Close
Faqja 29 prej 39 FillimFillim ... 192728293031 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 389
  1. #281
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103

    Perifrazim i kerkuar nga i/e interesuara...

    Citim Postuar mė parė nga Blue_sky
    Ehhh...zemerthyerit shqipetare,fjaleboshet shqipetare,ato qe do shisnin te emen per nje cope statusi me te larte shoqeror...
    Ti sigurisht e ke fjalen per "ata" : zemerthyerit, fjaleboshet (lol) dhe jo per te gjithe besoj, por gjithsesi me e kujdeshme ne artikulimin e "meditimit" tend aq te ndjere kur i jep intonacione pergjithesuese...
    Me keto ndjenja qe paske rrezikon te humbasesh perjete orgazmen.

    Sidoqofte me fal qe te nderhyva ne boten tende te ndjeshme!


    ps. Nuk e kisha menduar kurre qe edhe ne kete teme kaq personale do kishte grindje mes postuesve dhe kjo , sigurisht, pasoje e pakujdesise se moderatoreve per te fshire aty ku duhet dhe jo aty ku nuk duhet sic e kane zakon.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 12-06-2006 mė 13:12
    gone with the wind...

  2. #282
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga Blue_sky

    Ehhh...zemerthyerit shqipetare,fjaleboshet shqipetare,ato qe do shisnin te emen per nje cope statusi me te larte shoqeror...huh,kam teper vape sonte nga mendimet e tilla.
    Le ta vazhdojme ku e lame i dashur ditar
    Nese meditoj mire ne lidhje me shqipetaret qe kam njohur ne jete,zemerthyerit kane qene shume.Shpeshhere me pare habitesha se pse shume nga kenget shqipe qe degjoja kishin tekste dashurish te humbura nderkohe qe kenget e huaja i kendonin ndjenjes se mrekullueshme te dashurise.Flisja shume me shqipetare,kur me jepej rasti dhe i pyesja se pse kishin humbur nje dashuri,pergjigjet e tyre ishin nga me te ndryshmet por tani mund ti permbledh ne pak fjale : mungese lirie,mungese privacyt,injorance me si pasoje ndrydhjen e cdo ndjenje.
    Nuk arrija te kuptoja sesi nje grup njerezish mund te shqelmonin ne menyre aq mizore nje ndjenje kaq te shenjte…akoma vazhdoj te mos e kuptoj.
    Nuk arrij te kuptoj se pse sinqeriteti i nje njeriu quhej budallek.
    Nuk arrij te kuptoj se pse jorgani i hipokrizise qe mbulon shume bashke-atdhetare te mi vazhdon te quhet inteligjence.
    Nuk kuptoj se pse smira fshihet nen levozhgen e drejtesise.

    Persa ju perket fjalebosheve,ohuha,sa kam njohur dhe sa do njoh.Nuk ke me cfare te mbushesh fjalet nese je i pushtuar nga smira,nga ndjenjat e ndrydhjes,nga hipokrizia…Nuk ke me cfare te mbushesh ditet nese je skllav i aureoles te negativitetit qe i ke ndertuar vetes.

    Kurse ato qe do shisnin te emen per nje cope status social ?I dashur lexues,po me pyet nese keto te fundit egzistojne me shumice?Po!Nje njeri qe lundron mbi hipokrizine e nje mentaliteti te krimbur si mund te dashuroje dike ne jete?Si mund te dashuroje qofte dhe nenen ?Keto s’kane norma,s’kane vlera…s’kane fytyre.

    Si rrjedhim pyes veten se pse pikerisht ky grup njerezish pesoi deformime te tilla ?Fukarallek,maskerallek,bije-do nje njeri i imi.Si mund te mendoje per vlera dhe norma nje njeri me barkun thate ?Per cfare morali behet fjale ketu nese i ati de le mbyt vajzen ngaqe guxoi te kthehej vone ne shtepi ?Per ate qe ve dore ne te motren ngaqe e pa ne shoqerine e nje mashkulli ?Per ate tjetren qe u detyrua te mbyste bashkeshortin ne gjume per ti shpetuar keqtrajtimeve te tija fizike ?
    ...e keshtu mund te vazhdoj pa fund per te dalur tek pyetja: si mund te quaj une nje qenie njeri nese ai s'respekton mendimin e tjetrit?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Blue_sky : 12-06-2006 mė 13:24
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  3. #283
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    I dashur ditar!

    Mbreme te pashe ne enderr ty, po, mos u habit, te pashe ne enderr ty ditari im bashke me nenen tende Forum. Ishte dicka si parajsa, nje harmoni dhe tolerance qe nuk e kisha imagjinuar, nje respekt i ndersjellte mes kalimtareve te faqeve te tua. Aty te gjithe luanin me top, por topi nuk i perkiste askujt. Aty askush nuk fyente dhe nuk fyhej nga askush. Anash teje dhe nenes tende te nderuar qendronin ca engjej mbrojtes te cilet nuk luanin me top, por u falnin dashuri ne mase te barabarte te gjithe kalimtareve lojetare. Kur ata deshironin te luanin me top shndrroheshin ne kalimtare joengjej. Aty edhe nese dikush gabonte, engjejt ia vinin ne dukje plot dashamiresi gabimin, ia korrigjonin me dashamiresi dhe nuk e vrisnin. Nuk ishin engjej vrastare, por thjeshte ENGJEJ...qe falnin dashuri dhe jo percmim,urrejtje,arrogance apo kapadaillek.


    ( ketu enderra m'u nderpre nga nje konsumatore e papritur msn-je, por kur u zgjova me erdhi keq qe enderrat e mija nuk dalin kurre sic i shoh)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 12-06-2006 mė 13:38
    gone with the wind...

  4. #284
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Eh ditari gjore c'mban mbi e nen te

    Per mua kjo eshte dite e vecante, e per kte dua te le dy tre rreshta ktu..Ndoshta pak ndjenja, pak fjale te bukura e mendime te rrjedhshme po shume zemer.Eshte e vertet qe emocionet me te medha perjetohen permes lodhjes,,pa pasur kohe te shijosh ate qe e ke pritur aq shume
    Sot ishte dita e fundit e studimeve ne Universitet, dita e fundit e 5 viteve te veshtira shkolle. S'do marr me kraheve canten e te nxitoj per te stacioni autobuzit duke menduar per diten "e zhurmshme " qe me pret, s'do te kaloj me mbremje duke hapur telefona andej ktej e duke menduar edhe hallet e pacienteve vec te mijave, s'do vrapoj me vrap pushimin e drekes per te ngrene ne ate mencen e vogel te shkolles e s'do numeroj me leket ne me dalin per te blere mjetet e materialet e perditshme..S'do kete me zgjime ne erresire e gjume ndaj te gdhire..Kam para provime te rendesishme, te cilat do me japin nje diplome e pas saj, mbi shpatulla valixhen e pergjithsive..
    Ndjej perzierjen magjike te nostalgjise,gezimit,trishtimit e shpreses.....
    Neser eshte nje tjeter dite
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  5. #285
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Oh!.. sa po me dhimbsesh Ditar i ndjenjave. Ketu jo te gjithe ndjejne dashuri per njeri - tjetrin. Kjo eshte normale, por a eshte normale ditari yne i perbashket qe te ndjejne perbuzje. Perbuzje per dheun nga dolen, per shoqerine nga dolen, per klasen dhe familjen nga dolen disa syresh? Rri e meditoj Ditari yne i perbashket, se c`fare i ben disa ta quajne veten mbi te tjeret? A thua vetem disa paskan pasur fatin te gjykojne pertej te kaluares? A thua vetem per disa eshte gjuha e fjales se lire? Si ka mundesi Ditari yne i dashur, qe disa syresh ende nuk arijne te kuptojne se jane pjese e ketij brrumi nga i cili dolen petullat e krimit, te korupsionit , te maskarallekut , por edhe te burrerise , kultures, te heroizmit. Perpiqem ende te kuptoj se si ka mundesi qe disa e perjashtojne veten nga e keqja dhe per me keq marin gjithe atributet e se mires , pa dashur te dine aspak se nga erdhi kjo e mire. Per cudi behen pronare te saj.
    Nje cifut plak, ka thene; -" Dy vete zihen. Dhe secili ka 50% te drejte ketu nuk ka asgje te keqe. por njeri pretendon se ka 75% te drejte. Si i behet me kete posedues? Po kur pretendon se ka 100% te drejte c`ndodh? Ky njeri nuk mund te jete ne rregull nga trute. Ai duhet lidhur e duhet rahur qe te vere mend"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga 2043 : 12-06-2006 mė 14:15
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #286
    Citim Postuar mė parė nga marsela
    Eh ditari gjore c'mban mbi e nen te

    Per mua kjo eshte dite e vecante, e per kte dua te le dy tre rreshta ktu..Ndoshta pak ndjenja, pak fjale te bukura e mendime te rrjedhshme po shume zemer.Eshte e vertet qe emocionet me te medha perjetohen permes lodhjes,,pa pasur kohe te shijosh ate qe e ke pritur aq shume
    Sot ishte dita e fundit e studimeve ne Universitet, dita e fundit e 5 viteve te veshtira shkolle. S'do marr me kraheve canten e te nxitoj per te stacioni autobuzit duke menduar per diten "e zhurmshme " qe me pret, s'do te kaloj me mbremje duke hapur telefona andej ktej e duke menduar edhe hallet e pacienteve vec te mijave, s'do vrapoj me vrap pushimin e drekes per te ngrene ne ate mencen e vogel te shkolles e s'do numeroj me leket ne me dalin per te blere mjetet e materialet e perditshme..S'do kete me zgjime ne erresire e gjume ndaj te gdhire..Kam para provime te rendesishme, te cilat do me japin nje diplome e pas saj, mbi shpatulla valixhen e pergjithsive..
    Ndjej perzierjen magjike te nostalgjise,gezimit,trishtimit e shpreses.....
    Neser eshte nje tjeter dite
    te uroj te jete keshtu, po fakt eshte qe ndoshta tani do te besh me teper se kurre shume nga ato qe pershkruan me siper...

  7. #287
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Une me nuk do te shkruaj ne Ditari i Ndjenjave, sepse une me nuk perjetoj dhe nuk ndjej asgje, as edhe acarin e dimrit, sepse zemra ime eshte me e ftohet se akulli, nuk e ndjej as eren e forte te veriut, sepse ererat me te forta me fshine gjithecka nga kujtesa ime, nuk i ndjej as rrezet percelluese te diellit, sepse jam teresisht i djegur dhe nuk ka cfare te digjet me ne mua. Nuk e ndjej as aromen e luleleve, sepse e vetmja lule se ciles ia thithja aromen tashme eshte tretur ne pakthim...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Poeti : 14-06-2006 mė 09:04
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  8. #288
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    lule tė tjera...

    Citim Postuar mė parė nga Poeti
    Une me nuk do te shkruaj ne Ditari i Ndjenjave, sepse une me nuk perjetoj dhe nuk ndjej asgje, as edhe acarin e dimrit, sepse zemra ime eshte me e ftohet se akulli, nuk e ndjej as eren e forte te veriut, sepse ererat me te forta me fshine gjithecka nga kujtesa ime, nuk i ndjej as rrezet percelluese te diellit, sepse jam teresisht i djegur dhe nuk ka cfare te digjet me ne mua. Nuk e ndjej as aromen e luleleve, sepse e vetmja lule se ciles ia thithja aromen tashme eshte tretur ne pakthim...
    Punė e madhe.. sa lulet qelin e vyshken, ta humbėsh ti si poet sensibilitetin stinor nuk bėn. Bohu burrė i fortė e prite stinėn tjeter...

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e Renegata
    Anėtarėsuar
    05-01-2006
    Vendndodhja
    perbri me ke
    Postime
    296
    Te me sqaroj kush nese mund.

    Shkruani pjes nga shkrimet e dikujt apo thjesht shprehni cka ndjeni????

  10. #290
    E dua letėrsinė Maska e XHOKONDA
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Postime
    5
    Pershendetje te gjitheve por ne vecanti ''Poeti''.
    Kam lexuar shume nga postimet e tua ketu ne forum. Poezit e tua jane shume te bukura dhe kur i lexon te pasurojne. Si ka mundesi qe nje shpirt kaq i pasur si ty te ndjehet kaq i dekurajuar.
    ''Mos u ngrys prej deshperimit
    nese jeta te genjen
    Hesht ne diten e mundimit
    Rishtas dit e gazit vjen''

Faqja 29 prej 39 FillimFillim ... 192728293031 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari i ndjenjave
    Nga Shiu nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 642
    Postimi i Fundit: 13-02-2025, 13:21
  2. Ditari i ndjenjave (gjuhė e huaj)
    Nga Veshtrusja nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 474
    Postimi i Fundit: 23-12-2014, 00:55
  3. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •