Close
Faqja 5 prej 39 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 389
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-08-2005
    Vendndodhja
    ne endrrat e mia
    Postime
    15
    sot e shtune, e ste kam prane po e di se me ndjen e din se te ndjej
    mbylli syte e mi e shof syte e tu qe shkelxejne ,e ndjej aromen tende e e ndjej prekjen tende qe e ke aqe gjentile ,sikur preke nje lule te brishte ashtu me duket se ije prane meje e ndjej zerin tend qe me peshperite ne veshet e mi
    hapi syte e ti nuk je kety te kerkoj e nuk te gjej
    ah enderr mizore qe ma prishe gjumin e nates sonte

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Thjeshtesia e fjaleve mbron perhere shpirtin,mbron kohen me nje perde te mendafshte harrese,mbron ato pak sekonda qe jetojme.
    Te dashurohesh me momentet eshte kujtimi me i bukur,menyra e zjarrte per te ruajtur ato pak kujtime qe ngelin perhere ashtu si lundrimi ne qetesin e shpirtit,midis dallgeve te pafund te deshires per te harruar mundimin e akullt qe gjakos zemren.
    Nje qenie qe shume vuan por asnjehere nuk harron te jetoje momentet.Vdiqem e lindem serish.Shume perendime do shohim akoma,agimet presin sy e peshperitje nen perqafimin e duarve te ngrohta.
    Syte e lodhur nga lotet pa emer e adrese,zemra e munduar nga dhimbja e pafund,shpirti i lehte si plumb,si nje gjethe vjeshte qe era merr e dergon diku larg.
    Lodhje qe koha ledhaton ne shpresen e te nesermes qe ka mbaruar dje.
    Ndalesa e fundit,akoma nje rreze drite ose dielli,ne duart e tua madheri nje cope leter te bardhe.
    E bardhe pa asnje shkronje..sekreti i jetes i shkruar ne nje faqe te bardhe.

    Kush kupton nuk pyet,per ke pyet nuk ka pergjigje.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #43
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    .....

    Dikur, ne nje te kaluar te larget, te mbetur, te fshehur nen harrese nga instikti i mbijeteses, apo thjesht koha ... dikur kam shkruar:

    Nuk dua te jem re
    qe varet nga harku stinor
    qe nje ere
    sado e lehte,
    te me shperndaje, trese pa u ndier
    ... qe me qenien time
    te prish dliresine e kaltersise se pafundme,
    Jo, nuk dua te jem re
    ...... Por qiell.

    Sot, tek lexoja nen heshtjen e nje te huaji keto mendime, qesha hidhur me skepticizem.
    Ndersa kam udhetuar, endur horizonteve, duke shkaterruar, humbur ngadalale personin qe shkroi apo pati guximin te enderronte ato vargje, po mendoja ...
    Kam qene ere, stuhi dhe re, por kurre qiell.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    ehh, dhe sot takim me kirurgun,nje loje bingo! (kjo eshte jeta)

    hajla,
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #45
    Hotel buze Lanes
    Anėtarėsuar
    14-08-2005
    Postime
    35
    E harruar ne morgun e kujteses. As iki as qendroj.Si fryme e ngrohte e rene mbi pasqyre, harresa me ftoh dhe me zbeh, me dhemb. Perseri me dhemb. Dhe nuk i mbaj dot renkimet nen dhembe. Dua mos nxjerr ze, por zeri del ne kohen e gabuar, ne formen e gabuar, gjithmone.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *Dea* : 19-12-2005 mė 11:08
    We loved, sir-Used to meet;
    How sad and bad and mad it was
    but than,-How it was sweet!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    fati eshte i till,eksperienca e nje "kirurgut" ben (eksperimente) ne venet e (mia)me premtimin, se do ia dalim me sukses? ndaj e kam ves premtimin, me mir mos t'ma kishte then kete fjal, (duke u ballafaquar me shpresen)!

    hajla,
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  7. #47
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Hajla, moter, gjithēka do te shkoje mire, te uroj sherim dhe rikthim sa me te shpejte ne gjirin e familjes

    Mos me thote kush qe shkrimi im nuk futet tek ndjenjat se jam perplot dashuri per Hajlan. Paē fat, motra ime !

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    Oiseau en vol,te FalemNderit per Urimin Moter Shqiptare!

    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol
    Hajla, moter, gjithēka do te shkoje mire, te uroj sherim dhe rikthim sa me te shpejte ne gjirin e familjes

    Mos me thote kush qe shkrimi im nuk futet tek ndjenjat se jam perplot dashuri per Hajlan. Paē fat, motra ime !

    moter e nderuar, te jam mirnjohese...
    ndaj kesaj shpreheje te ngroht shpirterore...duke te deshiruar qdo te mir,ne jeten e juaj te perditshme...
    mbrenda ketyre qasteve sikur ma lehtesuat dhimbjen,
    (e cila dominon, per ta bere ate si te zakont)!
    nder kohe... duke e marr veten nga qasti ne qast,(ne karieren, e karrikes e cila ka nxen vendin e para ne bot) "pran internetit"lol!

    tung nga hajla, Rugovase!
    gjitha te mirat per dashamirset/sit...
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  9. #49
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Hajla, jam vella, por ne keto ēaste te veshtira per ty jam dhe moter, dhe mik, dhe mikeshe, dhe ta dua veē te miren.

    Zot, dhimbja e trupit na verteton fundesine tone e dhimbja e shpirtit pafundesine tone. Kur na dhemb trupi e shohim qe sa te cenueshem jemi, e kur na dhemb shpirti e shohim sa afer njeri-tjetrit jemi e sa ndjenje e forte eshte dhembshuria per dike.

    Ne dite te veshtira te dikujt, e pamundur te mos projektosh veten tek ai, e pamundur te jesh mosperfilles, e pamundur t'i ikesh vetes tende.

    Vetem jeta e shumefishte e njekohshme eshte ajo qe ia vlen te jete, te tjerat, ato qe trullosin trute me ngjyren bajate te apartamentit apo me perden jashte mode te dritares nga bulevardi, keto jane flluska sapuni... lule-lule dhe skamje e plote, bosh, hiē, zbrazeti, mirazh...

    Te pershendes Hajla rugovase, nga nje zog qe fluturon

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553

    ne rregull,te "Paqim Vlla"ma mir nje fjal emir, se njeqind trimeri!

    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol
    Hajla, jam vella, por ne keto ēaste te veshtira per ty jam dhe moter, dhe mik, dhe mikeshe, dhe ta dua veē te miren.

    Zot, dhimbja e trupit na verteton fundesine tone e dhimbja e shpirtit pafundesine tone. Kur na dhemb trupi e shohim qe sa te cenueshem jemi, e kur na dhemb shpirti e shohim sa afer njeri-tjetrit jemi e sa ndjenje e forte eshte dhembshuria per dike.

    Ne dite te veshtira te dikujt, e pamundur te mos projektosh veten tek ai, e pamundur te jesh mosperfilles, e pamundur t'i ikesh vetes tende.

    Vetem jeta e shumefishte e njekohshme eshte ajo qe ia vlen te jete, te tjerat, ato qe trullosin trute me ngjyren bajate te apartamentit apo me perden jashte mode te dritares nga bulevardi, keto jane flluska sapuni... lule-lule dhe skamje e plote, bosh, hiē, zbrazeti, mirazh...

    Te pershendes Hajla rugovase, nga nje zog qe fluturon

    Pershendetje vella,me nje porosi...Qe jeni Shqiptar mburruni...po nese jeni Rugovas, mburruni dhe me kte


    Te fala hajla,
    po dhe qe jeni shqiptar bujar mjafton dhe kjo
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

Faqja 5 prej 39 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari i ndjenjave
    Nga Shiu nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 642
    Postimi i Fundit: 13-02-2025, 13:21
  2. Ditari i ndjenjave (gjuhė e huaj)
    Nga Veshtrusja nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 474
    Postimi i Fundit: 23-12-2014, 00:55
  3. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •