Musa Ulqini jep doreheqjen: Te gjithe kryetaret e PS ne rrethe duhet te bejne te njejtën gje!
Kerkon edhe doreheqjen ne bllok te Kryesise se Tiranes
Korrespodenti i 24-orë njofton se sapo ka filluar mbledhja e Kryesisë së degës së Tiranës së Partisë Socialiste të Shqipërisë, në te cilën kryetari i deritanishem i kësaj dege ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga kjo detyrë.Merret vesh se këtë gjë ai ua ka kërkuar edhe gjithë anëtarëve të Kryesisë së kësaj dege. Ende nuk ka njoftime për reagimin e tyre.
Ndërkohë mediat e ndryshme janë njoftuar për një konference shtypi të Musa Ulqinit.
Burime nga brenda mbledhjes bejnë të ditur se Musa Ulqini do te kerkoje që kjo duhet të shoqërohet edhe nga gjithe kryetarët e tjerë të Partisë socialiste në rrethe me qellimin që “ reflektimi nuk duhet të mbulojë shkaqet reale të humbjes së Partisë Socialiste”
Musa Ulqini eshte deputet dhe anetar i Kryesisë së partisë Socialiste
Krijoni Kontakt