Si ma ka shpetuar tema ketu me recete per gjelin e detit. E kom ven nje turkey ne zjarr ene ka 3 ore zihet. Tani jam me dy mendje ta hudh nga dritarja-kom frike se thej noi xham makine apo ta perpunoj sipas recetes Green!
Si ma ka shpetuar tema ketu me recete per gjelin e detit. E kom ven nje turkey ne zjarr ene ka 3 ore zihet. Tani jam me dy mendje ta hudh nga dritarja-kom frike se thej noi xham makine apo ta perpunoj sipas recetes Green!
E pse e ke zi gjelin ti???
Tani qe eshte zier....beje supe !![]()
Ke vene perparese sot ti -Bondo ?
Where does a thought go when it's forgotten?
Kush me jep nje ide si ta gatuaj mishin e pules sot???
Me kane ikur te tera idete, te pakten ato te rrallat sepse keto si persh me pilaf ose supe me mish pule me kujtohen..............![]()
Faleminderit per ndihmen!!![]()
Ta them une nje easy fare. Merr 2-3-4 gjokse pule, varet per sa vete do te gatuash. Te jene vetem tul, pa kocka .
I lan mire me uje te ftohte , ua heq edhe lekuren ( po qe se kane ). Pastaj ne nje tas perziej disa luge majoneze dhe 1 ose 1/2 filxhan caji grated parmesan cheese , deri sa te behet nje si brum jo shume i trashe. Me kete brum lyej gjoksin e pules nga te dyja anet . Pas kesaj kalohet edhe ne bread crumbs , vihen ne tave, dhe piqen ne furre deri sa te marrin ngjyre te kafte, jo te erret. Pasi hiqen nga furra , lihen te ftohen pak dhe priten ne formen e Biscotti qe shiten ne Starbucks. Vetem prite ne ate forme, mos i ndaj fare. Zbukuroje pjaten ose pjatancen sipas deshires pastaj ,duke futur midis , feta te holla limoni dhe anash flete majdanozi.
Ju befte mire !![]()
Where does a thought go when it's forgotten?
Provoje nji here kte
Pule me mustarde dhe estragon
Per 4 veta
Merr 4-5 kofsha pule (bashke me ate pjesen siper)
Ndaj mishin nga lekura dhe kockat.
Hidhi kockat dhe lekuren ne nje tenxhere te mbushur me uje dhe pak kripe, per te bere lengun e pules qe do ta perdoresh me vone.
Mishin e pules prite ne copa, 2-3 cm
Ne nje tenxhere gize ose qeramike (nga ato te trashat dhe te rendat)
hidh nje luge (luge gjelle) vaj ulliri, dhe skuq me zjar te ngritur copat e pules deri sa te fillojne te behen pak, por mos i skuq shume, 2 min eshte boll.
Hiqi copat e pules dhe veri me nje ane.
Ne te njejten tenxhere, shto dy luge te tjera vaj ulliri.
Merr nje qepe te grire imet, nje presh te grire imet dhe nje thelb hudher te grire imet.
Hidhi keto ne tenxere dhe skuqi deri sa te shkrihen fare, nja 10 minuta.
Merr 350-400 gr kerpudha parisi (jane ato te bardhat, me te zakonshmet)
Priti ne rondele, jo shume te holla, nje çike me pak se 1 cm te trasha.
Hidhi kerpudhat ne tenxhere dhe skuqi nja 7-8 min duke i perzier.
Merr
1) 200 ml qumesh te koncentruar (cream, double cream, creme fraiche),
2) 500ml nga lengui i pules qe bere perpara,
3) lengun e nje limoni te shtrydhur (po tu duk shume hidhi me pak)
4) 3 luge kafe mustarde nga ajo e verdha, jo ajo me kokrra
5) 1 luge kafe estragon/tarragon te thare
Hidhi te gjitha keto bashke ne tenxhere perzjei, rregullo kripen , hidhi piper.
Lere sa te marre vale.
Fute ne furre, pa kapak, dhe lere nje ore.
Shkon mire me patate te zjera.
When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.
Pershendetje
Faleminderit juve. Do ta provoj dhe do tju tregoj si dolen.
Ai qe pretendon se eshte DIKUSHI eshte lodhur duke tentuar per tu bere i tille....
SUPE ME QOFTE PULE
(5-6 persona)
Nese nuk kini mish pule te grire, merrni 1/2 kg me gjoks pule dhe grijeni ne rastin me te keq me blender, shtojini gjysme filxhani kafeje oriz, kripe e piper sipas deshires nje kokerr veze si dhe majdanoz dhe koper te grire. Ne nje tenxhere valoni rreth 1.5 l uje dhe filloni te formoni me duar toptha nga pergatesa e mishit te pules ne madhesine e nje kokrre arre, ose dhe me te medha, sipas deshires, duke i hedhur ne ujin e nxehte. shtoni kripe dhe vaj ulliri dhe lerini te ziejne derisa te shihni ne siperfaqe te qofteve kokrrat e ziera te orizit, ose me thjesht provojini. Kur te kene zier tresni me pak uje nje luge gjelle Corn Flour ose niseshte dhe hidheni tek supa e qofteve duke e trazuar. Ziejeni per akoma 2-3 minuta dhe pastaj hiqeni nga zjarri.Lereni te ftohet 4-5 minuta Rrihni ne nje shaker (ose kavanoz) 1-2 veze, 5-6 luge kos dhe lengun e nje limoni dhe hidhjani supes duke e trazuar. Per sasine e lengut qe do ti lini supes gjykoni sipas deshires. Eshte supe shume e kendshme dhe kopra i jep nje arome te vecante. Mund te sherbehet edhe si pjate unique.
Pulë me arra
Për 4 vetë
Duhen:
- pulë 500-600 g
- gjalpë 50g
- arra 2 filxhane kafeje
- hudhra 1 kokërr
- uthull 2 lugë gjelle
- miell 1 lugë gjelle
- kripë, piper
Gatimi:
Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë, piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati. Në një tenxhere me gjalpë kaverdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë. Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht sherbehet pa garniturë.
Pulë me arra
Për 4 - 5 persona duhen:
Pulë 500-600 g. gjalpë 50g. arra 2 filxhane kafeje, hudhra 1 kokërr, uthull 2 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, kripë, piper.
Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë,piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati.
Në një tenxhere me gjalpë kaurdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë.
Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturë.
#VamosArgentina
Kush do gatuaj pershesh per sot?![]()
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Krijoni Kontakt