Një ushtri e vetëshpallur shqiptare kërcënohet me sulm në Prishtinë
Prishtinë, 12:35
Ushtria e vetëshpallur për pavarësinë e Kosovës (UPK) paralajmëron sulm mbi Prishtinën më 23 nëntor, duke shtuar se këtu gjendet selia e "okupatorit modern" të Kosovës.
"Ka shumë gjasa që qyteti i Prishtinës, ku të gjitha institucionet janë nën kontrollin e okupatorit "modern", të jetë cak i sulmit, duke filluar prej të mërkurës", bëhet e ditur në kumtesën e kësaj organizate, që sot e botoi gazeta e Prishtinës "Epoka e Re".
Në letrën bëhet e ditur se UPK-ja "ka pritur nënshkrimin e komandatit të armatës, kolonelit Luixhi", ndërsa operacionet ushtarake mbi Prishtinën do t`i drejtojë njëfarë gjeneral Ozoni. Ushtria u bën thirrje Shërbimit Policor të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës që t`u bashkangjiten ushtarëve të tyre dhe t`i mbështesin me "të gjitha mjetet që kanë në disponim".
"Besojmë se forcat e UNMIK-ut jo vetëm që nuk do të jenë në gjendje t`u rezistojnë operacioneve tona, por do të kërkojnë prej forcave tona t`u aprovojnë korridor që të mund të ikin në mënyrë të turpshme", bëhet e ditur në kumtesën.
Këto grupe, në disa raste, i paralajmërojnë institucionet e Kosovës "që të mos luajnë me vullnetin e popullit të Kosovës", duke shtuar se qëllimi i tyre është pavarësi e Kosovës.
______________
Nuk ka duhen keto gjerat tash popull, mbledh mend dhe futi ne koke se nje dite mund te jete vone, nuk ka nevoje te tregohemi patriota kur nuk duhet.....ishte koha per ushtri djema, ku ishit, pse nuk dolet atehere...
Zoti e ruajt Kosoven nga shqiptaret me gjak te prishur

Krijoni Kontakt