Ingredientët për 4 persona: 1 pulë rreth 1kg e 200 gr, 1 dl verë e bardhë, 3 limona, 300 gr ullinj jeshile, 4 thelba hudhër, 3 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper.
E ndajmë pulën në pjesë dhe i skuqim në një tigan me 2 lugë vaj dhe hudhrën e shtypur. Lyejmë një tavë me vajin e mbetur dhe shtrojmë ½ e fetave të limonave. Pastaj shtrojmë copat e pulës, fetat e tjera të limonave, i lagim me pak verë të bardhë, i hedhim kripë dhe në fund shumë piper të sapo grirë. E vendosim tavën në furrë të piqet në temp. 180°C për 30 min. Pastaj e servirim të ngrohtë.
Krijoni Kontakt