Po vazhdoj te shkruaj ketu, vetem per te mos e lene te bjere ne degjenerim total, biseden interesante qe kemi me Agimin.
Me vjen shume keq por, me duket se, per tifozllek apo nuk di se cfare tjeter, kete here Agim, po behesh propagandist i pavertetesise qe urrejme te dy.
1. Lavderon komentin e Bertit lidhur me Kushtetuten, qe "kullon" injorance ( e kuptuar ketu si padituri ) nga te gjitha anet. E per me teper, Berti, ky panjohes i madh i asaj fushe te gjere shkencore qe eshte jurisprudenca guxon edhe fyen me fjale te renda!!! Nga Berti edhe e pres dhe faktikisht e kam nderprere me kohe dialogun me te, pasi ishte e pamundur te komunikoja ( ai vetem me fyente pa arsye vazhdimisht!! ) por jo nga ju, pasi jeni person inteligjent dhe me bote kulturore qe e vleresoj shume.
Kodet e permendura nga Berti nuk kane te bejne fare me Kushtetuten ( as ne Shqiperi, as ne Zululand, as ne Europe e as ne ndonje vend tjeter te rruzullit !!!). Nuk jap leksione ketu per Kushtetuten se nuk eshte vendi e kam thene kete nja dyqind here deri tani, por i keshilloj Bertit dhe Agimit bashke, qe te shkojne te informohen sic bej une para se t'ja kepus, qe mos lene nam dhe ti qeshi bota!!
Po, Napoleoni ka qene i pari qe ka futur ne perdorim kodin e pare civil, qe quhej code' Napoleon, por kur se? Sa shekuj para Zogullit te mrekullueshem??
Pastaj c'jane keto genjeshtra me brire qe Berti i shpreh dhe Gimi i ngre ne qiell ( pikerisht Agim Doci qe urren shpifjen!!) Nga e nxorret mor aman qe Shqiperia nuk ka kode?? Ka edhe kode edhe Kushtetute (shume cilesore do te thoja une) europiane (sepse e kane hartuar nje grup ekspertesh Europiane!!) Paketa e ligjeve themelore ( qe nuk kane asur kurre te bejne me asnje nga kodet!!) eshte zevendesuar me kohe nga Kushtetuta e re. Pastaj edhe sikur vetem nje pakete me 5000 nene te kishim do ishim nga shtetet me me shume ligje te kodifikuara ( pasi kodi civil Italian psh. nuk ka me shume se 3800!!!)
Ju lutem pra, kur nuk dini, me mire rrini ne heshtje!
Krijoni Kontakt