Close
Faqja 12 prej 39 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 389
  1. #111
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anėtarėsuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Jam vetem ne zyre dhe jam e mpire....
    Jam vetem nje minute e femijerise se kohes dhe po harroj formen e sendeve, ngjyren dhe aromen....
    Perreth meje zhurmojne kondicioneri dhe ngrica e mendimeve, dhe sikur te mos mjaftoj kjo, kafja e mengjesit eshte nje shpifesire e vertete.
    Me genjeu mendja kur mendova se kafeina e perditshme do te shtonte dozen e efektit te vete sot.
    Eshte njesoj si ajo pamjet e sforcuara te skenave teatrale qe edhe pse perpiqesh ti ndjesh origjinale s'mund te shmangesh thatesine qe ato percjellin...
    Shefja me tha se eshte reduktuar afati kohor i projektit per rrjedhoj dhe une duhet te reduktoj afatin kohor te idese time qe sipas saj , nese nuk eshte praktik, fitimsjelles dhe degezim vogelush i idese se saj, eshte e kot qe une ta perpunoj dhe ralizoj ate.
    E pra pak nga pak po me duket se me sillet verdalle vazoja e Pandores.
    Shpresoj vetem qe deri ne mbremje te mos perfundoj e thyer ......Vazoja
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    Uje
    Postime
    41
    Nuk kam ndryshuar aspak por thjesht si gjithmone ne kohe te kohrave me pelqenin surprise e nates vone dhe ne fund por si duket pushka e jevgut ishte ne dore per tu perdorur,sepse u prek nje e vertete ,por mos harro se do ishte gjithe nata perpra ,dhe me sa di une dielli kishte perenduar kur ti njohe kete dite .
    Ndofta me mire keshtu ,si i thuhet ,shihemi kur te shihemi.......
    Secili nuk kerkon gje nga njeri tjetri dhe me bindjet e njeri tjetrit nuk kemi mundesi te kerkojme gje!

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Vdiqa nga gryket...sa ironike, 2 javet qe kaluan isha e irrituar nga motra qe kollitej ore minute naten, dhe me linte pa gjume. "Po te duash mund te kontrollosh kollen" olleyes: fjalet e mia. Tani pothuajse une jam ajo qe po kollitem naten. Dje ne klass, smund te ndaloja te kollitesha, dhe mesuesen e irritova, sado me "shaka", kur me tha "oh my God" duke qeshur, u ndjeva teper e ofenduar...pff. Pastaj shkoj ne shpi, dhe me keq, filloj te kollitem, dhe pothuajse gjithe naten u kollita...vec dy ore gjume ...ne krevat rrija me sy hapur duke menduar "sikur mami te ishte ketu...sikur te jetoja me priderit :/"
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    ..mjegulla mbulon gjithçka me nje mantel tymi qe te merr ajin e paket qe ka ngelur..
    bien shi,momentet kalojne ne heshtje.
    Lote te paster e te kulluar fshehin plaget ne pellgje te qeta,me dallge te lehta kujtese qe ledhatojne trupin me shpirt.
    Fsheh dhimbjen larg syve,njerezve..
    Ne driten e pafund afer fillimit te fundit,atje ku mbaron per te filluar serish.
    Larg nga gjithçka,atje ku arrin vetem veshtrimi plot me dashuri i zemres se shpirtit.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Ai eshte evgjit, ti je engjell...ste takon te kesh nje shkok si ai.
    Sa ironike tani qe e mendoj.
    damn it.

  6. #116
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Largesia te meson te jetosh me nje ashpersi ndjenjash qe ne nje rast tjeter s'do kishte krahasim,largesia s'hesht se mesuari gjera te reja ne lidhje me vuajtjen,s'hesht se dhenuri momente dobesie mbi te cilat prehet nje shpirt momentalisht i zhgenjyer.
    Mbreme ne oret e vona hodha ne det nje shishe me nje cope leter ne te,normalisht duhej ti largohej ishullit te humbur ku po lundroja ne ate moment e te binte ne duart e nje engjelli.U zgjova ne mengjes per te pare qe s'kishte patur force te lundronte deri tek engjelli,e gjeta ne breg.U ndjeva ne njeren ane e lumtur qe ndodhi keshtu,mbante nje leter mbi te cilen ishte prehur nje pene e dobet(fundja,ne humanet jemi mesuar te tregojme veten te forte dhe kur s'jemi)...por ne anen tjeter doja qe thirrja per ndihme te degjohej.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  7. #117
    Hotel buze Lanes
    Anėtarėsuar
    14-08-2005
    Postime
    35
    Perseri... dhe perseri... dhe perseri... terhiqem pikerisht drejt atij vendi, ku jam prej kohesh e panevojshme dhe e paplanifikuar. Perseri... dhe perseri... dhe perseri kerkoj te ngrohem ne vendin e gabuar, aty ku per mua nuk ka mbetur me asgje. Perpalsem me ftohtesine dhe kthehem e humbur. Le aty nje nga jetet e mija, murosur ne muret e akullta . Kthehem me nje jete me pak e rraskapitur dhe zhgenjyer. Asgje nuk me japin, asgje nuk marr, asgje nuk mund te marr, asgje nuk ka mbetur atje.
    Koha kalon dhe une harroj te ftohtin qe me pret aty. Kujtimet e diellit te shkuar levrijne ne trupin tim dhe une nisem drejt tyre perseri..... dhe perseri .... dhe perseri....
    Edhe sa jete te me kene ngelur valle???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *Dea* : 15-01-2006 mė 10:49
    We loved, sir-Used to meet;
    How sad and bad and mad it was
    but than,-How it was sweet!

  8. #118
    burnt... Maska e ash
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    103
    Sa here qe vrapoja drejt diellit rastiste eklipsi i tij dhe nuk e gjeja dot...nuk e shihja dot...e humbja...
    Mos valle e kam kerkuar neper nete te erreta dhe erresira me eshte dukur si eklips ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ash : 15-01-2006 mė 15:10
    gone with the wind...

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Pse me acarojn njerzit qe flasin me ze te ulet? Nje goce ketu ne pune po me pyeste nese mund te printonte me ngjyra dokumentat, po ma tha ne nje menyre kaq te qete sa po mendoja "po kjo, ska ze?." Pastaj po me pyeste shume pyetje te tjera, desha te me linte rehat nga fakti se duhet te mundohesha ta degjoja me vemendje cfare thoshte, dhe thjesht menyre se si fliste kaq e qete, me nje ze kaq te ulet ufff...sa ne fund, pasi shume pyetjesh qe duhet te perserisja pergjigjen, i thash "me fal por nuk degjova ca the."

    biles po i flisja me ze te lart qe te kuptonte se sado qe eshte librari ska problem nese flet ne nje volum normal, por prap tjetra "shhhs shshs" se ca thoshte duhet ti afrohesha ta degjoja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *~Rexhina~* : 15-01-2006 mė 15:00
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Sot mundohesha të mund të ftohtit, një acar që të shponte dhe eshtrat, duart më dridheshin kurse trupi imitonte purtekën e hollë që lëvizë herë në njërën e herë në tjetrën anë! Fërkoja duart për ti ngrohur, por ato edhe më tutje ngrinin. Më dukej se ky të ftohët kishtë zënë vend çdo kund në mua, por megjithate uën vazhdoja ecjen time dhe nuk ndaloja dot, mu sikur të luftoja me armikun tim më të madh, mu sikur mundohesha që të mund edhe acarin edhe erën që e shoqëronte. Nuk e vëreja askund diellin, dukej sikur ishte fshehur edhe ai nga të ftohtit e ditës së sotme. Vallë kështu i ftohtë do të jetë ky dimër??!!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

Faqja 12 prej 39 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari i ndjenjave
    Nga Shiu nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 642
    Postimi i Fundit: 13-02-2025, 13:21
  2. Ditari i ndjenjave (gjuhė e huaj)
    Nga Veshtrusja nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 474
    Postimi i Fundit: 23-12-2014, 00:55
  3. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •