Close
Faqja 23 prej 39 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 389
  1. #221
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    Uje
    Postime
    41
    Nuk di cfare te besoj apo te mendoj.Shikoj perpra dhe nje perde qe me pengon te shikoj ,pyetje te vazhdueshme qe po me plakin trurin .Why Why Why
    Pse cfaree ka ndodhur ne te vertete?
    Kjo jete eshte shume e veshtire per ta gezuar.
    Secili nuk kerkon gje nga njeri tjetri dhe me bindjet e njeri tjetrit nuk kemi mundesi te kerkojme gje!

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Mė duket sikur plogėshtia qė sjell pranvera mė ka bėrė edhe mua tė plogėsht dhe jo vetėm fizikisht, por edhe psiqikisht, sikur diēka mbrenda meje ėshtė thyer dhe mė nuk do tė ngjitet kurrė. Mė duket se edhe rrezet e diellit janė mėshehur pas errėsirės sė jetės sime dhe sikur yjet kanė rėnė nga qielli. Ti nuk je me mua dhe asgjė mė nuk ka kuptim, asgjė mė nuk mund ta kthej buzėqeshjen nė buzėt e mia, asgjė mė nuk mund ta kthej lumturinė nė zemrėn time, pėrveē kthimit tėnd…
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  3. #223
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Zanafilla:

    Do te te ngul gishtat (jo thonjte) ne mish, e do kaloj gjuhen midis lekures se shqyer dhe muskujve pulsues, do te te cjerr damaret nga vendi, e do mbllacis neper dhembe coperat e dhjamit te gjakosur si Jell-O manaferrash, e mishin qe mbetet do ta kafshoj kafsherisht e uritur, e do te te lepij kockat prej ku do te te rrufis palcen me nje hungerime dhe do brej mbeturinat e kockave te tua me dhembe. E ne u ringjallsh me pas, jam perjete sherbetorja jote e perulur, perkohesisht e burgosur midis brinjeve te tua pertej te cilave me lejohet vec te te perkedhel me gishta. Edhe pak, e do te ti shqyej vete. Time is on my side.
    E ku e dija une atehere qe ti ishe nje hap para meje? Paskesha dhe une nje fryme tjeter brenda brinjeve te mia qe pret diten e tij. Nderkohe ai ndjek ritualin e gostise time, counter-clockwise. Ka filluar duke gerryer shufrat e kafazit te kraherorit, qe te me thithe me pas palcen brenda kockave, e te provoje i cuditur mish e dhjam per here te pare, e se fundi te shqyeje lekuren, shtresen e fundit qe rrezikon ti frenoje hakmarrjen e tij per ty. Bah! sa e dobet qenka seksi femer.

    Hey, te kujtohen babushkat qe pame ne dyqan?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #224
    marathonomaku Maska e Hekurani1
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Afer Diellit
    Postime
    287
    Edhe nje perqafim i zjarrte ne kete fillimmaji te ftohte!
    Ajo u kthye!
    Deri te Molla e Kuqe!

  5. #225
    Anėtare e regjistruar Maska e ony
    Anėtarėsuar
    27-04-2004
    Vendndodhja
    -bosh-
    Postime
    33
    Njerezit ecin.Realizimi i zhurmes se hapave te tyre jane deshmi qe ekzistoj apo thjesht nje vertetim qe une jam asgje me teper...sesa ajer?
    Njerėzit qė janė nė gjendje tė njohin bukurinė, nuk plaken kurrė.

  6. #226
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    Uje
    Postime
    41
    Mos e beni!
    Njoh nje "shkrimtar" poezish qe degjohemi shume shpesh ,dhe duke perfituar nga kjo njohje bie gjithnje ne gracke dhe i bej pyetjen (qe asnjere nuk duhet tia besh nje poeti) kur e ke shkruar dhe kush te ka frymezuar per kete qe ke shkruar apo per ate tjetren poezi.Dhe poetet te vargjet qe shkruajne, fshehin ne menyre shume origjinale te verteten dhe ti popull i thjeshte kurre nuk do e kuptosh.
    Pra keshille
    Kurre mos i kerkoni keto gjera poetit mbi poezite se asnjehere nuk do e thote te verteten e realitetit,por do te leje te kuptosh ate qe don ti popull dhe gjithmone do kesh dyshimin qe din te verteten apo jo.
    E njejta gje eshte dhe me piktorin dhe pikturen qe cdo njeri qe sheh pikturen i jep ate nuanzen e tij personale.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ang&Dem : 08-05-2006 mė 07:47
    Secili nuk kerkon gje nga njeri tjetri dhe me bindjet e njeri tjetrit nuk kemi mundesi te kerkojme gje!

  7. #227
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    DiN - Mesnate Pranvere

    Eja mė pranė sot e dashur,
    Tė rroken zemrat porsi syte,
    Nė njėri-tjetrin le tė tretemi,
    Une dhe ti, pa njė tė dytė.

    Shtromi ndjenjat sot e dashur,
    Nė sofėr tė thjeshtė si dikur,
    Ku vihet para gjith’ ēfarė kemi,
    Dhe rrėmojmė pėr mė shumė.

    Falmi te gjitha sot e dashur
    Dhe merr gjithēka ti sot nga unė,
    Veē kėshtu do mund tė endemi
    Nėpėr qiejt e pafund.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #228
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    (Ende) Fundpranvere (?) - Agim

    Do doja te isha nje lendine e gjelber sot, e ti te kepusje lule nga une, e te vrapoje me kembet e tua te zbathura si nje femije, dhe pastaj te qeshje, me nje qeshje te kristalte ashtu si di vetem ti… e te shtriheshe mbi bar e une te te ledhatoja floket, faqet, ballin, trupin…vesa ti, bari une…
    Do doja te isha nje burim i fresket sot, per te shuar etjen tende, te te puthja buzet tek pije uje…te isha pylli qe do te pershperinte fjale qe vetem ne i dime, te isha gjethja qe bie mbi floket e tu…
    Do doja te isha peme sot, dhe me deget e mi te te perqafoja, te kisha dhe lule plot..lule me arome, shumengjyreshet lule, dhe patjeter plot mimoza…
    Do doja te isha nje zog, e te fluturoja vetem mbi koken tende, e te ciceroja kengen tone... do ti ktheje syte e bukur nje cast e do me falje nje buzeqeshje, nje buzeqeshje sot me mjafton…
    Do doja te isha horizont sot, e te te puthja shikimet qe te treten larg, a te isha det e ti te kridheshe ne mua, te isha rera, e te lodroja nder gishtat e tua, veē kaq kerkoj, kaq pak…
    Do doja te isha fllad sot, te perkedhelja fytyren e te shijoja dehjen tende dhe me pas te deheshim te dy… te isha ajri qe te gufon kraharorin, te me thithje ne nje frymemarrje, te mos dilja me prej aty… rrahjet e zemres tende do mjaftonin per te dy...
    Do doja te isha shi pranvere sot, te bija lehte mbi floke, mbi vetulla, te te rrembeja nje puthje ne sy, e te shkisja ne buzet e tua, te vallezoja ne gushen ende, ne gjoksin tend, dhe te mos ndalesha aty…te te shperndahesha ne gjithe lekuren tende, te perthithesha prej saj… te te njomja shpirtin e te behesha flatra per ne te dy…
    Do doja, do doja, do doja…
    Mbi te gjitha dua te jem njeri sot, me zemren time nder duart e tua, e une zemren tende te vertis neper gishta… me ty ne gjithe qenien time, i njesuar me qenien tende te isha… te jem gjithnje ky qe jam sot, te jem une qe perhere e me shume te dua…
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 08-05-2006 mė 08:46
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #229
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Sa keq qe s'ishe me mua sot. Do te kisha kerkuar te me blije nje akullore, e pastaj do ishim ulur aty ne trotuar duke veshtruar qytetin qe, per here te pare kete vit, kish zbuluar shpatullat e brishta. Pastaj do ti pervishja pantallonat deri poshte gjurit (edhe pse e dija qe vetem dy ore me pas do me hynin ethet), e do te lepija tere qejf akulloren kur gazetashitesi te bertiste perseri "spare change newspaper, would you like to help the homeless miss?" Do ti kisha hedhur nje veshtrim mosperfilles qe thoshte: "I've got no change." Ne ate cast sahati i madh ne qender do te godiste dymbedhjete, dymbedhjete rrathe do te canin qiejte....e une s'do desha te zgjohem as me dymbedhjete!

    From all the months, May is the deadliest. The old poet knew that too:
    "One thing is certain, and the rest is lies;
    The flower that once has blown forever dies."
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #230
    Hotel buze Lanes
    Anėtarėsuar
    14-08-2005
    Postime
    35
    Une ti kisha hapur te gjitha dyert dhe dritaret kanat me kanat. Kurre nuk do ta kuptoj perse ti perpiqeshe gjithmone te shikoje brenda meje nga vrima e celesit...
    We loved, sir-Used to meet;
    How sad and bad and mad it was
    but than,-How it was sweet!

Faqja 23 prej 39 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari i ndjenjave
    Nga Shiu nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 642
    Postimi i Fundit: 13-02-2025, 13:21
  2. Ditari i ndjenjave (gjuhė e huaj)
    Nga Veshtrusja nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 474
    Postimi i Fundit: 23-12-2014, 00:55
  3. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •