I
Të kujtohet Geri, a të kujtohet vërtetë, kur më kritikove për formën se si nganjëherë i trajtoj njerëzit? Më the se i hudhi fjalët si bomba. Unë vetëm u arësyetova ashtu dhe ndërrova Nickun tim në një të zakonshëm, në Bombardierin e Pafajshëm. Bashkë me diçiturën: jo, jo të gjitha bombat janë armiqësore. Dhe mu kujtua piloti i shkretë amerikan, që hodhi bombën në Hiroshimë, për ta përfunduar luftën e që tash ngrysë ditët apo ka ngrysur jetën në një nga manastiret çertozine të Serra San Bruno-s. Mu kujtua piloti, poashtu amerikan, që u rrëzua në Serbi duke hedhur bomba për lirinë e Kosovës. Për lirinë tënde dhe timen. Liri që nganjëherë ne po e përdhosim duke u sjellë akoma si qenje të robëruara. Si qenje të robëruara tash jo nga një okupator, por si pengje të mentalitetit tonë...
Dhe vërtetë bombat që hedhi unë janë si ato që hedhen për paqen dhe lirinë tonë. Sepse një çift i dashuruar (nëse ne jemi vërtetëduhet të lirohet nga të gjitha paragjykimet. Ta flakë ndjenjën e egoizmit vetanak, egon patologjike të dinjitetit të rremë dhe mbi të gjitha lojën kafsho e ik.Të akuzosh të tjerët për diçka që mbase edhe vetë kemi qenë apo jemi të gatshëm ta bëjmë më duket më shumë se hipokrizi...
Më the se ashtu mbase më largohen njerëzit. Askush, askush deri më tash nuk më është larguar për shkak të këtyre bombave. Jam unë, bombardieri i pafajshëm, që pasi shënoja dhe godisnja cakun, shpesh i pakënaqur me zhvillimin e objektivave të mia largohesha i zhgënjyer nga fusha e betejës. Jo për mungesë kohe, vullneti apo durimi, por thjeshtë sepse nuk doja t'i ndërroja të tjerët në diçka që efektivisht nuk mund të jenë...sepse si i pafajshëm, siç jam, unë nuk mund ta dua dikend që u shembëllen paragjykimeve të mia por dua ashtu thjeshtë e sinqerisht qenje frymore pa asnjë interes tjetër. Më mjafton fakti se marrin frymë gati si unë dhe jam i gatshëm ti dua në mënyrë viscerale. Mjafton të jenë të vërtetit, ata që janë edhe kur ndodhen para auditoriumeve pompoze e edhe ata që janë në një kënd të errët e të vetmuar dhome...
Kujtohu e dashur, kujtohu, se unë per Ty erdha nga fundi i botës, i një bote ku njerezit i vetëmjaftojnë vetvetes por nuk mund të jenë edhe aq të lumtur. Erdha thjeshtë të lumturoj vetveten por para se të gjithash Ty, e dashur. Ndaj, kujdes, sepse të jetuarit për të tjerët, për të nesërmen e largët pa e pas shijuar as të djeshmen e as të sotshmen e prekshme mund të sjellë befasi trishtuese në jetë. Ti këtë nuk e meriton. Ashtu si edhe unë hidhërimin dhe dilemat e tua të pavend. Megjithë telashet që ke e që unë më mirë se askush i kupton. Gëzuar!
Krijoni Kontakt