Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 43
  1. #21
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Gezuar kete feste te Hyjlindeses se Shenjte.
    Ajo qe eshte Tempulli i Zotit hyri ne Tempull dhe ja kushtoi gjithe jeten e saj Perendise!
    Ajo ngeli me zemer prane Perendise dhe kur sipas Ligjit u fejua me Jozefin e ve duke u denjesuar qe te linde me anen e Frymes se Shenjte Krishtin.Ajo e ruajti zemren dhe trupin e saj te virgjer deri ne diten kur u ngrit me trup dhe shpirt ne qiell per te qene perjetesisht Nena e Perendise!Ajo beri ate qe Izraeli nuk e beri dot duke u bere Prototipi i Kishes.

    Ketu mund te degjoni himnin e dites:

    http://www.orthodoxalbania.org/Shqip...sh.%20Mari.mp3
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 21-11-2010 më 09:57
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Dje festuam nje nga festat me te medha te kalendarit orthodhoks, Hyrjen e Shen Marise ne Tempull.

    Albo

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Hyrja e Shën Marisë në Tempull

    Në festën e Hyrjes së Shën Ma- risë në Tempull, kremtojmë pikë- risht atë ditë kur Shën Maria ishte tre vjeçe dhe prindërit e përkushtu- an në Tempull.
    Tradita ka ruajtur ato fjalë të bu- kura me të cilat nëna e saj e bekuar, Ana, ofron fëmijën e saj në Tempu- llin e Perëndisë:

    “Shko, bija ime në Tempull që t’ i përkushtohesh Atij që të dhuroi tek ne; dhe le të jetë oferta jonë si temjani më erëmirë për emrin e Tij të lavdëruar”.

    Siç është e ditur, prindërit e së Tërëshenjtës ishin pa fëmijë dhe e lindën atë pas shumë lutjesh. Prindërit ishin të urtë dhe ajo e tërëdëlirë. Ishte fryt i urtësisë. Shën Grigor Pallamai shkruan: “Pema që quhet e Tërëshenjta ka rrënjë të shenjta dhe prandaj rriti frytin e veçantë e më të bukur, i cili ishte Krishti”.

    Sipas premtimit të Joakimit dhe të Anës ofrohet Maria e vogël tre-vjeçare në tempullin e Perëndisë. Futet në pjesën më të shenjtë të Tempullit të Solomonit që quhet “e shenjta e të shenjtëve”, atje ku hynte vetëm një herë në vit Kryeprifti që kishte radhën e shërbimit. Hyri e Tërëshenjta në Të shenjtat e të shenjtëve, sepse sipas Himnografit të Himnit Akathist, vetë ajo ishte “e Shenjtë, më e madhe se shenjtorët...”.

    “Cili vend tjetër do të ishte më i përshtatshëm ku të banonte brenda tij ajo që ishte më e madhe se shenjtorët?”, pyet shën Grigor Pallamai. E Tërëshenjta nuk hyri thjesht në Tempull, por u bë vetë ajo Tempull, ngaqë pranoi Zotin e Qiellit dhe të tokës në bar- kun e saj virgjëror.

    E Tërëshenjta “Perëndidashëse”, ashtu siç e karakterizon shën Joan Damaskinoi, “lindi Atë që është Tempulli i vetëm dhe i vërtetë”, mbasi në jetën tjetër nuk do të ketë tempuj të tjerë sipas dëshmimit të shën Joan Theolo- gut: “Edhe tempull nuk pashë ne të, sepse tempulli i Atij është Zoti, Perëndia i Gjithëpushtetshëm, dhe Qengji” (Apok. 21.22).

    Në barkun e së Përmbishenjtës Hyjlindëse u bë martesa më e çuditshme. U bë martesa e Perëndisë me natyrën njerëzore. Fryti i këtij bashkimi është njeriu i ri më Krishtin!

    Festa e Hyrjes së Shën Marisë në Tempull na jep një mësim që është i vlefshëm për të gjithë ne që dëshirojmë ta imitojmë atë. E Tërëshenjta u largua nga bota dhe hyri në të shenjtat e të shenjtëve. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë dhe ne: Të largohemi nga armiqësia, thashethemet, përgojimi, mendimet e liga, dyshimi, gjykimi, grindja, vrasja, zilia, zemërimi, rivaliteti, shthurja, murmuritja, smira, grykësia, krena- ria, mburrja, arroganca, etj., pra të largohemi nga jeta mëkatare e të shkojmë në vendin e sigurt të Hirit të Perëndisë ku ka dashuri, besim, përulësi, bindje, butësi, dhembshuri, paqe, gëzim, durim, vetëkontroll, mirënjohje, mëshirë, etj.
    Shkruan shën Joani i Shkallës:

    “Peshku i shmanget rrjetës, dhe shpirti që i do kënaqësitë i shmanget shumë qetësisë”.

    Shën Joan Gojarti vëren: “Ai që largon krejt urrejtjen, ai ka mundur armikun më të madh të gjinisë njerëzore”.

    Vendi më i sigurt i Hirit të Perëndisë është Tempulli. Shën Maria kishte përvojë të madhe nga Tempulli, prandaj e çoi dhe Jisuin 12-vjeçar atje. Qendër e jetës sonë është Tempulli.

    Kur shkojmë në kishë, a mendojmë se shkojmë në Tempullin e Perëndisë së Dhiatës së Re, ku Perëndinjeriu ofrohet në misterin e Falënderimit Hyjnor? Që nga momenti që hyjmë në kishë, mendja dhe zemra jonë duhet të jenë të përkushtuara vetëm te Zoti i Lavdisë, pikërisht ashtu siç ndodhte me të Tërëshenjtën tonë. Kjo është mënyra më e mirë për të nderuar të Tërëshenjtën.

    “Kisha nuk është mure dhe çati, - thotë shën Joan Gojarti, - por besim dhe mënyrë jetese”.

    Shën Nikodhim i Malit të Shenjtë shkruan se ne besimtarët kemi nevojë që të shkojmë në kishë, “që të thyejmë urinë tonë atje me trupin e Krishtit. Dhe të shuajmë etjen tonë me Gjakun jetëdhënës të Zotit, si dhe me mësimdhënien e Shkrimit të Shenjtë”.

    Është gjithashtu e nevojshme të shkojmë në kishë, “sepse Kisha është Arka. Ashtu si në kohën e përmbytjes të gjithë ata njerëz dhe kafshë që hynë në arkë, shpëtuan... kështu dhe tani të gjithë ata të krishterë që hyjnë në Kishë shpëtohen nga përmbytja mendore e mëkatit dhe pasio- neve...”.

    Le ta imitojmë Shën Marinë duke hyrë në Tempull dhe duke u bërë tempull ku të banojë Zoti.

    O e Tërëshenjtë, që hyre në Tempull, “o Tempull i pastër i Shpëtimtarit”, na denjëso dhe ne që të kemi mundësinë të themi himnin e Kishës sonë: “Duke qëndruar në Tempullin e lavdisë sate, mendojmë se qëndrojmë në Qiell, o e Tërëshenjtë”.


    Shkëputur nga libri “Kiriktiki Dhiakonia” i Protopresviterit dhe Teologut Emanuel Gavrilaki

    Përktheu: Rozeta Baba
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-03-2012 më 22:20

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    PSALLMI 45

    1. Më burojnë nga zemra fjalë shumë të ëmbla; unë i këndoj mbretit poemën time. Gjuha ime do të jetë si pena e një shkruesi të shpejtë.

    2. Ti je shumë i bukur ndër të gjithë bijtë e njerëzve; buzët e tua janë plot nur, prandaj Perëndia të ka bekuar në përjetësi.

    3. Ngjeshe shpatën në brezin tënd, o trim, i rrethuar nga shkëlqimi yt dhe nga madhështia jote,

    4. dhe në madhështinë tënde shko përpara mbi qerren fitimtare për çështjen e së vërtetës, të shpirtmadhësisë dhe të drejtësisë, dhe dora jote e djathtë do të të tregojë vepra të tmerrshme.

    5. Shigjetat e tua janë të mprehta; popujt do të bien poshtë teje; ato do të hyjnë në zemërën e armiqve të mbretit.

    6. Froni yt, o Perëndi, vazhdon në përjetësi; skeptri i mbretërisë sate është një skeptër drejtësie.

    7. Ti e do drejtësinë dhe urren mbrapshtinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të ka vajosur me vaj gëzimi përmbi shokët e tu.

    8. Tërë rrobat e tua mbajnë erë mirre, aloe dhe kasie; nga pallatet e fildishta veglat muzikore me tela të gëzojnë.

    9. Midis zonjave të nderit që të rrethojnë ka bija mbretërish; në të djathtën tënde është mbretëresha, e zbukuruar me ar Ofiri.

    10. Dëgjo, vashë, shiko dhe vër veshin; harro populin tënd dhe shtëpinë e atit tënd,

    11. dhe mbreti do të dëshirojë me të madhe bukurinë tënde; bjer përmbys para tij, sepse ai është Zoti yt.

    12. Bija e Tiros do të të sjellë disa dhurata dhe të pasurit e popullit do të kërkojnë favoret e tua.

    13. Tërë shkëlqim është brenda e bija e mbretit; rrobat e saj janë të qëndisura me ar.

    14. Atë do ta çojnë te mbreti me rroba të qëndisura, të shoqëruar nga virgjëresha shoqe të saj, që do të të paraqiten ty.

    15. Ato do t`i çojnë me gëzim dhe hare dhe do të hyjnë në pallatin e mbretit.

    16. Bijtë e tu do të zënë vendin e etërve të tu; ti do t`i bësh princa për tërë tokën.

    17. Unë do të shpall kujtimin e emrit tënd për të gjitha brezat; prandaj popujt do të të kremtojnë në përjetësim, përjetë.
    Ketu flitet per Krishtin dhe kishen e Krishtit, Nusja e tij...
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 15-07-2012 më 21:39

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hyrja e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull - 21 nëntor

    Sot Kisha feston nje nga festat me te medha te kalendarit orthodhoks, Hyrjen e Hyjelindeses, Virgjereshes Mari ne Tempull.

    Albo

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hyrja e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull - 21 nëntor

    Ruana o Nene e Tereshenjte ne mekataret me lutjet e tua!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anëtarësuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Për: Hyrja e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull - 21 nëntor

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ruana o Nene e Tereshenjte ne mekataret me lutjet e tua!
    Mjer ata qe besojne se Maria Ka Per ti Shpetuar o NJeres Vetem Jezusi Shpeton ,kur do ta kuptoni ju? Jezusi Ka thene ,Une Jam rruga Une Jam Jeta Askush nuk vjen tek Ati Pervecse nepermjet meje ../ Me gjeni Ndonje Ligj ne Bibel qe duhet te fusni ju ndermjetese Marian ,ose qe ti Luteni Asaj /Te Mjeret ata qe Ecin ne erresire ,
    O Zot Me Mbaj te zgjuar dhe mos me braktis ,hapi syte e mi qe ta shohe te verteten ,me mbaje te denje per ty zot qe mos te gjindem ne faj perpara teje,Na ruaj Zot qe mos te demoralizohem nga njeres qe jetojne ne erresire . Ne Emer te Jezusit Amen !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-11-2014 më 18:57
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

  8. #28
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Hyrja e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull - 21 nëntor

    Citim Postuar më parë nga lace Lexo Postimin
    Mjer ata qe besojne se Maria Ka Per ti Shpetuar o NJeres Vetem Jezusi Shpeton ,kur do ta kuptoni ju? Jezusi Ka thene ,Une Jam rruga Une Jam Jeta Askush nuk vjen tek Ati Pervecse nepermjet meje ../ Me gjeni Ndonje Ligj ne Bibel qe duhet te fusni ju ndermjetese Marian ,ose qe ti Luteni Asaj /Te Mjeret ata qe Ecin ne erresire ,
    O Zot Me Mbaj te zgjuar dhe mos me braktis ,hapi syte e mi qe ta shohe te verteten ,me mbaje te denje per ty zot qe mos te gjindem ne faj perpara teje,Na ruaj Zot qe mos te demoralizohem nga njeres qe jetojne ne erresire . Ne Emer te Jezusit Amen !!!
    Protestant, kujdes me fjalet qe thua, gjera qe dihen ne fakt. Ne adhurojme Zotin Krisht dhe Trinine e Tershenjte, por nderojme edhe shenjtoret dhe ne rradhe te pare te Tereshenjten, nenen e Zotit. Fatkeqesia juaj qe i besoni herezive te shumta te kohes se sotme. S`kam dhe as do te kem ndonjehere ndermend t`i hyj ketyre debateve, as me ju dhe as me te tjere, por nje gje eshte e vertete sot ne bote ka VETEM NJE KISHE: KISHA ORTHODHOKSE

    TUNG
    Duaje te afermin tend si veten

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ilia spiro për postimin:

    arbereshi_niko (21-11-2014)

  10. #29
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anëtarësuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Për: Hyrja e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull - 21 nëntor

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Protestant, kujdes me fjalet qe thua, gjera qe dihen ne fakt. Ne adhurojme Zotin Krisht dhe Trinine e Tershenjte, por nderojme edhe shenjtoret dhe ne rradhe te pare te Tereshenjten, nenen e Zotit. Fatkeqesia juaj qe i besoni herezive te shumta te kohes se sotme. S`kam dhe as do te kem ndonjehere ndermend t`i hyj ketyre debateve, as me ju dhe as me te tjere, por nje gje eshte e vertete sot ne bote ka VETEM NJE KISHE: KISHA ORTHODHOKSE

    TUNG
    Po Cfare eshte kjo , Ruana o Nene e Tereshenjte ne mekataret me lutjet e tua! ? O Njeri Lere qe nuk ke argumenta te debatosh me mua ,edhe sa per djeni une s'jam Protestant ,dhe nuk pres nga ty ndonje pergjigje Logjike te bazuar ne ligjin e zotit,,sespe keto lloj lutjesh nuk gjinden ne bibel,,prandaj edhe ti nuk do te debatosh me mua / C'do njeri eshte i shpetuar nepermjet lutjeve qe vete personalisht i drejton ,dhe jo te lutet gjithmone dikush tjeter per ty,,eshte Normale qe edhe mund te lutemi per dike tjeter ,por me se shumti cdo kush duhet te lutet per veten e tije.
    Sa per Herezi ,Herezine e kane ata qe Jane idhujtare ,,ashtu sikurse pali i shkruan athineasve :: qe ju e pranuat ungjillin por jeni idhujtar.Herezi bejne edhe ata qe Ja fusin kote duke futur ndermjetes te tjere ne forem nderimi gjasme e ku ta di une se me c'fare iderash ikin / Per krahesimin midis religjonit me duhet ta pranoj se Ortodokset jane me afer ne krahesim me Rivalet tuaj Katoliket Sespe Katoliket e gjore mire qe jane idhujtar si ju ,por na fusin edhe ndermjetese Marian ,,,Hajde Katrahure hajdeeeeeeeee!!!!/ Shoku une skam frike ka herezia ,jane te tjere ata qe duhet te kene frike ka kjo ,jo une se une jam thjshte nje besimtar qe nuk shkoj sipas goj dhenave ,nuk perdore idhuj,i vetmi ndermjetes tek perendia per mua eshte Jezu Krishti
    Keshtu qe une skam frike fare nga asnje Herezi ose Blasfemi ,,jane te tjere ata qe jane SINAGOGA E SATANIT,,,/ Ti Vella Ilia Spiros bene mire qe mos te me kategorizosh mua me ndonje lloj feje se une skam fe Jam i pa fe une kam Vetem BESIM dhe Vetem BESIM Te mjeret ata qe e kategorizojne veten dhe identifikohen si Fetare .
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

  11. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Hyrja e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull - 21 nëntor

    Citim Postuar më parë nga lace Lexo Postimin
    Mjer ata qe besojne se Maria Ka Per ti Shpetuar o NJeres Vetem Jezusi Shpeton ,kur do ta kuptoni ju? Jezusi Ka thene ,Une Jam rruga Une Jam Jeta Askush nuk vjen tek Ati Pervecse nepermjet meje ../ Me gjeni Ndonje Ligj ne Bibel qe duhet te fusni ju ndermjetese Marian ,ose qe ti Luteni Asaj /Te Mjeret ata qe Ecin ne erresire ,
    O Zot Me Mbaj te zgjuar dhe mos me braktis ,hapi syte e mi qe ta shohe te verteten ,me mbaje te denje per ty zot qe mos te gjindem ne faj perpara teje,Na ruaj Zot qe mos te demoralizohem nga njeres qe jetojne ne erresire . Ne Emer te Jezusit Amen !!!
    Nuk do te ishte me mire qe te pyesje e te mesoje, perpara se te shpalosje injorancen tende shpirterore ne kete forum?

    1. Kush ishte njeriu i pare ne historine e njerezimit, te ciles Zoti i shpalli Ungjillin, Lajmin e Mire, planin e Tij per dergimin e Birit te Tij mbi toke? Ishte Virgjeresha Mari qe degjoi e para Ungjillin!

    2. Kush ishte gruaja qe e mbajti ne bark e i lindi njerezimit Zotin e Shpetimtarin, qe gjithe brezat e njerezimit do ta quajne Theotokos (Zot-mbartese) e Nena e Zotit Krisht? Virgjeresha e Tereshenjte Mari!

    3. Cila ishte ajo grua qe Shpriti i Shenjte foli me anen e gojes se Elisabethes, e tha: "Gjithe brezat e njerezve do te lumerojne e do te njohin si Nena e Zotit tim"? Virgjeresha Mari.

    4. Cili ishte njeriu i pare i ungjillizuar qe beri nje jete te denje ne syte e Perendise, vdiq e u lartesua ne Qiell me trupin e saj pas vdekjes, ne prani te gjithe apostujve te Krishtit? Virgjeresha Mari.

    5. Cila ishte ajo grua qe te gjithe apostujt e Krishtit e therrisnin e nderonin si Nenen e tyre dhe Nenen e Zotit Krisht, dhe te cilet u mblodhen nga te gjitha cepat e botes ne Jeruzalem, kur mesuan per fjetjen e saj ne Zot? Virgjeresha Mari.

    6. Cila ishte ajo grua qe i kerkoi Zotit tone Krisht te bente nje mrekulli ne dasmen e Kaanes, edhe ky nuk e beri dy fjalen e saj, edhe pse nuk ishte ende koha e duhur per te manifestuar vetveten? Kjo ishte nena e Tij, Virgjeresha Mari.

    7. Cila eshte ajo grua rreth se ciles jane mbledhur e do te mblidhen te gjithe shenjtoret e Kishes ne shekuj dhe Zoti e nderoi e lumeroi pas vdekjes duke e lartesuar ne Qiell e duke e bere Mbretereshen e Kupes se Qiellit? Kjo eshte vetem Virgjeresha e Tereshenjte dhe Kulluar Mari!

    Lexoi e gjeji te gjitha keto qe une te shkruajta me lart ne Bibel, pavaresisht se ju nuk jeni ne gjendje te kuptoni e interpretoni sic duhet ate qe lexoni.

    Tani qe te mesosh edhe perse ne orthodhokset i lutemi e pergjerohemi Nenes se Tereshenjte te Zotit ne ate menyre:

    Ne i lutemi Nenes se Tereshenjte te Zotit, Virgjereshesh Mari, qe t'i lutet Birit te saj, Zotit tone Krisht, per faljen e mekateve tona. Zoti mund te mos i degjoje lutjet tona pasi ne e kemi ndare shpirtin tone prej Tij fale mekateve e paudhesive tona. Por Zoti asnjehere nuk injoron dhe refuzon lutjet e Nenes se Tij te Tereshenjte!

    Ne forumin orthodhoks, lexo e meso ne heshtje, se keto qe meson ketu, nuk i meson duke interpretuar Biblen me mendjen tende.

    Albo

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. ~ 28 Nëntori - Dita e Flamurit ~
    Nga PrInCiPiEl në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 25-11-2010, 14:58
  2. Dita e clirimit te Shqiperise
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 08:48
  3. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. 21 Nentor: Paraqitja e Marise ne tempull
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-11-2006, 19:27
  5. C'ti Them Nënës , Nëntor Thuamë???
    Nga Elna Durrësi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-11-2002, 17:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •