Close
Faqja 2 prej 39 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 389
  1. #11
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Fund nentori .... ndjehem Lost !!!

    I need my life back ...rroft rutina , se here e kam urryer , por tani ne kete moment sic duket po me pelqen , gje e cila eshte shume larg tani ... do te pakten ndonje muaj te kthehet mbrapsht te une ....ehh shpresojjjjj .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  2. #12
    Mbreti_ILI Maska e Mbreti_ILI
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Nė Francė !
    Postime
    558
    “Njeriu lind njëherë… A vdes më shpesh ???”
    Më nevojitej një përgjigje që nuk mund ta gjeja në asnjë libër , as te ndonjë i ditur që të ma thonte .Thonë që, kur njeriu humb arsyen, vdekjën e ka afër. Unë kam humbur shumë arsye, megjithatë jam gjallë !
    Nuk kam as pyetje, as përgjigje ,por nuk mërzitem, jo . Kam shumëçka tjetër për të bërë …
    Por ,as unë nuk kuptoj e as nuk dua të kuptoj më shumë sesa dij dhe duhet të kuptoj .
    I tillë jam, nga lindja, nuk më ndryshon asgjë më .
    Kam humbur unë ndjenjat , zërin e arsyes e kam prioritar. Më i qetë jetoj…pa ty , me ty .s’ka më rëndësi, asgjë .
    Pėr t'i njohur tė tjerėt
    mė parė ,duhet ta njohėsh vehten.

  3. #13
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Ditet kalojne nje nga nje.Po behet nje muaj qe zerin tend se degjoj.E di qe faji ishte i imi.E di qe nuk duhet te merresha me gjera kot.Te degjosh zerin e zemres,fjalet e saj plot ankth e dashuri.Malli me venit per zerin tend kur dielli nis te perendoje.Dikur ne nje kohe te tille te degjoja kur flisje.E qete shume e kulturuar dhe shume shume e embel.Mos kujto se do te harroj.Pamvaresisht se si erdhen punet.Lere fajin te shkrihet me kohen.Harroji disa fjale boshe qe te thashe i nxehur.Beso ne boshesine e zemres time kur s'ndjen per ty.Un zemren kurre nuk do ta lej bosh.Gjaku do te me levroje nder vena.Zemra do te rrahe vetem per ty.Syte e zeza,fytyra e qete dhe floket e bukura me shuan nje zjarr te dikurshem dhe me ndezen nje tjeter qe me djeg vetem per ty.Une nuk besoja qe te dua.Por zemra me thote te kunderten.Sahere qe te shoh ne foto ndjej rrahjet e saj.Hidherimin me veten time.Te qenit fajtor ne lidhje me ty.Ndoshta dhe nuk kam faj,ndoshta nuk je dhe aq e bukur,ndoshta dhe nuk je aq e mire...por per MUA ti je me e bukura ,me e mira nga te gjitha.Te me jepnin gjithcka ne bote nuk do ta nderroja per nje buzeqeshje nga ti.Me beso?
    E di qe keto fjale per ty tashme nuk kane vlere.Rrjedha e ngjarjeve ka marre drejtim tjeter per te dy neve.Por vetem dicka kerkoj nga ti.Mos mendo qe nuk te doja dhe te dua.Te kam dashur dhe do te dua gjithnje.E ndjej qe jam shume i interesuar per ty.Nuk mund ta kapercej lehte kete realitet te hidhur qe krijuam per gjera kot.Gjithsesi ti vazhdo,edhe nese ke ndjere qofte dhe dicka te vogel per mua...mohoje.Beme qe te urrej(nuk do te ndodhi kurre),te shemb statujen ideale qe krijova per ty ne zemer....shpirt

  4. #14
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Another day, another dollar...
    Ditë e qetë, bie shi. Jam e angazhuar me një përkthim, teksti i të cilit më shkakton nervozë, ka një sintaksë të tmershme.

    Hera-herës hedh sytë nga dritarja, kot, sa për ti pushuar. Vështroj njerëzit që kalojnë poshtë dritares në rrugicën e ngushtë, kush shpejtohet, kush me ngadal ec në drejtim të caktuar, apo të pacaktuar. Vështroj ndërtesën përballë dhe pyetem: vallë ç'ndodh në apartamentet afër të cilëve e kaloj një kohë të ditës? kush jeton aty? Një grua del në ballkon dhe ndez cigaren, duket e shqetësuar, sikur mban në supe peshën e kësaj bote. Çfarë i ka ndodhur? E ka rahur burri? e ka tradhëtuar? i ka vdekur? ndoshta është i sëmurë, apo ndoshta ka problem me fëmijët... Çfarë mban në shpirt që i jep atë pamje të dhimbshme? Çfarë fshehin këto mure brenda të cilave jeton?
    Çfarë fsheh çdo shpirt njeriu?
    Sa shpirtëra kaluan nëpër këtë botë, për të marrë me vete fshehtësitë e shpirtit, që i mba mend vetëm koha që iku me ta? Me se e mat kohën? Me minutat e orës, apo me kohëzgjatjen e vetmisë? Me rrahjet e zemrës? ...
    "E përktheve tekstin"?- më ktheu në realitet zëri i këtij përbindshit që ulet përballë meje, është françez.
    Jo- thashë dhe po i rikthehem punës. Pa ndjenja, kot ashtu... another day another dollar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fjollat : 01-12-2005 mė 07:03
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  5. #15
    marathonomaku Maska e Hekurani1
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Afer Diellit
    Postime
    287
    Ndjehem jashtezakonisht i qete pas nje dite te ngjeshur me aktivitete. Cuditerisht as shiu qe s'ka te pushuar tani e 24 ore, nuk po me pengon.
    Jo gjithmone e urrej shiun, sepse "jo gjithmone bie shi"!
    Deri te Molla e Kuqe!

  6. #16
    Hotel buze Lanes
    Anėtarėsuar
    14-08-2005
    Postime
    35
    Edhe kur psheretije ndonjehere me mall per mua, perpiqeshe qe ta mohoje. "Per mua psheretin ashtu?" te pyesja. "Jo, me thoje, nuk psheretiva, ishte era qe kaloi mes gjetheve te pemes" Po une e dija, une isha aty, derisa psheretimat e pathena, ia leshuan te gjitha gjethet pemes, dhe dimri erdhi

    Ajo qe une kam per ty, eshte me e qarte dhe e ndriteshme se drita e diellit. Ty te jane verbuar syte e shpirtit dhe nuk e sheh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *Dea* : 02-12-2005 mė 13:10
    We loved, sir-Used to meet;
    How sad and bad and mad it was
    but than,-How it was sweet!

  7. #17
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Zilja kryenece e celularit i dha fund ulerimave banale te saj dhe pasi skermiti dhembet duke me hedhur ca shikime histerike, kapi celularin si te ish foshnje e saj, rival ne temperament. Ne ate cast, mund te betohesha se engjej zbriten nga qiejte dhe u pergjigjen me ze hyjnor qe e konsiderova te sajin, pavaresisht se nuk tingullonte i tille. Ne sfond mund te degjoja ave marine, gratia plena, ave, ave dominus, dominus tecum, benedicta tu in mulieribus. Urrejtja e saj e vrullshme nuk arriti te me prishte gjakun sic ma prishi skena qe vijoi pasi iu pergjigj celularit. Sigurisht, ajo nuk eshte e vecante ne sojin e saj, thjeshte transformimi kaq i afte me stepi. I ktheva supet dhe qesha me veten, me skenen, the punch line. Oh, c'femer! Benedicta tu in mulieribus.

  8. #18
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Pa hene sterre e zeze kjo nata e sotme.............
    Thone se nates ringjallen te vdekurit dhe enden verdalle si hije.
    Shendrrohen ne lloj lloj simbolesh.Ca c'mallen me te dashurit e gjalle,ca hakmerren me te urryerit.
    Nates.............nje drame makambre midis te vdekurve dhe te gjalleve,per nje ide,nje enderr te bukur,ndoshta nje dashuri te lene pergjysem.........Te gjitha,neteve,neper gjume e neper endrra.............
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  9. #19
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Borë! c'kënaqësie! më shumë!... a është e mundur të bjeri më shumë?! më duket sikur kisha vite që s'e kisha parë me sy.

  10. #20
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Citim Postuar mė parė nga Veshtrusja
    Borë! c'kënaqësie! më shumë!... a është e mundur të bjeri më shumë?! më duket sikur kisha vite që s'e kisha parë me sy.
    Cuditerisht bore po bie edhe tek une sot, nje here ne vit na e ka lene racionin zoti Qiell. Duke ju lexuar me lart, per nje cast u ndjeva sikur ishim te gjitha ne nje plan - duke pare te njejten pamje nepermjet nje syri te vetem. E sheh ate shtepine qe kemi perballe Cupke? Ka harruar nje peshqir perjashta.

    PS: Ku shkoi posti i Cupkes?
    Perėndia nuk ėshtė mace...

Faqja 2 prej 39 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari i ndjenjave
    Nga Shiu nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 642
    Postimi i Fundit: 13-02-2025, 13:21
  2. Ditari i ndjenjave (gjuhė e huaj)
    Nga Veshtrusja nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 474
    Postimi i Fundit: 23-12-2014, 00:55
  3. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •