Close
Faqja 0 prej 39 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 389
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Ditari i ndjenjave

    Parashikimi i motit:

    Temperaturat do bien 8 - 10 ° C. Pritet debore ne te gjithe vendin...Erdhi Dimri!

    Parashikimi i Gjendjes Shpirterore


    Megjithe luhatjet e shumta te temperatures do te jete nje kohe e mrekullueshme.
    Era do vazhdoje ledhatimin e saj ne drejtimin tuaj.
    Cicerimat e zogjve, gurgullimat e perrenjve, feshferimat e pyjeve, perplasjet e dallgeve, jehona e maleve, renia e yjeve... do ju tingellojne me prane dhe me fuqishem.
    Sot petale lulesh do te mbushin qiellin, kini kujdes te mos merrni ēader dhe te udhetoni me shpirtin lakuriq. Lerini petalet t’ju lajne shpirtin...
    Ende Pranvere!
    Kujdes! shpirti juaj ecen nje stine para ose mbeti tre stina pas...

  2. #2
    Ere... Maska e bluemoon
    Anėtarėsuar
    17-11-2005
    Vendndodhja
    Ne nje pike te vockel vese mbi nje fije bari...
    Postime
    228
    Ai ishte nje lloj guri qe ne pamje te pare nuk dukej me shume se nje cope zhur... Ishte nga gurgullima e fjaleve sapo hapi gojen, qe kuptova se kisha te beja me nje njeri te madh...Oh, jo... nuk ishte nje prej atyre njerezve qe lene emrat ne histori... ishte nje asisoj margaritari anonim me mendime te pasigurta qe venin e vinin si dallget ne rere... po rrezellitja e tyre pas kesaj puthjeje, me magjepsi...

    Kur erdha ne vete, m'u kujtua zanafilla e luftes sime, e perplasjeve qe bej cdo dite me jeten...Desha te degjoj ende fjalet e vyera te ketij shembulli te revolucionit te brendshem, atij lloj modifikimi te vetvetes qe te mbush me shprese... Po ai, ai kishte mbaruar fjalen, kishte veshur gunen e zhurte e uji e kish marre me vete drejt visesh qe si une, kishin humbur kujtesen...

  3. #3
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Se Latrevo

    Mbrėmė fjeta me aromėn...ėndėrushėm ndjej shtojzovallen ecur mbi parket...veshur njė bluzė timen tė bardhė, sa pėr tė mė "zgjuar"...diku nė fund tė bluzės, aromė provokuese qė vetėm nuhatja ime njeh...zot, pėrse gjuha ime ka shijen e aromės ??!!
    Zgjohem i ledhatuar ...nėn jorgani tim, aroma ka "zgjuar" djallėzitė e mia...nuk mundem mė...gjithmonė, atė orė "njėsimi" , yjet zbresin nė shtratin tim.

  4. #4
    Hotel buze Lanes
    Anėtarėsuar
    14-08-2005
    Postime
    35
    Kerkoj te te kuptoj. Kam veshur kepucet e tua te medha dhe perpiqem te shkel aty ku ke shkelur ti. Kembet e mija te vogla, terheqin zvarre kepucet e tua te medha. Perpiqem ti bej hapat sa ty dhe si ty. Nuk e di nese kjo rruge do me sjelli tek ty apo do me largoje nga ty. Ku do me cojne valle hapat e tua? Gjithsesi nje gje di mire. Kjo rruge me ka ndryshuar. Tani jam tjeter njeri.
    We loved, sir-Used to meet;
    How sad and bad and mad it was
    but than,-How it was sweet!

  5. #5
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230

    para pasqyres

    Shihja ne pasqyre sesi me shkaterroheshin floket nga ajri i ftohte i thareses. Ia kisha ngulur syte vetes ne pasqyre dhe pata frike se nuk isha une, sikur ishte nje imitim i shemtuar i vetvetes.(syte e nxire, buzet e puthitura fort, fytyre e dobet, e terhequr, aspak e ngrohte). Dukej se dikush tjeter po me thante floket para pasqyres. U ngrita dhe ika se nuk doja me te mendoja se nuk e njihja veten, aq me teper qe portreti im te me dukej i huaj, nuk e duroja dot. E frikshmja me e madhe ishte mendimi se edhe pas ikjes sime nga paqyra dikush po vazhdonte te thahej, por s'isha une..............
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  6. #6
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    6:23 ,nje termet fallso me zgjoi nga krahet e nje bote poaq fallso,asaj te endrrave

    6:59,kisha arritur te genjeja veten per vertetesine e zhurmave duke i dhene nje spjegim pak-a-shume llogjik,e ashtu arritur te qetesohesha serish ne krahet e fallsitetit

    7:19 ,nje tronditje me e lehte se e para por ama me nje sinjal me te dendur...tani u shqetesova vertete.U ngrita dhe dola ne dritare,skulpturat qe kisha zgjedhur une per ti vene ne kopesht kishin rene nga mbarteset e tyre.Stuhia mesa dukej.Ishin bere copa-copa te vogla.U trishtova.Me trishtoi me teper fakti qe vetem une kisha degjuar zhurmat therese.Mesa dukej shkaterrimin e dickaje e ndjen vetem ai qe i eshte afeksionuar.U gjenda e vetme ne erresiren e nje ore jo te erret.Kisha duar te ftohta.Ndoshta dikush tjeter do merrte copat dhe do provonte ti ngjiste.Une s'kam durim te ngjes copat e dickaje qe me ka pelqyer e plote.S'do ishte me e njejta.Serish ftohte.Serish boshllek mbi mbartesen qe qendronin me koke ulur ne kopesht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 26-11-2005 mė 06:17
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    12.38
    Bore dhe vetem bore e mbas pak gjithçka do jete e bardhe.
    Shume shkruajta e kush e lexoi te njejten gje tha.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  8. #8
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Me qelloj dikur qe te shoh nje qenie te pafajshme.Aty perballe marketit frutave.Ishte mesnate.Pulpat e debores grindeshin me njera tjetren dhe formonin nje mozaik bardh e zi me erresiren.Makinat kalonin me shpejtesi,era e ftohte me perplaste ne fytyre tymin e cigares dhe fjollat e debores.Ajo rrinte me cader ne dore perballe marketit.Ne pritje te klienteve.Ishte nje prostitute.Nje vajze e mitur qe mu dukte shume e trembur.Syte e saj shprehnin frike si cdo femije adoleshent.Nuk i kalonte te pesembedhjetat per mendimin tim.Nuk di se si me hipi gjaku ne koke.Me humbi arsyeja para nje krimi te tille.Fytyra e saj e vogel dhe e zbehur.Floket e imeta dhe trupi i brishte feminor kishin ngrire si manekin ne pritje te klienteve.I kishin veshur nje pale corape te gjata te kuqe qe i arrinin deri ne gjunj.Kofshet feminore ia kishin lene te zhveshura qe ti binte ne sy ndonje pedofilo-hamshori te babezitur italian.Nuk ishte me shume se 1 :55 cm e larte.Cfare te them ishte femi.Me ka prekur shume ai shikim i pervuajtur ato sy te zinj qe fshenin vuajtje,varferi dhe mall.Me ka prekur shume skena e asaj vajze .Kam pare prostituta tjera por jane shume te qeta.Nuk kane frike rrine lirshem dhe jo te ngrira.Ndersa ajo ishte ndryshe.Dukej qe bijt e kurvave njerezit e pandershem e kishin rrembyer me force apo genjyer per te perfituar prej trupit saj te njome.Nje luk i lehte dhe i pakujdeshem qendrim i ngrire,hunde e vogel e skuqur qe me kujtoi lulin e vocerr te Migjenit.Kriminelet po cfare kriminelesh se hajde gjeje fajin se kush e ka.Ka faj ajo e shkreta.Femija i gjore me endrra si gjithe shoqet e saj per te pasur nje jete apo krimileli qe pikerisht me kete zanat ia paskesh caktuar rriskun i madhi Allah-Jeho-Krishna.Po mire o i madhi Allah-Krisht kush eshte me kriminel ai qe e ka nxjerr ne rruge ate apo Ti qe ke dashur qe ashtu te ndodhe dhe ia shkaterrove jeten nje femije.Kush eshte me kriminel...ai tutor biri kurves nuk ben asgje tjeter pervec asaj qe i ke caktuar ti per te bere.He pra he kush eshte krimineli?...mendova icik me vete keshtu ndeza nje cigare e pashe qe isha para deres apartamentit.Kaq ishte.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  9. #9
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Sapo bleva nje pako lapsash me ngjyra...Dites time i pelqene te vizatoj shtegetimin e ylbereve dhe takat e thyera te qiellit.....
    Kur muzgu te ulet ne gjunjet e saj une do te lexoj vizatimin e sotem.
    SHpresoj qe Ajo te mos i humbasi serisht lapsat.......
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Permbi Epitaf shkruhej: Lindi dhe vdiq ne nje dite me dashurine. Ndersa mua s'me beri aspak pershtypje, perkundrazi, vendosa ta injoroj vehten ate dite. Faktikisht, dukej qarte se ishte e lodhur jashte mase. Shpresova te me falte te nesermen....e pashpirta enderr!

Faqja 0 prej 39 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari i ndjenjave
    Nga Shiu nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 642
    Postimi i Fundit: 13-02-2025, 13:21
  2. Ditari i ndjenjave (gjuhė e huaj)
    Nga Veshtrusja nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 474
    Postimi i Fundit: 23-12-2014, 00:55
  3. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •