Close
Faqja 15 prej 39 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 389
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Sikur mos te kisha ikur!...
    ...do ishim ne te njejtin universitet. Do ishim njofur me mire..kishim te njejtin temerament! Dhe pse sta kisha treguar te adhuroja. Dhe pse sillesha keq ndo nje here ishte nga qe e dija qe te kisha! Merzitem shume kur shikoj fotografit e tua tani. Gezohem per ty sepse dukesh happy, po merzitem per mua. E pata te veshtire kur ika nga greqia sepse me ate shoqeri isha rritur...po qenka me e veshtire tani qe ika qe aty sepse nuk qenka e njejta gje.
    Kam prindrit, vellain, shoqeri te re, pune te mire, makine, nota te mira ne shkolle...te gjith mendojn se i kam te gjitha! Nefakt dhe une po mos te me njifja ashtu do mendoja per veten time!...i kam te gjitha por se di ca me mungon...se di ca po me ben te qaj ne kete moment qe po shikoj fotografit e tua!

  2. #142
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    I mungoj vetes time ka kohe por se fundmi i ndjeje me shume thonjte e saj dhe eshte vecse mesdita e e boshllekut.
    Me numerohen muskujt e veshtrimit dhe ne goje shuhen mendimet...tulatet kraharori.
    Eshte kaq e hidhur pija e merzise, fermentohet brenda kokes time dhe deh mungesat e mia te sumbullta.
    Shpesh me duket se jetoj stinen e vjeljes se tyre.....
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Sikur toka po më rrëshqet nën këmbë dhe më bëhet sikur unë nuk jam më ai që isha!!
    Sot bota ime u përmbys dhe bashkë me te edhe ndjenjat e mia u shuan, u shuajta edhe unë së bashku me ato (ndjenjat) sikur një qiri dhe tani vetëm tymi i këtij qiriu të fikur po shpërndanë aromën e rëndë të djegies nëpër dhomën time. Unë edhe sot jetova jetën time, tash e tutje do ta jetoj jetën e kandilit të fikur që askujt më nuk i bën dritë dhe askujt më nuk i hyn në punë.
    Tash e tutje unë do të jem i strukur në një qoshe të jetës dhe me mua do të jetojnë vetëm kujtimet e kohës kur bëja dritë me tërë shkëlqimin që jeta mund të sjell, me tërë bukurin që mund të dhurojë, dhe më tërë dashurinë që ajo mësheh në vehte!
    Sot unë më nuk jam unë!!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    edi qe etja, dhe malli ska per tu shuar... deri ne ndriqimin e duhur te "PAVARESIS"!
    pikerisht per kte, (ta kam ven goten me uj, pran fotos tende te ndritur)!(I.R.P.) ku dhe per qdo dite te bej homazhe, duke u mbajtur, pran dhembjes se thell , ne (zemer) per "TY" qe nuk te shofim me, qe nuk endegjonim zerein tend te embel, ne (perkushtim) te pa luhatshem VIGAN!
    kjo na (mungon)
    ...na mungon, PIKERISHT TI DR.RUGOVA qe nuk je ne (mesin ton)te nje Periudhe me te gjat...Ti Gezoni ato qka TI na i Prune...
    "...LIRIN DEMOKRACIN PAVARESIN"...
    ...Ti ke len gjitha te mundurat qe u desh ti ket...
    "Atedheu dhe Kombi Shqiptar".LAVDIIIIIIII

    ndj,sinqerisht Bija nga Rugova Hajla!
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #145
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Ndodh shpesh te ndeshemi me deshiren e te tjereve,njerezve qe nga piketat e mendjes te tyre duan te kolonizojne mendjen e atyre qe kane prane qofte dhe per pak sekonda.
    Sot s'hyra tek restoranti im i preferuar per dreke nga mungesa e kohes,tek hall e restorantit me te afert me pret kamerierja e veshur ne nje kostum te zi(uniforma e punes ndoshta)dhe me pyet se per sa njerez dhe ku e doja tavolinen.I them qe e dua ne katin zero,per dy.Ajo,instinktivisht drejtohet tek vendet afer dritares ndersa une shkoj ne drejtimin tjeter,me pas ajo me ndjek me nje shikim qe nenkuptonte"kush s'do tani te drekoje tek dritarja?".Sikur shijet e saja duhet te influenconin te miat.Nqs syte e mi do kishin patur goje ne ate moment do i kishin thene me siguri"po te doja te drekoja tek dritaret qe ngjajne si vitrina e qe gjithe njerezit qe kalojne aty afer mund te te hedhin ndersa ti ben lufte me peshkun qe ke ne pjate,do kisha porositur nje take away tek ndonje fast food dhe do e kisha ngrene ulur mu ne mes te trotuarit".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 06-02-2006 mė 12:36
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  6. #146
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Mengjezi i sotem ishte nga me te ftohtet e ketij dimri. Debora e shkrire qe binte mbi det i jepte ketij te fundit nje pamje te mjere e te shplare.E ngava Honden time blu neper rruget e ngrira te bregdetit duke kaluar neper vende ne te cilat kishim qene bashke veren e shkuar.Kafene e mengjezit e piva ne ate bar-restorantin buze rruges , ku njeri pas tjetrit kishim hyre ne tualete per te veshur rrobat e banjos pas kthimit nga ai "trip" i lezetshem ne mbreterine e pyllit ku ndjesite bejne akrobacira tej limiteve. Ashtu si edhe heren tjeter (para nja dy javesh afersisht) lokali ishte teresisht i boshatisur dhe ne te gjendeshin vetem pronari, nje djalosh i qethur keq, si edhe oxhaku i ndezur ku digjeshin mrekullisht drure te thate e te prere bukur. Nuk sherbehej. Madje syri nuk me zuri asnje tavoline apo karrige ku mund te gjerbja kafene e ngrohte dhe mes rratheve kalteroshe te tymit te cigareve te vizatoja me gishterinjte e mendimeve mengjezet e tua te largeta.
    Gjithsesi ngrohtesia e oxhakut dhe vecanerisht flaka e atij zjarri me beri te pranoja ftesen e pronarit per te pire nje kafe turke ne shoqerine e tij dhe te keq-qethurit. Pasi degjova ne dukje i interesuar ankesat e tyre te rendomta per motin e keq dhe per qeverine u ngrita duke i falenderuar per kafene e ngrohte dhe te kendeshme. Makinen e kisha parkuar ne te njejtin vend si edhe atehere.Disa metra me tutje shtrihej gjiri i vockel ( e mban mend? ) ku nje pulebardhe dicka cukiste mes leshterikeve qe kishin mbuluar nje shezlong te shkateruar e te permbysur. Vecse disa muaj me pare, pikerisht ne kete vend, trupi , barku, kofshet dhe gjinjte e tu mbuloheshin nga dallget e detit dhe puthjet e mija.
    Tymosa nje cigare aty, pastaj edhe nje tjeter dhe ... te mendova ty. Pastaj ika.
    gone with the wind...

  7. #147
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Dita e sotme eshte nje deshire e pazeshme qe kafshon stomakun tim. me patjeter duhet te jete nej deshire e parealizueshme perderisa nuk ngre koke e te ulerije, se paku te therras me ze te larte ne veshin e ajrit.
    Se di se cfare do te stisi vazhdimesia por jam e sigurt se asgje nuk do ti perngjaj deshires dhe per me teper perjetimit te saj. Nderkohe nje foto (fraksion i sekondave vrastare), vetkenaqet ne desktop duke perligjur memecerine e dites time ende femije.
    Ne mbremje do ti rregulloj floket e saj dhe do ta beje te ndihet me grua per te mos u ndrojtur as edhe per pak per gjuhen e saj te pafjale....
    Rritet...Rritem dhe ngjis shkallet e shpreses po aq ngadale sa dhe kjo grua.....
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  8. #148
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Derisa mbathesha te nisem per nje termin sot ne mengjes,fqinja ime me tha qe nuk kishte kohe te e mbante ashensorin hapur pasi ishte vonuar per nje pune. Iku ajo ,dhe me pas u nisa une pa u ngutur fare.Cuditerisht ne njerin nga semaforet e qytetit u takova prap me fqinjen time, ajo priste me auto te ndezej llampa e gjelbert,por derisa une u afrova llampa u ndez dhe kalova para saj ne traken e dyte te rruges. Dhe kjo me beri te mendoj per jeten dhe padrejtesite e saj.Dikush qe ngutet per te arritur ne cak me shpejte,jeta i ven pengesa te stilit..ndal, behu gadi e me pas kalo, dhe tjetri arrin me shpejte pa u ngutur fare,se jeta i jap shenjen KALO.Edhe jeta eshte komunikacion i dendur !!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Foleja_ : 08-02-2006 mė 05:30

  9. #149
    Hotel buze Lanes
    Anėtarėsuar
    14-08-2005
    Postime
    35
    Une nuk jam ne ndonje cep te jetes tende. Ti kerkon te me mbash si relike varur ne mur, ose ndoshta ( e pse jo?)... si trofe. Por une jam e gjalle. Nuk rri urte aty ngulur ne mur. Te dergoj veshtrime te trishtura me buzet te mbledhura...psheretij... feshferij , perpjek qepallat...perpiqem te marr fryme me zhurme. Ti pretendon qe nuk me ve re vazhdon punen apo argetimin e rradhes. E pse duhet te vesh re gjithe kohen nje relike te varur ne mur? Kur une nxjerr ndonje ze, ti kujtohesh dhe me sheh sikur do me thuash.... "nuk kam kohe te merrem me ty. Tashme e ke vendin qe te perket. Rri urte aty ku te kam varur ose do detyrohem te te heq, sado e cmuar qe te jesh."
    We loved, sir-Used to meet;
    How sad and bad and mad it was
    but than,-How it was sweet!

  10. #150
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Krejt e bardhe kjo dita e sotme..............
    Bora vazhdon te bjere me floke te medhenj,e te dendur.Qete-qete,bute,shkrifet.Pa u ankuar fare per renien e dhimbshme,shtrihet neper shtreterit e vdekjes ,kudo qe ndodheshinrugeve,cative,pemeve,parvazeve te dritareve.................
    Ne oret e para te mengjesit floket e debores binin vertikalisht,si ne shpikjet e njeriut.Me vone me ndihmen e eres,gjithcka u shendrrua ne nje vallzim plot variacione.Me sa dukej natyra e ndjeu veten te fyer nga njeriu,ndaj shpertheu ne pafundesine e gjenise se saj...................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 12-02-2006 mė 13:42
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 15 prej 39 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari i ndjenjave
    Nga Shiu nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 642
    Postimi i Fundit: 13-02-2025, 13:21
  2. Ditari i ndjenjave (gjuhė e huaj)
    Nga Veshtrusja nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 474
    Postimi i Fundit: 23-12-2014, 00:55
  3. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •