Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Shqipëria njeh “Republikën e Maqedonisë”

    Shqipëria njeh “Republikën e Maqedonisë”

    Tirana zyrtare nënshkruan për herë të parë në planin bilateral marrëveshje me Maqedoninë, me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë. ...

    Lajmi është bërë i ditur për “Gazetën” nga zëdhënësja e Presidentit të Maqedonisë, Branko Cervenkovski. Deri pak kohë më parë marrëveshjet midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë firmosur duke vendosur vetëm gërmat nistore RM. Por Tirana zyrtare duket se ka vendosur të hedhë një hap më tej gjatë vizitës së presidentit maqedonas në Shqipëri. Ky hap vjen pas dështimit disa ditë më parë të takimit mes presidentit Moisiu dhe atij grek Papulias, në Sarandë dhe në kohën kur Kryeministri Berisha pret që homologu i tij grek Karamanlis të vizitoj Tiranën zyrtare. Pas bisedimeve zyrtare të dy presidentët shqiptar dhe maqedonas, përkatësisht Alfred Moisiu dhe Branko Cervenkovski, kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të katër marrëveshjeve të reja mes titullarëve të institucioneve të dy vendeve sikurse janë: marrëveshja për Mbrojtjen e Informacionit, ajo për Pikëkalimin Kufitar Xhepisht-Trebishtë, marrëveshja për Turizmin dhe Marrëveshje për Kulturën. Gjatë konferencës për shtyp në pyetjen nëse presidenti i Shqipërisë me Qeverinë e re shqiptare ka arritur marrëveshje për përdorimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë në planin bilateral dhe nëse kjo çështje ishte temë e bisedimeve, Moisiu tha se bëhet fjalë për kontest ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, duke shfaqur shpresë që sa më shpejtë të gjindet një zgjidhje, duke u përgjigjur shkurt se pozicioni i Tiranës është i njohur. Duke informuar për kontestin me emrin, Cërvenkovski theksoi se Tirana ka mirëkuptim për këtë problem dhe shtoi se katër marrëveshjet ndërmjet qeverive të Maqedonisë dhe Shqipërisë janë nënshkruar me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.
    Nuk dihet se cili do të jetë reagimi i Athinës zyrtare ndaj hapit më të fundit të hedhur nga shteti shqiptarë, e cila e kundërshton me forcë përdorimin nga maqedonasit të termit “Republika e Maqedonisë”. Në konferencën e shtypit u bë fjalë edhe për liberalizimin e regjimit të vizave midis 2 vendeve. Cërvenkovski tha se në përgjithësi e mbështet liberalizimin me vërejtjen se në pjesën e regjimit të vizave qytetarët duhet të jenë në një pozitë të barabartë si qytetarë të një shteti, e jo pavarësisht nga fakti se cilës përkatësi etnike i takojnë. Ai shfaqi shpresë se këtë çështje do ta ketë parasysh edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë në periudhën e ardhshme. Ndërsa pala shqiptare theksoi se regjimi i vizave është shumë më i thjeshtë, se jepen viza në vendkalimet kufitare, duke shfaqur shpresë se në periudhën e ardhshme do të ketë përparim të këtij procesi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Mua me duket i nxituar dhe i panevojshem ky lloj reagimi. Ne nje ceshtje ku qendrimi yne as nuk ul as nuk ngre gje ne arenen nderkombetare ne po nxitojme te behemi pale. Me sa arrij te shoh une, ky qendrim do na permiresoje marrdheniet me Maqedonine ne kurriz te nje acarimi me Greqine. Nuk besoj se ja vlen. "Qengji i urte pin dy nena" thone. Nderkohe si shperblim nga Maqedonia marrim pikerisht nje tip "terhiq e mos e keput" per Kosoven: Maqedonia do te njohe cdo zgjidhje te nderkombetareve (a thua se ka ndonje mundesi qe Maqedonia te mos e njohe nje zgjidhje te tille).
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    E Shtune, 19 Nentor 2005


    SHQIPERIA TREGON "DHEMBET"

    Nga Resmi Hibraj

    Njohja "de facto" e Republikes se Maqedonise nga ana e Shqiperise nepermjet nenshkrimit te marreveshjeve bilaterale me emrin kushtetues te shtetit fqinj, edhe pse e bere pa shume buje, mbart ne vetvete nje rendesi domethenese. Ky gjest tregoi vullnetin e Shqiperise per te treguar hapur se eshte e vetedijshme per rendesine e saj ne Ballkan, dhe e gatshme per ta demonstruar ate. Politika e jashtme shqiptare pergjithesisht ka qene reflektive perkundrejt te qenit proaktive, duke i reduktuar inciativat e saj ne kunderpergjigje te mefshta te zhvillimeve te ndermarra nga fqinjet tane. Kjo lloj politike jo vetem qe e ka ulur peshen politike te Shqiperise ne rajon, por shpesh edhe ka inkurajuar fqinjet te ndermarrin vendime arbitrare ne dem te interesave te shtetasve shqiptare qe jetojne apo vizitojne keto shtete.

    Njohja e Republikes se Maqedonise ishte nje levizje diplomatike me nje qellim te paramenduar. Ne radhe te pare kjo levizje fuqizon aleancen e te "vegjelve" duke u perpjekur te neutralizoje ne nje fare menyre influencen dominuese te Greqise ne politiken rajonale. Duke shfrytezuar ne menyre te hapur avantazhet politike qe anetaresia ne BE "Bashkimi Evropian) i sjell, Greqia ne menyre konstante iu ka imponuar fqinjeve politiken e saj te jashtme. Shpresa e Komunitetit Evropian qe Greqia te sherbente si katalizator dhe njekohesisht lehtesuese e integrimit te Ballkanit ne Evrope ka mbetur thjesht nje deshire, per vete natyren selektive te ndihmes greke. Ceshtja maqedonase eshte bere disa here burim pakenaqesie e BE ndaj Greqise, sepse kjo e fundit e ka perdorur anetaresine e saj per te sabotuar perpjekjet e Maqedonise per anetaresi ne BE. Pervec kesaj mosnjohja e Maqedonise me emrin zyrtar sjell si pasoje pamundesine e saj per te eksportuar produkte ne vendet anetare te BE, duke e izoluar ekonomine e saj.

    Vendosmeria e Greqise per te mos ta njohur me emrin e saj zyrtar, e ka shtyre Maqedonine qe te kerkoje sa me shume mbeshtetje diplomatike per kete ceshtje ne Ballkan dhe me gjere ne Evrope. Dhe njohja e Maqedonise nga Shqiperia ishte nje rezultat i politikes se aleances se te vegjelve.

    Nga ana tjeter duke zyrtarizuar njohjen e Maqedonise, Shqiperia i dergon nje mesazh te forte pakenaqesie Greqise, pas skandalit diplomatik te vizites se paperfunduar te delegacionit grek ne Shqiperi. Greqia luajti karten e pasigurise politike ne vend per shkak te nje proteste te vogel paqesore, nderkohe qe arsyeja e vertete ishte nje "show" e pushtetit te saj, me pretendimin qesharak se cdo deshire e politikes greke duhet te jete nje urdher per politiken shqiptare. Kthimi pas i delegacionit grek eshte natyrshem nje fyerje per shtetin shqiptar, qe nuk sjell asgje pozitive pervec nje ftohjeje te marredhenieve dypaleshe, te cilat jane testuese edhe n- ditet e tyre me te mira. Shqiperia ka ndjekur ne cdo kohe nje politike te kujdesshme "shpeshhere teper te kujdesshme) per te ruajtur ekuilibrin e brishte politik te Ballkanit, dhe ka qene promovuese e marredhenieve paqesore e miqesore me fqinjet. Nderkohe qe ky vullnet nuk ka hasur gjithmone te njejten pergjigje nga ana e fqinjit tone me te madh, qe here e "ngrin" dhe here e "shkrin" diplomacine e saj perkundrejt Shqiperise pa u shqetesuar shume per reagimin e kesaj te fundit.

    Ne kete kontekst, njohja e Maqedonise me emrin e saj zyrtar mbart vlera te konsiderueshme per politiken e jashtme shqiptare, sepse shenon nje perpjekje te rendesishme per te krijuar nje personalitet te pavarur te sajin. Marrja e vendimeve diplomatike qe ndikojne ne balancen aktuale te politikes ballkanike e kthen Shqiperine ne nje pale aktive dhe te vetedijshme per peshen e saj rajon, ndersa ne te njejten kohe ndergjegjeson edhe vendet e tjera te Ballkanit se vendi yne jo vetem ze nje pjese fiziko-gjeografike te rajonit por ze edhe nje pjese te konsiderueshme te hartes politike. A do te shkaktoje njohja e Maqedonise pakenaqesi tek Greqia?

    Me siguri po, por ka ardhur koha te kujdesemi me teper per veten sesa per te tjeret dhe qe shtetet fqinje ta respektojne Shqiperine ashtu sic ajo i respekton ata. Suksesi i diplomacise shqiptare ne rangun rajonal do te percaktohet gjeresisht nga perfshirja e saj ne vendimet politike qe prekin Ballkanin. Te qenit nje shtet i vogel nuk te ben te parendesishem, te ndjerit te ben te tille.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PORTI_05 : 19-11-2005 më 01:03

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •