Close
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 138
  1. #101
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Kundra degjenerimit!!! Kushtetuta

    Po vazhdoj te shkruaj ketu, vetem per te mos e lene te bjere ne degjenerim total, biseden interesante qe kemi me Agimin.

    Me vjen shume keq por, me duket se, per tifozllek apo nuk di se cfare tjeter, kete here Agim, po behesh propagandist i pavertetesise qe urrejme te dy.

    1. Lavderon komentin e Bertit lidhur me Kushtetuten, qe "kullon" injorance ( e kuptuar ketu si padituri ) nga te gjitha anet. E per me teper, Berti, ky panjohes i madh i asaj fushe te gjere shkencore qe eshte jurisprudenca guxon edhe fyen me fjale te renda!!! Nga Berti edhe e pres dhe faktikisht e kam nderprere me kohe dialogun me te, pasi ishte e pamundur te komunikoja ( ai vetem me fyente pa arsye vazhdimisht!! ) por jo nga ju, pasi jeni person inteligjent dhe me bote kulturore qe e vleresoj shume.

    Kodet e permendura nga Berti nuk kane te bejne fare me Kushtetuten ( as ne Shqiperi, as ne Zululand, as ne Europe e as ne ndonje vend tjeter te rruzullit !!!). Nuk jap leksione ketu per Kushtetuten se nuk eshte vendi e kam thene kete nja dyqind here deri tani, por i keshilloj Bertit dhe Agimit bashke, qe te shkojne te informohen sic bej une para se t'ja kepus, qe mos lene nam dhe ti qeshi bota!!

    Po, Napoleoni ka qene i pari qe ka futur ne perdorim kodin e pare civil, qe quhej code' Napoleon, por kur se? Sa shekuj para Zogullit te mrekullueshem??

    Pastaj c'jane keto genjeshtra me brire qe Berti i shpreh dhe Gimi i ngre ne qiell ( pikerisht Agim Doci qe urren shpifjen!!) Nga e nxorret mor aman qe Shqiperia nuk ka kode?? Ka edhe kode edhe Kushtetute (shume cilesore do te thoja une) europiane (sepse e kane hartuar nje grup ekspertesh Europiane!!) Paketa e ligjeve themelore ( qe nuk kane asur kurre te bejne me asnje nga kodet!!) eshte zevendesuar me kohe nga Kushtetuta e re. Pastaj edhe sikur vetem nje pakete me 5000 nene te kishim do ishim nga shtetet me me shume ligje te kodifikuara ( pasi kodi civil Italian psh. nuk ka me shume se 3800!!!)

    Ju lutem pra, kur nuk dini, me mire rrini ne heshtje!

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105
    Rrofte Zogu dhe Monarkia, Poshte Enveri dhe Socializmi!

    Pyetje per Zotin Doēi, Poetin:

    1.Krejt dakort per ato ēka thua per Enverin, madje edhe me tutje.
    Pse e quan per argument ne dobi te monarkise xhahillikun e Enverit? Po te krahasohemi me Enverin, per Zotin edhe dreqi le ta drejtoje Shqiperine, nuk ka per te qene me keq.

    2.Zogolli ishte burreshtetas siē e quan ti. Dakort. A rrjedh nga kjo qe edhe Leka, me demek, trashegimtari ka per te qene burreshtetas. Po ai pinjolli i vogel a ka per te qene po burreshtetas e keshtu me rradhe.

    Kaq per sot, te tjera me vone.

  3. #103
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Mbreteria

    Une jam i pari qe e pranoj se Monarkia e Ahmet Zogut ka qene shteti i pare i mirfillte Shqiptar dhe i ka rrezistuar per 14 vjet rrjedhes se historise. Kete e pranoj pa problem fare, sepse eshte fakt historik i pamohueshem.

    Por nuk eshte kurresesi e mundur te pranosh ( me gjithe deshiren e mire ) GJEPURAT!!

    Shteti i Ahmet Zogut ishte ligjerisht Monarki Absolute. Rregjimi i Ahmet Zogut ishte rregjim autokratik puro, ne te cilin pushteti ishte i perqendruar 100% ne duart e monarkut. Te pakten keto dy fakte historike jane TE PAKUNDERSHTUESHME dhe une preferoj te nisem prej ketej.

    Ligjet e shtetit (perfshi ate Kushtetuten qe disa si Berti dhe Agimi e quajne te mrekullueshme pa e lexuar kurre!!) i jepnin liri te plote Mbretit te bente cfare te donte me shtetasit e vet. Dhe Ahmet Zogu o burra, ka bere kerdi or' vellezer dhe kete nuk e luan as topi! Ka bere kerdi sepse vetem keshtu mund ta mbante pushtetin ne ate kazan te vullkante me interesa te kunderta qe ishte Shqiperia!! Ato pseudo-faktet per dashamiresine e Mbretit ndaj femijeve te kundershtareve jane gjepura! Jane te tilla sepse nuk provojne asgje! Ku qendron miresia e Mbretit ne faktin se e con femijen te studjoje jashte ( une besoj se jane arkitektime puro si ato te Enver Hoxhes, po nejse ), nderkohe qe te jatit i mohon te drejtat dhe lirite themelore??

    Ku qendron mor Berti edhe ti Agim drejtesia e syrgjynit??? Ne syrgjyn mor vellezer ne jemi te vdekur per vendin tone!! Jemi te marre fund per se gjalli!!

    Une vazhdoj te mos e kuptoj sesi ju urreni diktaturat dhe dashuroni Ahmet Zogun qe ishte diktator, si ne letra ashtu edhe ne realitet!!

    Me trishton shume nje fakt. Ju ( Agimi, Brari, Albo etj ) beni nje pune shume te mire kur i sqaroni me fakte idete shumeve prej nesh qe harrojne se komunizmi ishte tmerr i vertete. Por me ka lindur nje dyshim i madh. Me duket se dini te urreni vetem ATE diktature! Vetem ate te Enverit. Dhe vetem me ate i krahasoni te gjitha epokat historike te Shqiperise dha natyrisht, duke qene ajo tejet e peshtire, te tjerat, qofshin keto edhe "*** me lule" ngjajne me te bukura!!

    Shume keq keshtu! Vertet shume keq.

    BA

  4. #104
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Shoku im Alban.

    Me vjen keq por Monarkia e Anmet Bej Zogollit nuk ishte absolute.Kjo per faktin qe ne shqiperi ekzistonte nje parlament dhe nje kushtetute.Ajo qe monarki kushtetuese.

    Ne radhe te dyte,une vij nga nje familje bejleresh te Shqiperise,pra fisnikeria e nuk ia lejoj vehtes te te ofendoj ty,sado injorant te jeshe ti.Injrancen e ke per veten tende dhe nuk me takon mua te ta ve ne pah.Ajo del vete

    Se treti,une nuk kam studiuar per jurisprudence por ne shtepi kam nje bibloteke prej 2 faqesh me librat e jurisprudences.Kjo per faktin qe gruaja ime ka mbaruar per jurisprudence ne Universitetin "La Cattolica"te Milanos.E rastesisht me ka dhene te lexoj nje material studimi mbi Mbretnine e Shqiperise dhe constitucionalizimin e saj.Pra ato qe shkruaj nuk po i shpik.Leqe ti e di mire kete pur nuk te vjen mire

    I nderuar Alban.Diktature totalitare qe ajo e Enver Hoxhes,kushtetuta e te cilit permbante ligje represive e kriminale,te cilet dhunonin te drejtat e njeriut.E eshte e vetmja diktature qe Shqiperia ka kaluar,ajo qe e degradoi shqiptarin e mire e te ndershem duke e kthyer ate ne njeriun e ri me tipare te moralit komunist.Keto tipare i has neper semaforet e Evropes,ne rruget e tiranes e ne fushat e Kanabis.

    Diktature totalitare eshte dhe ajo e larove te tij sot,te cilet e kane shkelur katerciperisht kushtetuten ekzistuese.


    Historia i nderuar shoku Alban eshte gjykatesi yne me i madh-thosh Voltaire.Ajo tregoi sesa i madh ka qene Naltmadhnia e Tij per shqiptaret dhe megjithse vone,i dha atij vendin qe meritonte.Sot emrin e tij te madherishem e mbajne Bulevardet e sheshet
    Historia do te denoje dhe ata ndyresira e kriminele si Enver Hoxha, Fatos Nano e compani,te cilet luftuan me te gjithe forcat per ti vene kazmen ati shteti qe Nalmadhnia e Tij aq me mundim krijoi
    Por te pakten fale Nanos e Finos,Esad Toptani e Moisi Golemi nuk do te ndihen me vetem....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Berti : 09-11-2002 mė 09:39
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  5. #105
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Agim ti thua: "AJO QĖ JU SHKRUANI ĖSHTĖ E VĖRTETA, POR FATKEQĖSISHT SHQIPTARĖT E QORRUAR, TĖ INDOKTRINUAR, E TĖ TREDHUR IDEOLOGJIKISHT, nuk e kuptojnė qė ato 14 vitet e Kohės Shtetformuese tė realizuar nga Burrėshtetasi i Madh Ahmet Xhemal Zogolli, JANĖ TĖ VETMET VITE TĖ SAKTA DHE TĖ PLOTA TĖ NJĖ SHTETI DINJITOZ!"

    Kam nje pyetje; ē'do te thote SHTET DINJITOZ, qe te mos me keqkuptosh po e shtjelloj pak, ti me duket jeton ne zvicer, a eshte zvicra shtet dinjitoz dhe perse? si dhe si e ka arrit kete?
    Vetem nje verejtje; neqofte se pergjgjesh sa me shkurt te jete e mundur.

  6. #106
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Zoti Bej Berti

    Shume mire qe paske ne shtepi nje biblioteke te tere me tekste juridike dhe per me teper nje person te shkolluar qe mund te te ndihmoje te shprehesh.

    Shume mire, sepse ne kete menyre ti mund pa problem te na shpjegosh rolin dhe funksionet e Parlamentit ne Mbreterine e Ahmet Zogut.

    Mund te na shpjegosh pastaj ne injoranteve te tjere, ne menyre qe te mos vdesim te paditur, dallimin empirik mes:

    A. Nje Kushtetute te Mirfillte dhe nje Kushtetute Nominale

    dhe

    B. Nje Monarkie Parlamentare dhe nje Monarkie Absolute

    dhe

    C. Nje Shteti Demokratik dhe nje Shteti Autokratik


    Ju lutem ti permbaheni temes dhe ju ftoj nxehtesisht te mos kaloni nga dega ne dege, duke perfshire ne diskutim periudhen e diktatures komuniste. Kjo per te mos humbur kohe kot.

    Pres me padurim pergjigje prej jush dhe ftoj Agimin te behet vleresues i paanshem i debatit tone.

    Pershendetje
    BA

  7. #107
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    I nderuar BenAlban

    Ky debat nuk Titullohet "sa e njef Berti apo Beni jurisprudencen" por "Shqiperia Mbreteri apo Rebublike"

    Cilado te jete pergjigja ime ti prape do te me kundershtosh.Keshtu qe e leme ketu kete muhabet

    Pershendetje

    p.S.Nuk thuhet Zoti BEj por thjesh Bej.p.sho zoti Kont por thejsht Kont
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Berti : 09-11-2002 mė 14:22
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Postime
    66
    ca persona ketu si berti & Co duan te kthejne mbretin dhe ti japin atij gjithe fuqite qe kishte Ahmet Zogolli alias Zogu I.

    A mund te me thote Zoti Berti ose Zoti Doci te pakten nje shtet (demokratik flasim) i cili i jep mbretit (mbretereshes) fuqi si ato qe kishte Zogu I dhe ju kerkoni ti jepni Leka I.

    Faleminderit

  9. #109
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Maroku, i cili ne krahasim me Algjerine, shtet kufitar me te me burime energjije shume me te medhaja (siperfaqe, popullsi, nafte, gaz, etj) ku banon e njejta race njerezish (dominim arabe), ka stabilitet e mireqenie me te madhe se ai.

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Postime
    66
    thashe demokratik

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tradita - "ndihmomeni te qesh" - Trifon Xhagjika
    Nga macia_blu nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-12-2013, 09:52
  2. Me mire Shqiperia Monarki apo Republike?
    Nga King Caspian nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-03-2009, 22:41
  3. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. KE: Kosova autonomi speciale
    Nga skajkingdom nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 11:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •