushtet ndërkombëtare dhe ndikimi rus

    Shqipëria, nën një drejtues komunist diktator, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ishte ende nën ndikimin e fortë të Rusisë sovjetike. Qeveria Shiptare kundërshtoi qartë miqësitë me Jugosllavinë dhe Greqinë. Thuhet se në fillim të vitit 1950 në Shqipëri u dërguan më tepër se 3 000 rusë. Ata mbikëqyrnin ndërtimet e mëdha dhe të rëndësishme në vend dhe u impenjuan me tharjen e kënetave. Ata vepronin me qëllim përdorimin e minierave të kromit, hekurit, bakrit dhe lehtësimin e rafinimit të naftës. Në shtator 480 oficerë ushtarakë dhe politikë mbërritën në Durrës, për të marrë, siç thuhet, pozicione të rëndësishme në ushtrinë shqiptare dhe Komitetin Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare. Në këtë periudhë nisën të dalin fjalë për pakënaqësi të shqiptarëve nga sovjetikët, në radhë të parë për pretendimet e rusëve në lidhje me përdorimin e vendit. Nafta e nxjerrë në Kuçovë thuhet se u dërgua në Vlorë me anë të pompave dhe që aty me anije për në Bashkimin Sovjetik. Informacionet bëjnë të ditur se kritikat e Shqipërisë drejtuar Bashkimit Sovjetik kishin lidhje edhe me faktin që rusët kishin premtuar ta furnizonin Shqipërinë me ushqime dhe materiale të tjera jetësore, ndërkohë që nuk e kishin përmbushur këtë premtim. Duke sjellë materiale vetëm për ushtrinë, Shqipëria kishte arritur në një pikë, ku civilët dhe ushtarakët ushqeheshin njëlloj. Tollona shpërndaheshin tek konsumatorët, por dyqanet ishin bosh. Madje edhe artikujt më të thjeshtë si veshmbathjet apo këpucët, thuhej se mungonin. Në prill informacionet e ardhura nga Roma bënin të ditur se Kryeministri Shehu, i cili ishte gjithashtu edhe drejtuesi i Policisë së Shtetit, ka qëlluar dhe ka vrarë Abedin Shehun, me të cilin kishte lidhje gjaku, si sekretar i komunikacionit, gjatë një mbledhjeje. Abedin Shehu, siç mësohet, kishte akuzuar që Bashkimi Sovjetik po e braktiste Shqipërinë. Ai u akuzua për trockizëm dhe mbështetje të organizatave të fshehta ndërkombëtare. Në raport thuhet se Abedin Shehu i mohoi akuzat dhe Mehmet Shehu nxori revolen dhe e vrau. Më pas Radio Tirana njoftoi se Abedin Shehu ishte vetëvrarë. (Vijon në numrin e nesërm

    Dita.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  3. Amerika, kjo shoqëri që sheh nga e ardhmja
    Nga Brari në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  4. Ambasadoria Amerikane: Si e njoh unë Shqipërinë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-10-2005, 10:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •